Fair Play Financiar, UEFA përjashton ekipe

April 1, 2016 15:11

Fair Play Financiar, UEFA përjashton ekipe

UEFA vendosi të përjashtojë tre skuadra për shkak të shkeljeve të rregullave të fair-play financiar. Njëra prej tyre është është finalistja e sezonit të kaluar të Europa League, Dnipro e Ukrainës.

Së bashku me të janë përjashtuar edhe Inter Baku i Azerbajxhanit dhe Targu Muresh i Rumanisë. Të tre këto skuadra pengohen të marrin pjesë në kupat e Europës në rast se kualifikohen në tre sezonet e ardhshëm.

UEFA nuk po toleron në vitet e fundit duke bërë shembuj edhe skuadra më të njohura, si Fenerbache që pësoi të njëjtin fat.

Paralajmërime për vazhdueshme dhe gjoba ka patur edhe për skuadra më të njohura në Itali, Francë dhe Angli. UEFA kërkon me ngulm që bilancet e skuadrave pjesëmarrëse në aktivitet e saj të jenë të shëndosha.

April 1, 2016 15:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*