Faik Konica, ky… socialist reformator! (dhe aktual më shumë se kurrë)

July 7, 2019 16:22

Faik Konica, ky… socialist reformator! (dhe aktual më shumë se kurrë)

Nga Moikom Zeqo

Odiseiada e paravdekjes së Faik Konicës ka qenë më e lehtë, se sa odiseida e pasvdekjes. Në “Testamentin”e tij, shkruar në Boston, në 1942, Konica ngarkon Nolin, për t’i dërguar trupin pa jetë “të tretet në tokën mëmë”.

Mbasi ndenji katër vjet i konservuar në një frigorifer morgu, trupi i vdekur i Konicës u varros. Po për gati gjysmë shekulli “u harrua” nga sistemi totalitar, madje i anatemuar si rrallë kush. Rikthimi i Faik Konicës më në fund në Shqipëri është rikthimi i një simboli të veçantë. Ky simbol nuk mund të shpërbëhet, as të tjetërsohet. Konica është emblemuar te ky simbol përjetësisht. Kush mund ta mohojë këtë gjë?

Dëshmia e vetë Konicës për bindjet e tij socialiste

Faik Konica, ka patur bindje socialiste. Ai është i pari, që ka shkruar një ese të shkurtër për Marksin, ose e citon Marksin në shkrime të tjera.

Konica në “Autobiografinë”e tij shkruan e zezë mbi të bardhë kështu: “Në Paris, Faiku u trazua në qarqet socialiste dhe kryengritëse dhe u ndodh përpara dy zgjidhjeve të problemit social: zgjidhja fetare, e cila e sheh shpëtimin e botës në vëllazëri e në durim, zgjidhja socialiste, e cila e sheh shpëtimin vetëm në kryengritje, ose kundërshtim të organizuar, se i ligu dhe i forti s’epen, po duhen thyer. Faiku pëlqen zgjidhjen kryengritëse dhe disa muaj bashkëpunoi në disa gazeta kryengritëse të Parisit.

Më i qetësuar pastaj, Faiku, kur u hoq mënjanë erdhi në përfundimin, që socializmi mund të vlerësohet vetëm me një zhvillim të ngadalshëm, duke fituar çap pas çapi, brez mbas brezi, reformat e duhura. Dhe mënyra më e mirë është, që populli të përpiqet të çlirohet, të qytetërohet të përparojë për hesap të tij që të mos mbetet as një element i errët në faqe të dheut. Me këtë mënyrë Faiku lidhte logjikisht socializmin me patriotizëm”.

Del, se Konica është një argument i lartë dhe i plotfuqishëm i bindjeve të socialistëve reformatorë shqiptarë, të eurosocializmit demokratik. Ja, pse socialistët shqiptarë kanë arsye, më shumë se të tjerët, të njohin mendimin politik, estetik e filozofik të Konicës, ta nderojnë atë, ashtu siç e meriton.

Dëshmia e Fan Nolit për bindjet e Konicës

Noli në 15 shtator 1945, ka shkruar për një episod të një takimi me Konicën në Vjenë, në 1915. Bënë një bisedë për partitë politike dhe për të ardhmen politike të Shqipërisë.

“Kur ua tregoj miqve këtë bashkëfjalim, shkruan Noli, të gjithë më shikojnë me dyshim, duke kujtuar, që tallem me ta, se të gjithë e dinë Faikun si konservator edhe pak a shumë reaksionar. Po kjo nuk është e vërtetë. Faiku në djalëri kishte kaluar nëpër të gjitha ideologjitë revolucionare, dhe jo përcipë, a shkel e shko, po kishte hyrë thellë dhe e kishte studiuar me zjarr e pasion Karl Marksin, e dinte në majë të gishtërinjve dhe gjithnjë fliste për të, si për ndonjë dhaskal të vjetër të djalërisë, nga i cili kishte mësuar shumë gjëra, ndonëse nuk i besonte të gjitha. Jo, Faiku nuk ka qenë kurrfarë konservator, a reaksionar. Po ta kruaje pak, menjëherë shfaqej revolucionari i vjetër”.

Injoranca si alibi e politikës – dëshmi e Konicës

Padyshim, që bindjet socialiste reformatore e demokratike të Konicës nuk mund të pëlqehen nga mediokrit e politikës, përtej gjesteve demagogjike, apo trukeve propagandistike antikombëtare.

Slogani i “shfarosjes së komunizmit” si projekt i një Kohe të Bardhë, ose Zero, po të ishte gjallë Konica do të stigmatizohej shkëlqyeshëm prej tij.

Kërkoni një provë për këtë gjë?

Faik-Konica1Ja, çfarë shkruan Konica në esenë e tij të gjatë “Shqipëria si m’u duk”

Duke u tallur me zyrtarët e budallallepsur të Zogut Konica shënon se “këta tru të pazhvilluar çiliminjsh – pleq nuk sprapsen nga asnjë anakronizmë, kur marrëzitë e tyre botohen në gazeta shqip, qarku i atyre që qeshin është i vogël dhe dëmi i pakët. Po këta “ekspertë” të çuditshëm gjejnë nganjëherë rastin të flasin në vende, ku zëri i tyre dëgjohet shumë larg – dhe aherë si mjerë Shqipëria, që bëhet qesharake pa ndonjë faj! Të tilla gjëra kanë ngjarë disa herë. Do të jap një shembull të vetëm. Ndonjë mot më parë një diplomat, me të cilin piqem dendur dhe i cili sapo ishte kthyer nga Zvicra më tha një ditë, se në qarqet e Lidhjes së Kombeve u shkulnë së qeshuri në kurriz të Shqipërisë. E pyeta: pse ç’bëri Shqipëria, qe të tallen me të bota?

– Një përfaqësonjës i Shqipërisë, m’u përgjigj diplomati… tha se Greqia e vjetër u prish dhe humbi lirinë e saj nga shkaku i bolshevizmit.

Mbeta i habitur ca çaste, po e mblodha veten shpejt dhe zura t’i flas diplomatit. Është e tepër të them se e mbura përfaqsonjësin e Shqipërisë me sa munda. I përmenda të njohurit tim, se për shqiptarët frëngjishtja është gjuhë e huaj dhe kur bisedon njeriu në gjuhë të huaj ngjet shumë lehtë, që nuk i shfaq mirë mendimet e tij e bëhen moskuptime.

Po me t’u ndarë prej diplomatit u sula në zyrë të Legatës dhe hapa tekstin e fjalës së çuditëshme të përfaqësonjësit të Shqipërisë, fjalë të cilën Ministria jonë në vend që ta fshehë, e botoi në formë librezi dhe e përhapi në të katër anët. Pa kthyer shumë faqe vërtetova se përfaqësonjësi ynë në Gjenevë i dërguar atje si “ekspert” kish thënë zyrtarisht qe Greqia e vjetër humbi indipendencën e saj nga shkaku i komunizmës”.

Ky pasazh i Konicës nuk ka nevojë për koment. Është plot analogji për marrëzit e sotme.

A nuk u dogjën në Shqipëri shkolla, libra, farmaci, trena, kopshte fëmijësh, u prishën kanale kulluese, penda rezervuarësh, u shkatërruan sipërfaqe me vreshta etj. etj., me parullën kobzezë “prishni se i kanë ndërtuar dhe bërë komunistët!?

Kjo skajshmëri qe e qëllimëshme, një skenar i fshehtë dhe shkatërrues për Shqipërinë dhe nuk ka të bëjë aspak me kritikën dhe rrëzimin e shtetit totalitar, me luftën e ideve, pa u projektua edhe si luftë ndaj njerëzve dhe sendeve!

Konica aktual më shumë se kurrë

Në një nga shkrimet më të hershme Konica është shprehur se nuk duhet të jetojmë “vetëm jetën e kurmit (trupit), po sidomos jetën e shpirtit”. Ringjallja e këtij Llazari intelektual të letrave shqipe, përtej anës ceremoniale, na rikonstrukton vetëdijen tonë, pa harruar kurrë, se shpirti i Konicës ka qenë i pashpërbëshëm, një Zenit mbi shkretëtirat tebeane të vdekjeve, territ, poshtërimit, anatemave të pakuptueshme. Si hyjnitë e miteve të lashta, që kalonin ca kohë në fund të ferrit për tú ngritur përfundimisht mbi tokë, më të paasgjësueshëm.

Konica e kreu këtë rit për t’u paraqitur përpara nesh, një Kryekalorës i Kujtesës, i meteortë dhe sqimatar, i vrejtur dhe i pamëshirshëm, elegant dhe i tmerrshëm, profet dhe dyshimtar i madh, një estet brilant dhe erudit i papërsëritshëm, edhe i vetmuar, plot vuajtje shpirtërore të pallogaritëshme, edhe intim, me të gjithë ata, që ndoshta i ëndërroi, po nuk i takoi asnjëherë dot.

Jo rastësisht një shkrimtar si Ernesto Sabato, në kryeveprën e tij “Abadoni, ëngjëlli i errësirës” citon një thënie të Gijom Apolinerit për Konicën, për vitalitetin mbinjerëzor për të mbijetuar dhe prirjen vetëvrasëse, si tipare karakteristike të racës. Nderimi i Apolinerit për Konicën arrin në kufijtë e një metafore mitike të dyfishtë, kur e quan një ngjizje “të Ardusit e të Briarit”, në një nga shkrimet e tij.

Faik Konica, është një krijues konceptual i jashtëzakonshëm, tepër i rrallë për t’u përsëdytur. Është një dukuri unikale në llojin e vet. Substanca kulturore, që krijoi Konica, është e shumëfishtë. Konica është një personalitet tepër i shqetësuar, një vëlla i sibilave të lasht,a, formulon me guxim idetë e së Ardhmes. Formulat dhe ekuacionet e tij konceptuale janë afatgjata. Na habisin dhe na trondisin ende dhe sot për fuqinë depërtuese, për mrekullinë përgjithësuese, për elegancën kalorsiake të stilit të lartë.

Ja, disa prova të profecive koniciane

1.Shqiptarët janë një popull i mirëfilltë europian. Në themelet e gjenezës e Europës Kulturore është klasiciteti greko-romak, si një koinë europiane, siç e ka quajtur Tomas Elioti Konica qe vetëm 18 vjeç kur në një provim universitar në Francë, fitoi çmimin e parë, se me një lehtësi tipike përktheu një fragment të “Edipit mbret”, të Sofokliut nga greqishtja e vjetër në latinisht. Me një përgatitje të tillë të shkëlqyer Konica mund të orientohej drejt në rrafshin e ilirologjisë dhe të shqipes si birëzim i saj, më saktë të gjenezës iliro-shqiptare – tezë e mbrojtur përherë nga Konica. Konica është nga prijëtarët e albanologjisë, etnografisë shqiptare, i shkollës krahësimtare shkencore. Ai interesohet për hyjnitë dhe mitologjinë ilire, së bashku me Bonloun, flet për pellazgjishten,e quan të arsyeshme shpjegimin me anë të shqipes të disa fjalëve të greqishtes së vjetër. Një filolog tjetër Oto Blau vlerësohet nga Konica, sepse ka bërë një interpretim të lykishtes me anë të shqipes. Ai boton një studim të Qiro Truhelkës për shqiptarët si pasardhës së ilirëve, studion dhe propagandon librat e Gustav Majerit, Jarnikut, Pedersenit etj.

Kërkimet shkencore të Konicës kanë qenë shumëvjeçare në bibliotekat më të mëdha të Europës. Kështu, ai është i vetmi, që deri tani, ka skicuar disa teza të guximshme, me interes të veçantë për studimet shqiptare.

Teza e parë: Duke u bazuar te Adolf Fon Harnak, Konica skicon historinë e krishterimit në Shqipëri, duke analizuar filologjikisht në greqishten e vjetër një pasazh të shën Pavlit (Romakëve, XV – 19), që flet për predikimin e ungjillit nga Jeruzalemi në Ilirikum, pasazh, që edhe Euseb Jeronimi, me origjinë ilire, në shek. IV, e ka kuptuar si dëshmi të predikimit të apostullit në truallin ilir, Konica shënon se “në vitin 58 është dokumentuar prania e një bashkësie të rëndësishme të krishtere në Durrës”. Për fat të keq Konica nuk e citon indikacionin e dokumentit. Kjo tezë është unikale si dëshmi, unë nuk e kam takuar në tërë literaturën shkencore të krishterimit të hershëm në Shqipëri

Teza e dytë: Dihet, se emri i shqiptarëve si alvanitë del për herë të parë në shekujt XI-XII në shkrimet e Mihal Ataliatit dhe Ana Komnenës, si dhe në një variant të një kënge të Eposit frëng të Rolandit.

Konica ka shkruar: “Në shekullinë X, perandori i Bizantit, Leoni i Mënçur, në një nga librat e tij përmend faktin, që “banorët e Epirit janë shqiptarë”. Pra, emri i shqiptarëve dokumentohet një, ose dy shekuj më përpara, se sa të mendojnë studiuesit profesionistë të këtij problemi. Konica është i vetmi dhe i pari, që citon pikërisht Leonin e Mënçur, ndonëse pa indikacionin e saktë. Duhet hulumtuar në këtë drejtim.

Teza e tretë: Sipas Konicës, shkrimi i gjuhës shqipe duhet kërkuar në shekullin XI, në kohën e ardhjes së normanëve, më i sigurtë është shkrimi i gjuhës sonë në kohën e “Regnum Albaniae”të anzhuinëve në shekullin XIII. Konica shënon: “besojmë, se ideja për të shkruar gjuhën e vet mund t’u ketë ardhur shqiptarëve nga Italia, rreth fundit të shek. të XII. Ndonjë ditë mund të gjendet një përgjigje përfundimtare për këtë çështje në arkivat e Vatikanit, ose në dokumentat bashkëkohore të pastudjuara konica gjergj pekmezi Nolitë urdhërave benediktin e domenikan”.

Konica ka bërë i pari zbulimin më të madh, të papërsëritur nga të tjerët, në heraldikën shqiptare: stemën kastriotase të flamurit, që është flamuri kombëtar i shqiptarëve.

Një cikël shkrimesh për Skënderbeun, Konica i botoi si për të vënë bazat e një skënderbeologjie në kohërat moderne, mbas aksionit të Barletit që në shekullin XVI. Nisur nga këto skica të Konicës, Fan Noli shkroi më pas librat e tij për Skënderbeun që bënë epokë.

Projekti më profetik, më madhështor, më mbarëkombëtar i Faik Konicës, është ai i gjuhës letrare të njësuar shqipe. Por, shkruan ai, që në 1905, se “ca alkolikë, ca kafshë, armiq të amëshuar të çdo përparimi, të cilët e marin kufirin e mëndjes së tyre për kufirin e botës, nuk e kanë pëlqyer kurrë këtë qëllim tonë”. Ky proces objektiv i njësimit të gjuhës është i pandalshëm edhe pse, nënvizon Konica “s’jemi nga ata që kllasim gjindarmëritë në fushë të mëndjes”. Në monumentin e gjuhës letrare, që, shpreh mrekullisht unicitetin kulturor të kombit shqiptar, Konica ka të drejtë të skalisë në bronz epigramin e lashtë “Exegi monumentum aere perenius”.

Enciklopedizmi i Konicës është i dimensionuar në zbulimin e figurave shqiptare në kohëra. Tipik për këtë është skica e Konicës, për patriarkun shqiptar të shek. XV, Nifonin, botimi te “Albania” e shkrimit të Pjerr Bejlit për Leonik Tomeun, filozof, poet i shek. XV, me origjinë nga Durrësi etj. Ky enciklopedizëm pasurohet nga hulumtimet dhe publikimet e dokumenteve të lashta e mesjetare, ku përmendet Shqipëria dhe shqiptarët. Konica është i pari, që publikon se ç’ka thënë Sharl Montenji për Skënderbeun, përkthen sonetin e famshëm të Ronsarit, po për Skënderbeun. Përdor pseudonimin Thrank-Spirobeg, emri i një personazhi të një libri romanesk të Leon Kahynit “më e mira vepër e frymëzuar prej historisë shoqëror të shqiptarëve”, siç do ta klasifikonte Apolineri.

Meqë ra fjala për pseudonimet e shumta të klasikut tonë, po vë në reliev vërejtjen e Apolinerit, se “Konica si një Pjerr Bejl i dytë ka patur përherë maninë e pseudonimeve”.

Një pseudonim tjetër i Konicës ka qenë Pyrrhus Bardyli, të përbërë nga dy emra mjaft të njohur të mbretërve ilirë. Në letrat me Apolinerin, Konica nënshkruante edhe si Beniamin Deçaserës. Ja, si e përshkruan Apolineri marrjen e një letre të Konicës: “Hapa letrën. Ajo përmbante një lloj prospekti, të shtypur në faqe, në anglisht, të titulluar “PRELUDE”, dhe u ishte kushtuar të tërë atyre, që e kishin ndihmuar egoizmin tim militant. Ishte në fakt një lloj poeme në prozë, plot fraza filozofike e imazhe biblike, ku përmendej dhe Bethoveni, Gëtja etj”.

Konica ka shkruar pak poezi. Njëra nga poezitë soneti “Helena e Trojës”, është e skalitur e padyshim është një poezi antologjike në poetikën kombëtare. Kemi zbuluar, se ky sonet është frymëzuar dhe ka ngjashmëri me një sonet të njohur të Bodlerit të quajtur “Duellum”. Veç të tjerave Konica del si një nga njohësit e shkëlqyer dhe admirues i Bodlerit.

Proza e shkurtër “I urti i malit”, është një shfrytëzim i mitit të një përralle, gati sipas manierës së njohur të Horhe Luis Borhesit. Dy prozat më të gjatë “Katër përralla nga Zullulandi”, dhe “Dr. Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit”, mund të konceptohen edhe si fragmente të një vepre të vetme, një mozaik i të njëjtës frymë shpirtërore dhe konceptimi ironik. Personazhi i quajtur Plug dhe dr. Gjilpëra janë një altër ego e dyfishtë, janë vëllezërit binjakë Dioskurë të Konicës. Këta dy personazhe janë shenja zodiakale e artit të Konicës, janë shpikja dhe truku i tij i mrekullueshëm, janë pikëllimi de intelegjenca e tij, testamenti dhe shpresa, vuajtja dhe profecia, tragjedia dhe komedia e kombit.

Në 1903 Konica merr pjesë në një nga polemikat filologjike më të habitshmet dhe të egrat e kontinentit të vjetër, në revistën “L’Europeen”. Në prill 1904 Konica boton në Bruksel librin e tij “Essai sur les langues naturelles et les langues artificielles”, “(“Ese mbi gjuhët natyrore dhe gjuhët artificiale”), prej 147 faqesh. Këtë libër që është kryevepra filologjike dhe kulturore e Konicës e ka gjetur në shtëpinë muzeore të Gijom Apolinerit prof. Luan Starova, që është sot konicologu më i madh, që i ka kushtuar një jetë të tërë Konicës si studiues.

Mbi këtë libër Apolinieri ka shënuar tri vargje në frëngjisht:

“C’est l’Albanais le pleus erudit de l’Europe

Il t’admire toujours celui – la qui lit,

O Pyrrhus Bardyli.

 (në shqip:)

Është shqiptari më erudit në Europë,

përherë të admiron ai që të lexon,

O Pirro Bardhyli.

Ja, një epigramë e denjë për varrin e Faik Konicës së pavdekshëm. Luan Starova ka një meritë të padiskutueshme për njohjen e lidhjeve intime dhe kulturore midis Konicës dhe Apolinerit. Po kështu ai na bën të ditur një shkrim të veçantë të Apolinerit për Konicën, të botuar më 1905, “Një profeci bashkëkohore për Shqipërinë”, ku e quan pikërisht Konicën si profet të projektit të gjuhës së njësuar letrare dhe të ardhmërisë së saj të sigurtë.

Ky kampion i papërsëritshëm i gjuhës letrare shqipe, megjithatë në shtjellimin e ideve shkencore në librin e tij të përmendur më sipër, bën një blasfemi të rreptë ndaj “apostujve të rremë të esperantos, të gjuhës “blu”, sepse një gjuhë tradicionale humbiste karakteristikat e veçanta të gjuhës nacionale”. Shumë vite më vonë Umberto Eko do të shtjellonte një mënyrë arsyetimi të njëjtë me Konicën për të njëjtën çështje, siç e ka vënë re Starova.

Konica është i pari, që bën shënime profesionale për muzikën, duke theksuar,s e qytetërimi i shqiptarëve do të jetë i mangët pa qytetërimin muzikor. Kështu në Preludin e Parë të Sebastian Bahut, janë tri nota të jashtëzakonshme, që sipas Konicës, Bethoni, në tempon e parë të Sonatës, që i ka dedikuar Gulieta Guiçiardit, i përgjigjet me tri nota të ngjashme, për të deshifruar mesazhin e Bahut, po zbulimin e deshifrimit e të misterit e ka mbajtur për vete.

Po kështu Konica adhuron pikturën, kishte mik të madh një piktor të shquar Paul Nocques, i cili kishte bërë edhe gravura për revistën “Albania”, kurse është i pari, që bën një analizë të një tabloje të Albert Dyrerit, ku gjen te forma e një kapelje të pikturuar një jehonë të një kapeleje shqiptare.

Konica është një univers i tërë, me tërë kuptimin e kësaj fjale. Saga e tij epistolare prej afro 6000 faqesh është një fakt arti i tij më i spikatur, një krijimtari origjinale, e një mendimtari të lirë që komunikon me personalitete të shkëlqyer e dijetarë të kohës. Pa u botuar kjo krijimtari, përafërsisht e plotë, e Konicës ne do të kemi parasysh përherë një “Konicë të panjohur”, Ky i panjohur prej tij bëhet i dukshëm si Njeriu i Padukshëm i Uellsit, sidomos tani pas vdekjes në kohën eterne të pavdekësisë së tij të ndritur.

Nuk duhet harruar, se kemi disa Konica gjuhësorë. Së pari shkëlqen Konica i gjuhës shqipe. Po kemi edhe Konicën frankofon. Edhe Konicën anglofon.

Tekstet origjinale të shkruar në këto tri gjuhë janë të të njëjtit njeri, por stili i tij trefishohet, sepse sejcila gjuhë ka të përcaktuara dhe magjinë dhe rregullat e ndryshme të idiomave të saj. Nga kjo pikëpamje Konica është polisematik dhe poligjuhësor, rrjedhimisht studimi i tij është tepër i ndërlikuar, kërkon një kulturë të lartë, një metodë shkencore.

Diletantët, që merren, (guxojnë çuditërisht!) me Konicën duhet të sjellin ndërmend sentencën e famshme të Don Kishotit, që thoshte “Eh, mos Sanço e ku merr erë ti nga punët e kalorësisë!”.

Një baba shpirtëror i Konicës ka qenë shkrimtari francez Remy dë Gurmon, portretin e të cilit e mbante në kabinetin e punës, Gurmoni i mbiquajtur edhe si “papa i simbolizmit”, i njohur për frazën se “e bukura është guida e Artit”, ka ndikuar te kultura stilikore e Konicës, te lakonizmi i tij i madh, te dëndësia e informacionit maksimal, për temën që trajton. Po te Konica ne gjejmë një ndikim të vetë forcës së pashterëshme të gjuhës shqipe, të mjeteve të saj të brendshme, të farkëtimit frazeologjik, të sintezave të mëdha, të veprimeve konceptuale të të shprehurit dhe të shkruarit.

Ja, pse duke qenë një qytetar i tërë botës, Konica është një “homo albanicus”nga më tipikët dhe i thandrur në thelbin e kujtesës kombëtare në sub eternittas, (në përjetësi).

*****

Ribotim nga Dita / Ndalohet publikimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

July 7, 2019 16:22
Komento

30 Komente

  1. roberia si metafore... September 28, 18:35

    Moikom…

    duket si guxim i madh, te hulumtosh per Faik bej Konicen si socialist!
    Aq me e veshtire, pa theksuar paraprakisht, se edhe sikur…”jo me socializmen brutale kriminale te Turanes.”

    Edhe Enveri, qe nuk linte gje jashte propagandes se tij, nuk shkoi ndermend ta qaste ne Tirane, as te vdekur, Moikom, jo me me idete e tij!
    Nasha Jorgaqi, gjer vone e e mbante Nolin si mik te kumandarit, por edhe ai, edhe Jorgaqi pra, tregoi se fundi se divergjencat mes Nolit dhe sunduesve te Tiranes (te cilet, edhe sekretarin e kryeministrllekut te tij, Sejfulla Maleshoven, e kishin degdisur ne Fier…

    Leri Moikom, mos i nagterro keto gjera, se nuk kane te bejne as me kongresin e 10 te PPSh-se qe ju e kthyet ne Kongres te Pare te PSocialiste te Tiranes!

    Ti vete mbahesh mencur, dhe je me kulture: pse ngaterrohesh me gjera qe te shfaqin ndryshe?

    Reply to this comment
    • Bureto September 29, 16:35

      Nuk shfaqet fare ndryshe. Mos ngaterroni kulturen me bindjet politike. Moikomi (thone se emri i tij i vertete eshte Molotov, por ia nderruan kur u prishem me ruset) qysh ne gjeneze ka qene dhe ka mbetur nje komunist i moderuar. Keshtu jane zakonisht njerezit e arsimuar. Nuk mund te jene ekstremiste e aq me keq militante te semure. Moikomi eshte thjesht Moikomi. Dhe eshte ne te drejten e tij te shfaqet ashtu si vete e mendon me mire. Gjithmone ka patur dhe do te kete nga studiues te ndryshem, kendveshtrime te ndryshme ndaj personaliteteve, dhe kjo nuk i zbeh ata, vecse i nxjerr me ne pah me te gjithe mozaikun e tyre kulturor dhe politik.

      Reply to this comment
      • Tomorri July 7, 19:11

        Po per Hamit Matjanin,Isa Tosken,Xhaferr Deven,Rexhep Mitrovicen dhe sidomos per M.Frasherin cfara ka thene Konica?

        Reply to this comment
    • Raimond vlonjati July 7, 17:32

      Ti qenke me te vertete nje idiot

      Reply to this comment
      • BABAGHYSHI July 7, 19:29

        S`na mbetet tjeter , vec te besojme , qe… ne se z.Mojkom qenka idjot , ty te mbetet te jesh profet ! A nuk te duket se po e vlereson si shume veten , zoti Rajmond Vlonjati ? Dhe , i tille perpiqesh te dukesh edhe ne komente te tjera , pa perdorur asnje argument , sepse ato kerkojne tru , per t`i gjetur , por dhe per t`i perdorur ne rastin e duhur !

        Reply to this comment
    • Kronikani July 9, 16:56

      I madh Moikomi

      Bravo Profesor, i Jashtezakonshem.
      Duhet te jesh erudit i rralle qe te studiosh e tregosh me detaje dhe ne menyre shkencore, disa nga prirjet drejtimet, studimet dhe njohuria e thelle e kultura e jashtezakonshme te cilen e ka percaktuar aq bukur Apolinieri… te gjeniut te madh shqipetar Faik Konica.
      Njerezit e ditur e me kulture ne shekullin e njezete, shekulli i shndrimeve te medha, luftuan per lirine dhe demokracine, per te drejtat e njeriut, te drejten e punes, luftuan kunder shtypjes, per te drejten e fjales, votes etj
      Nuk kishte se si keto te drejta ti kerkonte e djathta qe ishte shkaku dhe zoteruesi i atributeve shtypese te shoqerise. Sigurisht qe keto do ti kerkonte dhe realizonte e majta.
      Pikerisht per kete arsye jo vetem Konica por emrat me te medhenj te gjysmes se pare te shekullit te njezete e me pas pas luftes se dyte boterore, ne fushat e shkences, artit, letersise e me gjere ishin te majte.

      Reply to this comment
  2. miri newyork September 28, 19:21

    zagar ofendon patriotet shqiperise kelysh komunizmit

    Reply to this comment
  3. lato September 28, 19:52

    Nje Konice marxist nuk eshte per tu habitur,nisur nga idealet e lirise dhe drejtesise shoqerore,por nje enver marxist dhe nje Sali Europjan,keto jane cudi,

    Reply to this comment
  4. SuloKapedani September 28, 20:23

    Kohet kane ngjashmèri edhe trashègimi por krahasimi midis dy koheve eshte i larget ,mendimi padiskutim ndryshon,lidhje mund te besh pa fund.

    Reply to this comment
  5. DRITA BASHAJ September 29, 00:49

    Vleresimi I personaliteteve nuk behet me fluturime poetike dhe imazhe futuriste. Sill fakte dhe jo fishekzjarre se ato , kur hidhen pa kriter, djegin Hedhesin dhe Personalitetin per te cilin hidhen. Shqiptaret nuk duan legjenda dhe mite, po fakte dhe te verteta. Apolineri nuk eshte peshorja boterore dhe dihet mire se pse e levdon Apolineri, Konicen. Eshte thjesht nje passion personal…. Konica eshte personalitet i kultures dhe gazetarise shqiptare, po nuk ka vlera si poet e prozator. Madje edhe si perkthyes eshte teper mbrapa nga perkthyes te shquar shqiptare, si ne sasi ashtu edhe ne cilesi. Veri fre fluturimit te frymezuar dhe lidhjeve te palidhura logjikisht, qe po ben prej disa javesh… Ne se s’ke gje serioze per te thene, hesht te lutem dhe mos ua mbush koken te paditurve me brockolla.Nje intelektual duhet te kete kontroll mbi imagjinaten e tij!!!

    Reply to this comment
    • Dion July 10, 10:02

      Po mire Drita na e thuaj ti si eshte e verteta.
      Na e thuaj ti qe ske shkruar asnje rresht. ke ndenjur ne kafe me FB ne dore, dhe merzitesh nga puna e palodhur e tjetrit.
      Bej edhe ti ndonje shkrim tendin dhe polemizo me Moikomin.
      Por jo te vesh nota. Ky ben e ky sben. Kush je ti qe gjykon dhe i ve nota punes se tjetrit kur vete ske bere asnje pune.
      Kjo eshte A-ja e njeriut te kulturuar.

      Reply to this comment
  6. Bill Right September 29, 07:16

    Gjithmone e me I merzitshem e patetik po demostron vazhdon te demostroje injorancen ky Zeqo. Eshte ngulur ketu tek Gazeta dhe na leshon “perla” pa vlere e pa sens…I japin ndonje kocke edhe…

    Reply to this comment
  7. bregdeti September 29, 11:14

    Nuk kam ç’i shtoj komentit te Drites dhe Billit

    Reply to this comment
  8. Na bashkoj kenga popullore September 29, 13:29

    nuk me duket ndo nej gje konkrete vetem dredhime

    Reply to this comment
  9. gazmir September 29, 13:51

    Teper intelektual qendrimi i juaj, Falemnderit per (mos)kuptimin!

    Reply to this comment
  10. Luto Nano September 29, 20:46

    Thjesht BRILANT,duhet ri lexuar ta shijosh.

    Reply to this comment
    • Profesori July 7, 17:28

      Brilant simbas Lutos,epo brilant qenka atehere, ska nevoje ta lexosh,e ka lexuar Lutua ne detaje,
      Luto,pa dashur per te ofenduar,ke te drejten tende ta pelqesh,por mesohu se vleresimi yt mund te mos jete
      i njejte edhe per te tjeret,pse duhet ti vesh piken ?

      Reply to this comment
  11. lisi July 7, 16:50

    Konica qe DON Kishoti i Shqiperise per kohen kurse MOIKOMI eshte si Sanco Panca per te sotmen.

    Reply to this comment
  12. hiqnni dor nga budalliqet e shifni problemet qe ju kan mbuluar sot . July 7, 17:51

    mesoni te jetoni te sotmen e perballeni me ate .

    te paaftet kerkojne gjithmone strehe te fshihen ,

    duke u arratisur ne te kaluaren e kaluar kohen kot

    me debate shterp ,qe nuk ndryshojne e as sjellin asgje ,

    pervecse vrasin kohen .

    Shqiptare perballu me shqetesimet e se perditeshmes ,
    e mbasi ti kesh ven ne kontroll e rregulluar ato,
    hidh syt pas .
    e portretizo ne qetesi te shkuaren

    Reply to this comment
  13. Orakulli i Dypakut July 7, 18:01

    Thujini Kockes qe ka bere mire qe e ka dhjere Shqiperine, mqs nuk e kishte kuptuar asnjehere. Tashi une them qe te gjesh te kaluaren duhet te dish (dinte), te tashmen dhe te kish projektuar nje te ardhme. Duke qene se ne i kemi te dy paradhomat si te mencurise dhe krenarise ne flamurin dyngjyresh, me shqiponje dykokeshe, Kocka dhe ata si puna e Kockes duhet te dine qe nese udhehiqesh nga krenaria, dhoma e mençurise eshte e zene(nuk hapet). Vetem Skenderbef qe e dinte se cmendonin vertet turqit per shqipetaret arriti te behej terrori i tyre. Nderkohe ne sot vazhdojme ti mburremi njeri tjetrit brenda, te zihemi me njeri tjetrin brenda se jashte territorit leje se s’po e vazhdoj me tej. Per te ardhmen do ta themi me vepra.te gjesh te kaluaren duhet te dish (dinte), te tashmen dhe te kish projektuar nje te ardhme. Duke qene se ne i kemi te dy paradhomat si te mencurise dhe krenarise ne flamurin dyngjyresh, me shqiponje dykokeshe, Kocka dhe ata si puna e Kockes duhet te dine qe nese udhehiqesh nga krenaria, dhoma e mençurise eshte e zene(nuk hapet). Vetem Skenderbef qe e dinte se cmendonin vertet turqit per shqipetaret arriti qe me tu kthyer ne atdhe ti bente ate rezi

    Reply to this comment
  14. Alban Dega July 7, 18:41

    NJE QASJE MENDJENDRITURI SI MOIKOM ZEQOS …

    … ndaj nje Konice qe nuk e njohim aq mire

    Askush nuk nderon si i nderuari Moikom!
    Si gjithnje rinor shkencor akademik vetanak … ne hulumtumet e tij shumepamore e
    shumekendore te mbeshtetura mbi fakte e dokumente qe flasin me shume se thase me pallavra e thatheme rrugesh !
    Moikom Zeqo ze nje vend nderi ne Panteonin e kultures, artit dhe shkencave historike shqiptare dhe Evropiane .
    Moikom Zeqo mbetet nje shembull per tu ndjekur nga cdo stujues e shkrimtar, nga cdo historían e krijues jo vetem shqiptar.
    Moikom Zeqo nuk eshte nga ata qe per se gjalli ngre nga varri te vdekurit per te vrare te gjallet !
    Moikom Zeqo nuk eshte nga ata qe ysht te gjallet per te varrosur te vertetat historike per te vdekurit …
    Moikom Zeqo i thote bukes buke e vere veré “Al pan pan y al vino vino” pra te vertetat historike dhe te tashme sic jane mbeshtetur mbi fakte e deshmi te verteta !
    Moikom Zeqo nuk i perket taborrit “ Armiqte me te mefhenj te shqiptareve jane shqiptaret” qe fshikullonte Faik Konica dora vete per se gjalli !
    Moikom Zeqo mbetet Moikom Zeqo duke i siguruar per se gjalli pavdekesine vetes ne altarin e mendjendriturve te kombit shqiptar dhe qyteterimit
    Jeto sa me gjate per te na qyteteruar sa me shume Moikom i Nderuar !
    Jeto pa pushuar !
    Edhe kazma e cdo vegel pune kur nuk perdoret ndryshket… vdes !
    Jo me truri i njeriut qe eshte njeqind per qind organik …
    Faleminderit Moikom !

    Reply to this comment
  15. Spinoza July 7, 19:30

    Moikomi eshte njeri i lexuar o njerez merrni informacion nga shkrimi Mos kritikoni gjera qe si kuptoni,eshte gje e rralle qe te lexosh dicka me vlere ne gazetat tona,bravo Moikom

    Reply to this comment
  16. TIRONA July 8, 01:20

    Te gjithe ata qe mundohen te hedhin balte mbi MOIKOM ZEQON, jane plehrra ordinere antishqiptare pa edukate,qe ne shek XXI kerkojne te frenojne MENDIMET E LIRA DEMOKRATIKE,duke perdorur mendime te qellimshme injoranto-keqdashese !

    Reply to this comment
  17. Faik M-L July 8, 18:32

    Moikomi,
    Cfare emri!!!!

    Me tregoni ci kish prinderit Para 1945 ky i linduri ne 1949 nen diktaturen e Enver Hoxhes.

    Ky qenka nga organizatoret e kongresit 10 me ramiz brekedhjerin dhe driteto pjanecin.

    Aha e reformoi shqiperine e Partine e dhjene mender shkencen dhe Kulturen se per ekonomi sbehet fjale fare. Existon vetem fjale ne fjalor.

    Tani sna mbeti tjeter te nderojme mutatin e frasherllinjve dhe kete faik beun qe shiste bithen per ca kravata, dhe qe dhe vete NUK e Dinte qe kish tradhetuar Klasen se ciles i perkiste, per tu bere socialist dhe Patriot i madh qe e dhjeu shqiperine Bile qe ne vargje.

    Ah moikomi ah moikomi.

    Reply to this comment
  18. Tirana me drejtshkrim e gjuhe te njehsuar July 8, 18:33

    Moikomi,
    Cfare emri!!!!

    Me tregoni ci kish prinderit Para 1945 ky i linduri ne 1949 nen diktaturen e Enver Hoxhes.

    Ky qenka nga organizatoret e kongresit 10 me ramiz brekedhjerin dhe driteto pjanecin.

    Aha e reformoi shqiperine e Partine e dhjene mender shkencen dhe Kulturen se per ekonomi sbehet fjale fare. Existon vetem fjale ne fjalor.

    Tani sna mbeti tjeter te nderojme mutatin e frasherllinjve dhe kete faik beun qe shiste bithen per ca kravata, dhe qe dhe vete NUK e Dinte qe kish tradhetuar Klasen se ciles i perkiste, per tu bere socialist dhe Patriot i madh qe e dhjeu shqiperine Bile qe ne vargje.

    Ah moikomi ah moikomi.

    Reply to this comment
  19. Dashamiresi D. July 9, 00:06

    Faleminderit i nderuari Mojkom Zeqo qe; (edhe MOLOTOV do me perqente t’iu therisie.si figure e madhe,deri botrore.te kohes qe jetoi.) ..
    Ju lexova me vemendie gjithnje si nje lexues i thjeshte jo profesionist,po, si me vazhdimesi lexues.ju falenderoj.Na sjell te pa njohura te domozdoshme, do te thoja,per ne, jo studiues po lexues…besoj se te tille jane dhe disa nga komentuesit “kopetente”qe ju kritikojne apo, kundervihen . Po te kishin te gjithe nje mendie ,s’do kishim MENDIMTARE..ELITARE= si Ju..
    Pena-PENE-, i duhet NJEREZISE ne cdo kohe. Ajo ecen me TE.
    Dashamiresi D.

    Reply to this comment
  20. durim madhi July 9, 18:55

    Po habitem, nuk po mahnitem me kete shkrim kaq artifiacial dhe eklektitk.

    Reply to this comment
  21. Krist July 9, 22:28

    Dhe kur merzitet edhe Durim Madhi,duhet thjesht ta besoni.Moikomi (apo qofte edhe Molotovi -se emerin ta vene prindet,qe as nuk e marrin me mend,se cfare do te behet i biri ),eshte njeri i lecitur,e respektoj,por dhe lecitjet,nuk kuptohen njelloj nga te gjithe.Sepse nuk jane te paket ,ata qe lecisin,nen-njelloj-apo edhe mbi nivelin e Moikomit.Por gjithsesi,cfaredo qe te thuhet per Konicen,bile edhe per Nolin (me gjithe temenate,me dhe pa vend qe i ka bere edhe Jorgaqi),te dy kane qene komuniste 24 karat,por me vone,natyrisht influencuar nga rrethanat eventuale,bene nje fare “shmangeje”,por jo se u larguan nga ajo ide.Vetem dy shembuj te thjeshte:Reforma agrare e Nolit,si dhe lidhja e mareveshjes me ruset,per te sjelle ambasador ne Shqiperi-flasin me teper se gjithe shkrimet e Jorgaqit.Ndersa Konica,armik i betuar i Zogut,morri arratine se kish frike se mos e vriste,,por ama e vleresonte si me te zotin se vehten dhe se Noli.Kete ja shkruan Nolit,troc dhe qarte:Perderi sa ai fitoi dhe ne te dy humben-shkruanti ne ate leter,-tregon se ishste me i zoti se ne.Kete duhet ta pranojme.Por me vone,duke i harruar te gjitha armiqesite qe kishte me te (Zogun),e kthen pllaken (qe tregon karakterin e lekundshem dhe jo parimor,pra si nje dallkauk,qe endryshon ne saje te rrethaanave (sic duket ekonomike),jo vetem ja fal armiqesine,por pranon edhe t’i sherrbeje Nalt Madhnise,qe emerimin si ambasador ne Washington,ja shperblen edhe me nje sherbim tjeter,ndaj motrave te Mbretit,ne viziten ne Amerike.Ky ka qeene “morali “i tyre,por si njerez te letrave,Noli u dallua si nje perkthyes gjenial,se edhe vete kishte dell poeti,ndersa Konica,mbeti dembel gjithe jeten dhe shume pune te nisura,i linte pa perfunduar-mungese vullneti,apo fruymezimi-le ta gjeje Moikomi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?

  • JO (75%, 3,910 Votes)
  • PO (25%, 1,292 Votes)

Total Voters: 5,202