Faksi sekret

Elton Koka August 6, 2015 22:50

Faksi sekret

Ish kryeministri Sali Berisha është shqetësuar për daljen në dritë të disa raporteve sekrete që flasin për praninë e Osama Bin Ladenit në Tiranë në prill 1994, pjesë e një delegacioni saudit, dhe takimin e tij me zyrtarë të qeverisë së kohës. Ishin vitet kur presidenti shqiptar do t’u hapte dyert të ashtuquajturave ‘organizata bamirëse’ islamike në Shqipëri, nën petkun e të cilave fshiheshin terroristë, që më vonë u bënë të njohur botërisht si pjesëtarë të organizatës famëkeqe të Al Kaedës të komanduar nga Bin Laden.

Shumëkush, asokohe dhe tani mund të thotë që Berisha nuk e dinte çfarë fshihej pas tyre. DITA disponon një dokument që sugjeron të kundërtën. Është një letër e klasifikuar sekret mes ish-ambasadorit Ferit Hoti dhe ish-Presidentit Berisha, që sqaron edhe një herë informacionet e plota që kishte presidenti i kohës, dhe që provon se të paktën që në 1995, Berisha dhe ish-shërbimi sekret shqiptar ishin në dijeni çfarë përfaqësonin “bamirësit”.

Letra në fjalë është firmosur nga ish-ambasadori i Shqipërisë në Kuala Lumpur, kryeqyteti i Malajzisë, Ferit Hoti dhe ka informacione të klasifikuara si ‘Highly clasified’ (Tepër sekret).  Hoti ia ka drejtuar Presidentit Berisha më 15 maj 1995. Berisha nga ana e tij, pasi e ka lexuar, ka vënë një shënim me dorë mbi të ku shkruan: “T’i kalojë B.Gazidedes ky informacion”.

Në këtë informacion merret vesh se grupet ekstremiste islamike mbanin lidhje me biznesmenin arab Mohamad Jamal Khalifa, dhëndër i miliarderit afgan Osama Laden. Khalifa ishte i dyshuari kryesor në sulmin terrorist kundër Qendrës Tregtare Botërore dhe për komplotin për të hedhur në erë një transpacifik që fluturonte nga Los Anxhelesi në Hong Kong. Një vit më parë Khalifa ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm nga një gjykatë jordaneze. Disa vite më vonë, vjehrri i Khalifës do të merrte përsipër autorësinë e masakrës së 11 shtatorit 2001, kundër Shteteve të Bashkuara. Këta komandonin edhe vatrën e terroristëve që vepronte në Shqipëri. Informacioni vinte nga një vend shume mik i Shqipërisë në atë kohë, si Malajzia.

Po si u veprua më pas? Ç’u bë me faksin e ambasadorit Hoti? Si reagoi Gazidede pas informacionit që i përcolli Berisha?  Këtyre pyetjeve u përgjigjet vetë vijueshmëria e ngjarjeve me këtë temë në muajt dhe vitet pasardhës. Këta ‘bamirës’ vazhduan të qëndronin në vendin tonë edhe për shumë vjet të tjerë të pa shqetësuar nga shteti shqiptar. U dëbuan nga Shqipëria me angazhimin e plotë të qeverive të majta shqiptare dhe bashkëpunimin e ngushtë me strukturat amerikane pas vitit 1998, e sidomos pas 11 Shtatorit 2001. Pra, kur në pushtet nuk ishte më Berisha. Numrin e djeshëm DITA trajtoi rolin që luante në vendin tonë biznesmeni jordanez Abdul Latif Saleh. Ish shefi i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, deklaroi në DITA se Salehu luante rolin e ndërmjetësit mes Berishës dhe botës islamike. Sipas Klosit, ai ishte me një mision të dyfishtë në vendin tonë dhe sipas informacioneve të shërbimeve sekrete partnere, ai bënte pjesë në grupet terroriste islamike, pararendëse të Al Kaedës. Numrin e ardhshëm, do të lexoni se çfarë di Izet Haxhia, ish truproja i Berishës, për historitë e “fijeve arabe” të shefit të tij të dikurshëm.

 

Letra e ambasadorit Hoti

AMBASADA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

KUALA LUMPUR

Nr. 103/95

PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

SH.T. SALI BERISHA

INFORMACION

Sipas të dhënave ‘Higly classified’ të inteligjent servilit filipinas, Iraku, Jordania, Turqia, Rusia, 29dH-cSBhzbLQTIYg9drouYJoah8LwL34fMG32cof9AEmiratet e Bashkuara, Rumania, Libani, Hollanda, Maroku, Shqipëria, Siria dhe Pakistani janë vatra të grupeve ekstremiste që mbajnë lidhje me biznesmenin arab Mohammed Jamal Khalifa. Sekretari i Punëve të Brendshme të Filipineve, Rafael Alunan, ka thënë që Khalifa, ka luajtur rol të madh në prapaskenën e aktit terrorist të 4 prillit 1995 në qytetin Mendanu të Ipil-it, duke shkaktuar vdekjen e 53 vetëve. Autoritetet amerikane besojnë se Khalifa, dhëndëri i bilionerit afgan, Mujahideen Osama Laden, ka qenë figura kyçe në aktin e aplikimit të eksplozivit në Qendrën Tregtare Botërore dhe gjithashtu pjesëmarrës në komplotin e kurdisur për të hedhur në erë traspacifikun që fluturonte nga Los Anxhelosi në Hong Kong. Vitin e kaluar, Khalifa, është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm edhe nga një gjykatë jordaneze. Sekretari i Punëve të Brendshme i Filipineve beson gjithashtu se Khalifa ka patur lidhje me 6 arabë të arrestuar më 1 prill 1995 në veri të Maniles si terrorist. Ai mendon se këta terroristë kanë lidhje me Ramzi Ahmed Yousef dhe Hakim Murat, të akuzuar së fundi në Nju Jork si pjesëmarrës në komplotin për hedhjen në erë të transpacifikut të sipërpërmendur, Los Anxhelos-Hong Kong. Këto ishin një pjesë e kufizuar e lojtarëve që autoritetet filipinase kanë deklaruar si me aktivitet për përhapjen e frymës ekstremiste në shtetet që kanë komunitete myslimane. Të gjithë këta terroristë përfundojnë të bashkuar tek Abu Savaff (Sword of Justice) që ka lëshuar hijen e zezë të veprimeve të saja edhe në Filipine….

Ambasadori

Ferit Hoti

Kuala Lumpur, më 15 maj 1995

***

Reagimi: Ja kush është media e vërtetë!

 Postimi i djeshëm në FB i Berishës:

sala4“Të dashur miq, dje gjithë ditën, sugari me paruke i shtypit të Edi Ramës, Fuga dhe sipas disa burimeve eksponente të mediave të sivllaut Kokedhima, shpërndanë në mediat e Shqipërisë dhe të Kosovës një trillim banal dhe qesharak të disa viteve më parë të mediave të grupeve ekstremiste antishqiptare serbe dhe greke, sipas të cilit në vitin 1995 Osama bin Laden, njeriu më i kërkuar asokohe në planet nga shërbimet inteligjente amerikane paska vizituar zyrtarisht Shqipërinë si anëtar i delegacionit të nivelit të lartë të Mbretërisë Saudite që erdhi në vizitë zyrtare në vendin tonë në vitin 1995.

Mirëpo një portal shqiptar, syri.net, ka gjetur se burimi nga e kanë marrë lajmin trillim që Rama dhe sivllau Kokëdhima kanë shpërndarë në mediat e Shqipërisë dhe Kosovës është identik me burimin që përdorën për këtë mashtrim vite me parë mediat serbe dhe greke dhe konkretisht është faqja publike e grupit ekstremist antishqiptar serb “Qendra për Paqe ne Ballkan”, i bazuar në Kanada, e cila shërbente dhe shërben si fabrikë trillimesh për Shqipërinë, Kosovën dhe kombin shqiptar, me qëllim që t’i paraqesi shqiptarët, për shkak të besimit të tyre musliman, si gogolin e Europës, rrezikun e saj.

Kjo nuk është hera e parë që Edvin Kristaq Rama, njeriu që i vuri çelësin e artë të kryeqytetit famëziut Bregoviç, dhe sivllau i tij Koço Kokëdhima ju shërbejne si lakej lobeve antishqiptare, të cilët paguanin dhe paguajnë miliona dollarë për demonizimin e kombit shqiptar dhe të Sali Berishës.

Këtu më poshtë keni faqen e parë të ëebsitit të Internetit të grupit ultranacionalist serb, të botuar nga portali Syri.net. Siç e shikoni, grupi “Qendra për Paqe në Ballkan”, që përdoret për trillime kundra meje por dhe Shqipërisë dhe kombit shqiptar, ende ka në faqen e parë dënimin e çlirimit të Kosovës nga NATO.”, përfundon Berisha.

***

Një burim tjetër për Bin Ladenin

 Libri i ekspertit izraelit Shaul Shay: Berisha është takuar me Osamën

 

gbQ7xoDTFSoHX6Jx8kov7sgTBAFTttU4inGpH6CE8qQIsh kryeministri e ish presidenti Berisha reagoi dje duke përmendur një “sajt serbofil e antishqiptar” si burimi i dizinformacioneve të fundit ndaj tij. Ne po i ofrojmë një burim tjetër, librin e Shaul Shay-t, “Terrorizmi islamik në Ballkan”.

Shaul Shay ka qenë zv.shef i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Izraelit, tashmë kolonel në pension dhe studiues, autor i botimeve serioze mbi rrezikun e terrorizmit dhe përhapjen e tij. Ja çfarë shkruan në faqen 98 të librit të tij të mësipërm, botuar në vitin 2007:

“Sipas burimeve të inteligjencës në Shqipëri, Osama Bin Laden vizitoi vendin në vitin 1995 dhe u takua me presidentin e atëhershëm Sali Berisha, si dhe me kreun e Shërbimit Sekrete dhe drejtues të tjerë të lartë. Pas këtyre takimeve, në vend u ngrit një infrastrukturë e Al Kaedas që mbështetej nga një rrjet organizata bamirëse islamike të cilat ishin aktive në Ballkan që prej fillimviteve 1990….”

GmisCjpl-6tCJzjWStNnaSZWe25CkNz5YhiaBdqGxyA

Shënim / Berishës diku i dhëmb dhe i djeg…

Lajmi i përhapur dy ditët e fundit që buron nga raportime të kohës prej agjencive perëndimore të zbulimit, se në vitin 1994 Tiranën e ka vizituar kryeterroristi i botës, Osma Bin Laden, në përbërje të një delegacioni zyrtar të nivelit të lartë të Arabisë Saudite, ka rihapur ca histori të hidhura të njëzet e ca viteve më parë që shqiptarët nuk i kanë ditur. Mirëpo më fort nga të gjithë, ky lajm ka tronditur Sali Berishën, në atë kohë ish-president i Shqipërisë. Diçka e djeg dhe i dhemb këtij njeriu në këtë histori. Prandaj dhe pardje ai u ul dhe u përpoq ta përgënjeshtronte lajmin si të pavërtetë. Pasi kanë kaluar njëzet vjet nga këto histori, Berisha përpiqet t’i kthejë kokëposhtë sulmet kundër tij, duke ua veshur këtë “trillim” sipas tij qarqeve proserbe dhe mediave që, gjithnjë sipas tij janë vënë në shërbim të këtyre qarqeve kundër Shqipërisë dhe Sali Berishës. As më shumë e as më pak, këtë ai e pohonte në një postim të dytë në FB, po për të njëjtën çështje. Pra, Berisha është njësh me Shqipërinë, sipas tij, ndërsa ata që nxjerrin fakte të tilla janë antishqiptarë! Për më keq akoma, proserbë të tërbuar. Paradoksale, thënë kjo nga Berisha, por e vërtetë.

Mirëpo sado që të përpiqet ky njeri për ta shfajësuar veten, nuk mund të fshehë një sërë aktesh antishqiptare që ai i ka kryer në vijimësi, si kur ka qenë në pushtet dhe në opozitë. Ai mund të pohojë se nuk është takuar me Bin Ladenin, pasi nga dhjetë njerëz me mjekër që ka takuar me një takim zyrtar, pakkujt mund t’i shkonte mendja se njëri prej tyre do bëhej brenda pak viteve super i kërkuari i botës. Por nuk mohon dot furnizimin me naftë dhe me armë që i ka bërë makinës ushtarake gjakatare të Sllobodan Millosheviçit në vitet e presidencës së tij. Ai vetë e pohoi pak ditë më parë se po, e ka thyer embargon e OKB-së ndaj ish-Jugosllavisë dhe e ka furnizuar Millosheviçin me naftë dhe armë dhe për këtë ndihej krenar. Hajde merre vesh logjikën e këtij njeriu që nuk ndalet asnjëherë duke sulmuar mediat që nxjerrin dhe publikojnë faktet e mbrapshtive. Megjithatë, brenda kësaj historie dhe qëndrimi të tij ka një djallëzi të dukshme dhe mjaft të lexueshme: Si sulmon në mënyrën më të paskrupullt mediat dhe portalet online, madje edhe qeveritarë e politikanë, deri dhe Kryeministrin Rama si nxitës së tyre, por bën sikur harron një detaj të vogël: Burimin e këtij informacioni kundër tij! Edhe ndonjë sajt proserb që ai e merr si ilustrim, nuk zbeh faktin, raportimet e kohës. Dhe ky burim janë agjencitë më ta famshme të informacionit, duke filluar nga CIA. Thua edhe CIA-n ta ketë bërë për vete qeveria aktuale?

Dhe për në fund, gallata shkon edhe një hap më tej, kur në reagimin e djeshëm të Berishës, ai merr për shembull integriteti dhe vërtetësi raportimi të lajmit, një faqe online që e sponsorizon vetë!

Elton Koka August 6, 2015 22:50
Komento

1 Koment

  1. M.Bocari August 7, 21:02

    Saliun po e pregatisin per ta cuar ne Haag, Edhe ky variant i mire eshte. Tani merr kuptim thenia e Rames, se” Saliu dhe Jozefina nuk do te denohen prej meje”. Kujdes mos ju arratist andej nga islamiket se atje fiton azil.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*