Facebook zhduk qindra llogari që shpërndanin lajme të rreme

March 8, 2019 16:19

Facebook zhduk qindra llogari që shpërndanin lajme të rreme

Facebook ka hequr më shumë se 130 llogari, faqe dhe grupe pasi sipas kompanisë ishin pjesë e një rrjeti keqinformimi në Mbretërinë e Bashkuar. Kompania tha se ishte hera e parë që kishte mposhtur një grup në Mbretërinë e Bashkuar që u përgjonte mesazhet qytetarëve britanikë.

Facebook tha se kishte ndarë zbulimin e saj me institucionet e zbatimi të ligjit dhe qeverinë. Grupi ishte në gjendje të krijonte faqe dhe grupe të “pafajshme”. Më vonë i riemëroi ato dhe filloi të postojë përmbajtje të motivuar politikisht. Deputeti Damian Collins, i cili kryeson një komision që heton çështjen, tha se kjo ishte vetëm “maja e ajsbergut”.

Facebook tha se rreth 175,000 njerëz ndoqën të paktën një nga faqet e rreme, që përfshinin edhe 35 profile në Instagram. Kompania tha se faqet nxisnin gjuhën e urrejtjes dhe përhapnin komente të ndryshme edhe rreth çështjeve politike në Britaninë e Madhe.

“Këto faqe shpesh kanë publikuar lajme lokale dhe politike duke përfshirë tema si emigracioni, liria e shprehjes, racizmi, çështjet LGBT, politika e ekstremit të djathtë, çështjet ndërmjet Indisë dhe Pakistanit dhe besimet fetare duke përfshirë Islamin dhe Krishterimin.”

“Ne po i heqim këto faqe dhe llogari bazuar në sjelljen e tyre, jo në përmbajtjen që ato kanë postuar. Në secilin prej këtyre rasteve, njerëzit që qëndronin pas këtij aktiviteti u koordinuan me njëri-tjetrin dhe përdorën llogaritë e rreme”, tha më tej kompania.

March 8, 2019 16:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*