FAKSIMILE: Rrogë për fëmijët, superpension… Nenet e pagesës së magjistratëve

August 30, 2016 19:44

FAKSIMILE: Rrogë për fëmijët, superpension… Nenet e pagesës së magjistratëve

DITA botoi dje pagat e reja të sistemit të drejtësisë sipas projektligjit përkatës që pritet të votohet në Kuvend në kuadër të ligjeve që konturojnë Reformën në Drejtësi.

Projektligji parashikon paga që shkojnë nga 300 mijë në 500 mijë lekë në muaj për gjykatësit dhe prokurorët pas miratimit të ligjit.

Por shqyrtimi i këtij kapitulli të P/Ligjit në fjalë nxjerr edhe përfitime të tjera për gjykatësit dhe prokurorët.

Magjistratëve do t’u rritet rroga çdo vit fillimisht me 4 përqind e më pas me 8 përqind të pagës bruto.

E megjithëse do kenë pagë kaq të lartë për kushtet e Shqipërisë, magjistratët do përfitojnë sërish shtesë page për çdo fëmijë, deri sa fëmija të mbushë 18 vjeç, madje kur fëmijët shkojnë në shkollë të lartë shtesa në pagë për fëmijët vazhdon derisa këta mbushin 25 vjeç.

Shpërblim për fëmijët

Shpërblim për fëmijët

Magjistrati përfiton edhe kredi të financuar nga shteti, sapo të ketë mbushur 3 vjet në detyrë. Ligji specifikon madje që kredia llogaritet për shtëpi në qendër të qytetit dhe për ëm tepër, magjistrati ka të drejtë ta shesë atë, edhe gjatë periudhës së amortizimit të kredisë, pra megjithëse ajo vendoset si kolateral për shumën e marë.

Kredi e falur për shtëpi, patjetër në qendër

Kredi e falur për shtëpi, patjetër në qendër

 

Pjesa e pensioneve është sërish mëse e rehatshme. Sapo del në pension – sansionon ligji – magjistrati merr 6 rroga shpërblim të menjehershëm. Po vdiq pa dalë në pension, shpërblimin e merr bashkëshortja dhe fëmijët.

6 rroga sapo pensionohet

6 rroga sapo pensionohet

 

Pensionin e magjsitratit e merr edhe bashkëshortja apo fëmijët. E ky pension i tij i pleqërisë mund të shkojë deri në 90 përqind të pagës bruto. Burime nga Kuvendi dhe Ministria e Financave të pyetur sot nga DITA konfirmuan këto shifra dhe benefite, por shtuan se kapitulli i shpërblimeve financiare të magjistratëve pritet të rishikohet.

Pension suplementar familjar

Pension suplementar familjar

 

 

August 30, 2016 19:44
Komento

14 Komente

  1. mesuesi August 30, 19:29

    po femijet tane?
    kemi 40 vjet qe punojme mesues
    kjo eshte tallje??

    Reply to this comment
  2. Beqar Skenderi August 30, 19:30

    Deri tashti nuk ka patur ndonje qeveri qe te mendoje realisht per popullin e varfer. Mashtrime e spekulime pa fund. Sa te pafytyre duken ne fushta sa genjejne e mashtrojne. Populli nga halli i beson dhe pastaj del h zhgenjyere se asgje nuk fiton. Po si eshte e mundur nje rroge kaq e larte per gjyqtare e prekurore? Nga dalin keto para? Kujt i behen mangut? Une kam punuare 40 vjete me perkushtim dhe mar 17 mije l. Diference e pa imagjinueshme. Pse na poshtrojne kaq shume? Cili eshte minimumi i jeteses? Eshte me mire qe gjyqtarte te vjedhin se sa keshtu.

    Reply to this comment
  3. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... August 30, 20:30

    Domethene shume e thjeshte “Vetngu” mbron perseri te korruptuarit dhe hajdutet ne gjykata e prokurori.
    Kete mbrojtje do t’a kene familjarisht, mos e beso po deshe.
    Do zoti nuk lindin femije budallenj apo tranguj se do ti mbajne me para e ushqim gjithe jeten qytetaret e rrenuar dhe te derrmuar.
    Rrofte “VETINGU”, Rrofte Saliu, Rraofte Like Floriri dhe Edi Bojaxhiu.
    Poshte Populli, keshtu thote vetingu dhe kuvendi i mashtruesve me bekimin e kinezit Lu dhe te sojsezes Vlahutin.

    Reply to this comment
  4. perkthyesi August 30, 20:40

    Minimumin jetik nuk e percaktojne, pasi dalin krejtesisht zbuluar! Ky duhej te ishte percaktuar me kohe, pasi njerezit duhen trajtuar me page dinjitoze, e jo me lemosha 100.000 e 200.000 leke te vjetra, megjithese ka dhe me keq, qe paguhen nen 100.000 leke. Ndersa rritja e pages se gjyqtareve dhe prokuroreve ne keto nivele, sigurisht qe eshte lajthitje ose cmenduri! Ne se ndodh, popullit i lind e drejta te cohet e te marre me shkelma gjithe kete klase politike arrogante dhe teresisht te papergjegjeshme!

    Reply to this comment
  5. Gani USA August 30, 21:39

    E kane bere si ne Kosove. Vetem se kane harru nje gje. Atje gjykatesit jane te huaj

    Reply to this comment
  6. k August 30, 22:45

    PO DASHNOREVE KURVA …OPS…MË FALNI ESKORTA,NUK I TAKON NDONJË APARTAMENT ???

    Reply to this comment
  7. Dielli August 30, 23:11

    Me keto superprivilegje ekonomike ndaj gjykatesve,e prokuroreve nuke i mbetet gje tjeter popullit vetem se te nise protestat pa nderprerje per te shkulur nga rrenjet keto palo ligjvenes qe abuzojne me pushtetet duke i veshur me privilegje te pa merituar gjykatesit e prokuroret,dhe femijte e tyre.Ne nje kohe qe ne Shqiperi papunesia eshte mbi 40 perqind si dhe mbi 10 perqind jetojne nen minimumin e jeteses per jeten.Nje turp e marri e nje politke qe ne vite ka ricikluar vetem boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tre pushtetet duke i bere avokatine,pra bashkejetese me krimin ne te tre pushtetet.Tashme sa nuke eshte vone te gjithe ato shqiptare qe ne damaret e tyre rrjedh vertet gjak dhe jo shurre,te ngrihemi dhe te protestojme deri ne largimin nga te tri pushtetet e kesaj kaste politikanesh qe ne vit qe jane pergjegjes per mijra krime e superkorrupsione e ligje anti njerezore qe me paturpesi vazhdojne e favorizojne djallin ne kurrizin e popullit tone.Protestojme dhe vetem te protestojme ne mbrojtje te moralit e dinjitetit njerezor te neperkembur nga politikat e Tiranes zyrtare ne dite e vite dhe ne nderim te vetes,familjes dhe brezave qe leme pas.

    Reply to this comment
  8. stefan "liria" August 31, 00:10

    Kur do lind nje ENVER tjeter t’u beje nenat e farefisin kesaj shtrese politikamesh 26 vjecare dhe gjithe Stefaneve te tyre?

    Reply to this comment
  9. kris 1 August 31, 01:41

    Bravo se korrupsionit po i jepni nje goditje fatale
    Zgjithni dhe problemet seksuale te sistemit te drejtesise.Vendosni ne ligj detyrimin e shtetit qe ti siguroje familjeve te njerezve te drejtesise jete te bolleshme dhe te shendeteshme seksuale.Vetingun per kete ta beje trupi diplomatik i akredituar ne vend

    Reply to this comment
  10. skifteri August 31, 08:30

    ***Në vendë që prokurorët dhe gjykatësit të ndëshkohen rëndë për dështim total të sistemit drejtësisë për 25 vjet krim,korrupsion,vjedhje,vrasje pa drejtësi në shqipëri ,ata po shpërblehen, kjo është një krim i dytë makabër që i bëhen në kurriz të shqiptarve.!!!..
    ***SHqipërinë e ka vrarë 25 vjet gjyqësori korruptuar sot është një organizat kriminale dhe klasa politike don ti shpërblejë me paga e pensione të majme,kjo është tradhti në kurriz të popullit, kur populli kërkon vetëm ndëshkimin të gjykatësve killera,jo rroga të majme .
    ****Reformë do të thotë të çërrohen e pastrohet sistemi i drejtësisë,toka tu lëvizë nën këmbë gjykatësve dhe prokurorve të korruptuar ,tu sekuestrohet pasuria prrallore që kanë vënë ,dhe disa të kalben në burgë.
    @@@Si reagon S.Berisha dhe PD-ja kriminale ????? !.
    ***Kur në parlament vjen ky moment historik për të votuar vetingun ,ky një aktë madhor si çlirimi i dytë i shqipërisë P.D-ja me tufën e hordhive të S.Berishës nuk e votojnë vetingun ata largohen nga parlamenti ,kërkojnë të ruajnë me fanatizëm organiozatën e vjetër kriminale të drejtësisë .që sot jan një shtet brenda shtetit.S.Berisha kërkon që shqipëria të mbetet një gjungël e krimit ,jo shtet i ligjit,ku shqiptarët të vrasin njëri tjetrin si ka ndodhur 25 vjet demokatoshkërdhatësi . Taktika djallzore e S.Berishës ti fshihet dhe mos japë llogari për krimet që ka kryer 25 vjet në shqipëri.

    Reply to this comment
  11. Edi August 31, 10:01

    Këta janë hajvanë komplet.

    Reply to this comment
  12. Dejvi August 31, 12:16

    Turp,populli s ka buke dhe gjyqtaret e prokuroret te jetojnjne ne lluks,po femijet e tyre c jane femije te deshmoreve qe s kane prinder sepse jane vrare per vendin e popullin e tyre,c jane keto tallje me popullin fukara.Rritni pensionet eshtreses me te vuajtur qe kane dhene kontribut ne ndertimin e vendit dhe s kane marre shperblimin e merituar.Veproni keshtu o pushtetare pa vetem votat e ketyre borgjezeve do te merrni.Thame se PS do mbrone shtresat e varfera,po shohim se ndodh e kunderta,prisni se do merrni vota.

    Reply to this comment
  13. gjyshi August 31, 14:04

    ISHALLA nuk eshte e vertet kjo qe lezojem e degjojem. Ndryshe kurre mos u beft ky veting. Kjdes mos e acaroni me shume kete popull, se asgje nuk eshte e perjetshme ne kete jete. AQ ME TEPER JU mender politikan.

    Reply to this comment
  14. Arif Gjongjini August 31, 15:21

    Keto paga, as me pak e as me shume, duan te thone se qeveria e keshilluar persembari nga ekspertet e besueshem nderkombetare, e quan te domosdoshme rrjepjen edhe te asaj pak lekure qe i ka mbetur ketij populli. Se nga do dalin fondet per keto paga stratosferike?! Kjo don te thote qe gjyqtaret, prokuroret e tere hajdutet e te korruptuarit ne drejtesi e administrate kane vepruar drejte karshi popullit; gabimi i tyre qendron vetem te fakti qe e kane rrjepur popullin pa kerkuar qe rrjepja te sanksionohej me ligj. Tani ata do marrin po aq, por tani do jene nderuar e te ndershem, sepse punen e dores se ndyre te deridjeshme te tyre do ta kryeje bazuar ne ligj dora e qeverise, e cila premtimet per rritjen e mireqenies ia ben popullit e ua sterpermbush hajduteve. Per te shpetuar erzin e qeverise po bej nje propozim: me mire le ta lene korrupsionin te lulezoje; le ta ligjerojne shit-blerjen e drejtesise dhe le te ngrene rrogat e pensionet me paret qe parashikon ky ligj per rrogat e kusareve. Keshtu ata qe duan drejtesi do ta blejne ate me te ardhurat e tyre, pa marre borxh. Nese kusaret e teprojne me grykesine e tyre, atehere qeveria le t’u lutet qe te mos e teprojne. Ne keto mendime qesharake te shpie absurdi qe permban skema e pagesave dhe e privilegjeve te parashikuara ne kete ligj, qe s’ka kurrfare logjike financiare ne raport me gjendjen ekonomike te vendit e te popullsise shumice qe jeton ne varferi edhe per shkak te drejtesise kriminale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*