Fajtorë janë viktimat?!
Nuk kam dëgjuar gjykim më të turpshëm për masakrën e 21 Janarit se ai i Sali Berishës në foltore. Me mënyrën e pacipë e të zakonshme për atë tip, bëri fajtor viktimën sepse doli vetë para grykës së pushkës për t’u vetëekzekutuar! Po kush ishte pushka që vrau njerëz me duar në xhepa që bënin një demostrim kundër pushtetit të tij?
Ajo ishte në mendjen e këtij paranojaku që nuk u ngop, si vampiri, së derdhuri gjak për të ruajtur një pushtet deri në palcë mëkatar. E pikërisht ky monstër bën fajtor “atë që i doli te gryka e kësaj pushke kriminale”. Po a e di ti se cilin vrave? A nuk ishin ata bashkëkombësit e tu? A nuk ishin ata pa armë?
Në rast se Edi Rama ishte fajtor le të dënohet ai vetë. Trimat nuk veprojnë si ti Sali frikacaku. A nuk të përzuri me shkelma Shqipëria në zgjedhjet pas krimit? Çfarë përfaqëson ti sot? Asgjë përveç së keqes. Profeti
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento