Gjykatësi i kapur, shtyhet sërish gjyqi për lejen e ndërtimit tek Diga e Liqenit

May 19, 2016 12:12

Gjykatësi i kapur, shtyhet sërish gjyqi për lejen e ndërtimit tek Diga e Liqenit

Gjykata e Apelit Administrativ shtyu sot gjyqin për ndërtimet e shumëkatsheve poshtë Digës së Liqenit Artificial të Tiranës.

Para kësaj, u vendos të shqyrtohet kërkesa e Bashkisë për përjashtimin e gjyqtarit Arjan Qafa nga trupa gjyqësore që do të shqyrtojë çështjen.

Seanca gjyqësore për përjashtimin ose jo të Arjan Qafës do të zhvillohet me 24 maj.

Një ditë më vonë, me 25 maj, Gjykata Administrative e Apelit do të nisë shqyrtimin në themel të çështjes së pallateve tek Diga.

Të mërkurën Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi tre kerkesa të mëhershme për përjashtim të trupës gjyqësore, që do të shqyrtojë fatin e lejes skandaloze të ndërtimit te Diga e Liqenit.

Kërkesat ishin bërë nga Bashkia e Tiranës, Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe Avokatura e Shtetit.

Disa fakte sugjerojnë se trupa e gjyqtarëve, e përbërë nga Arjan Qafa, Enkelejda Metaliaj (Softa) dhe Alkelina Gazidede, është në konflikt interesi me këtë çështje dhe e ka humbur parimin e paanshmërisë.

DITA publikoi disa numra më parë se gjyqtarja Enkelejda Metaliaj (Softa) ka lidhje familjare me aksionerin e kompanisë “Gener 2”, Artan Metaliaj, dhe si e tillë nuk mund të jetë pjesë e trupës që gjykon çështjen e pallateve të Diga e Liqenit për konflikt të pastër interesi.

Gjyqtarja Alkelina Gazidede prej më shumë se një jave ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kësaj çështjeje, e megjithatë dorëheqja e saj është refuzuar nga kryetari i gjykatës për arsye që nuk i dimë.

Pra, znj. Gazidede po “detyrohet” të gjykojë një çështje “jashtë vullnetit të saj”.

Por dyshimet për anshmëri në gjykim janë edhe më të forta mbi gjyqtarin Arjan Qafa.

Z. Qafa është dekretuar Gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit më datë 15 mars 2016. Në datën 31 Mars 2014, Qafa është kallëzuar në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Gjyqtari i dekretuar nga Nishani është kallëzuar asokohe, në cilësinë e ish-Inspektorit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pra të njeriut, të ngarkuar me ligj, për kontrollin e punës dhe integritetit të gjyqtarëve.

Për rastin në fjalë, ILDKP ka njoftuar zyrtarisht KLD dhe Pastrimin e Parave.

Z. Qafa është akuzuar për fshehje të Depozitës, fshehje të llogarisë rrjedhëse, deklarim të rremë si dhuratë në shumë 37.000 Euro, të cilat i ka disponuar kesh dhe më pas i ka përdorur për blerje Apartamenti, deklarim të rremë dhe mungesë e burimit ligjor të shumës 70.000 Euro kesh “nga bashkëshortja” në vitin 2008, deklarim të rremë dhe mungesë e burimit ligjor, “para të dhëna hua” nga bashkëshortja 5.000.000 lekë të reja etj.

Çfarë është edhe më skandaloze sipas një dokumenti të botuar sot nga DITA, z.Qafa  më datë 11 Mars 2010 ka lidhur një kontratë porosi për shtëpi dhe garazh me kompaninë “Gener 2”.

Këta janë dy gjykatës nga tre që do vendosin për lejimin ose jo të ndërtimit të një kompleksi me 5 pallate 17 katëshe, në Digën e Liqenit Artificial.

 

13236189_1142698295782943_1562245245_n

May 19, 2016 12:12
Komento

5 Komente

  1. Lenci May 18, 19:55

    Mos ja merrni per ters ktij gjygjtarit se i duhen nja 2 dyqane e nja 3 hyrje te ky pallati qe te dali prej burgut, se me kte CV qe paska ky e paska zgjidh reformen. Neser ky tipi normal qe do e lejoj se i duhen kto leketm, ska terezi nga super milioner ne burg.

    Reply to this comment
  2. Moza May 18, 20:59

    Mos u lodhni kot me fjale.Drejtesine ne te gjitha instancat e ka Saliu.Reforma e vertete ne drejtesi eshte e domosdoshme.
    Erjon Veliaj i thote drejt,por kujt ia thote Nishanlliut!?

    Reply to this comment
  3. info analitike May 19, 09:10

    Dita jeni zgjuar vone qe te bertisni “Skandal”. Po ato vendimet ne favor te Bashkise ne lidhje me ndertimin e parkut te lodrave pa leje mos u dhane gje pas ndonje premtimi per tendera apo leje ndertimi? lali Eri sapo e konfirmoi vete me ze e figure qe ai eshte i gatshem “te ndihmoje” ata qe “e ndihmojne”. A nuk eshte skandal edhe ky? Po telefonata kercenuese te Rames neper gjykata per te ndikuar vendimet a nuk jane skandal? Perse nuk ndihet fare Rama persa i perket ketij ndertimi? A e dini ju sa para ka marre Rama per ta kthyer ate truall ne shsh ndertimi? Me kete propagande boshe mund te ekzaltoni 2-3 militante te deshperuar por nuk mund te mbuloni llumin e rilindjes.

    Reply to this comment
  4. Kush jeni ju te 3 nga keta te 3 May 19, 12:37

    Po te kesh nje kesh president Super shkerdhate sic eshte rasti ne fjale qe bashke me sali super super shkerdhaten dhe nje Ilir mete akoma me shkerdhate i sofistikuar se dy te paret zor se mund te gjendet ilac per Gangrenen qe kane mbjelle ne tere Shqiperine e mjere keta kafshe te importuar nga nentoka e origjines tyre Thuaj po deshe insekte-zvarranike- leshterike

    Reply to this comment
  5. ??? May 19, 12:45

    E cuditshme, nuk gjen dot nje gjyqtar, nje prokuror ose nje avokat nga veriu qe te jete I ndershem! Verioret duhet te jene me te vertet te pabese dhe pa moral, perndryshe ata te ndershmit do ishin ngritur ne protesta per te mbrojtur traditat e tyre te beses dhe moralit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*