FAKSIMILE: Kompania e nipit të deputetit mori 1.1 milion euro nga Bashkia e Kavajës me deklarim fals dhe me inxhinier të rremë (detajet në brendësi)

November 21, 2020 22:22

FAKSIMILE: Kompania e nipit të deputetit mori 1.1 milion euro nga Bashkia e Kavajës me deklarim fals dhe me inxhinier të rremë (detajet në brendësi)

Skandali i D. H. Albania që paraqiti dokumenta të falsifikuar në tenderin për ndërtimin e një segmenti të Unazës së Madhe, në zonën e Astirit, nuk shërbeu dot për të dënuar fajtorët, por e sigurtë është që shërbeu për të frymëzuar mashtrimet.

Rreth 20 milionë eurot në një dorë të kompanisë që falsifikoi dokumentet amerikane, mund të bëhen edhe të shtrira në kohë, siç ka zgjedhur ta bëjë ALKO-IMPEX, kompania e nipit të deputetit socialist, Sadri Abazit, Arbër Abazi.

“Madje pa shkuar deri në SHBA për regjistrim dhe më pas falsifikim date. ALKO-IMPEX e bën këtë me një xhiro në Prishtinë, po ndoshta edhe pa asnjë lëvizje nga vendi” – shkruan faqja online DOSJA, e cila ka publikuar një artikull të mbushur me detaje mbi rastin.

Sipas investigimit, me të njëjtën mënyrë janë fituar disa tendera për pastrimet e qyteteve përgjatë viteve të fundit.

Një nga tenderat është fituar në Bashkinë e Kavajës në vitin 2016. Në 15 shkurt ishte afati i fundit i paraqitjes së ofertave, në 23 mars u shpall fituese kompania ALKO-IMPEKS General Contruction sh.p.k.

Fondi Limit ishte 147,519,416 milionë lekë, kompania e fitoi me vlerën 139,746,161 leke pa tvsh, ose rreth 1.1 milionë euro.

Deri këtu duket gjithçka në rregull, por nëse hapen Dokumentat Standarte të Tenderit, zbulimet janë mbresëlënëse.

Në pikën 1 është kërkuar që kompania të ketë bërë shërbime të ngjashme me një vlerë mesatare 59,007,700 lekë pa tvsh, pra të paktën në gjysmën e vlerës së tenderit të fitoi. Alko Impex nuk e kishte këtë. Zgjidhja ishte në Prishtinë. Kompania paraqet në punë të ngjashme në Lagjen Bregu i Diellit të Kryeqytetit të Kosovës për shërbime të kryera nga 15 prilli i 2013 deri në 12 prill 2015, sipas kompanisë.

Dokumenti

Sipas të dhënave të paraqitura nga kompania, vlera ka qenë 14. 596 euro në javë ose 59.824 euro në muaj.

Nëse këto shifra do të ishin të sakta, do përmbushej kriteri i kërkuar në pikën 1, por Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik në Kosovë, i ka publikuar online të dhënat e vërteta.

Mund ta verifikonte edhe Bashkia e Kavajës po të hapte portalin e KRPP Kosovë, që vlera javore nuk ka qenë rreth 14.600 euro në javë por vetëm 4.600. Kompania e ka falsifikuar këtë të dhënë, duke mashtruar sistemin pa filtra të tenderit.

Me këtë falsifikim, ka siguruar një kontratë 1.1 milionë euro.

Po nuk është ky falsifikimi i vetëm. Në pikën 2/c të Dokumentave Standarte të Tenderit kërkohej që operatori ekonomik të kishte në staf të paktën 1 inxhinier kimie me përvojë punë 5 – vjecare.

Dokumenti

Kompania nuk e kishte, por këtë e zgjidhi akoma më thjesht se të parën; paraqiti si inxhinier kimie një punonjës të vetin me shtetësinë e Kosovës.

Naim Pllana u bë kështu jo vetëm me diplomë inxhinierike në kimi por edhe me një përvojë më të gjatë se 5 vjet. Madje e ka mbaruar universitetin në Mitrovicë në 1 qershor 2000 (datë e parakohshme për marrjen e diplomës që në përgjithësi caktohet në korrik).

Po nuk është problemi tek 1 qershori si festë e fëmijëve. Festën e prish Universiteti i Prishtinës, i cili sqaron:

“Në arkivin e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore nuk figuron kurrfarë dosje me emrin Naim Beqir Pllana. Fakulteti nuk ka patur degë të kimisë në Mitrovicë dhe asnjëherë nuk e ka patur dekan prof.dr. Shefqet Rashanin. Po ashtu në periudhën e shënuar në diplomë si datë e fillimit të studimeve, Fakulteti nuk ka patur program shenuar në diplomë Inxhinier i dipl. i Kimisë. Diploma të cilën kandidati e ka prezantuar, mund të jetë falsifikuar nga kandidati apo dikush tjetër, të cilën gje ta dij më së miri ai vetë”.

Ky informacion i Fakultetit, që zbulon falsikimin flagrant, tregon se kompania, as ka marrë mundimin ta kamuflojë mashtrimin. Nuk ka pyetur as për degën në Mitrovicë, as për emrin e dekanit, as për lëndën e diplomimit në vitin e caktuar. Nuk ka marrë as mundimin të shkojë deri në Kosovë, as duke lundruar në internet.

Është tallur keq me ligjin shqiptar dhe ka përfituar kështu më shumë se 1 milion euro vetëm nga 1 bashki. E cila nuk është e vetmja.

 

n.s. / dita

November 21, 2020 22:22
Komento

21 Komente

  1. Predaktor November 21, 10:43

    Ai fukarai nga Fushe Kruja mashtroi me 2 mij euro sikur ish Edi Rama dhe gjykata e keputi e denoi.

    Keta vjedhin nga 1.milion e nga 20 milion euro dhe nuk u hyn gjem ne kembe.

    Shteti social dhe drejtesia e pavarur.

    Fuck off

    Reply to this comment
    • Ripjellje specihale November 21, 11:12

      Jo jo tori, ketyre jo vetem qe s’u hyn gjemb ne kembe, por perkundrazi. Pasi kane bere zullumin e kane dale ne gjyq, ne vend qe te perfundojne atje ku e kane vendin, keta marrin bile dhe demshperblime fullhajnore. Ket lloj batciklleku qelbesirash as ne kohen e oktorit me valixhe druni s’e kishim degjuar.

      Reply to this comment
      • Raimond vlonjati November 22, 01:00

        Bravo Gazet Dita per ket einvestigim, qe kalon barrierat partiake

        Kjo eshte gazetari me te vertete demokratike qe ka parim kryesor te punes se vet , Ndershmerine dhe Pa-anesine ne investigim

        Ja kjo e dhene nga gazeta Dita duhet te alarmoje SPAK-un

        Ndaj i thoni ( ose i coni nje kopje te Gazetes Dita, falas)
        SPAK te lexoje gazeten Dita cdo menjges,
        ne menyre qe te mari vesh,
        kroupsionin qe bejne qeveritaret ,
        dhe qe demaskohet nga nje media e PAVARUR ne investigimin e saj,

        Por edhe qe SPAK te filloje te justifikoje rrogat qe merr nga taksapaguesit Shqiptar ,
        se nuk po e shohim te japi ndonje frut puna e tyre ,
        kur korupsioni ne Shqiperi po ben kerdine .

        Reply to this comment
    • ELIOT November 23, 12:54

      lane name ;kur do te fillojne te fusin te korruptuarit ne burg ;kur do te fillojne te kujdesen per poulin e varfer dhe ti heqin qafe keto rrufiane kur ; ;;dhe rama berisha basha qahen qe si don europa ;; keto tipa duhen te futen ne burgje pa meshir pastaj te pretndoje rama pe ne europe ;; cfare kujtoni ne shqiperi qe europa eshte kolombie ; merci ;;kur te keni futur ne burgje korrupsionin kerkoni europen ;; dhe sja u ka fajin europa qe rama gjen pretek gjithmon ;;;e keni fajin vete ju shqiptaret qe mbroni rramen berishen bashen qe jane te korruptuar dhe e kane bllokuar demokracine ne shqiperi ;;;

      Reply to this comment
  2. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. November 21, 11:52

    Keto jan pasojat e mos/ndeshkimit.Gangsteri Edvin Escobar D’Rama,jo që nuk e ka luftuar korrupsionin,por ka bërë te kunderten,e ka stimiluar,duke ndikuar që hajdutet”rilindas” mos te ndeshkohen nga drejtesia.
    Mafia”rilindase” i ka vënë tritolin Shtetit shqiptare.dhe pergjegjesia më madhe bie mbi Kryeministrin hajdut.

    Reply to this comment
  3. Remo November 21, 12:06

    Po vete kete deputet apo Gomar Shijaku e ka pyetur njeri se cfare shkollimi ka?
    Atje ne parlament te ngrihet te pakten nje here te shtroje nje problem per ate komunitet qe e kane caktuar, Jo kurre. Per te zhvatur po, Bravo, manekine qe komandohen nga i madhi vetem per te ngritur doren. Pro! Shikoni cfare koke ka. O zot, as kryetar koperative s’do ta bente.
    Shpresoj ta therrase prokuroria kete kafshe bashke me nipin e te jape spjegime ose ta qepin gojen e ndyre me ate “drejtesine e re” qe denon vetem qytetaret e thjeshte.

    Reply to this comment
  4. xxx November 21, 12:46

    Ne prandaj duam te hyjme ne evrope. Qe tna jap fonde per gansteret e kapitalizmit dhe darovisim fqinjet me territore shiptare.

    Ku je Gramoz Ruci krahu i djathte i kapitalizmit gangster
    ti beri mendte tallash dobici ne moshen e urtesise. Ske turp.

    Reply to this comment
  5. k November 21, 12:59

    Hajdutë të gjithë. PS,PD,Lsi,majtas djathtas,lart,poshtë.
    Bomba atomike,e vetmja reformë e nevojshme për kombin shqiptar.

    Reply to this comment
  6. Berati November 21, 13:02

    E treta here qe mundohem te shkruaj kete koment po Dita se publikon. Si duket lepijne edhe keta. Skandali i unazes, keto te Sadriut e te shume te tjereve jane cikerrima perballe aferes 480 milioneshe te plerave. Por kuroren Rama do ta vere me koncesionin 4 miliardesh qe do shpallin pas pak ditesh. Koncesioni i rruges Milot -Fier i qepur sipas mases nga kompania greke Tema e cila beri studimin e fizibilitetit dhe qe tani paraqitet ne tender e vetme do te jete diamanti i korrupsionit te rilindioteve. Them rilindioteve pasi socialistet e thjeshte dhe te gjithe te tjeret do paguajne per tridhjete vjetet e ardhshme. 1,3 miliarde do marrin vetem per ndertimin ku gjysma eshte e ndertuar dhe per 30 tridhjete vitet ne vazhdim shipot do paguajne plot 4 miliarde euro.

    Reply to this comment
  7. mirel November 21, 15:49

    E mo qelbesira njerez. Akoma i mbeshtesni keta PiSa?
    Keta jane hajdute te degjeneruar qe nuk do ndalojne se vjedhuri cfare tu dale perpara.
    Populli shqiptar ka rene shume poshte. Me poshte se gazeta servile e Rames.
    Protesta mor njerez, apo do vdisni pa bere ze. Do ju shesi si delet neper Dule dhe Sheshel dhe do qaheni si macet.
    Keto qe po ndodhin ketu jane cmenduri te paimagjinueshme. Vjedhje katastrofike, dhe me mburrje e kapardisje para popullit. Skandali vazhdon ne Vlore e ne gjithe Shqiperine.
    Do behet, tha dhe ne Vlore, do prishet kjo e do ndertohet ajo. Ne krah kishte kriminelin tjeter Leli dhe mutet qe u rreshtohen per leke. Vjedhin me lopata. Dhe populli paguan.
    Nga Unaza nuk u denua asnje, dhe me keq akoma, u treguan me te babezitur.

    Reply to this comment
    • mirel November 21, 20:46

      Per pak harrova…kur te rraset PeDe-ri shqupis Basha ne burg per 230 miline euro te vjedhura ne Rrugen e Kombit atehere do te hiqet dore se votuari “keta PiSa”

      Reply to this comment
  8. Diktat November 21, 17:58

    Na mbytén bijtê e kurvave !

    Reply to this comment
  9. Adih November 22, 00:10

    mirel @………..

    Je koke e kembe gabim .Basha i duhet Rames dhe Rama i duhet Bashes ,bashke me Sali e me Mete. ..Ngordhin marin fund pa njeri tjetrin . Delet qorre bageti popull ,akoma nuk e kuptojne ,se ne nuk kemi opozite ,prandaj ndodh dhe do ndodhin edhe me vone ,prap do vidhet ,me keq si ne mall te babes.

    Sa shpejt harove more mirel ,Rama e ndihmoi Bashen per pallatin te uji i ftohte ,brenda ne det ,te jashte ligjshem ,duke ja paraqitur letrat ne Strasbourg ,prishet per objekte interesa publike dhe Basha i perlau 15 milion euro. Dhe sa yshfet ,per tja lare ndihmen ,nuk mund te kometoj ,pa fakte ,por me mire e dine vetem Rama e Basha ,keta dy vellezerit siameze ,qe luajne fudboll me delet qorre . Dhe ti kujton, e kritikon te denohet hajduti , per 230 mil eurot e vjedhura diten per diell , je shume mbrapa bote ,je jashte mode .. .Por mos haro ,jemi ne taksa paguesit e mjere e te varfer ,qe do i paguajme brez pas brezi keto miliarda ne euro. .
    Shqiperia do behete more mirel , vetem atehere kur partite politike ne shqiperi ,do behen kundershtare ne politike pa kompromos ndermjet tyre .Sic jane partite me njera tjetren , ,ne boten perendimore te zhviluar kundershtare ndermjet tyre ..Prandaj ti dhe une i biem legenit kot ,duke thartuar trute dhe harxhuar kohen ne tastjeren e kompjuterit .Por e keqja me e madhe eshte vetem ky popull dele qorre , do dajak , e pak e ka ,qe e do partine ” te paster ” ose e shesin bythen me fal voten per dy kg miell.

    Respekte mirel.

    Reply to this comment
  10. Ne varr do ti merrni November 22, 00:19

    Vidhni mbushni xhepat mbushni hundet, mbushuni se na çat trapin e edi rejes.

    Reply to this comment
  11. Xhejms November 22, 08:19

    A ka prokurori ketu?! Cfare behet?! Ka vite e vite qe nuk ndiqet penalisht nje funksionar i larte zyrtar, minister, etj. Ky vend nuk behet. Eshte vrare besimi dhe shpresa. Une nuk jam pro denimeve te ashpra si burgime te perjeteshme, etj. Po, te pakten te jepet drejtesi, te hetohen pasurite dhe te sekuestrohen kur dokumentohet se vijne nga aktivitete kriminale, etj. Vettingjet, spak, reforma ne drejtesi jane thjesht nje propagande per te mbushur ditet. Nuk ia vlen te zgjatesh. Duhet t’i bejme hall kokes, vetvehtes, familjes.

    Reply to this comment
  12. Tori November 22, 09:01

    Rajmond,SPAK–u sheh lajmet vetem tek ERTV-ja dhe lexon vetem gazeten Tema te Mero kelbazes.

    Reply to this comment
  13. FATMIRI November 22, 11:05

    SADRI ABAZI NJERI ME DEBIL NUK KAM PAR NE JETEN TIME NJERI QE NUK DI TE KIDHI DY FJALE PIR PER HAJDUT ESHTE NJESH KY NJE ORE E ME PAR DUHET TI VIGEN BYZYLYKET

    Reply to this comment
  14. Tori November 23, 09:17

    Fatmir,debila jemi ne dhe jo Sadri Abazi sepse nuk mund te quhet debil nje qe ka vene miljona dhe te mençur ne qe kerkojme ti japim mnd botes por nga kjo mençuri skemi vene nje kacidhe.Ai mund te jete shume njeri i poshter,maskara e hajdut si te gjithe politikanet por jo budalla.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim