Faksimile: “Peshqit e mëdhenj”, zbardhet plani i Xhafës dhe Markut

February 2, 2018 11:07

Faksimile: “Peshqit e mëdhenj”, zbardhet plani i Xhafës dhe Markut

 

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi, në luftën kundër krimit të organizuar.

Dy zyrtarët janë takuar sot, ku dhe kanë firmosur dokumentin zyrtar të bashkëpunimit, sipas të cilës të dyja palët kanë hedhur në letër angazhimet dhe detyrat e tyre.

Veprat penale që u referohet marrëveshja janë ato të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, korrupsioni, pasuria në sferën ekonomike, shoqërive tregtare, në fushën e tatim-taksave, sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve kriminale dhe vepra të kryera nga subjekte të posaçme të përcaktuara në nenin 135/2 të Kushtetutës.

Ky nen përfshin, veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur.

Sipas këtij dokumenti Prokuroria e Përgjithshme merr përsipër të krijojë seksione të posaçme të përkohshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë.

Prokurorët që do të caktohen në këto Seksione të Posaçme do të kalojnë paraprakisht një proces verifikimi të pasurisë dhe integritetit nga Prokuroria e Përgjithshme, proces që do të realizohet në bashkëpunim me SHISH, ILDKPI dhe DSIK.

Brenda 5 ditëve tashmë Prokuroria e përgjithshme do të caktojë prokurorët në këto seksione ku një prej tyre do të jetë drejtuesi, ndërsa në Prokurorinë e Përgjithshme do të caktohet një prokuror/koordinator ndërmjet seksioneve të posaçme dhe Task-Force Speciale Qendrore.

Madje në marrëveshje thuhet më tej se për të shmangur nxjerrjen e sekretit hetimor, shërbimet e policisë gjyqësore do të dërgojnë materialet në seksione në mënyrë të drejt për drejtë, jashtë shërbimit postar.

Ndërsa detyrat e Ministrisë së Brendshme, që rrjedhin nga kjo marrëveshje janë përfaqësuesit e saj në Task Force Speciale Qendrore dhe Rajonale që do të bashkëpunojnë me prokurorët e Seksionit të Posaçëm.

Ministria do të sigurojë mbrojtje dhe siguri fizike për prokurorët dhe familjarët e tyre kur u vihet jeta në rrezik.

Secila palë merr përsipër të bashkëpunojë me qëllim zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje. Për çdo rast të mos përmbushjes së detyrimeve çdo palë informon palën tjetër dhe marrëveshja hyn në fuqi dhe zbatohet deri në krijimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Posaçme. /a.s/dita

February 2, 2018 11:07
Komento

6 Komente

  1. Adih February 2, 15:25

    Nuk ka kthim me mbrapsht. Dita e fitimit te dinjitetit per popullin e mjere dhe te vjedhur e te neperkembur erdhi ,te mira pritni me pas .
    Keta bandille kusare anti Shqiptare , kujtuan se do ishin te pa prekshem ,per to u derdh vai ne lakna e u be deti kos . Tani prisni papilonin e RECIT te Shkodres .E keni modern ,te ri fringo ,pritet per se shpejti te inagurohet .

    Ti jemi mirenjohes Amerikes ,ne populli i ndershem shqiptar ,per jete te jeteve ,se te ishte per ne popullin dele qorre , agallareve hajdute ,e anti shqiptare , sdo u kishte hyre gjemb ne kembe!!! .

    Reply to this comment
  2. ABC February 2, 16:31

    Bejeni zonja Marku dhe zoti Xhafaj. Historia du shkruaj me germa te arta arritjet t’uaja.

    Reply to this comment
  3. Baba Ali Tomorri February 2, 16:59

    Me ne fund erdhi dita e shumepritur. Shqiptaret duhet te lumturohen sepse kjo mareveshje midis Xhafes dhe Markut i dha fund lojrave te PD dhe LSI per te penguar reformen ne drejtesi. Keto dite kemi per te pare peshq te Medhenj qe bjene ne rrjeten e Drejtesise. Per kete te jeni te sigurt. Nuk kane ku vene. Faleminderit SHBA, faleminderit Doland Lu!

    Reply to this comment
  4. Krist February 2, 20:37

    Pra indirekt po pranohet se deri perpara kesaj marreveshjeje,nuk paska existuar asnje bashketunum midis Prokurorise dhe Ministrise brendeshme (Policise)?

    Reply to this comment
  5. alphade February 2, 22:42

    Kot llomotitin dy bandat pedeiste e leseiste se gjoja eshte
    Kryeministri Edi Rama qe po luan rrolin e prokurorit gjuq-
    tarit,policise ,etj.etj. Jo more zoterinj,JO ! Reforma ne
    Drejtesi dhe Vettingu eshte ekskluzivisht veper e SHBA
    dhe e BE-s ,pa kembenguljen e ambasadoreve te nderu-
    ar: LU dhe VLLAHUTIN, duke perballuar me qetesi e ma-
    turi te gjitha sulmet ,sidomos te te ashtuquajtures PD nepermjet kobziut Sali Vicidolit qe nuk ka lene fjale deni-
    gruese te nxjerre nga fjalori shqiptar. Kjo MONSTER,lin-
    dur ne Vicidol dhe banues ne Tirane perben fatkeqesine me te madhe te kombit shqiptar. Por ne fund te fundit
    qendrimi i tij prej rrugaci justifikohet nga makthi i madh qe
    e ka zene ate dhe familjen e tij sepse ditet e lumtura ku
    Ai e ndjente veten te pandeshkuar kane marre fund.! Lita-
    ri i eshte mbledhur te fyti , djali i tij mafioz dje,me ne fund
    u paraqit ne hetuesi per hajduterine e tij prej 450-600 mi-
    lion euro qe ky bribon ka bere dhe ben nje jete prrallore
    nga Ishujt Maldivias ne Oqeanin Indian deri te plazhet e
    ngrohta te Kankunit ne Meksike,sebashku me jaranen e
    tij ,e veshur me nje fustan 8000 eurosh, e perseris ,tete –
    mije eurosh,shqiptar,ndersa Vjerri dhe Babai i djalit, Zeni
    ne parlamentin shqiptar ngrihet pa pike turpi dhe u qane
    hallin shqiptareve prej varferise qe e ka pllakosur !!! Shikoni shqiotar kudo qe jeni cfare cinizmi qarkullon ne dejet e ketij kryekrimineli,kryehajni,kryemafiozi. Historia
    e Shqiperise,vec atyreve qe kemi permendur,nuk nje per-
    cares me te madh te kombit shqiptar ne Veri-Jug : “Divi-
    de et impera” ,sic praktikonte dikur Roma e Lashte per
    te sunduar popujt e botes nepermje “mbjelljes” se perca-
    rjes ne popujt vasale. Kete praktike antishqiptare e anti-
    kombetare ka zbatuar monstra e Vicidolit qe kurse erdhi
    ne pushte me perkrahjen e udbasheve Biberaj , bujar hoxhajve , gjatajve…agjenteve te UDB se Milloshevicit dhe informatoreve te Sigurimit te Shtetit….! Sot mbi kete
    tradhetar me damke rendon nje mal Tomorri me krime !
    Dhe per keto Ai duhet te japi llogari nje per nje para po-
    pullit shqiptar, sidomos: vrasjet e 2 prillit ne Shkoder, gje-
    nocidi im97, Gerdeci, 21 Janari, falja e detit fqinjit tone
    Jugor dhe dje na u paraqit si “patrioti” me “konsekuent”
    duke i mallengjyer ” derdimenet e tij fanatike” se gjoja Edi
    Rama na i ka falur 12 milje territor detar Greqise ! Iu desh
    aleatit te tij Vangjel Dule ta sqaroi kete problem para shqiptareve se 12 miljet jane nje Ligj i aprovuar nder-
    kombetarisht dekada me pare per ujrat detare te Europes
    dhe nuk eshte se jane bere negociata mbi kete ceshtje,
    thjeshte eshte riafirmuar fakti se te dyja palet jane rene
    dakort me kete percaktim nderkombetarisht tashme te
    rakirduar vite me pare. Kete e di monstra e Vicidolit por i
    i intereson ne keto momente per te shkaktuar konfuzion
    te shqiptare per 3 qellime te mbrapshta:
    Se pari: E gjithe poterja dhe zallamahia qe beri banda
    pedeiste dhe leseiste ne parlament ishte kunder refor-
    mes ne Drejtesi,zgjedhjes KLGJ dhe KLP, qe javen e ardheshme ,me 8 shkurt merr fund Odisea e kesaj lufte
    qe kane bere prej 2 vitesh PD-LSI: Pas zgjedhjes se dy
    institucioneve te lartpemendura do te filloi realisht kapja
    e ” peshqeve te medhenj” , per te cilet flet ambasadori LU
    me ” TIK-TAKUN” ?!
    Se dyti , Halli i Sali Vicidolit dje ne parlament ishte Zeni :
    Kishte flet-thirrje per t’u paraqitur ne prokurorine e krime-
    ve te renda: pyetja e thjeshte qe ben cdo shqiptar,profan
    ne “ujrat e nendheshme” te Shkelzen Berishes eshte: Ku
    shkuan zoti Zeni 400-500 milion eurot e CES-it ? Pran-
    daj dje ” Baca” dje mobiliozoi te gjithe “arsenalin e tij mafioz” duke i dhene ultimatumin : “O sot,o kurre” se na
    mori “lumi” ! Ne daten 8 shkurt, 6 dit para festes se “Shen
    Valentinit”, historine e ciftit te dashuruar e di gjithekush,
    do te percaktoi epilogun e gjithe Odise se Sali Berishes,
    sebashku me banden e tij: mulerat,paloqet,strazot, bum-cet, alibeajt,nipin e Isa Toskes qe i shkulte florinjt nga veshet grave te myzeqese,ato qe i kishin keto bizhuteri
    dhe ky njeri sot u jep moral shqiotareve dhe u “tregon”
    ligjet shqiptareve ! Cfare cinizmi e ligesie po perjeton sot
    Shqipetia dhe shqiptaret : O tempora, o mores !!!!
    Se treti, le te beje vetem nje prove maxhoranca dhe une
    jam i bindur se Sali Bersha me “grigjen” e tij ,si dhe
    Surratbreshka me kallajxhiun Vasili do ta nenshkruajne me njehere te gjitha ligjet,reformat , cdo gje qe t’i kerkoje
    maxhoranza: T’i thote vetem kaq: E gjithe kjo reforma nuk
    do te kete veprim “RETROAKTIV” , dmth. PRAPAVEPRU
    ES ……? Kjo Reforme do te vihet ne “VIGOR’ , ne “Fuqi”
    nga sot e ne te ardhmen . Ketu mbaron filmi: Te gjithe duke filluar nga politikanet e deri te sistemi i drejtesise
    do te brohorasin me sa ze qe kane e kudo.. ” FITORE…,
    FITORE…!!! Shpetojne nga burgu,shpetojne edhe pasu-
    rine e grabitur shqiptareve . Por kjo s’ndodh dhe s’ka si te
    ndodhe per faktin e vetem ekskluziv se kete Reforme nuk
    e ka ne dore as Rama,as Berisha,as Basha,as Iliri ….!
    Kete reforme,sic eshte thene me qindra e mijra here, e ka
    ne dore Amerika dhe Europa Perendimore dhe ketu s’kane nga luajne myteteberet politikane shqiptare.
    Rrofte Amerika ! Rrofte Europa ….!

    Reply to this comment
  6. alphade February 2, 23:00

    Shenim: ndjese per ndonje gabim ortografik . Kjo me ka
    ndodhur aty- ketu ne disa komente te mia nga shkaku i
    kompjuterit jo ne lartesine e duhur. NDJESE ,edhe nje
    here !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim