FAKSIMILE: Gjykata Kushtetuese pranon ankimimin e Shoqatës së Tregtarëve për gjobat tatimore

December 22, 2015 13:08

FAKSIMILE: Gjykata Kushtetuese pranon ankimimin e Shoqatës së Tregtarëve për gjobat tatimore

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se pranon ankimimin e Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut lidhur me ligjin e ri mbi procedurat tatimore.

Në fund të nëntorit organizatat e biznesit njoftuan se e dërguan ligjin në Kushtetuese.

Hapin e ka hedhur Shoqata e sipërcituar e drejtuar nga Nikollaq Neranxi, duke kërkuar paraprakisht nga Gjykata pezullimin e ligjit dhe më pas rishqyrtimin e tij.

Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë gjithashtu paralajmëroi dërgimin e ligjit në Kushtetuese.

Ligji parashikon dënim deri në 3 vite burg për të gjithë ata biznesmenë që kapen pa dhënë kuponin tatimor.

Pranimi i ankimimit

Pranimi i ankimimit

Ndër masat kryesore që forcohen nga këto ndryshime janë:

-10 fishimi i gjobës për mosdeklarim punonjësish për biznesin e vogël, në 500 mijë lekë;

-gjobë 500 mijë lekë dhe kallëzim penal për mosdeklarim real të pagës;

-Gjobë 500 mijë lekë për mosdeklarim adrese;

-e drejta për të mos paguar nëse nuk merr faturën;

-ndalimi i shumicës për të shitur mallra tek individët; konfiskim i deri në 50% të xhiros nëse ke detyrime

– Gjobë 10 milionë lekë për tregtuesit e shumicës, që tregtojnë mallin pa dokumente tatimore

-Moslëshimi i kuponit, gjoba për biznesin e vogël 10 fishohet nga 50 mijë në 500 mijë lekë. /Dita/

December 22, 2015 13:08
Komento

3 Komente

  1. enea November 25, 16:21

    Sikur gjithe kete turravrap ndaj bizneseve dhe fukarenjve te energjise elektrike ta tregonte dhe me Saliun Edi Rama kushedi sa energji pozitive do clironte ne shoqeri.
    Po ky zgjodhi te godase gjithkend pervec atij per ndeshkimin e te cilit u votua: SALI KRIMINELIN

    Reply to this comment
    • aaa December 22, 17:56

      Kur pranon o enea qe gjithe ky “turavrap” per te denuar e burgosur qytetaret e varfer , per te bllokuar bizneset, e per te bere nje shtet policor, eshte veper e Rames, a nuk te vjen ne mendje se edhe me cilesimin “kriminel” te Berishes, eshte po Rama me ushtrine e tij propogandistike qe te ka mashtruar ?

      Reply to this comment
  2. marin November 26, 20:07

    sh mire ka bere gjykata qe e ka pranuar.
    te mesoje qeveria e kalamajve qe gjerat e duhura behen me menyrat e duhura dhe jo sa per shou ne media

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*