Faksimile: Qeveria mban DH Albania në sistemin e prokurimeve

February 12, 2019 01:46

Faksimile: Qeveria mban DH Albania në sistemin e prokurimeve

Ndërkohë, që vazhdon hetimi për firmën fantazmë “D.H Albania”, një filial hije i hapur nga Bashkim Ulaj vetëm 1 muaj para tenderave të Unazës dhe OST, qeveria e ka mbajtur firmën “D.H Albania”, në sistemin e prokurimeve.

Me firmë të drejtores së APP, Reida Kashta, fatazma “D.H Albania”, është ndëshkuar… vetëm me 3 vite përjashtim, nga e drejta për të marrë pjesë në tendera shtetërorë.

Pas 3 vitesh, ajo është e lirë të futet përsëri për të marrë tendera e koncesione.

Është faktuar, se “D.H Albania” është firmë hije, përdorur nga Bashkim Ulaj, për të zhvatur me letra amerikane false, 30 milionë euro fonde publike.

Administratori “kukull” Avdjol Dobi, është në kërkim ndërkombëtar.

Si është e mundur që në rrethana të tilla, kryeministri Rama dhe Drejtorja e APP e urdhëruar prej tij, kanë vazhduar skandalin, duke vendosur, që firma “D.H Albania”, të përjashtohet vetëm 3 vite nga e drejta për të marrë para nga taksat?

Sipas vendimit të marrë, nga APP, që është në vartësi direkte të kryeministrit, firma fantazmë që nuk ekziston fare, nuk do të marrë pjesë në prokurime, nga data 7 shkurt 2019, deri në datën 7 shkurt 2022.

Ndërsa Bashkim Ulaj me firmën “Gener 2”,  do jetë në aktivitet, paçka  se sajoji e përdori me letra false hijen “D.H Albania”.

Pse duhen mbrojtur me ndëshkime kaq qesharake “biznese” të tilla nga administrata?

A nuk duheshin çuar të dyja për ndekje penale e duheshin ç’regjistruar nga QKB?

b.m. / dita

February 12, 2019 01:46
Komento

4 Komente

  1. BabaleKracia February 12, 04:03

    Sepse janë HAJDUTÈ dhe PLAÇKITÈS që të gjithë Politikanët e pas Viteve 1990 !!! THIEVES THIEVES THIEVES THIEVES THIEVES THIEVES

    Reply to this comment
  2. Feniks February 12, 08:46

    Duhet te cohet ne gjyq i pari vete Edi Rama,pastaj te tjeret!

    Reply to this comment
  3. bart72 February 12, 11:07

    E Rama drogaxhiu duhet te pastroj leket e Kokaines

    Reply to this comment
  4. Zigur Qarri February 12, 18:59

    Nuk i hedh shoket poshte Rama,bën shume per shoqnin!Rama mbrojti perdhunuesin Elvis Rroshi me 5 emra deri ne fund,megjithese ishte
    denuar ne tre Shtete,mos mbroje Bashkim Ulajn,qe e justifikon se e ka pasur mik familje edhe Sali Berisha!O Zot,skizofreni e ka katandisur
    Shtetin shqiptare ne nje burdello,dhe askush nuk ka fuqi ta ndali!Adoleshentet perdhunues ne Kavaje,ishin inspiruar nga tregimi i Rames,
    (ekstra per te edukuar brezin e ri)”Ina, Ina, hiqi brekët”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*