FAKSIMILET: Deputeti Tom Doshi, dy herë i dënuar! Një vendim gjyqi dhe dy pyetje pas leximit të tij

October 2, 2015 08:56

FAKSIMILET: Deputeti Tom Doshi, dy herë i dënuar! Një vendim gjyqi dhe dy pyetje pas leximit të tij

Deputeti Tom Doshi rezulton dy herë i dënuar.

Pjesë nga një vendim i dënimit të dytë të z.Doshi nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Rrethit të Durrësit mund të lexohen më poshtë.

Aty shkruhet edhe që Doshi është dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje.

Vendimi mban numrin 18 dhe është i datës 25 maj 1990.

Ngjarja ku është përfshirë Doshi është një plagosje e rëndë me thikë.

Nga vendimi mësohen dhe rrethanat e ngjarjes.

Doshi dhe tre shokë të tij, të katërt ushtarë në atë kohë, janë konfliktuar me një grup të rinjsh durrsakë, ndaj të cilëve është qëlluar më thikë, me pasojë dy të plagosur rëndë.

Faqja e parë e vendimit

Faqja e parë e vendimit

Në vendimin e gjyqit lexohet:

“Që në bufe Sera të pandehurit kanë ardhur në qejf nga të pirët dhe kanë filluar të thërrasin me zë të lartë, shajnë popullin e Durrësit dhe qytetin e Durrësit. Pasi kanë dalë nga bufe Sera dëshmitari Bashkim është ndarë me të pandehurit dhe katër të pandehurit sic ishin të pirë kanë urinuar prapa bufesë dhe kanë vazhduar rrugën në qendër të qytetit Durrës duke thirrur me zë të lartë fjalë të ndyra si popull shkërdhatë, qytetarë shkërdhatë, etj sjellje e veprime këto që kanë prishur qetësinë në bulevard dhe kanë tërhequr vëmendjen e popullit që bënte xhiro, pasi ishte një ditë pushimi e djelë…”

Rrethanat e ngjarjes

Rrethanat e ngjarjes

Pas kësaj ka ardhur momenti i sherrit dhe plagosja.

Vendimi sqaron se një grup të rinjsh durrsakë në stolat e lulishtes në qendër të qytetit të prekur nga fjalët e grupit të 4 ushtarëve të dehur, ka reaguar ndaj tyre duke u kërkuar të pushojnë.

Gjithcka më pas ka shkuar keq.

Grupi i ushtarëve Tom Doshi, Ymer Lala, Sokol Kopshtari dhe Amir Bushati kanë qëlluar me thikë ndaj tyre.

Dy kanë mbetur të plagosur.

Vendimi sqaron se 4 ushtarët u akuzuan për plagosje të rëndë me dashje ne bashkëpunim.

Por i pandehuri Ymer Lala gjatë hetimit mori përsipër të dyja plagosjet duke thënë që me thikë kishte qëlluar vetëm ai.

Rrethanat e ngjarjes

Rrethanat e ngjarjes

Gjyqi në përfundim ka dënuar Ymer Lalën me 5 vjet heqje lirie, Tom Doshin me 1 vit, Amir Bushatin me 7 muaj burg dhe tre muaj riedukim nëpërmjet punës dhe sokol Kopshtarin me 5 muaj heqje të lirisë dhe 3 muaj riedukim nëpërmjet punës.

Dënimi për akuzën e dytë

Dënimi për akuzën e dytë

Z.Doshi e ka shlyer tashmë dënimin, por ngjarja dhe vendimi ngrejnë edhe dy pikëpyetje interesante.

E para, z.Doshi në këtë vendim dhe në dokumentin tjetër faksimile të listës së të burgosurve figuron me mbiemrin Dashi.

Provohet katërcipërisht nga emri i nënës, babait, datëlindja, vendlindja dhe lidhjet e rrethanave që bëhet fjalë për z.Doshi të sotëm.

Ka ndërruar mbiemrin apo bëhet fjalë për një gabim drejtshkrimor në dokumentat e kohës?

Edhe në vendimin e Gjykatës edhe në listën e të burgosurve të 301-shit, z.Doshi rezulton si Tom Dashi

Edhe në vendimin e Gjykatës edhe në listën e të burgosurve të 301-shit (më sipër), z.Doshi rezulton si Tom Dashi

Të dhënat e sotme përputhen plotësisht veç...mbiemrit

Të dhënat e sotme përputhen veç…mbiemrit

E dyta, është thënë në vijimësi se deputeti Doshi i përket shtresës së ish-të persekutuarve politikë.

Por vendimi ka një paragraf që bën përshtypje dhe që duket se e hedh poshtë këtë.

Duke folur për profilin e të pandehurit, Tom Dashi (Doshi) gjykatësi thotë:

“Për të pandehurin gjykata…ka parasysh edhe rrezikshmërinë shoqërore të të pandehurit që edhe më parë është dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk ka kthyer rrugë si dhe faktin që i pandehuri ka përbërje të mirë moralo-politike të familjes…”

Pra familja e tij për sistemin e kaluar klasifikohej si një familje me qëndrim moralo-politik të rregullt.

Gjyqi socialist e klasifikon familjen e z.Doshi me përbërje të mirë moralo-politike

Gjyqi socialist e klasifikon familjen e z.Doshi me përbërje të mirë moralo-politike

 

***********

(Faksimile kryesore: Regjistri i burgut 301 ku z.Doshi ka kryer dënimin)

 

October 2, 2015 08:56
Komento

46 Komente

  1. lirak October 1, 23:00

    Hmmm…
    Ka nderruar mbiemrin per te mare pasaporten australiane
    Nuk ia jepte kush pa kartel penale te paster
    Toma i ka te gjithe familjaret dhe pasurite ne Australi.
    Ene emrat e femijeve jane te gjithe australiane
    Ketu rrin veq me tall bolet e me bo leke

    Reply to this comment
    • Trimi October 1, 23:52

      Ja futni kote ka nerru miemrin per pashaporte une ka kushri Kane vra ne shipri Kane ba denim in e Kane fitu pashaportat Australiane me arsyen gjakmarrje e kjose ky ka ba nje vit burg e ka per rrahje as per kurva po ai Spartak bravo qe ashte prokuror I partise se punes tapo e gjen qa ashte tu Lype Toma ashte familiet ma te mira ne veri ashte nip I Prek Calit

      Reply to this comment
      • Shpellari King October 2, 00:29

        O Z.Malok.
        Ty e Tomes me duhet tu them:
        Ju vdekte mesuesja e fillores….

        Reply to this comment
        • Vlora1912 October 2, 07:58

          O Zoti King !

          Atij “Trimit”, i ka pas vdek mesuesja e fillores, bash prej marazit, se nuk mundi me ja mesue Shqipen, Trimit dhe shokeve te tij !!

          Sa per Tomen,

          Eshte e pandershme, qe sot, te germohet ne sherret qe ka ber kur ishte ushtar apo adoleshent.

          Nuk duhet te Harroni se , ne ate kohe, te denonin edhe per pak gje. Kjo nuk do te thot qe Toma eshte burr i mire(apo i keq)

          Nderkohe sot jemi deshmitar te Ngjarjeve ku; Shum individ, me pushtet te lart politik, ne Parlament apo jasht tij, i kane bere gjema ketij Vendi, dhe as qe jane gjykuar per to.

          I kan Vrare shqiptaret keto 25 vite, i kane cnderuar, i kan vjedhur, i kane varferuar, kane shkaterruat te ardhment tone te perbashket….dhe su ka hyre gjemb ne kemb….

          Emrat i dini te gjith; Fillojne me Vulgarin e Vuchidolit, kaloni nga kreu i Parlamentit, vazhdoni nga Rruga e “kombit”……etj..

          Nuk e them dot se Toma nuk eshte pjese e grupit te njerzve qe shkaterruan shqiperine(Nuk mund ta perjashtoj),….

          …Por eshte e sigurt qe Toma nuk eshte nder ata kryesoret qe e shkaterruan kete vend..

          Reply to this comment
    • Pilo Lala October 2, 01:48

      Malokeria e pabese, piu nje gote, dhe kerkon sherr me Qytetaret e Durresit.
      Kafshe kane qene, por atehere te priste burgu, sot hiqen si kaubojs gjithe diten, dhe askush nuk i mbledh keto plehra.

      Reply to this comment
    • shqiptari October 2, 07:59

      O TOME, FISHTA THOTE: ” MOS E NGUC GRETHIN ME KRANE SE E NGUCE PER TZEZEN TANE”

      Reply to this comment
    • Bill Right October 2, 08:36

      Ky duket qe kur mban size Maybach si sheiket….te gjitha leket me djersen e ballit…
      Shqipetaret marrin rroge mesatare 200 eur ne muaj…ketij vetem syzet I kushtojne sa rroga vjetore e shqiptarit te gjore…mendjemadh idiot…I paftyre..

      Reply to this comment
    • A.M. October 2, 11:47

      U hap çanta e xha Brahos, tani e ka rradhen Doshi te na tregoje emrin e ushtarit qe (pas)ka vrare xha Brahua. Pak nga pak e verteta do te dale sheshit. Ne populli i thjeshte do te vijojme te lexojme gazeten Dita.

      Reply to this comment
    • lom deliu October 2, 12:59

      edhe une kam dy pyetje o Adrian Thano :

      1. pse vazhdoni ne shkrimet e juaja si ne kohen e Enverit te pare qe kur ju del apo e nxirrni armik nje tuajin filloni e “i germoni” biografine.?

      2. Kur filloi moda e te forteve ne politike e bizne?? thonë pas 1997 per t’i shperblyer. Atehere a me gjeni dot 5 (pesë) politikane apo biznesmene te tille gjate 1991-1996, qofte te majte apo te djathte qe te kene qene Te forte (bandite apo hajna ) dhe ne politike….????!!!

      Vetem pas kesaj na beni analiza qe t’ju besojme.

      Reply to this comment
  2. durrsak October 1, 23:03

    hajde hajde
    po me durrsaket c’mutin ke patur o ushtar doshi??

    Reply to this comment
  3. macukull October 1, 23:04

    u hap prape canta e baba Takut 🙂

    Reply to this comment
  4. besa October 1, 23:04

    a ben ta dime kush eshte burimi i informacionit, dmth ku jane botu keto faksimila?

    Reply to this comment
    • Pilo Lala October 2, 01:50

      Shko ne Gjykate, dhe mund te gjesh gjithe dosjen e plote.
      Edhe per ata qe hiqen si te persekutuar, mund te shkosh te lexosh gjithe proceduren, deshmitaret, akuzen…
      Te perndjekurit nuk shkojne ti marrin, se ju dalin te palarat.
      Doshi eshte nje prej tyre.

      Reply to this comment
  5. kolegu October 1, 23:06

    hahaaa 🙂
    tani u morr vesht pse thosh Toma per Spartakun e Likes ka vra ushtar me doren e tij 🙂
    kan marr t gjith stilin e Saliut
    Akuzo kundershtarin per krimin qe sapo ke ber vet
    hahahaa 🙂

    Reply to this comment
  6. emigranti October 1, 23:07

    qfare ordineresh
    e kta bashk me sekretarat e partise se punes jane sot deputeta e biznesmena e kryministra qi shtresojne dollarat
    ish-blloku dhe ish-vulgu ia dolen mbane.
    populli i varfen e i ndershem han pershesh dhe shtreson…rrudhat

    Reply to this comment
  7. vorraxhija e Kavajes October 1, 23:08

    plasi n kucove

    Reply to this comment
  8. one 15 October 1, 23:08

    po ndonji video tjeter me seks ka? 🙂

    Reply to this comment
  9. shkodra October 1, 23:09

    ky shante Jozefinen si spiune mer jahu
    po ky vete a ka qene i persekutum?
    e lexoni si thuhet ne dokument. ka shpetu prej familjes me moral komunist t mire

    Reply to this comment
  10. kokpalari 21 janarit October 1, 23:10

    trecereku i ktyre ish-t persekutuarve te sotem per keshtu krimesh ordinere jane denuar, vjedhje plagosje me thika, gjera te ketij lloji.
    njerez pa shkolle e me karakter te deformuar.
    e cuditshme cfare nuk nxjerr nga barku kjo Shqiperi e gjore

    Reply to this comment
  11. . October 1, 23:11

    si e provoni qe tom dashi e tom doshi jane te njejtat persona???

    Reply to this comment
  12. klasik October 1, 23:12

    Ymer Lala qe ka emrin ne kete vendim eshte i njejti person qe shfaqet ne skandalin e videos Bami.
    krkoni ne google dhe do gjeni qe eshte me e thelle se kaq kjo histori

    Reply to this comment
  13. gonxhe October 1, 23:13

    dolli dhe nje tjeter armik per tu demaskuar. Bravo!
    mos i lini kusur

    Reply to this comment
  14. xoni October 1, 23:15

    ja pra prandaj eshte i persekutum politik: se qe ne 1990 paska thirrur: Popull Shkerdhate, Vend shkerdhate!
    Cfare provash kerkoni tjeter ju??

    Reply to this comment
    • Pilo Lala October 2, 01:54

      Ka thirrur e ka share popullin Durrsak. Nje malok bertet dhe shan, sepse e di kush eshte.
      Ndjenja inferioriteti. Fakti qe je i madh sa nje gomar, nuk te jep ndonje perparesi, vecse ne xhungel.

      Reply to this comment
  15. E verteta October 1, 23:29

    Perpjekje e bukur, por kane shpetuar disa detaje, qe ne komunizem te ikte koka po te gaboje. E para, emri i babait dhe i nenes, nuk jane te njejte. Babai quhej Gjeke dhe nuk shkruhej me Xh. Edhe emri i nenes se tij eshte shkruar gabim dhe ku ne nje vendim gjykate te kohes se xhaxhit. Ka edhe nje detaj tjeter, qe ata qe jane munduar ta shkruajne kete faksimile, mbase nuk e kane vene re: ditelindja e te denuarit eshte 1966, denimi eshte dhene ne 1990, pra i bie se ka qene ushtar 24 vjec! Ata qe e dine kohen e xhaxhit, mbajne mend se ushtar te merrnin maksimumi 18-19 vjec, me perjashtim kur stidioje per shkolle te larte. Por ne vendim shkruhet se eshte me arsim te mesem. Nuk po flas pastaj per emrin qe eshte shkruar me shkrim dore. Eshte perpjekje e deshtuar, manipulim jo i zgjuar! Edhe dicka e fundit, nga 2005- 2013, Berisha dhe i gjithe shteti i tij e hetuan nga Shqiperia ne Australi dhe nuk gjeten gje, sepse nuk kishin cfare te gjenin. Per 34 dite gazeta RD hapej me kryetituj kunder tij, por asgje nuk u vertetua. Kjo eshte e verteta, ndersa per persekutimin, familja e tij nga babai dhe nga nena, kane qene te persekutuar, per ate vete, nuk e di. Edhe ju si gazete, duhet te jeni me serioze kur percillni informacione te sajuara, madje te sajuara keq.

    Reply to this comment
    • vix October 2, 00:06

      jo jo
      ushtar nisje te merreshe 18 vjec por mund te shkoje edhe 22 e 24. Ushtria ka qen dy vjet.
      Toma kushedi sa vjet e ka zgjat gjimnazin.
      thuhet ene aty ne dokumenta qe me arsim te mesem eshte.
      Kurse shkronjat gabim ne emna jane te pazakonte, por une i besoj me shume seriozitetit te atij sistemi se te ketij te sotmit.
      E kane ndryshu me dashje a pa dashje sot ne kto kohra, nuk di nese kane qene aq te pavemdshem dje ne ato kohra kur nuk lvizte qimja

      Reply to this comment
      • poku October 2, 00:21

        harrove qe per armbatje pa leje sic pretendohet te kete qene i denuar ti hidhin celsat ne det.Sa per moshen mbushje 18 te vinte fletethirrja dhe ti lije cdo gje dhe sbeje as gek as mek

        Reply to this comment
    • Pilo Lala October 2, 01:56

      Sali Berisha mbushte pantallonat nga Toma, se ata merren vesh me ligje kanuni.
      Ndersa sot Shteti vepron me ligje, kush i thyen denohet.

      Reply to this comment
  16. verior October 1, 23:42

    Tomes ia rofshi bolet edhe Edi Rama edhe Sal Berisha edhe Ilir Meta se ka ndihmu gjithe popullin, shkoni pyesni

    Reply to this comment
  17. Aua ;) October 2, 00:32

    Eshte e vertete! Ne Shkoder e dine se ka qene i denuar. 😉

    Reply to this comment
  18. aqo October 2, 03:47

    Nuk e kuptoj perse ky Tom Doashi del I implikuar ne cdo vend?A mos te gjithe e paskan inatin me ate?
    Nuk eshte argument bindes mosha qe ka ikur ushtar,ka plote raste ,bile ne moshe edhe me te madhe kane shkuar ushtar.Nje shembull koke fort ,im vella ka ikur ushtar ne moshen 26 vjec e 5 muaj,ndersa nje shoku im nga Lezha ndihmes mjek F.D ka ardhur ushtar ne moshen 27 vjec pa dy muaj.Del qe ky Toma ka qene dhe eshte problematic I madh per shoqerine ku ben pjese.

    Reply to this comment
  19. chess player October 2, 04:05

    Kete Tome Doshin nuk e njoh fare por nga parametrat eshte nje malsor tipik nga ata qe bien ne qytet..pastaj shkojne jashte shtetit..bejne nje dore paresh “te thata bajagi” dhe hapen bythesh.

    Me nje fjale eshte nje figure antipatike..por kur vjen puna nuk e le shokun ne balte e ka nje fare burrnie.

    Kalojme te kundershtaret:

    Te pakten nja nga 5 figurat me te urryera te tranzicjonit cerekshekullor e ka emrin Spartak Braho…biles me i zi se tartabiqi Kaqi Islami

    Shikoni me sa imtesi ka hyre ne detaje qe vetem nje djall mund ta beje…

    Nqs psh duhet te hyjne ne te tilla hollesira te pishtari i demon-kracise Azem Gomari ka dhjetra dokumete kompromtuese qe neser ne mengjez duhet ti shkojme ti prishim permendoret dhe te ktheje te gjitha dekoratat familja e tij..ose te marrim Sali Satanain ku vetem cfare ka thene Izet Haxhia me fakte,data dhe deshmitare Berisha me djallin e tij Shkerdhen duhej te arresoheshin.

    Une dyshoj te nje “dirty job” te Edi Rames i cili e ka shkaterruar fare PS .

    Perse ve kete qenin Spartak Braho qe nxjerr dokumente( para nje cerek shekulli..kur rendi publik dhe ushtria po cthureshin ) per nje deputetin e tyre ??

    E perseris..ishte deputeti i tyre qe ktheu shkodren me PS e Rames dhe kjo quhet harakiri.

    Spurdhjak Braho,Edi rama dhe ilir meta kane marre dy here vota plebishitare qe ti vinin prangat berishes dhe jo te zihen si grate..

    Shikoni dhe CEZIN..berisha nga nje aktor kryesor i denueshem ne kete masaker ekonomike po i ben gjyqin Rames dhe Metes..biles dhe “komunistit” Stefan Fyle.

    Pse berisha edhe pse ka bere krime te tilla kercenon fituesit e 23 qershorit…..pergjigja eshte e qarte se ka plehra si Spartak Braho.

    Vetem nje detaj:

    Ne korrik 2008 dyshja Meta-Braho me dokumente autentike deklarojne ne parlament se Berisha nga nje fuks i sig.shtetit ka punuar me vone i shitur te Udb jugosllave dhe te nje vendi tjeter aleat..pra ka qene agjent.

    Ne 2009 dyshja Meta-Braho bejne koalicjon me agjentin jugo-serb berishe….

    PRA SHIKONI KRIMIN E SPARTAK BRAHOS QE BASHKPUNOI ME” AGJENTIN SERBO-AMERIKAN& ANTISHQIPTAR QE ESHTE 1 MILJON HERE ME I KEQ SE KJO KUNDRAVAJTE E TOME DOSHIT ??

    KY MONSTRA BRAHO & COMPANY MQS NUK KA FUQI TI PREKE NJE QIME KRIMBERISHES HAP FRONTIN E LUFTES ME TOM DOSHIN QE ESHTE NE DITEN ME TE KEQE TE TIJ..

    NE DUELIN MIDIS NDYRESIRES BRAHO DHE KUNDRAVAJTESIT TOME DOSHI JAM ME TOMEN.

    *******************************

    ne respekt te lexuesve te Dites..dhe duke kerkuar falje per materialin relativisht te gjate ndiqni bubullimat e braho metes per agjentin berishe qe ne 2009..i lepiu menderen

    *******************************

    LSI në 7 korrik 2008, akuzë në Kuvend: SALI BERISHA, spiun sigurimi dhe agjent i UDB

    Nga Kledian Lula

    Shtetasi shqiptar Sali Berisha, politikan prej 20 vjetësh dhe aktualisht me detyrë kryeministër i Shqipërisë, dhëndër në Serbi, martuar me Sllobodanka Ramën, vajzën e një koloneli (oficeri aktiv) të shërbimeve sekrete agjenturore Jugosllave, nuk do ketë mundësinë t’i shpëtojë damkës së zezë, hijes së krimeve dhe faktit të turpshëm, që ka qenë spiun i sigurimit të shtetit, me aktivitet intensiv konkret dhe maksimal, me pasojë burgosjen dhe internimin e shumë familjeve të intelektualëve e njerëzve të thjeshtë, kundërshtarë të regjimit diktatorial komunist.

    Në një deklarim të tij publik në televizion, Berisha tha: “Nuk kam qenë spiun, nuk kam denoncuar dhe nuk kam dënuar njeri”. Mirëpo, gjatë një akuze të bërë në parlamentin shqiptar, në datën 7 korrik 2008, nga deputeti Spartak Braho në emër të grupit parlamentar të LSI, përforcuar me ulërima nga kreu i LSI Ilir Meta, u deklarua se ka prova shkresore, se SALI RAM BERISHA, komunist, pedagog, mjek në klinikën e bllokut dhe pjesë e brendshme e familjes së diktatorit, ka qenë jo vetëm spiun i sigurimit të shtetit prej 21 vitesh gjatë diktaturës komuniste shqiptare, por dhe “agjent special” i shërbimeve të huaja, me veprimtari agjenturore kryesore anti-shqiptare, si spiun në shërbim të UDB-së Jugosllave. Shkak që LSI dhe Ilir Meta, nxori nëpërmjet Spartak Brahos “letrat” e SALIUT si spiun dhe agjent i UDB, ishte fakti që SALIU, JOZEFINA dhe 20 deputetë “figura të pastra” me në krye Astrit Patozin, kërkuan shtyrjen e miratimit të projekt-ligjit “BIBERAJ” të hartuar prej BE për lustracionin (hapjen e dosjeve), për në muajin tetor 2008, pra pas pushimeve verore.

    Kjo shtyrje u konsiderua prej Ilir Metës, si lojë e Sali Berishës për “konflikt interesi si spiun i sigurimit shqiptar dhe agjent i shërbimeve sekrete të huaja me veprimtari agjenturore anti-shqiptare”. Akuza e LSI, u përforcua në një emision televiziv edhe prej ish-shefit të SHIK, Fatos Klosi, atëherë anëtar kryesie i LSI, i cili aprovoi dhe deklaroi hapur, se ka dokumente autentike që provojnë plotësisht akuzën e LSI në parlament, që SALI RAM BERISHA ka qenë spiun i sigurimit të shtetit shqiptar dhe që është agjent i UDB. Po citojmë të plotë, akuzën e LSI, bërë në parlament në datën 7 korrik 2008, nga (ish) deputeti Spartak Braho:

    Spartak Braho, në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”

    “Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE. Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare. Këto shërbime si spiun sigurimi dhe agjent i UDB, SALIU i bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore me UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas. Kryeministri SALI BERISHA, ka pasur takime e biseda të fshehta edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë.

    Grupi parlamentar i PD dhe kryeministri SALI BERISHA po kundërshtojnë dhe po bllokojnë projekt-ligjin e Biberajt, mbasi po të hapen dosjet, del se në krye të listës së spiunëve dhe agjentëve anti-shqiptarë në shërbim të të huajve është vetë kryeministri. Kam prova të plota, se SALIU ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane, me zbulues e agjentë rezidentë të huaj. SALIU ka frikë nga miratimi i projekt-ligjit të dosjeve të spiunëve, mbasi e di mirë, që do ta pësojë ai dhe gjysma e kabinetit qeveritar dhe e grupit parlamentar të PD. Unë këto akuza i kam deklaruar edhe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për diskutimin e ligjit të hapjes së dosjeve

    prandaj nuk ka kush te denoje monstren berishe (burrin e shtetit te arvi-ziut) sepse kemi keto plehrat si Spartak Braho qe po perdhosin voten e 23 qershorit…

    Reply to this comment
  20. metlaj October 2, 04:37

    DUHER qe te percaktojme drejte shqyrtimin e asaj qe qytetari Tom doshi denoncon Eshte thene se nje pjese e kryeredaktoreve dhe pronareve te gazetave jane bere loje e pushtetareve dhe kete bejne perpunumin e ngjarjeve per te ndikuar ne vendim marje dhe per punimin mediatik SOt duhet shikuare se a jane apo jo te verteta akuzat qe per mua qendrojne se shohe qe jo vetem gjykatat por me teper medjat jane vene ne sherbim te pishtetareve se drejtesia PO e marrim se te gjitha te shkruajturat per ta jane te verteta por ndikim i tyre per vaferimin e poillit eshte po thuajse zero por veprimet e saliut nanos edit metes e cuan shtetin ne kete gjendje dhe duhet te japin logari POpulli duhet te ngrihet por me nje ligje qe keta te koruptuare deri ne vendimin e drejtesise te perjashtohen nga politika dhe sekrekuestohen per pasurin e paligjshme reformat me ta nuk jane reale dhe do te duhet kohe te korrigjohen keshtu qe pasojat negative do te shtohrn shpresoj ne zgjedhjet e reja

    Reply to this comment
  21. Arben October 2, 05:42

    RROFTE UDB-JA SERBE DHE FSB-JA RUSE.

    Reply to this comment
  22. skifteri October 2, 06:43

    rugaqet e kriminelet dikurshem jane bere biznesmen dhe politikan te sotem ,shtresa me injorante drejton vendin ,pasurite qe kane vene kullojne gjak shqiptaresh,kane periardhje krimi,prostuticioni,korrupsioni,pase 90 -tes u inkuadruan ne P.D-ne kriminale te S.Berishes,ne emer te demokracise vodhen ,vrane, dhe shkatrruan totalisht shqiperine,krijuan nje shtrese grabiqaresh qe shfrytezojne barbarisht popuullin.

    Reply to this comment
  23. shoku " Hekuran " October 2, 06:53

    I madh Toma , durrsaket jane legena ( shumica e djemve ) sum tekeleka !

    Reply to this comment
  24. saliu October 2, 07:39

    o gazeta po hallale mo per rahje eshte normale do mbrohete robi dhe ska asnje te keqe po ka me poshtersi te grabiseshe pasurine kombetare qe komunizmite vetem poer kete i lumte se i vrau e pushkatoi gjithe hajdutete e pasurir kombetare pra ne vende te denoni hajdutete qe pa pune dhe me roga legenashe kane bere miliada e rojne si pashalae ku i gjeten gjithe keta politikane dhe njerez te rekrutuare nga armiqte e shqiperise merni more denoncimete epriftite dhe gjeni dhe te tjera dhe nxirni ne shehe kjo eshte puna juaje jo kete fakte kot ju kame thene dhe njeher nxorete nje investigime te bukure me kasate fiskale po sua mbajti ju trodhi shkatruasi i shqiperis SOROSI ai fshihete pase kesaje grabitje te radhese se shqiptarve te varfer

    Reply to this comment
  25. ARGITA October 2, 08:13

    PUNE DOSHA KODOSHA

    Reply to this comment
  26. info analitike October 2, 08:58

    Po si shume vone u kujtuat te merreni me Tom Doshin o shoke te Dites!
    A thua se nuk e dinit cfare ekzemplari ishte ai!
    Po te kishte pasur nje baba me emrin Kristaq ndoshta edhe Toma do t’ia kishte hedhur paq sic ia hidhte psikopati Edi Rama sa here bente traplleqe.

    Reply to this comment
  27. Futjakot October 2, 09:21

    Pse po sulmoni gjith personazhet qe i jan ven ilir metes kundra???

    Reply to this comment
  28. Artani October 2, 10:06

    Like Skrap-ari (floriri) ne vitet 1999-2000 kur u be ortak me miliardat e Tomes per privatizimet e Profarmes dhe ca fabrikave te tjera nuk e kishte problem qe Tom Doshi ishte gangster.Likes i pelqente shume asokohe te punonte me gangstere aq sa plot te tille i ngriti nga malesia e i beri biznesmene dhe vip-a ne Tirane.Sot sikur qenka merzit me ata.

    Reply to this comment
  29. TROLLNA October 2, 10:51

    o KU KANE SHKUAR QINDRA MILIONAT E $,TE CEZIT,TE NAFTES,TE KROMIT,TE DOGANAVE,TE NXJERJES SE FLORIRIT NE RESHEN,TE TATIMEVE,QE BEJNE MILIARDA. KU JANE,KUSH I KA VJEDHUR? KENI NDONJE OPSION O “DITA”? APO ZBATONI THENIEN: MUNDOHU TE ARGETOSH OPINIONIN PER GJERA QE POLITIKES DHE HAJDUTEVE NUK I INTERESOJNE ASPAK.

    Reply to this comment
  30. Strasburgu October 2, 12:09

    Pyetje per gazeten e partise: Po te ishte Doshi akoma deputet i PS -se do ta kishte nxjerre kete lajm?

    Reply to this comment
  31. Ajaxs October 2, 13:22

    Edhe sikur te jete e vertete, keto jane ngjarje te moshes adoleshente dhe kane qene te pire. kjo nuk eshte prove per te thene se eshte i kriminalizu.

    Reply to this comment
  32. Ajas October 2, 16:05

    Saliu,ka qene jo vetem spiun,por doppio rol spiun i dyfishte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*