Facebook në luftë me Gjermaninë

December 18, 2012 22:52

Facebook në luftë me Gjermaninë

Facebook thotë se nuk pranon një kërkesë të palës gjermane që të lejojë përdoruesit të regjistrohen me emra të rremë. Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave në shtetin e Holstein lëshoi një urdhër të hënën duke kërkuar që sajti të lejojë llogaritë me pseudonim. Tilo Ueishert thotë se rregullat e kompanisë me bazë në Kaliforni të cilat kërkojnë emra të vërtetë bien ndesh me ligjin gjerman dhe rregullat evropiane të hartuara për të mbrojtur lirinë e fjalës online.

Ndërsa Facebook tha të martën se urdhri është i pamerituar, dhe një humbje e parave të taksapaguesve gjermanë dhe se kompnia lufton me forcë për këtë të fundit. Ueishert thotë se zyra e tij mund të japë një dënim ndaj Facebook nëse nuk plotëson kërkesën brenda dy javësh.

Facebook nga ana e tij thotë se ka 20 milionë përdorues aktiv në Gjermani dhe se do të luftojë fuqishëm dekretin gjerman.

December 18, 2012 22:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*