Faksimile / U shiste ujin e burimit qytetarëve në Dajt, Task forca e Bashkisë e gjobit

August 6, 2017 15:00

Faksimile / U shiste ujin e burimit qytetarëve në Dajt, Task forca e Bashkisë e gjobit

Pas postimit të një videoje në rrjetet sociale, ku tregohej një person i cili u shiste qytetarëve ujin e burimit pranë zonës së Dajtit, reagoi menjëherë Task Forca e Ujësjellës Kanalizimeve dhe e Bashkisë së Tiranës.

Grupi i punës shkoi në vendngjarje dhe pas verifikimit në terren, vendosi të gjobisë për këtë veprim të paligjshëm personin i cili sillej si “pronari” i burimit duke zgjidhur edhe këtë shqetësim të ngritur nga qytetarët.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, qytetarët kanë vijuar normalisht që të mbushin ujë pranë burimit natyror në Dajt, pa u detyruar që të paguajnë.

Grupet e Task-Forcës, me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, prej dy muajsh kanë nisur një aksion të gjerë për monitorimin e situatës në terren dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, si në zonat periferike, ashtu edhe brenda qytetit. Një vëmendje të veçantë i është kushtuar edhe rasteve abuzive, ku nuk kanë munguar edhe gjobat për të gjithë shkelësit e ligjit.

August 6, 2017 15:00
Komento

1 Koment

  1. Arben August 6, 23:04

    DOLI PRONAR EDHE KETU LALI ERI EEEEEEEEEE???????!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*