Faik Çota ka të drejtë të jetë krenar

February 21, 2018 19:52

Faik Çota ka të drejtë të jetë krenar

Nga Sevo Tarifa

E njoha me këtë veteran të LANÇ kur ishte në lulen e rinisë. Djalë energjik. Punëtor i pararojës. Mendjendritur. Gjuhëbrisk. Syzjarrtë. Llërëpërveshur. Me duar gjithë kallo në timon. Shofer i përparuar. Vullnetar i aksioneve të rinisë. Tani mbushi 90 vjeç! Familja, shokë e miq ia festuan. E meritonte! Ceremonia ishte e thjeshtë si vetë aI. U ndodh i rrethuar nga njerëz të dashur e të respektuar. Midis tyre të pranishëm dy drejtuesit kryesorë të organizatës së dëshmorëve të Elbasanit, kryetarja Xhuljeta Graceni e Viktor Naska dhe zëv.kryetari  i organizatës të veteranëve të rrethit, Eduart Gjini. Takim gazmor. Pritje bujare. Përzemërsi. Buzëqeshje. Episode shoqërore. Emocione! Fytyrën e Faikut me rrudhat e moshës, ia ndriçonin krenaria, fisnikëria, mirësia, vitet e rinisë, shtatë dëshmorët e lirisë, që ranë në luftë për çlirimin e Shqipërisë, për “Manushaqen” e Naimit

Ai dëshironte të kishte pranë edhe miq të vjetër. I qe kujtuar fjala e urtë popullore “Miq të rinj zer, mor të vjetrit mos i lër”! Pati nderin të ishte edhe autori i këtyre radhëve. Faiku dëgjohej e shikohej me vëmendje në bebe të atyre syve të zinj pa syza, që i ndritnin nga gëzimi. Por ai fliste pak, se kështu flasin ata që punojnë shumë, të cilët vlerësojnë më tepër veprat, sesa fjalët, mendjen, pastaj gjuhën. Ai hesht kur s’duhet folë, flet kur duhet folë. Dhe fjalët i thotë  me zemër. Ndërsa secili nga pjesëmarrësit tregonte diçka, kishin dhe një pyetje në heshtje: “Pse vallë sot veterani Faik Çota është kaq shumë krenar?” Përgjigjja e kësaj pyetjeje do të përbënte dhe kryefjalën e këtij shkrimi, lënda e parë e të cilit është nga jeta dhe vepra e të miënjohurit Faik Çota.

***

Si të mos jetë krenar ky njeri i thjeshtë, i cili kur ishte në organizatën e rinisë lavdërohej për qëndrimin e drejtë ndaj punës së vështirë, por të nderuar të shoferit, që edhe natën e bënte ditë?!  Nga drejtuesit e parkut automobilistik shpreheshin fjalët më të mira. Në një mbledhje foli një punëtor, i cli ndër të tjera tha: “Aq sa zogu mund të fluturojë pa krahë, aq edhe Faiku mund të qëndrojë pa punë”. Dhe kur u shtrua kërkesa për të shkuar vullnetar në parkun e Laçit, Faiku ishte ndër të parët. Kaluan vite nå punë  dhe, në një stendë u duk për mirë një “flet-rrufe” e madhe:

   “Duke punuar si patriot revolucionar, Faik Çota ka përballuar vështirësitë e shumta, ka ruajtur e mbajtur automjetin dhe është bërë shembull për realizimin e detyrave të planit. Erdhi vullnetarisht me 25 shoferë dhe në 5 muaj e 7 ditë realizoi planin vjetor! Donim t’i jepnim si shpërblim një autobus e të punonte me të, por ai nuk pranoi, duke thënë: “Kam ardhur të punoj në front të vështirë. Mirë e kam makinën “Skoda” me rimorkio”!

Në punë e sipër Faiku bëhej më i fortë dhe i kalitur fizikisht. Të bëje toka me të, “ta bluante” dorën. Hodhi shtat. U martua. U bë familjar, prind i mirë dhe aktivist i dalluar. Një djalë, Mediun e përcolli për ushtar dhe e porositi “Shko bir, ushtar, të jesh faqebardhë, na ndero, puno e lufto për përvetësimin e programit në ushtri. Dhe pushka top!”. Nuk kaloi shumë kohë dhe nga Komanda e repartit 3915 Vlorë, i erdhi Faikut një fletë-falënderimi, ku i thuhej: “ Djali juaj është i dalluar, si ushtar karakterizohet nga ndjenja e përgjegjësisë. Nuk mund të rrimë pa ju falënderuar ju, prindërve, që e keni edukuar djalin tuaj me një vullnet  e disiplinë të hekurt, për ta bërë mbrojtës të denjë të Atdheut”.  28 korrik 1981.

Faiku ishte i gatshëm dhe i palodhur edhe si aktivist. Ftohej në kolektiva të ndryshme dhe tregonte. Ishe 31 vjeç. Punonte dhe vigjilonte. Dyshoi për dy njerëz dhe i kapi. U kacafyt me ta dhe i vuri përpara. I dorëzoi në Polici. E mori vesh Komiteti i Rinisë i Tiranës aktin e tij atdhetar, ndaj e ftoi dhe e dërgoi në fakultete të Universitetit, ku fliste me oratori dhe duartrokitej nga pedagogë e studentë. Ministria e Punëve të Brendshme, i dërgoi fletë-lavdërimi firmosur nga ministri i kohës, Kadri Hazbiu, në të cilën ndër të tjera shkruhej:

“Ju falënderoj për vigjilencën e lartë, trimërinë, guximin, aktin patriotik dhe burrëror, që keni treguar më datën 20 gusht 1960, duke kapur dhe shoqëruar për në Organet  e Punëve të Brendshme dy persona armiq…”.

Pas këtaj, ai ftohej dhe nga kolektiva të tjerë, të cilët e dëgjonin me kënaqësi dhe i dërgonin letra falënderimi. Ja njëra prej tyre: “Me ju! Ne si kufitarë, së pari na njohu shtypi i përditshëm ndaj jeni shoku ynë i pa ndarë i kufitarëve. Kishim dëshirë t’u njihnim personalisht dhe kjo dëshirë na u plotësua se me kërkesën tonë ju bëtë bisedë për kapjen e spiunëve të U. D. B. Me rastin e 31 vjetorit të ditëlindjes suaj ne, oficerë, nënoficerë e ushtarë të postës ju urojmë shëndet dhe lumturi të plotë si familje dhe suksese në detyrën tuaj. Ne zotohemi se do të plotësojmë detyrën për mbrojtjen e Atdheut, për sigurimin e kufirit të Republikës Popullore të Shqipërisë.  Të fala:

Nga efektivi i Postës
Viçisht Reparti 293, Peshkopi

***

Krenaria e Faik Çotës duket jo vetëm në vitet e punës lavdëruese, por vihet re në luftërat e të parëve të tij, sidomos në vitet e zjarrta të LANÇ, krenari në vazhdim i shpirtit atdhetar, trashëguar nga brezat paraardhës. Familja e tij ka qenë e dyfekut dhe e byrekut. I ati i tij, Tafili  ishte patriot trim aë para LANÇ: përfaqësues i Çermenikës duke shkuar në Shpat të Elbasanit për të luftuar kundër osmanëve. Tok me patriotë të tjerë ka ngritur Flamurin Shqiptar në Tarabosh të Shkodrës. I është besuar mbrojtja dhe shoqërimi i delegatëve për në Kongresin e Manastirit për Alfabetin shqip.  Së bashku me vëllezërit dhe patriotë të tjerë u nisën për të marrë pjesë në Luftën e Vlorës më 1920, duke udhëtuar më këmbë Librazhd- Belsh dhe, kur mbërritën të lodhur e të raskapitur në Berat u thanë “Kthehuni, se italianët u hodhën në det”! Ka marrë pjesë në Kryengritjen e Fierit, në Kongresin e Lushnjës. Ka qenë Fanolist.  

     Pushtimin fashist të Shqipërisë e ka pritur me urrejtje dhe bashkë me burra të Çermenikës e të Mokrës kërkuan 5000 armë për të shkuar në luftë, por këto nuk ua dha regjimi i Zogut.  Një kontribut të veçantë ka dhënë familja dhe fisi “Çota” në LANÇ, Kulmi atdhetar i tyre arriti duke dhënë shtatë dëshmorë. Dy vëllezërit, Dauti dhe Arifi si dhe vetë Faiku morëm pjesë në aksionin e Pishkashit, në djegien e dy urave Librazhd-Rrapun.

Shtëpia e tyre ka qenë bazë e luftës. Në këtë shtëpi u krijua këshilli nacionalçlirimtar i krahinës. Janë zhvilluar disa takime të rëndësishme ilegale me drejtues të luftës, me studentë kosovarë që vazhdonin Normalen e Elbasani. Në fshatlindjen e tij, në Tog u dislokuan dy batalione partizanë dhe familja “Çota” i mbajti me ushqim për dy-tri ditë, duke therur 16 kokë bagëti. Kjo bazë lufte priste e përcillte shokë të çetës së Çermenikës, luftëtarë ilegalë dhe drejtues të qarkut Elbasan; gjeneralin italian Davizz dhe kolonelin Peliçet Borbaçin me 5 ushtarë italianë, të cilët u shoqëruan për të kaluar në Kongresin e Përmetit.

Faik Çota adoleshent dhe në rininë e parë ka qenë një djalë dinamik, i zgjuar, guximtar, me shpirt patriotik. Në 1940, kur do të kalonte Konti Çiano me të bijën e Duçes dhe vetë Duçen drejt Pogradec-Korçës për inspektim në frontin e luftës italo-greke, me porosi dhe kërkesë të Et’hem Bërhanit, në atë kohë kapiten dhe drejtues i degës ushtarake të Librazhdit, Faiku hoqi flamurin fashist nga zyra e tij!

Ky fillim antifashist e çoi më tej lutëtartin e vogël trim: Faiku shkoi partizan vullnetar në Brigadën e XIV Sulmuese. Ka marrë pjesë në të gjitha luftimet dhe është plagosur në gjoks, afër zemrës, në kokë dhe në dorë. Nga plagosja humbi kujtesën. U gjend rastësisht nga një kalimtar, i cili u befasua, ndaloi dhe e pyeste: kush je ti, i kujt je? Ky bamirës ishte Muharrem Lorja (Disha) nga Shëngjergji, por Faiku nuk përgjigjej dot, mezi u kuptua se kush është, nga është dhe i kujt është. Kalimtari mirëbërës e mori dhe e çoi në shtëpinë e vet ku u mbajt dy muaj si në shtëpinë e tij, derisa erdhi në gjendje të shkonte në shtëpinë e vet. Megjithatë ai nuk qëndroi në shtëpi. Mendjen e kishte te lufta, te shokët. U paraqit dhe u mor në shërbim i armatosur në komandën e vendit, Çermenikë. Me çlirimin e Shqipërisë, u lirua bashkë me partizanët e tjerë pionierë.

***

Në këtë rrugë atdhetare e revolucionare ka ecur  me vendosmëri Faiku edhe pas çlirimit, duke kaluar nga aksioni në aksion. Ka marrë pjesë në aksionet e rinisë për ndërtimin e Shqipërisë së re: me Brigadën “Alqi Kondi” 6 muaj në Sarajevo, pastaj në rrugën Kukës-Peshkopi bashkë me një grup shokësh nga Elbasani. Nga ky aksion shkoi në ndërtimin e rrugës Berat-Çorovodë. Mbaroi shkollën “17 Nëntori” dhe u emërua në Komitetin Ekzekutiv të Librazhdit e më pas, në vitin 1959 filloi punën në Parkun Automobilistik të Elbasanit. Jeta e tij ka kaluar më luftë, në punë, në aksione, shofer. Për merita pune i janë dhënë dekorata, shpërblime, fletë-nderi e lavdërimi dhe në vitin 1982 doli në pension. Tërë jetën ka qenë korrekt me ligjet e shtetit dhe i dalluar në punë e në shoqëri, pasardhës i denjë i familjeve “Çota”  dhe mban Statusin e veteranit të luftës.

***

Ja pse Faik Çota e ndjen veten me të drejtë krenar, qëndron i patundur, sypatrembur, i patjetërsuar, ballëlartë per nderin, luftën, punën, fitoret, sukseset e familjes, të cilat ndritin si një varg margaritar në jetën 90-vjeçare të tij. Djemtë, vajzat, nipa, mbesa dhe stërnipër e stërmbesa, gjithë të afërmit, shokët e miqtë e tij gëzohen e mburren me njeriun e tyre të dashur, burrin plak të shtëpisë, gjyshin e stërgjyshin, Faikun, i cili gëzon respektin dhe nderimin e tyre.

Vitet e jetës së tij janë të mbushur me luftë dhe punë. Është nga ata  atdhetarë që ndritin në tokë si yjet në qiell. Edhe sot është me Atdheun në zemër, me mendje të kthjellët, me sy të mprehtë, i dashur me njerëzit, po edhe me sykritik; fjalëzjarrtë, trupvital, pavarësisht se në pleqëri ia hodhën këmbët dhe përkulja e trupit, por kurdoherë është optimist, bujar, njeri me karakter të shëndoshë. Të vjen keq që në këtë moshë të pleqërisë së thellë ai vuan fizikisht, por qëndron lartë moralisht Nga karakteri është ai që ka qenë: i ndershëm, i drejtë, i vendosur, Ka shumë mall për Çermenikën e kuqe dhe, në pamundësi fizike të shkojë në vend, mallin që ka për këtë krahinë bukuroshe e luftarake, e nxjerr disi dhe e tregon aq mirë në librin “Çermenika”, 175 faqesh, që botoi kohët e fundit.

Shokët e urojnë nga zemra: shëndet të plotë dhe lumturi familjare!   Udhë të mbarë në dekadën e dhjetë, i nderuar Faik Çota! Rrofsh sa të duash vetë, kalofsh mbi 100 vjet!

February 21, 2018 19:52
Komento

5 Komente

  1. Guri Naimit D(Dh.Xh.) February 22, 03:54

    Pena- PENE -kur ka dhe c’te rrefeje..
    Bashkemoshatari- Sevo Tarifa-.Faleminderit !

    E lexova me nostalgji i nderuar Pr Seva Tarifa,sa kthyer nga vizita e fundit ne Toronto per tiu thene miqve e shokeve,mirupafshim .(me lente mosha te rikthehem mes jush.)
    U kenaqe me to mes miq e shoke te zemres,(deri me njerezit e zemres suaj)… Do jua sjell pershendetiet direkt, kete fund jave po nisem. Me kete tregim me solle shume miq e shoke,BINJAKE ,Veterani Faik Cota, me te tille, ne ato VEPRA ndertimore sa parardhesit e tyre atdetare,Jete te gjate ketij HERIO TE GJALLE qe na kasjele dhe ate libere per Cermeniken-CERMENIKE me te gjitha,besoj deri tek gjergj Kastrioti do i kete shpene tregimet…Mirejugjeca.
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
    • Tundra February 23, 16:12

      Shkrim per muzhike e pensioniste bukeshkale qe i hajne buken Kanadase ne vend qe te iknin ne Siberi e Rusi.

      Reply to this comment
  2. Buri Dangellise. February 23, 18:51

    Ti “Tundra”, mire e ke gjetur emrin, atje e ke vendin ne TUNRA. Po me vjen keq se te kam pasur sekretar partie ne ato vite, ti me shpate,kush nuk te njeh,deri sa ungjite ku doje po te rrezuan se e pane kush ishe.
    Tani po na e thua hapur kush Je.Mire te pakten. **Se kush eshte bukeshkelles,ia leme si gjithnje te madhit popull, qe di te vere pikem mbi “I”po ji :”I”te tuaja, ne je ai;autori librave thurur me ipokrizi,per kreun e shteit e te patrise atehere,marre me qelimet e tua.
    Po te rrofshin femijet se i ke pasur e i ke ,sa di, per ti patur zili,pa folyr per Mamane e tyre.Merite e mamase qe e pershendes.Sa per Kanadane i marc te ligat me gjithse,nuk ka te tilla,Nonje te rale si ju, po.
    E megjithate qofsh mire,se gjak shqiptari sa di je.Po nga halli shkon nga fryn era.Gje qe dhe falet,kur eshte “lapsus”.Koregjoje per hir te asaj familie ,ne sjam gabuar. Nga Toronto po te pergjigjem,afer ekam TUNDREN e vertete. Mos jetofsh ne tunder.
    Ketu ata qe jetojne atje,marin miolona mbi pagen se bejne sakrifica.Ti s’je nga ata,po ha qyl ne Tirane.
    Se kush eshte bukesheleles,aty ne Tirane do bejme balafaqimin,po je burre;pa tjeter pa kobure..
    Burre sa shqiptar dhe kanadez
    Sidoqofte qofsh mire .z.Tundra,kemi ndare kafshita…

    Buri Dangellise .

    Reply to this comment
  3. Dalip Berzeshta February 25, 18:11

    Seva Tarifa,relolucionar dhe spiun i regjimit te Enver qenit,na shpalos figuren e uryrer te Faik Cotes……Cka si te vete ndryshe nastalgjia eshte semundje,dhe mjere neve thuj,pa vdekur kjo kast,nuk ka per tu perparuar ky vend i mallkuar,fara e kuqe nuk shkulet lehte!
    Ne kete forum aderojne isha te regjimit qe aktualisht jane me prostat dhe duke urinuar ne cdo kohe u trazohen mendimet,dhe pasatj shkruajne brockulla ne kete forum!
    Te mos zgjatem Faiku ka qene njeriu me i uryer ne parkun e automjeteve ne Elbasan,shume shofer nene nen ze thoshin ec te hapim rrugen se erdhi Faik patllakja(se mbante nje patllake varur mbrapa me leje kuptohet e dhene per spiunlliqe)
    I vetmi person qe ja persheshi turinjte Faikut ka qene Rahman Prodani, i cili nuk e duronte dot Faikun,dhe e rahu ne park(kete te kishte shkruar Savo komunisti).Do thoni pse e rahu,po ju them,vente hynte radhe e pa radhe ne oficine,kercenonte e spiunonte mekaniket, bile edhe imxhinjeret.Historia e kapjes se te dyshuarve,ishte nje trillium i Faikut,i cili duke udhetuar per te marr patate andej nga Golloborda,ndesh dy udhetar qe e njohen Faikun,ishin jevgj nga Elbasani,dhe i thane ti merrte ne makine,ne fakt ata kishin qene per nje krushqi dhe ishin prishur me krushqine,dhe po ktheheshin per ne Elbasan,por te shkretet kishin ecur shum ne debore dhe ishin te lodhur qa sa i zuri gjumi njerin mbi motor e tjetrin mbi sedilje,dhe mendja djallezore e Faikut beri qe ti lidhte ne gjum,me nje kabell,i lidhi tinez,jo se u perlesh,dhe i dorezoi ne nje poste kufitare.Nga ky veprim Faiku u be hero i dhane edhe nje patllake,dhe nuk mbahej me ne Elbasan,sa ne Degen eBbrenshme,me Nazmi Qeretin e ate Bedullen,aq ne komitet te Partise.varavingo neper postat e kufirit,dhe sa here kthehej nga udhetimet makinen plote me geshtenja patate,molle fasule,asnjeri nuk i kerkonte llogari pune nuk bente hic dy rruge ne muaj,se vente gjasme neper aktivitete politike.Mbas viteve 90 ndryshoi vrap,u turr andej nga Librazhdi e kerkonte pronat,i u pervesh fese Islame,vajti edhe pelegrin ne Qabe ,po a ka zot qe te laj mekatet e Faikut?
    Sa veta mori ne qaf, Faiku aq te mira qofshin,Seva e gjeti nje nostalgjik dhe ja na shpalosi shkrimin e tije,si dikur ne Zerin e Popullit,jazek i qofte.

    Reply to this comment
  4. ELIOT March 2, 18:39

    MERCI DALIP ……JU ME TREGIMET TUAJA . I BENI DISA SPIUNE QE MUNDOHEN TE RREJNE .. …. POR CTI BESH KTA SPIUNE SI SEVO … SKANE AS TURP ..AS CIPE ….AS GJAK SHQIPTARI …AS NDER … AS GJE …JANE DISA PLACKE TE VYERA TE PISTA . ..QE KUJTOJNE AKOMA SE JEMI NE VITET 60 KUR NJEREZIT KISHIN FRIKE TE FLINSIN TE VERTTETEN … BRAVO PER HISTORINE E KETIJ SPIUNI …QE SEVO E BEN HERO …..NUK CUDITEM KY SEVO TE GJTHE TRADHETARET E POPULLIT ….I BERI HERONJ ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*