Faksimile ligji: Çfarë është shpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme

November 27, 2019 11:34

Faksimile ligji: Çfarë është shpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme

Ligji për mbrojtjen civile, i miratuar në Korrik të këtij viti, në nenin 39 të tij parashikon edhe gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe masat e jashtëzakonshme, një ekskluzivitet i Këshillit të Ministrave.

Ashtu siç e sqaroi edhe Kryeministri Rama, kjo gjendje hyn në fuqi me një afat 30 ditor, që më pas mund të shtyhet nga parlamenti i vendit. Këshilli i Ministrave, sipas nenit 40, pika 1, e ligjit për mbrojtjen civile e ka kategorizuar emergjencën e prodhuar nga tërmeti i datës 26 nëntor si një emergjencë rajonale, duke qenë se ka prekur më shumë se 1 rajon.

Në rastin konkret, Durrësin dhe Tiranën. Nëni 41 ndërkohë flet për të drejtën e kompensimit, dhe që në pikën 1 të saj thuhet: Shteti shqiptar përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie. Pika dy ndërkohë thotë se, këto dëme përballohen nga vetë bashkitë e prekura nëpërmjet fondit të dedikuar për mbrojtjen civile.

Por çfarë janë konkretisht masat e jashtëzakonshme që mund të aplikohen në rast të gjendjes së fatkeqësive natyrore?  

Këtë e sqaron nenin 42 i ligjit, ku radhiten përgjegjësitë dhe detyart për institucionet publike, ato private, për strukturat operacionale dhe për qytetarët. Institucionet publike detyrohen të përdorin buxhetin e tyre vjetor për shpenzime të paparashikuara, vënien në dispozicion të logjistrikës së tyre dhe burimeve njerëzore, si dhe vënien në dispozicion të objekteve shtetërore.

Strukturat operacionale të sistemit të mbroitjes civile, në rast të gjendjes së fatkeqësisë natyrore detyrohen të vendosin në zbatim masa të veçanta si: procedurat e evakuimit të detyruar për popullsinë e rrezikuar, zbatimin e gjendjes së karantinës në raste të caktuara, kontrollin e njëanshëm të objekteve private, si dhe detyrimin për kryerjen e shërbimeve funerale.

Sa i përket subjekteve private, nëpërmjet masave të jashtëzakonshme nga vendosja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ato detyrohen të: asistojnë autoritetet me informacion, dhe me çdo gjë tjetër që mund të vijë në ndihmë, në mbylljen e përkohshme të veprimtarisë së tyre, apo edhe prodhimin e artikujve të emergjencës.

Këto kosto do të kompensohen nga programi për emergjencat civile – raporton Skan.

Qytetarët ndërkohë detyrohen të asistojnë me detyra të vecanta, për të informuar dhe sidomos për të ndjekur urdhrat, dhe udhëzimet e autoriteteve, në mënyrë të veçantë për evakuimin e detyruar.

 

 

n.s. / dita

November 27, 2019 11:34
Komento

1 Koment

  1. NNP November 27, 22:25

    Po ku merr vesh MESUESI I VIZATIMIT nga keto gjera mor aman Ndoshta duhet pyetur Majko qe ka 30 vjet deputet e i eshte trashur qafa si QEN STANI………..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*