FAKSIMILE: Si u firmosën HEC-et në Luginën e Valbonës

April 4, 2016 16:42

FAKSIMILE: Si u firmosën HEC-et në Luginën e Valbonës

Përfaqësues të shoqatave të ambientalistëve kanë shprehur ditët e fundit shqetësimin për rrezikun që mund ti kanoset zonës së Valbonës në Tropojë nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Por për çfarë bëhet fjalë konkretisht kur flitet për ndërtimin e këtyre veprave energjetike dhe kur janë dhënë këto koncesione?! Kontrata e parë koncesionare daton në 27 Korrik të vitit 2009 dhe bazohet mbi vendimin e marrë nga qeveria “Berisha” më 07.11.2007, “Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentralit Dragobia”.

Kontrata është firmosur nga Genc Ruli në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë “Gener 2” sh.p.k. Sipas kontratës, hidrocentrali Dragobia, brenda të cilit janë 4 HEC-e parashikohet të ndërtohet në Lumin e Valbonës me fuqi të instaluar 22760 kW dhe prodhim vjetor 116,014,456 kWh.

Kontrata e dytë koncesionare daton në 29.01.2009, bazuar mbi vendimin e qeverisë “Berisha” të datës 7.11.2007 “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Valbona”. Edhe kjo kontratë është firmosur nga Genc Ruli në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Tplani” sh.p.k.

Ky HEC ka fuqi të instaluar 2300 kW dhe prodhim vjetor të energjisë 11,028,240 kWh. Kontrata e tretë koncesionare është nënshkruar në 15.08.2013, në ditët e fundit të qeverisë Berisha. Ajo mban firmën e zv.ministrit Enno Bozdo dhe shoqërisë “Valbona Project Company” shpk.

Kjo kontratë koncesionare parashikon në total 9 HEC-e, me fuqinë totale të instaluar 51040 kW dhe prodhim vjetor 245,726,989 kWh.

 

valbona-1

valbona-2

valvona

April 4, 2016 16:42
Komento

2 Komente

  1. pse April 4, 17:47

    Gener 2 apo BOT nderton hidrocentralin Dragobia?

    Reply to this comment
  2. Patriot April 4, 18:06

    Sali Ram Sheqere Berisha me fuqine e pushteteve ne Shqiperi dhe ison e nanos,metes,majkos dhe rames ne hije,dogji,shkaterroje dhe tjetersoje pasurin kombetare e private,stimuloj vellavrasjet neperjet kanunit,vrau ne bashkepunim Hajdarin xhindin,Santon dhe vllezerit Haklaj,stimuloje me helmime me pasoja vdekje te Arbnorit(koromanes),Zhulalin,Spahin,Gazideden etj ,si dhe pa harruar mijra te vrare per pronat dhe skemat piramidale ne tragjedite ne det e toke,si Otranto,Gedeci,21 Janarit etj.
    Me keto fakte rrenqethese e shume e shume te tjera,si “falja” e rezervave e naftes ne detin Jon,teritor ujore brenda kufirit shtetere Shqiptar, ndertimi i hidrocentraleve mbi lumin Valbone tregon bindeshme se para lekut te piset dhe pushtetit brenda lloit,Berisha nuke ka te ndalur,per sa kohe ka nanon-meten-bashen dhe ramen tashme te deklaruar me ze,figur e deshmi te gjalla si avokat i djallit .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*