Fakte të reja për eliminimin e ish-policit dhe bashkëjetueses së tij në Shkodër

November 12, 2018 15:46

Fakte të reja për eliminimin e ish-policit dhe bashkëjetueses së tij në Shkodër

Një intrigë çoi në ekzekutimin e ish-policit Boran Bërçanës dhe bashkëjetueses e tij, Silvana Ndoci. Hetimet kanë zbuluar se përhapja e një thashethemi ka patur për qëllim futjen në konflikt të bandave rivale në Shkodër.

Për këtë arsye u përhap fjala sikur Boran Bërçana ishte shprehur, unë e shtypa butonin e bombës ndaj Lul Kullës. Bëhet fjalë për shpërthimin e tritoli në qendër të Shkodrës, që shkaktoi terror, plagosi kalimtarë dhe vetë Lul Kulla u dëmtua rëndë.

Në të vërtetë, sipas një burimi të ABC News, Boran Bërçana nuk e kishte deklaruar një fakt të tillë dhe ai nuk kishte patur lidhje me ngjarjen. Pas verifikimeve ai ndodhej në Spanjë, për llogari të një grupi kriminal.

Por vendimi i ekzekutimi ishte marrë. Dhe jo vetëm për ish-policin, por edhe për bashkëjetuesen e tij që cilësohej si person që kishte dijeni për shumë ngjarje. Mbi ta u shtinë 28 plumba, por fëmija i vogel i tyre shpëtoi, sepse ndodhej në sediljen e pasme.

Ngjarja ka ndodhur në korrik dhe asnjë i dyshuar nuk është në pranga. Hetuesit nuk kanë gjetur asnjë provë ligjore, as në vendin ku ndodhi ekzekutimi dhe as në makinën e autorëve e cila u gjet e djegur në By-Pass.

 

o.j/dita

November 12, 2018 15:46
Komento

3 Komente

  1. anticensurë25642654 November 12, 16:08

    ” Hetuesit nuk kanë gjetur asnjë provë ligjore, as në vendin ku ndodhi ekzekutimi dhe as në makinën e autorëve e cila u gjet e djegur në By-Pass.”
    ëëëëëë??
    asnjë provë ligjore??pra ata nuk dinë ku ka ndodhur vrasja,por kanë trupat e dy të vrarëve dhe të fëmijës së gjallë?
    nuk kanë gjetur makinën por një makinë të djegur??
    kurse në shkrime të mëparshme të po të njëjtës gazetë,dita,kemi lajmin me titull”Video: Si u ekzekutuan në 7 sekonda Boran Bërçana dhe Silvana Ndoci”!
    pra nuk kemi vetëm të ditur vëndin e ngjarjes por dhe regjistrimin e momentit të vrasjes!në këtë shkrim kemi dhe shumë hollësi të tjera,kohëzgjatjen dhe me cilën dorë ka mbajtur armën vrasësi!!
    bile në të njëtin,në këtë të sotmin,shkrim kemi dhe një provë tjetër që ju nuk e quani provë ligjore”Mbi ta u shtinë 28 plumba”!mos vallë si plumbat dhe gëzhojat i mori me vete vrasësi??
    ku shkuan ato 28 plumba dhe ato 28 gëzhoja??
    apo nuk janë provë ligjore,sipas idiotësisë tuaj??

    Reply to this comment
  2. ??? November 12, 16:38

    Pa lidhje me temen, por pse shkruani by-pass(dhe me germa te medha?) ne Anglisht kur mund te shkruani anashkalim ne SHqip?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin