FAKSIMILE: Dy drejtuesit e protestës për Teatrin, të dënuar për vjedhje

July 10, 2018 10:41

FAKSIMILE: Dy drejtuesit e protestës për Teatrin, të dënuar për vjedhje

Dy drejtuesit e protestës së Partisë Demokratike për teatrin, Kastriot Çipi dhe Robert Budina, rezultojnë të dënuar për vjedhje fondesh të filmave me vendim të formës së prerë.

Media ka zbuluar vendimin e marrë nga Gjykata e Rrethit Tiranë, e cila i shpall dy protagonistët e protestës kundër ndërtimit të teatrit të ri, Kastriot Çipin dhe Robert Budinën, si përvetësues të shumës prej 8.8 milion lekësh pas një kontrate me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK).

Sipas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Tiranës Çipi dhe Budina kanë përfituar një fond nga QKK-ja për realizimin e filmit dokumentar me titull “Film i këputur”.

Ky film, i cili mendohej të ishte me metrazh 60 minuta, “u këput” ende pa u nisur dhe nuk u realizua kurrë nga dyshja Çipi-Budina, edhe pasi këta kanë tërhequr 8.8 milion lekët e akorduara nga QKK-ja.

Në këtë situatë, QKK-ja i është drejtuar menjëherë Gjykatës së Rrethit Tiranë me një kallëzim civil për Çipin dhe Budinën, të cilët janë shpallur fajtorë me akuzën e vjedhjes së fondit.

Por, në dyert e gjykatave dhe zyrës përmbarimore, dy personat në fjalë i janë shmangur në vazhdimësi zbatimit të vendimeve gjyqësore, duke mos e kthyer kurrë shumën për të cilën janë dënuar.

 Si nisi çështja?

Çështja në fjalë e ka zanafillën kur dy regjisorët e mësipërm nëpërmjet shoqërisë “ARTEMEDIA FILM” shpk aplikuan dhe fituan rreth 11 milionë lekë për realizimin filmit dokumentar “Film i këputur”, prodhim elektronike – BETACAM, 60 min i gjatë, me skenar dhe regji të Kastriot Çipit.

Midis QKK-së dhe dy të dënuarve u lidh një kontratë financimi për realizimin e këtij filmi.

Në këtë kontratë u përcaktuan të gjitha të drejtat dhe detyrimet e palëve dhe kundrejt këtij financimi “ARTEMEDIA FILM” shpk në cilësinë e producentit kishte detyrimin që të organizonte prodhimin e filmit, sipas skenarit letrar të paraqitur.

Në kuadrin e detyrimeve, sipas kësaj kontrate, për prodhimin e filmit QKK-ja do të paguante një shumë të hollash në vlerën 11 milion lekë.

Pagesa do të bëhej në tre këste, ku kësti i parë i lëvruar ishte në masën 8.8 milion lekë, ndërsa këstet e tjera do të paguheshin më vonë.

Por, pavarësisht këtyre detyrimeve, Çipi dhe Budina morën lekët dhe nuk e realizuan kurrë filmin, për të cilin përfituan nga fondet e taksapaguesve shqiptarë.

Në vendimin e gjykatës, theksohet se: “Në ecurinë e realizimit të kësaj kontrate, nga pala e paditur është paraqitur një kërkesë me shkrim e datës 30.6.1999 sipas të cilës përfaqësuesi i saj, Robert Budina kërkon një zgjidhje me mirëkuptim të kontratës dhe gjithashtu thekson se granti është rikthyer në llogarinë e Q.K.K, ku bashkangjitur kësaj shkrese, sipas tij, duhej të ishte dhe konferma bankare që të vërtetonte një fakt të tillë. Kjo konfermë nuk ndodhet e paraqitur si provë dhe as bashkangjitur kësaj shkrese, gjë e cila përkon me faktin që nga pala e paditur është kërkuar vazhdimi i mëtejshëm i kontratës nëpërmjet një deklarate angazhimi të datës 15.12.1999 e nënshkruar nga Kastriot Çipi, me cilësinë e administratorit të palës së paditur”.

Pra, siç edhe bën të ditur gjykata, Kastriot Çipi dhe Robert Budina kanë pretenduar para saj se e kanë kthyer shumën e përfituar nga QKK-ja, por nuk kanë qenë në gjendje ta vërtetojnë atë, duke kryer një shkelje tjetër ligjore: mashtrimin e gjykatës.

Vendimi i Gjykatës

E ndodhur në këto kushte, kur nga Çipi dhe Budina nuk janë përmbushur detyrimet e tyre kontraktore, QKK-ja i është drejtuar sërish gjykatës duke kërkuar kthimin e shumës së akorduar, kamatvonesave dhe penaliteteve të tjera. Nga provat e paraqitura në gjykim, gjykata e ka gjetur të drejtë kërkesën e QKK-së, ndaj ka vendosur pranimin e kërkesëpadisë dhe detyrimin e palës së paditur, “ARTEMEDIA-FILM” shpk, me drejtues Çipin dhe Budinën, të përmbushë kundrejt palës paditëse “Qendra Kombëtare e Kinematografisë”, detyrimin që rrjedh nga kontrata, i llogaritur në masën 30 milion lekë (8.8 milion lekë shuma e akorduar + 21.2 milion lekë penalitet).

Odisea me përmbarimin

Më vonë, QKK-ja me kryetar aktorin e njohur Xhevdet Ferri, përmes një shkrese kërkon lëshimin e urdhërit të ekzekutimit të vendimit gjyqësor. Sipas kësaj shkrese, Gjykata e Rrethit Tiranë me vendimin e saj nr. 1910, datë 05.04.2006, ka pranuar padinë e ngritur nga QKK-ja dhe ka vendosur që Çipi dhe Budina t’i paguajnë QKK-së shumën e akorduar në masën 8.8 milion lekë, kamatëvonesat në masën 21.2 milion lekë, si dhe përballimin e shpenzimeve gjyqësore në masën 640 mijë lekë.

Vendimi i mësipërm ka marrë formë të prerë dhe si rrjedhim ka cilësinë e titullit ekzekutiv. Por, rreth 1 muaj më vonë, në datë 20.06.2006, QKK-ja i drejton një kërkesë Zyrës së Përmbarimit të Rrethit Tiranë për zbatimin e Urdhrit të Ekzekutimit të datës 22.05.2006 të Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Por, këtu ndodh edhe çudia e radhës: Në përgjigje të kërkesës, Zyra e Përmbarimit Tiranë i bën të ditur QKK-së se ka vendosur ta pushojë urdhrin e ekzekutimit sepse të paditurit, pra Çipi dhe Budina, nuk kanë pasuri për shlyerjen e detyrimit. QKK-ja ka bërë edhe një përpjekje të fundit për të marrë mbrapsht fondin e përvetësuar nga dyshja Çipi dhe Budina, por pa sukses. Mandej, drejtori i QKK-së i asaj kohe, Artan Minarolli, ka vënë në dijeni edhe ministrin e Drejtësisë së kohës, Bujar Nishani, e prej tij vetëm heshtje.

Edhe sot e kësaj dite, Kastriot Çipi dhe Robert Budina, rezultojnë si të dënuar për vjedhje nga shteti shqiptar me akuzën e përvetësimit të fondeve publike, që akordohen për realizimin e veprave artistike.

 

 

 

o.j/dita

July 10, 2018 10:41
Komento

12 Komente

  1. kasem gahinji July 10, 11:17

    dhe hajdutet bejne moral.hajdutet ne skender. hajdutet artiste.iu duket cdo gje e tyre.

    Reply to this comment
  2. Epiriot me Zemer e Shpirt July 10, 11:22

    Trimat e selfo qorrit ..tipik djathor .
    Hajdute te pacipe e imorale ektremalisht .Po e the te verteten te quajne spiunat eposhter tradhetaret e bijt e tradhetareve si budalla komunist.
    Sepse sipas *nacionalistave te djathit* ne Shqiperi te duash vendin tend quhesh komunist apo enverist.
    Apo erdoganist aapo turk e arab.
    Fara me e keqe eshte ajo espiunave,hafijeveqe ruajne pas deres .Fara e paburrerrise edhe e ligesise.
    Po nejse turpi eshte per njerezit jo per hajvanet.
    Te poshterve e te prishurve ,spiunave edhe kelyshve te antishqiptarizmit , teduash atdheun tend uduket cemnduri e lajthitje.
    Ja njejjte si keta dy karajflitatme siper ,qe nefakt jane gjembace qe vjedhin pasurine kombetare dmth gjakun e djersen e shqiptareve edhekrenohen duke e mbajtur veten per te zgjuar.
    Njejte edhe ata djathorat etjere duke i quajtur :
    A zog kurvet,shume i zoti ..vuni lek te madhkur punonte atje ..hallall ja baft zoti.
    Ky eshte mentaliteti djathor.Dmthdjathoret jane *nacionaliste te terbuar* .kur tja gjejne rastin e shqyejne kete vend e kete popull.

    Reply to this comment
  3. Epiriot me Zemer e Shpirt July 10, 11:24

    Trimat e selfo qorrit ..tipik djathor .
    Hajdute te pacipe e imorale ekstremalisht .Po e the te verteten te quajne spiunat e poshter tradhetaret e bijt e tradhetareve si budalla komunist.
    Sepse sipas *nacionalistave te djathit* ne Shqiperi te duash vendin tend quhesh komunist apo enverist.
    Apo erdoganist aapo turk e arab.
    Fara me e keqe eshte ajo e spiunave,hafijeve qe ruajne pas deres .Fara e paburrerrise edhe e ligesise.
    Po nejse turpi eshte per njerezit jo per hajvanet.
    Te poshterve e te prishurve ,spiunave edhe kelyshve te antishqiptarizmit , te duash atdheun tend u duket c’menduri e lajthitje.
    Ja njejjte si keta dy karajflitatme siper ,qe ne fakt jane gjembace qe vjedhin pasurine kombetare dmth gjakun e djersen e shqiptareve edhekrenohen duke e mbajtur veten per te zgjuar.
    Njejte edhe ata djathorat e tjere duke i quajtur :
    A zog kurvet,shume i zoti ..vuni lek te madh kur punonte atje ..hallall ja baft zoti.
    Ky eshte mentaliteti djathor.Dmth djathoret jane *nacionaliste te terbuar* .kur tja gjejne rastin e shqyejne kete vend e kete popull.

    Reply to this comment
  4. ZULLUMI July 10, 13:18

    PO CA MUT SHTETI ESHTE KY PSE NUK I FUT NE BURG KETA JAHDUT TE PARAVE TE POPULLIT……………………!!!!!!??????????????????

    Reply to this comment
  5. qytetari July 10, 16:13

    Edhe sikur te jete e vertete kjo nuk legjitimon shembjen e Teatrit. Po ne lidhje me aferat e Firmes Fusha, ju te Dites keni bere ndonje shkrim?

    Reply to this comment
  6. gardiani July 10, 18:06

    Kontigjent i partise babaliste demokratike .

    Reply to this comment
  7. info analitike July 10, 18:09

    Shiko shiko shoket i qenkan futur punes per te diskredituar armikun!
    Po mire more shoke a i harruat bemat e lali Erit e te lali Edit ju qe flisni per vjedhje?
    Po ai kalimi i tokes publike tek Fusha si mund te quhet? Tani te krahasosh shumen e pervetesuar prej ketyre me shumen qe kane pervetesuar e po perpiqen te perbvetesojne keta rilindjotet eshte me te vertete qesharake. Lali Erin beri dy festa martese me kursimet e mamit pensioniste e ju akoma keni guxim te shkruani per keto cironkat. O shoke po mjaft me gjithe kete dashuri per partine se mund t’ju marre zjarr zemra ngaqe ben edhe shume vape.
    Ankohen militantet per parate e popullit po ama kur bijte e partise meme ia vjedhin popullit parate keta brohorasin. Hajde mendje militanti hajde! Ore ju qe mbroni partine si jeni me pagesat e ujit e te dritave se gazetat shkruajne qe 35% e popullsise ka veshtiresi te paguaje edhe keto fatura. Natyrisht nuk e keni harruar se si u dokumentuan vjedhjet e OSHEE dhe e UKT ndaj klienteve e ju doni ne burg keta te dy e jo keta halldupet e tjere.

    Reply to this comment
  8. Vicidolisti Digital July 10, 18:33

    Ore info dambllaja. Ty po te jepet nje vendim Gjykate qe ka marre forme te prere qe plehu Budina me kryehalen e SHQUP-it Cipi kane vjedhur dhe pervetsuar. Ti del dhe flet kodra pas bregut.Provoja Lali Erit qe parate e marteses i paska te vjedhura nga fondet publike si keta dy palacot qe mbrojne bashke me ty “kauzen e Teatrit” Ti vemje gjirizi ke kurajo te mbrosh keta dy cibane. Je fare muti o info mortja.

    Reply to this comment
  9. intelektuali July 10, 18:35

    EDHE GEBELSI I HITLERIT DO NGRIHEJ NGA VARRI DHE DO TE KRENOHEJ ME KETE PROPAGANDE TE RAFINUAR ENVERISTE ME PERMASA BOTERORE.

    Po tani u kujtuan bedelat e Edvinit te leshojne KOMPROMATE per te pabindurit ndaj pushtetit hajdut te droges vendase qe ka mbire ne cdo cep te Shqypnise dhe kokaines me banane socialiste?

    Kur Injac Mazi, puntor ne Kombinat dhe vella i njerit prej Heronjve te Vigut i tha Fiqerete shehut dhe Beqir Ballukut ne Konferencen e Tiranes

    TA HEQIM ENVERIN SE ESHTE MIKROBORGJEZ, I PAAFTE DHE PREPOTENT!

    Enveri qe udhetoi gjithe naten nga Vlora per ne Tirane i lajmeruar per pucin qe po pergatitej nga spiuni i tij Haki Toska hyri me vrull ne sallen e Konferences dhe e kundersulmoi Injacin me fjalet qe habiti dhe la gojehapur edhe besniket e tij:

    PSE KISHE HYPUR TI NE VETUREN E AMBASADES JUGOSLLAVE DJE NATEN? ARRESTOJENI KETE ARMIK!

    Keshtu po vepron edhe Edvini i Enverit me kundershtaret e tij qe na kujton Kohen e Qepes te Partise se Punes.

    Medet!

    Reply to this comment
  10. Per info anal - leshin July 10, 18:40

    Ike more muuut , se nuk i llogarit kush kafshet si ti edhe pse jetojne mes njerezve ! Cili eshte qendrimi yt , ndaj protestes se ketyre hajduteve , apo je vete ndonjeri prej tyre ?!

    Reply to this comment
  11. Batakxhinjte e teatrit nuk jane vetem ,mbeshtetes berishist por edhe hajdut dhe ryshfetxhinje " July 10, 19:12

    Ryshfetxhinjte dhe batakxhinjte nuk kane te sosue ne ate vend ! Jane shume te pacipe ! dhe kujtojne se do ti fshehin zullumet ! Maskarenje ! koha e tyre 27 vjecare do ti vij fundi nje dite !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*