FAKSIMILE: Kreu i Gjykatës së Lartë në luks, zbardhet pasuria e Zaganjorit

March 5, 2018 10:33

FAKSIMILE: Kreu i Gjykatës së Lartë në luks, zbardhet pasuria e Zaganjorit

Në sistemin e drejtësisë janë jo pak gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët rezultojnë me pasuri marramendëse dhe që ndër vite ua kanë mbyllur gojën atyre që do të duhej t’ju kërkonin llogari.

Aktualisht, tërmet pritet të shkaktojë procesi i Vettingut për disa nga njerëzit e  e gjyqësorit dhe prokurorisë që posedojnë pasuri të paluajtshme të deklaruara dhe para në banka.

Burime të panumërta të ardhurash, jetë luksoze dhe fëmijë që i shkollojnë jashtë shtetit, janë deklaruar nga një  kategori jo e vogël,  gjyqtarësh dhe prokurorësh.

Pas zbardhjes së pasurisë të disa prej drejtuesve të Prokurorisë, CNA.al sjell pasurinë e kreut të  Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Ky i fundit është emëruar Kryetar i Gjykatës së Lartë me datë 24.03.2013. Tashmë ai ka 5 vite në krye të kësaj gjykate, por përveç kësaj ai kryen edhe shumë punë të tjera.

Kështu, në deklaratën e pasurisë së kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, për vitin 2016, vërehen shumë burime të ardhurash. Më saktësisht, sipas formularëve të deklarimit të pasurisë, në vitin 2016 ka përfituar të ardhura nga 13 burime.

Zaganjori ka deklaruar 2.017 000 lekë të ardhura për vitin 2016 nga paga si kryetar i Gjykatës së Lartë, të ardhura si anëtar i KLD, si pjesë e bordit drejtues të magjistraturës dhe të ZABGJ.

Gjithashtu ai ka deklaruar, se nga angazhimi në mësimdhënie, udhëheqje masteri dhe doktorature në Fakultetin e Drejtësisë, Shkollën e Magjistraturës dhe Institutin e Studimeve Evropiane, ka përfituar shumën 1.191 000 lekë, nga mësimdhënia dhe udhëheqja shkencore në Universitetin Luarasi, ka përfituar shumën 263. 540 lekë, nga bashkëpunimi me fondacionin Hanns Seidel dhe Institutin e Studimeve Politike në Tiranë, ka përfituar 298 euro dhe 155. 000 lekë, nga shitja e librit ka përifituar 191.100 lekë, nga botimi i librit ‘ Menschenrechte in Ost und Mittel Europa’ si dhe tryeza e organizuar për gjykimin administrativ nga IRZ,  ka përfituar 380 euro.

Bashkëshortja,  e tij Neriman Zaganjori, ka përfituar nga puna si notere, 1. 543 000 lekë. Më tej Zaganjori ka deklaruar 4 llogari bankare të bashkëshortes së tij.

Kështu, bashkëshortja, Neriman Zaganjori, gjendjen e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë i ka në shumat 7 924 lekë, 27 000 lekë, 800 lekë si dhe të të ardhurat nga interesat e depozitës në një bankë të nivelit të dytë, në shumën 104 972 lekë.

Zaganjori ka deklaruar të ardhura nga interesat vjetore të shumës së investuar në obligacione, 243 695 lekë, gjendjen e kartës së kreditit Premium në një bankë të nivelit të dytë, 291 000 lekë si dhe gjendjen e kartës së kreditit normale në një bankë të nivelit të dytë, 169 607 lekë.

Gjithashtu, Zaganjori ka deklaruar 1. 764 000 lekë të ardhura nga dhënia me qira e një bodrumi si dhe një llogari bankare 10 210 euro.

Ndërsa, djali, Renis Zaganjori,  ka të ardhura nga paga vjetore neto në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, 1. 439 482 lekë, ka të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin e Tiranës, 34. 608 lekë, të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin ‘Luarasi’, 556. 144 lekë si dhe të ardhura nga dhënia me qira e apartamentit në Durrës përmes AIRBNB, 1. 281 euro. Ndërkaq gjendja e llogarisë bankare e Renis Zaganjorit,  në një bankë të nivelit të dytë, tërhequr nga llogaria në lekë dhe konvertim në euro i të ardhurave nga mësimdhënia e paga është shtuar me 7291 euro.

Zaganjori ka deklaruar edhe gjendjen e llogarisë bankare të djalit tjetër Merlind Zaganjori në Deutsche Bank, kaluar nga prindërit për studime në Gjermani në shumën 13. 700 euro.

Referuar të dhënave të marra nga Open Spending Albania, më poshtë po sjellim pasurinë e Zaganjorit që nga viti 2012 deri ne vitin 2015.

 vitin 2012, Zaganjori ka deklaruar, pagën neto si Anëtar i Gjykatës Kushtetuese 2 052 336 lekë, të ardhura në vlerën 2 507 000 lekë nga mësimdhënia në Fakultetin e Drejtësisë, Institutin Europian dhe Shkollën e Magjistraturës, të ardhura në vlerën 15 000 euro nga mësimdhënia në Universitetin Europian të Tiranës, të ardhura në vlerën 192 000 lekë nga mësimdhënia në Universitetin Luarasi,të ardhura në vlerën 3 320 euro nga bashkëpunimi me fondacione të huaja, të ardhura në vlerën 257 000 lekë nga bashkëpunimi me fondacione të huaja, të ardhura në vlerën 9 000 lekë për seminar në Institutin e Medias.

Gjithashtu ai ka deklaruar të ardhurat, marrë nga qiraja e  ambienteve të zyrës dhe bodrumit në shumën 480 000 lekë, pjesë e regjimit martesor, të ardhura nga libri “Jurisprudencë dhe Praktikë Ndërkombëtare” në vlerën 112. 000 lekë, të ardhurat e bashkëshortes  Neriman Zaganjori, interesa bankare në vlerën 296 000 lekë, të ardhura si notere 850 000 lekë si dhe detyrime të paguara në vlerën -17 500 paund për studimet Master në Londër të djalit Renis Zaganjori.

Përgjatë vitit 2013, ai ka deklaruar, pagën neto si Anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe si Kryetar i Gjykatës së Lartë në shumën 2. 042 000 lekë, të ardhura në vlerën 1 703 000 lekë nga mësimdhënia në Fakultetin e Drejtësisë, Institutin Europian dhe Shkollën e Magjistraturës dhe Zyrën e Komisionerit kundër Diskriminimit, të ardhura në vlerën 17. 000 euro, nga mësimdhënia në Universitetin Europian të Tiranës të ardhura në vlerën 126 000 lekë, nga mësimdhënia në Universitetin Luarasi, të ardhura në vlerën 1 985 euro, nga bashkëpunimi me fondacione të huaja, të ardhura në vlerën 202 500 lekë, nga bashkëpunimi me fondacione të huaja, të ardhura në vlerën 119 000 lekë, nga anëtarësia në Këshillin e Lartë të Drejtësisë si dhe të ardhura nga libri “Jurisprudencë dhe Praktikë Ndërkombëtare” në vlerën 120 000 lekë.

Më tej, Zaganjori ka deklaruar interesa bankare në vlerën 203 euro nga depozita në valutë, interesa bankare në vlerën 1 690 euro nga depozita në valutë, interesa bankare në vlerën 50 000 lekë nga depozita në bankë të nivelit të dytë.

Përfitimet nga qiraja në vitin 2013 kanë qenë në vlerën 432 000 lekë.

Ndërsa, bashkëshortja Neriman Zaganjori,  ka të ardhura si notere 943 000 lekë, interesa bankare në vlerën 280 000 lekë, interesa bankare në valutë në vlerën 333 euro.

Djali, Mirlind Zaganjori  ka interesa bankare në vlerën 40 000 lekë, ndërsa ka përfituar nga paga si specialist në Zyrën e Komisionerit kundër Diskriminimit 247. 328 lekë.

Po në këtë vit, janë deklaruar, detyrime të paguara në vlerën 7 500 paund për studimet Master në Londër të djalit Renis Zaganjori.

Ndërsa në vitin 2014 Zaganjori ka deklaruar të paktën 18 burime, prej të cilave ka marrë të ardhura.

Kështu ai ka deklaruar të ardhura nga paga neto si kryetar i Gjykatës së Lartë, 1 896 000 lekë, të ardhura nga mësimdhënia, udhëheqja master dhe dr. në Fakultetin e Drejtësisë, në Shkollën e Magjistraturës, 954 000 lekë, të ardhura nga mësimdhënia dhe udhëheqja shkencore në Universitetin Evropian dhe Universitetin “Luarasi”, 2 050 euro, të ardhura nga mësimdhënia dhe udhëheqja shkencore në Universitetin Evropian dhe Universitetin “Luarasi”, 291 000 lekë, të ardhura nga bashkëpunimi me fondacionin Hanns Seidel dhe Aire Centre, 1.235 euro, të ardhura nga bashkëpunimi me fondacionin Hanns Seidel dhe Aire Centre, 90 000 lekë, të ardhura nga anëtarësia në KLD dhe ZABGj, 180 200 lekë, të ardhura nga interesat bankare, 2 065 lekë, të ardhurat nga interesat bankare 670 euro, të ardhura nga interesat bankare, 3 980 euro, të ardhura nga qiraja e bodrumit, 1764 000 lekë, pjesa takuese 50 %, si dhe të ardhura nga shitja e libri, 110 000 lekë.

Ndërsa, bashkëshortja, ka deklaruar të ardhura nga puna si notere, 774 000 lekë, të ardhura nga interesat bankare, 325 000 lekë, të ardhura nga interesat bankare 330 euro, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, l64 000 lekë, 12 000 lekë si dhe 1 800 lekë.

Djali, të ardhura nga interesat bankare, 17 890 lekë, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 300 000 lekë, 1650 euro, s gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 650 000 lekë, pjesa takuese 50 %, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 21000 euro,  pjesa takuese 50 % .

Po tek kategoria e të ardhurave të djalit ka deklaruar, gjendjen e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 9 000 euro, dhënë nga prindërit për studime në Mynih (Gjermani), pjesa takuese 50 %, pagën në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, 965 000 lekë, gjendja e kartës së kreditit në një bankë të nivelit të dytë, 328 470 lekë si dhe gjendjen e kartës së kreditit në një bankë të nivelit të dytë, 129 540 lekë.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, në deklaratën e interesave për vitin 2015,  ka deklaruar të ardhura të shumta nga qiratë, llogaritë rrjedhëse, fondacionet dhe sidomos nga mësimdhënia në disa fakultete.

Paga neto si Kryetar i Gjykatës së Lartë dhe pagesa për shkak të funksioneve në KLD, Shkolla e Magjistraturës dhe Zyra e Administrimit Gjyqësor në vlerën 2 063 000 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia dhe udhëheqja e temave master në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkollën e Magjistraturës dhe në Institutin e Studimeve Evropiane 718 000 (shtatëqind e tetëmbëdhjetë mijë) lekë.

Mësimdhënie dhe udhëheqje tema shkencore në Universitetin Europian 170 euro dhe Universitetin Luarasi 232 000 lekë.

Bashkëpunime me fondacionin Hanns Seidel 390 (treqind e nëntëdhjetë) euro dhe Institutin e Studimeve Politke në Tiranë 232 000 (dyqind e tridhjetë e dy mijë) lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga interesa bankare 133 280 (njëqind e tridhjetë e tre mijë e dyqind e tetëdhjetë) lekë, interesa depozitë bankare 100 euro.

Të ardhura nga qira prone 1 764 000 lekë.

Të ardhura  nga shitja e librit, e drejtë autori 190 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Meriman Zaganjori të ardhura nga puna si notere 1 430 000 lekë.

Djali, Renis Zaganjori 5 000 euro shtesë llogarie e përfituar nga dhurime të afërm dhe një skemë kursimi e llojit hap pas hapi 415 000 lekë plus llogari 376 000 lekë.

Djali,  Renis Zaganjori paga neto në Agjensinë e Sigurimit të Depozitave 1 302 000 (një milion e treqind e dy mijë lekë.

Djali, Renis Zaganjori të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin e Tiranës 50 000 lekë.

Djali, Renis Zaganjori të ardhura nga mësimdhënia në universitetin Luarasi 323 000 lekë.

Blerë me shumë totale të depozitave të mëparshme vlera prej 6 100 000 lekë Obligacione me afat maturimi në 2017.

Kalim në llogarinë e djalit i cili studion në Gjermani shuma 9 000 euro dhe 1 500 euro të tjera janë transferuar në llogarinë e djalit nga të afërm të familjes./CNA.al

March 5, 2018 10:33
Komento

21 Komente

  1. one 13 March 5, 10:17

    Sic e pranoka edhe vete Xhevairi punon ne 13 pozicione pune ne nje vend te papunesh.13 rroga!!
    Gruaja e djali po ashtu, te shumepunesuar.
    Do mjaftonte kjo per te thene qe eshte i korruptueshem!!
    Nuk eshte i vetmi Xhevairi.
    Kreret e institucioneve ne Shqiperi i ke te gjithe te ketille. Vec rryshfeteve ata futen ne kete spirale sekserlliqesh, qe burojne nga interesat e shperndara ne shume vende
    Kjo lloj babezie eshte nje nga arsyet e korrupsionit masiv ne Shqiperi.
    A mund teg behet nje ligj qe ua ndalon njerezve qe perfaqesojne imazhin e institucioneve te punojne ne vende te tjera ku sigurisht jane te cenushem nga nderhyrjet?
    Sepse ky rrogat e tjera i merr duke perdorur pozicionin e vet, sepse pse nuk bej edhe une qe jam ekonomist ne nje banke, 13 pune te tjera??

    Reply to this comment
    • Nero March 5, 19:47

      Hajdut me cizme te mbushura me florinj te dhene bakshish nga saliq berishovicit dhe klika kriminale e saluqit.

      Reply to this comment
  2. Claus March 5, 10:20

    Ky e paska pagen mujore aferisht sa Angela Merkel!

    Zaganjori na paska page pothuaj 15 mije Euro, Angela Merkel 18 mije Euro!!!!!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 5, 11:23

      nuk shoh ndonjë gjë të paligjshme në të tërë këto deklarime!!
      pastaj ku del ti me një rrogë 15 mijë € në muaj??
      tek pagesa 300 € nga fondacioni ????
      dikush thotë se është korrupsion,të qënit i punësuar familiarisht kur të tjerët nuk kanë punë!!
      është shumë e mundur duke njohur mentalitetin e shqiptarit,por të mos harrojmë se rama,palloshi i tironës thotë shpesh se ka vënde pune sa të duash por nuk ka personel të specializar!
      claus,ti e di fare mirë se mund të punosh në punë të ndryshme në të njëtën kohë!!
      sidomos kur ke një nivel të lartë arsimor!!
      shpesh njerzit llogarisin punën e krahut që është e rëndë!!por megjithatë punojnë në dy punë të ndryshme!
      shpesh herë në një nivel të tillë ndodh që “puna”,është thjeshtë një rrogë për të vënë bythën në një karrige!!pra për të plotësuar një numur dhe për të marrë një pagë për ngrohjen e karriges!!

      Reply to this comment
      • Claus March 5, 12:16

        A nuk te del llogaria 2.017 000 leke : 134 = 15052€

        Dhe sa per ate pagese per librin “Menschenrechte in Ost und Mittel Europa” ne bashkepunim me fondacionin Hans Seidel, fondacioni bavarez i CSU i paskan dhene ketij 298 € merre me mend se cfare ka qene.

        Behesh per te qeshur te shkruaj nje gjyqtar i dale ngg afakulteti juridik i Enver Hoxhes dhe te shkruaje ne gjermanisht nje liber per gjermanet mbi te drejtat e njeriut ne Europen Lindore dhe Qendrore.

        Dhe aq me shume per gjermanishten e ti si ambasador ne kohen e Berishes.
        Ku u egjne kohen ky qe shkon tek universiteti privat Luarasi, kur zyrtaret atje, pa na thuaj pak?

        Apo hajde, pas kafes se mengjesit, kam leksione ketu dhe aty?

        Po mos na hapni barkun me keta dordolece se i njohim shume mire, o censure me numra.

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 March 5, 17:30

          klaus këta 2 milionët janë në vit dhe jo në muaj,kështu më duket!!dhe enxhi nuk merr 18 mijë në vit por në muaj?!

          Reply to this comment
          • Claus March 5, 18:14

            Te drejte ke “a-censure” ne kete pike. Qenkan te ardhura vjetore ndersa per zonjen kancelare pagen mujore kam dhene mujore dhe jo vjetore.

            Gabimi im, dhe terhiqem per pagen e Zaganjorit, por perseri kam nje bindje qe aty ka dicka qe nuk shkon dhe pikerisht interesat vjerore te gruas qe jepen nga nje banke e nivelit te dyte ne shumen rreth 783 Euro.

            Pra me nje interes bie fjala 1% ajo duhet te kete ne banke rreth 78 mije Euro.
            Ku deklarohen keto? Nuk i gjej gjekundi, po nejse ne ate konfuzion te atyre deklaratave zor se ndiqet dicka per se mbari. Duhet nje program i ndertuar ne baze te ligjeve te nxjerra nga ministria e financave.
            Jep te dhenta dhe te del rezultati.
            Megjithate faleminderit per sqarimin.

            “gjermani i fundit” ka bere nje koment teper te sakte dhe te pelqyeshem, si gjithmone.

      • gjermani i fundit March 5, 12:44

        Ceno, eshte e vertete qe nje person me nje post shume te rendesishem shteteror mund te mbuloje edhe 200 rroga te tjera mujore, se nuk eshte pune krahu, siç thua ti. Psh, kryeministri mund te jape nje ore leksion ne jave per te gjitha universitetet e Evropes BallkanPerendimore, se nuk eshte pune krahu, biles edhe nuk nevojitet prezenca, mund te drejtoje leksionet nga fcb. Por a ka sens qe nje person ne nje detyre te tille te krijoje kohe te lire per nje pune tjeter kur nuk e di, a ka hapesire qe ta beje kete ne kurriz te kohes qe i duhet per te mbuluar detyren e tij. Eshte njesoj siç ndodh me mjeket e spitalit shteteror qe shkojne e kryejne vizita apo operacione ne spitalet private; nuk se eshte gabim, por rendom ndodh qe ti shkon per vizite mjekesore dhe te thone qe nuk eshte mjeku, ka shkuar ne kafehane, por kryesisht justifikimi eshte se ka shkuar per konference jashte shtetit dhe ti i thua vetes, de ore de, ky qenka koke e madhe, gjersa e kane thirrur per konferenca apo kongrese dhe harron edhe ti vete se je semure, se ke prenotuar viziten, se ai nderkohe ppo paguhet qe ty po te viziton, edhe pse s’po e ben kete gje, se do vish here tjeter, ose do sherohesh vete apo do besh hall ndryshe, etj. Ne pamje te pare duket vlere per tu pershendetur, nje njeri qe i perkushtohet punes, por ne fakt, eshte duke spekuluar me punet per hir te rrumbullakosjes se rroges. Jam i sigurte qe per shkak te detyres qe mbulon kete zoterine e mbushin me rroga fiktive, e nuk dua te spekuloj nese kete e ben edhe duke favorizuar x apo y subjekt, person, etj, prandaj me mire eshte qe te behet shembull qe kur dikush arrin ne detyra kaq te larta, te heqe dore nga keto taraflleqe qe te bejne te dyshosh per korrupsion, prandaj desha te them qe Claus ketu ka te drejte

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 March 6, 10:22

          si për ty mono dhe për klausin!!
          e para për klausin!!
          e them dhe në shkrimin tim të parë se po të kemi parasysh mëndësinë shqiptare kemi të bëjmë dhe me korrupsion!!por me ligjet që janë,nuk quhet i tillë!!
          për monin tashti!!
          ku gjendet kohe për të dhënë mësim??
          fare thjeshtë mono!!ndoshta jep një orë në vit!ndoshta nuk e pragatit fare dhe kështu me rradhë!!
          e di përse??sepse e kanë futur në rradhën e pedagogëve jo për të mësuar studentët por për të rritur vlerën e universitetit!!
          dhe në botë ka gjëra të tilla sa të duash!!e rëndësishme është që të mos bihet ndesh me ligjet e shtetit!
          shkrimi që në titullin e tij është manipulativ!!sepse tërë deklarimin e tij e interpreton si një korrupsion,si një pasuri të vënë jashtë ligjeve të shtetit!!
          jetojmë në kapitalizëm dhe jo në socializmin e djeshëm!!pra kemi njerëz që fitojnë dhe bëjnë jetë lluksi,dhe njerëz që vdesin për bukën e gojës!!
          këtë sistem zgjodhëm,këtë do të mbajmë,përsa kohë të mos na shkojë në mëndje ta ndryshojmë!!
          is e thash dhe më lartë,nëse i përmbahet ligjit,mund të dyshohet për korrupsion por nuk ke asnjë provë për të!!njeriu është sa i fajshëm dhe i pafajshëm,pra gjithkush është 50/50%!
          për gjithkë mund të dyshojmë si për fajsi dh epafajsi!!prova është ajo që bën dallimin!
          pra në këtë rast nuk kemi provë,por thjesht ndjesi,manipulim,ose thjeshtë urrejtje!!
          nuk më ha palla as për zagonjar a për x a y,ti dhe klausi e dini fare mirë!!por nuk më pëlqen asnjëherë që dikush të tallë hajdarin me mua!që dikush të kujtojë se ka të bëjë me budallenj që mund ti tërheqë prej hunde!
          ligjet e shtetit bëhen nga parlamieti!në parlament janë të gjithë të pasurit ose ata që paguhen prej tyre!
          si mendon ti se do të votojnë??
          për varfërimin e tyre dhe pasurimin tënd??
          apo e kundërta??
          jashtë parlamentit është një masë e madhe amorfe populli që,pasi u “dogj”nga socializmi,ëndërron të shëndrohet në milionere,ose miliardere dhe për pasojë mbështet parlamentin dhe ligjet e tij!!prandaj para se të shash zagonjarin a turrli pasaniku,fillo e mbro të drejtat e tua,dhe jo të të pasurve!!ma merr mëndja se klausit nuk do ti pëlqejë kjo ide,komuniste!!mund të jetë tek të pasurit dhe për pasojë nuk mund të jetë kundër vetvetes!!
          që të mos zgjatem më po e mbyll me “ndrysho ligjet dhe kërko zbatimin e tyre”!!
          e vështirë!!!!!!!!!!!
          ps:klaus”interesat vjerore te gruas qe jepen nga nje banke e nivelit te dyte ne shumen rreth 783 Euro.”ma merr mëndja se mund të jenë normale,po të mos mbetemi tek 1% i fitimit!!nuk ma merr mëndja që të jenë kaq budallenj sa të bëjnë një gabim të tillë!!pra duke pasur 100 mijë € dhe të deklaronjë vetëm kamatën e fituar!!nuk jam shumë i zoti në këtë punën e llogarisë për të folur me saktësi!!

          Reply to this comment
  3. return of the saint March 5, 10:21

    Keni ozurpuar gjithe vendet jepni llogari tani per milionat e vjedhura te babzitur

    Reply to this comment
  4. Luani March 5, 10:22

    E NDERUAR REDAKSI!GAZETA JUAJ NA PARAQET GJENDJEN NE VEND.SI DO DALIM E KUR DO DALIM NGA SITUATA E KRIJUAR? !P.SH KUR NUK DO SHIKOJME E DEGJOJME ME PER GJYKATES DHE PROKURORE.MILIONERE DROGEN ,KRIMIN , VRASJET E VJEDHJET?!ZHDUKJEN E VARFERIS E TE “NDIHMES” EKONOMIKE?LUFTES QE NA BENE SI POPULL PD,LSI,SALIU,BASHA ,MONIKA ETJ?KUR DO BEHET POLITIKA TEK NE ART I DREJTIMIT E ADMINISTRIMIT E TE MARRI NJE HERE E MIRE FUND SE QENI SI DERI ME SOT:ART I MASHTRIMIT,SHPIFJEVE DHE DEGJENERIMIT TE TE GJITHESHOQERIS? !

    REALITETI SHQIPTAR ESHTE DRITHERUES. AS POLITIKA,QEVERISJA, MEDIA, NUK E RREGULLOJNE DOT , PO QE SE PUNOJNE E VEPROJNE SI DERI ME SOT.PER SA KOHE DO VIHET PARAJA PARA NJERIUT TEK NE , SHQIPERIA DO VAZHDOJ TE ZVARRITET. I PARI ESHTE NJERIU NE SHOQERI ,SI NE KAPITALIZMIN SOCIAL DANEZ,SUEDEZ, NORVEGJEZ,GJERMAN ETJ.NA DUHET PUNE,PUNE,PUNE. EKONOMI E FUQISHME NE VEND E PUNESIM.RREGULL, DISIPLIN,SIGURI JETE DHE PRONE,ARSIMIM EFEKTIV E SHENDETESI NE SHERBIM TE JETES SE NJERIUT.POLITIKA PLURALISTE I KA CENUAR INTERESAT KOMBETARE E ME VEPRIMET E MOS VEPRIMET E SAJ PO NA SHKATRRON SI VEND E POPULLLUANI I VLORES

    Reply to this comment
  5. Perse nuk vepron Prokuroria ?! March 5, 10:47

    Vetting-U

    eshte ala ne Shqiperi ,

    a po ishte thjeshte nji Turist , kalimtar i rastit !

    Reply to this comment
  6. vasili March 5, 11:35

    Mund te mos nderhynte direkt,por indirekt sic ndodh dhe ne vende me demokraci te perparuar Rama,mund te ish shume efektiv,qe raca e zagareve te saliut,te mos kish kapur keto poste qe kane.
    Nga keto leshime e ka pesuar shume keq qytetari dhe vendi,kurse rama si individ,vazhdon te kerkoje nje fitore si ajo e Pirros,por vec kusuret ti paguaje populli dhe vendi.
    Vazhdon te jete nje shofer i gjore,ku ne timon ka shume duar te pista nga banda e saliut dhe metes.

    Reply to this comment
  7. Adih March 5, 12:18

    Skeni nevoje te shikoni llogarite e ketyre fshatareve te babezitur ,qe ju ngeli dopja gjashta ne dore ,mjafton te shikoni , privatet , kunder shtetin shqiptar ne gjyk e Strasbourgut ,dhe do shikoni xhevairet dhe emrat e te gjithe gjygjtareve tane fshatare te perkedhelur nga politikanet ,sidomos ketij Zakanjorit kok balges ,ku eshte edhe kryetari i gjykates se larte . Keto para kunder shtetit te dhjere dhe te pa pergjegjshem shqiptar i pagojme ne kokpalaret me taksat tona . Po te shikohet ky rast ,pa ironi duhet te uazojme ne shqiperia gjygjtare nga Avganistani .Mos qeshi as edhe nje njeri .Jane mbi 95 % te perlyer ne MUT:.Me kujtohet Sali Berisha ,si idiot qe eshte , ku ka deklaruar me ze e figure ,se une Sali Berisha pashai i shqiperise nuk i kam leke borxh gjykates se Strasbourgut . Ah moj kasolle ku na mblodhe ,por kemi faj me shume ne populli jemi bashkfajtore qe i leme te shijne grure ne leme ,me djersen dhe me taksat tona .Rast i fresket jane 14 mil Eurot nga shkeljet flagrande te ligjit ,ku Basha perlau nga taksat tona ne Strsbourg . Nuk e di po dyshoj , se i ka dhene edhe Rames, perqindje se ska mundesi ,ose jane vellezer Siameze midis tyre dhe nuk jane kundershtare politik ,dhe nuk ka si shpjegohet ndryshe .??.Shyqyr ne Shqiptaret duhet te falenderojme Ameriken dhe BE ,per Vettingun ,se te ishte per ne popullin ,do kishim bere nje vere ne uje ,ose do ja mbathnim kembet jashte shqiperise .Ku Amerika dhe BE i ka kapur qe te gjithe keta fshatare te hetur per para, gafil, te pa pregatitur ,dhe kjo na gezon. ..ZOTI TE BEKOJE AMERIKEN DHE BE ;PER NDIHMEN QE PO NA JAPIN NE SHQIPTAREVE .
    U JEMI MIRENJOHES PER JETE TE JETEVE :

    Reply to this comment
  8. perkthyesi March 5, 12:42

    A mund te me thote dikush, si i del koha ketij fare burri te merret me tere keto veprimtari? Cfare nuk po degjojme ne kete vend te rraskapitur nga hajdutet dhe delenxhinjte me kollare!

    Reply to this comment
  9. MH March 5, 13:08

    Kurioziteti me koken e per koken e Zaganjorit ishte qe Berisha donte ta kishte President.Koke zaganjorit iu prish gjiza kur nuk uli bithen ne karregen e Nishanit.Merreni me mend si do ishin rritur burimet e te ardhurave Berishes dhe klanit te SHQUP-it.Por dhe ky nuk do mbetesh pa gja.E kam fjalen pa burime te ardhurash.Mandej shumat i perllogarit kerkesa e pyetjeve te vettingut.

    Reply to this comment
  10. qwerty March 5, 14:15

    Nuk me duket keq, madje me mire se gjyqtaret e tjere.
    I vetmi problem eshte shumepunesimi, ne dem te detyres se rendesishme kryesore.
    Por kjo eshte nje vogelsire, krahasuar me llahtarite qe lexohen per shumicen e drejtesise.
    Mund ti kthehemi asaj ne nje rishikim te dyte, por besij e kalon Vetingun.

    Reply to this comment
  11. luli March 5, 15:55

    Si ky hajduti ketu ne foto keshtu jane me shumice ne organet e drejtesise.Per mendimin tim iu verifikoni dosjet qe kane liruar kriminelet e hajdutet ne kembim te lekeve dhe denimin e tyre ta beje zagari me shoke.Sekuestroni gjithe pasurite. Llafe pak e pune shume.

    Reply to this comment
  12. Adih March 5, 17:10

    CLAUS @…..Sa per sqarim .
    Angela Merkel ,ka vetem nje shtepi pallat 119 m2,dhe qe eshte kryeminstrja e Gjermanise ,natyrisht vite te tera si kryeministre dhe ne politike ,kurse ky cuni ketij Gjygjtari ,paska dhene me qera apartamente ?????
    Kurse per cfare shkruani ju ,per gjermanishten e ketij Zakanjori , une i shpoje syte e mije ,qerohem ,po diti ky gjermanisht ,sidomos ne kete zanat , qe jane lodra fjalesh ,e them me kopetence ,per te mbaruar juridikun ne Gjermani ,duhet te kesh lindur atje ,Do pranoja ,mjeksi ,matematik ,fizike e ekonomi ,te studjosh me nje gjermanishte te cale ,por jo Juridukun qofte dhe psikologji .Ky nuk di as te genjeje .. ,por eshte dhe i trashe .Dua ta mbyll ,ky Zakanjori ka pergjegjesine me te madhe ,dhe duhet te marin mase ,per te, te parin ,se neper duart e tija kalojne gjithe vendimet ne rrang republike ,pra nga te gjithe qytetet dhe po te ishte ky me integritet ,ky prej kohesh duhet te ipte KEMBANEN e ALARMIT drejetsise ne rang republike , dhe dihet qe kemi korrupsion te rrangut kampjon bote .Ketij Zakanjorit duhet tja kujtoj se Drejtesia eshte e pa mvarur nga politika dhe eshte e mvarur koke e kembe nga ligji , e paska haruar i gjori Zakanjor?? …..Pershendetje Claus …

    Reply to this comment
  13. Me shume se Presidenti Amerikan March 5, 17:27

    Nje gjykates I nje vendi me te varfer ne Europ merr me shume te ardhura se Presidenti USA vendi me I fuqishem ne bote !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*