Facebook synon të ofrojë edhe shërbimin e klientit për bankat

August 7, 2018 09:08

Facebook synon të ofrojë edhe shërbimin e klientit për bankat

 

Kompania Facebook ka hapur bisedimet me disa nga bankat më të rëndësishme botërore, për të negociuar ofrimin e shërbimit të klientit nëpërmjet rrjetit social.

Lajmin e kanë dhënë përfaqësues të kompanisë, të cilët treguan se synojnë që nëpërmjet Messenger-it, të mund të bëjnë lidhjen e klientit, me oficerët e shërbimit të bankave.

Ky shërbim synohet të arrihet nëpërmjet lidhjes së llogarisë bankare me Facebook-un apo Messenger-in personal, ndërsa më pas do të ofrohej automatikisht shërbimi për klientin dhe do të lejonte kryerjen e shumë veprimeve.

Gjithsesi debati edhe në këtë rast lidhet me privatësinë e llogarive bankare, pasi nëse i jepet akses rrjetit social, atëherë Facebook mund të marrë një sërë të dhënash mbi transaksionet.

“Ne nuk do ta përdorim këtë informacion përtej asaj që duhet për të ofruar shërbimin e klientit. Ne e kemi të qartë se pjesa më kritike e këtij bashkëpunimi, është të ruajmë informacionin dhe t’i bëjmë njerëzit të ndjehen të sigurt”, tha Facebook nëpërmjet një deklarate zyrtare.

a.s/dita

August 7, 2018 09:08
Komento

2 Komente

  1. ahahahahhaah August 7, 10:30

    tani do ti kontrolloje edhe Kontot njerezve qe nji dite
    t’ja perllaj si perllau kaq vite data-t personale
    dhe asnji sdo me dite .
    fack fb

    Reply to this comment
  2. KORÇARI August 7, 14:12

    Facebook duhet OSE TË MBYLLET PËRFUNDIMISHT Ose TË MBETET ASHTU SI THOTË EMRI I TIJ, MEDIA SOCIALE.
    FACEBOOK ËSHTË “SPIUNI” OSE “BIG BROTHER” MË I PASKRUPULLT NË BOTË, PAS TIJ VJEN GOOGLE , FB NË RREGULLOREN E TIJ TË RE QË NXORRI PARA 1-2 VITESH THOTË SE ” FB KA TË DREJTË QË FOTOT QË JU VENDOSNI NË FB TI PËRDORË PËR MARKETING DHE TË FITOJË LEKË NGA ATO , PA PASUR ASNJË DETYRIM NDAJ JUSH, BILE PËRDORUESI SKA ASNJË TË DREJTË LIGJORE APO KRIJIMI MBI KËTO FOTO DHE AS NDAJ FB. KËTO FOTO FB KA TË DREJTËN TI PËRDORË ATJE DHE ASHTU SI AI DO PËR PËRFITIME VETJAKE PËR DERI NË 5 VJET.”
    ME PAK FJALË NQS DIKUSH KA FOTO TË BUKURA DHE ATO FOTO NJË KOMPANI OSE SHOQËRI I KËRKON PËR REKLLAMË FB MUND TIJA SHESË ATIJ PA MARË FARE MIRATIMIN TUAJ, GJITHASHTU JU NGA MOMENTI QË FOTOJA HYN NË FB SKENI KURRËFARË TË DREJTE MBI TË. GJITHASHTU TË DHËNAT TUAJA PERSONALE MUND TË SHITEN NË KOMPANI REKLAMASH PA MIRATIMIN TUAJ DHE TË PËRDOREN NGA KOMPANIA DHE JU MOS KENI ASNJË TË DREJTË LIGJORE. KËTO DHE SHUMË TË TJERA DO I GJENI NË RREGULLOREN E FB.

    PRANDAJ PARA SE TË VENDOSNI FOTO TUAJA APO TË FËMIJËVE TUAJ MENDOHUNI 10 HERË.
    FB NËN PRETEKSIN E SOCIAL MEDIAS BËN BIZNES DHE FITON LEKË ME FOTOT TUAJA DHE ME TË DHËNAT TUAJA PERSONALE , PRA NË THELB TË DHËNAT TUAJA S’JANË MË PERSONALE POR ..PUBLIKE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*