FAKSIMILE: Do habiteni me këto dy shkresa të firmosura nga Kapiteni i Portit të Shëngjinit!

September 30, 2017 16:27

FAKSIMILE: Do habiteni me këto dy shkresa të firmosura nga Kapiteni i Portit të Shëngjinit!

Dy shkresa të firmosura brenda ditës, me distancë vetëm disa orëshe njëra nga tjetra, por… krejt të kundërta në kërkesën që përmbajnë.

Kanë të bëjnë me anijen Assad Al-Bahr dhe shkresat që mbajnë të dyja datën 27 shtator, janë firmosur nga Kapiteni i Portit të Shëngjinit.

Në shkresën e parë siç mund të lexohet në faksimilen e publikuar nga DITA, kapiteni është kategorik në kërkesat e tij.

Sipas shkresës së tij kjo anije “nuk duhet të hyjë për t’u përpunuar në portin e Shëngjinit, pasi nuk plotëson as kushtin më të vogël minimal teknik për të ushtruar aktivitet”.

Madje kapiteni i përmend degës së Doganës së Shëngjinit edhe urdhërin “për largimin e menjëhershëm të kësaj anijeje nga ujërat tona”.

Shkresa njofton gjithashtu me vendosmëri se “nuk do t’i ofrojmë asnjë lloj shërbimi kësaj anijeje”

Por disa orë më vonë kapiteni firmos një shkresë tjetër.

Dicka e ka bërë të ndryshojë krejtësisht mendje.

Pasi kërkon “mirëkuptim” për shkresën e parë, Kapiteni ikërkon doganës  “legalizimin dhe futjen e kësaj anijeje në port”.

Për më tepër shihni shkresat.

Mbetet ende për t’u sqaruar çfarë magjie përdori anija në fjalë për ta bërë zyrtarin e Portit të ndryshonte mendim në mënyrë kaq të shpejtë.

September 30, 2017 16:27
Komento

9 Komente

  1. doganier September 30, 16:30

    “Magjia” jane 2 mije euro qe i jane dhene ne dore Kapiten Shkelqimit.
    Kush do te hetoj me tej, e verifikon fare lehte

    Reply to this comment
  2. Berti September 30, 17:37

    Magjia e lekut vrap sekseret,dhe u ndricua mendja e Kapiten Shkelqimit.Tani do i turren ca zagar te tjere,dhe Shkelqimi do ndaje pjesen,se do dhe luani pjesen e vete!

    Reply to this comment
  3. Vasil shkollëshumti September 30, 17:52

    Çdo të thotë NOJOFTIM?????????
    A është shkresë zyrtare kjo?????
    Shkrimi nuk më bën përshtypje se nuk përbën lajm në Shqipëri,

    Reply to this comment
  4. Pallatet Agimi September 30, 18:11

    Po cfar turpi … dhe enderojme si macoku ne pullaz te hyme ne Europe.
    Vendi ka degraduar kaq keq sa tani do te duhet te kryet revolucioni i vertete demokratik ne vend te agresionit fashist qe kryen forcat me te erreta te Shqiperise ne vitet 90-te. Po kush ta kryej? Forca me vitale e vendit eshte larguar. Inteligjenca eshte larguar. Gjithecka ka mbetur ne terr. Kane mbetur vetem tre grupe njerzish. Fshataresija pa toke e pa bageti. Qytetaret pa pune e pa qytet. Dhe qershija mbi torte mashtruesit e hajdutet pa din e pa iman.
    Mentaliteti i administrates tone eshte krejtesisht e barabarte me ate te vendeve afrikane te viteve 50-te ku ndergjegja kombetare ishte shuar dhe rregullin e vendoste vetem paraja. Pikerisht keto rrethana e lane Afriken e pasur ne gjendjen ku jane sot.

    Reply to this comment
  5. ntegrim Shishtufina September 30, 19:19

    ShkelQImi nga Skrapari eshte,se urdheri nuk diskutohet qe eshte dhene nga kreu i korrupsionit shqipetar miku i ngushte i kryekrriminelit SALI!

    Reply to this comment
  6. Gjuha September 30, 20:08

    Hajde Nojoftim hajde!

    Reply to this comment
  7. Fat man September 30, 21:52

    Akoma keni dyshime se cila eshte magjia qe perdori anija Allsad Al-Bahr Al Car & Muti Mullar????
    Paraja, paraja eshte magjia…. ne nje vend te qelbur dhe te tredhur sic eshte Shqiperia.

    Reply to this comment
  8. Besniku October 1, 09:52

    Perveç kesaj çudie shkresore dallohet qarte qe nje institucion publik jo pak I rendesishem nuk respekton zbatimin e standartit te Gjuhes Shqipe.
    Kur do te merret seriozisht qeveria me kete problem kaq te rendesishem??!!!
    Mendo si paraqiten firmat private, kur institucionet shteterore kane kete nivel maredhenie shkresore, komplet te pajustifikueshme ne drejtim te drejtshkrimit, me mire te themi te keqshkrimit.

    Reply to this comment
  9. sapa October 1, 11:56

    Mos se e fiket duke e denoncuar.Kush do ta verifikoje kriminelet me kollare?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*