Fakte të reja për skandalin e lobimit, Balla: PD nuk mund ta kalojë me një “fletë rrufe”

March 8, 2018 19:27

Fakte të reja për skandalin e lobimit, Balla: PD nuk mund ta kalojë me një “fletë rrufe”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të fakteve të reja nga revista amerikane “Mother Jones”, të cilat janë ripublikuar sot nga mediat amerikane dhe europiane për financim të lobimit të Partisë Demokratike nga biznesmenë rusë.

Balla thekson se PD-ja nuk mund ta kalojë këtë skandal me një “fletë rrufe” anti-mediave amerikane, por duhet të sqarojë faktet për lidhje financiare me burime ruse.

Statusi i plotë i Taulant Ballës:

Faktet e reja të nxjerra në dritë nga investigimi i Revistës amerikane “Mother Jones” dhe të ripublikuara sot në shumë media të tjera amerikane dhe në Europë, për financim të lobimit të Partisë Demokratike nga biznesmenë rusë, janë prova shqetësuese të një skandali të rëndë, i cili nuk mund të kalojë me një deklaratë “fletë-rrufe” të Partisë Demokratike, sot edhe dje.

Është e turpshme sjellja zyrtare e PD, e cila në vend që të sqarojë faktet për lidhje financiare me burime ruse, sulmon median amerikane.

Lidhur me përpëlitjen dhe akuzat qesharake të Partisë Demokratike, përgjigjia më e saktë dhe shteruese është reagimi i një prej gazetarëve të Revistës amerikane, zonjës Hannah Levintova, e cila sqaroi dje se:

“Artikulli është kryesisht i bazuar në dokumentat e plotësuara për Mbretërinë e Bashkuar dhe të formularëve zyrtarë të lobeve në Shtetet e Bashkuara për Departamentin e Drejtësisë dhe Kongresin.

Këto dokumente janë publikuar në shkrim. Akuzat se Mother Jones ka marrë para nga Edi Rama për ta publikuar këtë artikull janë absurde. Ne nuk pranojmë kurrë pagesa për një investigim, në çfarëdolloj forme qofshin ato dhe sigurisht që nuk e kemi bërë edhe në këtë rast.

Gjithashtu: Mother Jones është një uebsjat investigativ që ka fituar çmime për investigimet e tij dhe ka një sajt me 10 milionë lexues çdo muaj. Vitin e kaluar, ne fituam Çmimin Revista e Vitit dhe Çmimin Revista Kombëtare për raportimin më të mirë, nga Shoqata Amerikane e Botueseve të Revistave në Shtetet e Bashkuara.”

Prandaj Lulzim Basha dhe Partia Demokratike i detyrohen menjëherë shqiptarëve një sqarim të plotë të gjithë këtij skandali, të cilin e konsiderojmë tepër të rëndë.

Prokuroria duhet të zhvillojë një hetim gjithpërfshirës, në bashkëpunim me FBI-në dhe autoritetet britanike, për të zbardhur deri në fund përmasat e këtij skandali tepër të rëndë.

o.j/dita

March 8, 2018 19:27
Komento

3 Komente

  1. Xha Teme March 8, 20:19

    Lulash Gagashi duhet tu shpjegohesh shqiptareve burimin dhe origjinen e ketyre parave te dyshimta te kompanive off-shore qe mbeshtesin PeDe-n kete klike kriminale qe u ngiz si pjelle e Sigurimit te Shtetit dhe u rrit dhe u formezua nga qarqet me antishqiptare qe ka njohur historia e Shqiperise.

    Reply to this comment
  2. alphade March 9, 02:45

    Z. Bashic ! Dhe vjen nje dite qe s’pine me uje marifetet !
    Ti,more djale, je mesuar te merresh me spiunlleqe, allish-
    verishe, batakcilleqe,etj., qe i ke mesuar nga padroni yt ,
    Sali Vicidoli ,qe eshte ekspert,vec atyre qe permenda me
    lart, eshte kusari me i madh i ketij vendi,kryekrimineli me i
    rrezimshem i Shqiperise: vini re ne intervistat qe jep ne
    TV, ku shume gazetar e gazetare duken nga qendrimet dhe pyetjet qe i bejne Berishes jane tere frike dhe ndrojtje
    gje qe tregon se kercenimet e Berishes edhe i “ngordhur”
    ngjall frike me bandat e tij kriminale. Vini re ne rastin e
    kryeministrit aktual gazetaret jo vetem qe bejne pyetje nga me te ndryshme pa pike ndrojtje por e kunderta ndodh qe ka edhe pyetje teper provokuese e perseri
    kryeministri u jep pergjigje qe ne shume raste jane edhe
    batuta. E kujtoj gjithemone nje shprehje labe sepse kam
    punuar disa vjet ne rrethin e Vlores. Leberit thone: ” Ta
    kesh mik te prish pune,ta keshe armik te ha m….ne” !
    Ndersa me Berishen ndodh ndryshe. Faktet tregojne se
    Berisha eshte nje vrases,nje mafioz ,nje kryemafioz.
    Jo me larg se para dy ditesh ky ” killer” ne gen deklaroi
    pa as me te voglen pendese se do te kishte shtire me
    shnaiper per te vrare kryetarin e PS ,me 21 Janar, Edi
    Ramen. Kishte vendosur 4 shnaiper dhe i pesti ishte Ai
    vete,Berisha. Ne nje rast te tille,me kete deklarate,Beri-
    sha i duheshin vene prangat. Zef Brozi do ta kishte bere
    nje gje te tille. Gazetaret,me perjashtime te rralla ,sic jane
    rastet e Artan Hoxhes,qendrim burreror qe i doli balle per
    balle,kryekriminelit Berisha,apo te gazetarit Mero Bazaj,
    Viktor Mslaj,Bedri Islami dhe satirat therese te A.Dukes.
    Keta gazetare trima dhe patriote i kane treguar vendin ketij kryemafiozi te rrezikshem. Meritojne tere nderimet e
    njerezve te zakonshem te ketij vendi, qe me artikujt e tyre
    demaskues po e cojne dushmanin e Vicidolit drejt mani-
    komios ashtu tere kusaret e gjakataret i pret i njejti fund ,
    nje fund sketerre, nje mallkim tere kombetar.
    Ne menyre te vecante,tradhetaret e kombit e kane vendin
    te rezervuar ne kishin e plehrave te historise.

    Reply to this comment
  3. betixho March 9, 09:12

    Z.Balla! mos u merrni me llafe,analizoni punën e Bashës në Kosove,shkeljet për rrugën e Kombit kur ish ministër i Transportit,tradhëtinë kombëtare të shitjes së detit kur ishte ministër i Jashtëm,vrasjet e 21 Janarit kur qe ministër i Brendshëm,uzurpimin e partisë Demokratike,ngujimin në “ÇADËR”,analizoni fjalimet e tij gjatë protestës 90 ditorë në çadër,mbi disa insinuata që ligjëron,disa betime dhe thirrje si”ai do të vijë pa tjetër”,zoti është me ne” etjera që dalin te thirrjet etij shumë të dyshimta,kompromentimin me lobuesit me financime ruse,si edhe deklaratën e djeshme se “Partia Demokratike do futet në transformim të thellë”ndërkohë që në eliminim të thellë duhet të kalojë vetë Ai me grupin drejtues uzurpator,të kapet për bythe e ti jepet Prokurorisë sa nuk është vonë për ta riformatuar udhëheqjen me agjentë të tjerë sërbë e rusë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*