“Autorët e pandëshkuar të një tragjedie që mund të përsëritet (IV)”

February 12, 2019 14:55

“Autorët e pandëshkuar të një tragjedie që mund të përsëritet (IV)”

Në këtë pjesë të katërt dhe të fundit të kësaj analize që është bërë për tragjedinë e vitit 1997 në ushtrinë shqiptare bëhen konkluzionet e asaj që ngjau dhe pse ngjau.

Dje unë bisedova me Gjeneral Astrit Jaupin dhe saktësova se në kohën që ka ndodhur tragjedia ai mbante gradën Kolonel, ndërsa më vonë është graduar Gjeneral.

Ai më tha se kjo analizë është bërë në fund të vitit 1997 nga një grup specialistësh të shquar dhe konkretisht nga Kolonel Enver Taho, N/Kolonel Ylli Beluli, Kolonel Hiqmet Zyberi dhe N/Kolonel Petrit Dervishi.

Është një analizë që besoj se nuk ka nevojë për koment.

Shumëkush e ka përjetuar atë tragjedi të paprecedentë, por shifrat dhe faktet që jepen në këtë analiza bëjnë apel për vigjilencë që ajo të mos përsëritet.

Gjeneral Jaupi më premtoi një intervistë ekskluzive në DITA në një të ardhme të afërt.

Deputeti Spartak Braho na ka servirur edhe materiale të tjera që do t’i botojmë në ditët në vijim.

Pandëshkueshmëria e autorëve të krimit shtetëror që ka ndodhur njëzet e ca vite më parë na shtyjnë të botojmë këto materiale, jo vetëm për të freskuar kujtesën…

Gjeneral Astrit Jaupi*

(Vijon nga numri i kaluar)

Bllokimi i veprimtarisë së komandantëve e të shtabeve arriti në atë nivel sa të rrëmbehej edhe flamuri luftarak si në BrAKA Kamëz e në BrAKA Selitë; ku në rregulloren e jetës së brendshme përcaktohet se “Flamuri luftarak është simbol i nderit, i trimërisë, i lavdisë ushtarake dhe unitetit luftarak të njësisë. Flamuri mbrohet deri në sakrificën ekstreme.” Gjithashtu u dëmtuan e u dogjën dokumentet TS e TSRV, dhe u vodhën vulat e njësive. Kështu, në BrAKA ku komandon Kolonel Lushaj u asgjësua dhe u shkatërrua plotësisht i gjithë dokumentacioni në seksionin operativ, u grabitën të gjitha kasetat e gatishmërisë së shtabit, të reparteve e të n/reparteve, dokumentet e vulat e reparteve të suprimuara,si dhe u muarën të gjitha pajisjet e zyrave të shtabit në këtë njësi.

Në repartet ku drejtojnë Kolonelët Pëllumb Gjondeda e Lulash Marku u dëmtuan dhe u dogjën  plotësisht zyrat e seksioneve operative, duke mbetur një pjesë e dokumenteve TS e TSRV. Dëmtime të dokumentacionit të gatishmërisë pati edhe në repartin ku drejton Kolonel Servet Kaçi.

Të gjitha këto ngarkojnë me    përgjegjësi komandantët, shefat e shtabeve dhe shefat operativë dhe shefat e sekretarive sekrete të këtyre njësive, të cilët nuk vepruan në kohë për evakuimin e dokumenteve në vende të sigurta, ashtu si vepruan disa njësi të tjera. Rregulloret shprehen qartë se ruajtja e sekretit ushtarak, si pjesë përbërëse e sekretit shtetëror është detyrë e përhershme për çdo ushtarak. Flagrant në këtë aspekt është edhe lejimi nga shefi i VKO, Kolonel Fadil Memia, i dhënies së shiritave të inçizimit të fluturimeve personave të pa autorizuar dhe pa i dorëzuar ato kundrejt firmës.

Dëme të konsiderueshme pati në teknikën luftarake, sidomos në atë të AKA dhe në mjetet e zbulimit r/lokativ. Në teknikën e AKA u dëmtuan dhe u vodhën shumë instrumente, pajisje, marrësa, përforcuesa e deri tek pjesë optike të topave. Shkatërrime totale u bënë në Brigadën AKA, e cila pothuaj është e paralizuar. Po kështu, dëmtime të rënda kanë ndodhur edhe në batalionet AKA të Vlorës, Fierit e të Elbasanit.

Përgjegjësi për këtë gjendje, në radhë të parë, mbajnë komandanti i BrAKA Kolonel Kreshnik Lushaj dhe shefat operativë të batalioneve AKA respektivisht Majorët Selaudin Myftari, Llazar Prifti, N/kolonel Fatri Kasapi.

Dëme të rënda u lejuan edhe në qendrat e kontrollit e të komandimit r/teknik të Lezhës, Çervenakës e të Sarandës, ku bilanci i stacioneve të dala jashtë përdorimit kap shifrën 18, kurse në BrAKA nga 44 SRLL të zbulimit të afërt, stacione të drejtimit të topave (SDT) e aparate të drejtimit të zjarrit (ADZAKA), 38 prej tyre dualën jashtë përdorimit. Po kështu, jashtë përdorimit kanë dalë edhe stacionet e uljes qorre në Bazat e Mbrojtjes Ajrore të Kuçovës e të Gjadrit. Këto vjedhje dhs shkatërrime, krahas shkaqeve politikë, lidhen në radhë të parë edhe me masat e pamjaftueshme tekniko-organizative dhe ushtarake të marra nga komandantët e shtabet e këtyre njësive për ruajtjen dhe mbrojtjen e kësaj teknike.

Veprimet e efektivave për mbrojtjen e teknikës nuk kanë qenë të drejtuara e të komanduara, kurse paniku në këto raste ka përfshirë edhe efektivin kuadër. Kur këto veprime kanë qenë të shpejta, të drejtuara e të komanduara edhe dëmtimi i teknikës luftarake nuk është lejuar, si në BA Kuçove, në RAGJB Rinas, në Grupin e Helikopterëve të Farkë etj. Vetëm në një rast kur këto masa nuk u muarën si duhet nga komandanti dhe shtabi i Bazës Ajrore të Gjadrit, u dëmtuan të dy avionët e çiftit roje.

Ruajtja dhe mbrojtja e teknikës ajrore është rezultat i guximit, patriotizmit dhe shpirtit të sakrificës së efektivit inxhinjero-teknik e atij fluturues, të cilët me një moral të lartë shmangën shkatërrimet dhe grabitjen e kësaj teknike nga turmat, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Vjedhje masive në njësitë e repartet e FMA-së u bënë sidomos në drejtim të armatimit e të municioneve të këmbësorisë. Kështu, në FMA u muarën 879 copë pistoleta të kalibrave të ndryshëm; 5629 automatikë; 6188 pushkë, 44 mitraloza të lehtë; 30 mitralozë 12.7mm; 7 mitroloza KA 14,5 mm; 4 copë mekanizma lëshimi të raketave portative; rreth13 milion fishekë; rreth 7500 granata dore; 4987 kg lëndë plasëse etj.

Kjo sasi e madhe armatimi e municionesh e rrëmbyer nga depot e njësive e të reparteve tona, është e         lidhur jo vetëm me faktorin kombëtar, por edhe me shpërbërjen e strukturave të njësive e reparteve tona. Nga ana e komandantëve të njësive duhet të ishte kundërshtuar dhënia e armatim-municionit forcave gjoja rezerviste të Ministrisë së Brendshme si në BrAKA, nga Kolonel Lushaj BMA Gjadër nga Kolonel Marku etj.

Nga ana tjetër, megjithëse nga Komanda e FMA detyrat në këtë drejtim kanë qenë më të plota, ato nuk u materializuan në veprimtarinë praktike, si dhe nuk u shfrytëzuan të gjitha mundësitë me forma nga më të ndryshmet për ruajtjen dhe mbrojtjen e depove te armatim municionit. Kjo erdhi si rezultat se tek kuadrot drejtues mungoi ndjenja e iniciativës, e vetëveprimit me profesionalizëm për zgjidhjen e situatave që krijoheshin. Në konceptet e punës se komandantëve e shtabeve përfshi dhe atë të FMA-së të drejtuar nga Gjeneral Baruti. ishte kristalizuar mendimi i pritmërisë, ku çdo veprim apo mosveprim kërkohej të transmetohej nga lart. Ky koncept i futur në praktikën e punëve të komandantëve dhe shtabeve vitet e fundit dëmtoi rëndë personalitetin e kuadrit, profesionalizmin dhe kërkesën ndaj vetes për të organizuar e drejtuar sipas ligjshmërisë e rregulloreve ushtarake ekzistuese.

Të gjitha këto çuan në veprime të ngadalta të shtabeve, që nga ai i FMA-së e deri në njësi e reparte, duke mos u paraprirë nga masa efikase precipitimit të shpejtë të situatave, për të minimizuar kështu rrëmbimin e armatim-municioneve.

Goditje totale pësuan në këtë periudhë rezervat materialo-teknike të shërbimit logjistik, si dhe teknika autotraktore, ku kjo e fundit si FMA doli jashtë gatishmërie në masën 😯 për qind.  Rezervat në veshmbathje, kazermim, ushqim e karburante pothuaj u dëmtuan plotësisht. Vetëm në shërbimin e karburantit u muarën apo u shpërdoruan 1.631,000 litra nga 1.708. 000 litra gjendje, ose në vlerë leku, përfshirë lubrifikantët kapin dëmin prej 51,920,360 lekë, kurse në krejt shërbimin logjistik humbjet llogariten në 130.979783 lekë.

Dëmet, shkatërrimet dhe vjedhjet lidhen edhe me largimin masiv të ushtarëve nga repartet. Kjo flet për punë të dobët organizuese e drejtuese të të gjithë hallkave, nga komandanti i togës e deri tek drejtuesi i njësisë apo repartit, si dhe për një boshllëk të krijuar në krejt procesin e edukimit moralo-psikologjik të tyre. Kjo tregon gjithashtu se që nga hallkat më të larta e deri poshtë në n/reparte është nënvlerësuar edukimi moralo-psikologjik e atdhetar i ushtarakut. Në këtë disiplinë kuadrot përgjegjës kanë manifestuar paaftësi profesionale, ku përzgjedhja e tyre është bërë mbi bazën e kritereve të besimit partiak e nepotik, në një kohë kur në shtypin ushtarak me të drejtë propagandohej se kjo disiplinë në ushtritë perëndimore jo vetëm është tepër e rëndësishme, por edhe parësore.

Këtyre faktorëve u bashkëngjitet korrupsioni aq i përfolur edhe në ushtri, qysh nga hallkat lart e deri në ato poshtë, i cili gjatë kësaj situate veproi në mënyrën më të hapur, duke e koordinuar aktivitetin me elemente të jashtëm për zhvatjen sa më shumë të pasurisë ushtarake. Mjaft kuadro të molepsur nga ky virus, që nga shtabi i FMA e deri në njësi e reparte, duke përfituar nga situata, përvetësuan shumë materiale e vlera të tjera, duke ulur e përdhosur figurën e ushtarakut.

Shtrohet pyetja, se çfarë bënë komandantët e njësisë në këtë situatë për të ndaluar vjedhjet nga brenda, si në BrAKA dhe BMA Kuçovë, ku akoma edhe sot në këto njësi edhe në njësitë e tjera nuk ka asnjë evidencim dhe nuk është marrë asnjë masë për kthimin e materialeve të vjedhura dhe denoncimin e tyre në organet përkatëse.

Nga kjo analizë u bëjmë thirrje të gjithë atyre që kanë marrë pa të drejtë pajisje e materiale, t’i kthejnë ato në reparte, duke korrigjuar kështu një gabim të rëndë ligjor e moral, në të kundërt organet përkatëse do të veprojnë pa insistim me të gjithë forcën që u jep ligji.

Dukej analizuar shkatërrimet, dëmtimet dhe vjedhjet në njësitë e repartet e FMA, si konkluzion mund te themi se ato erdhën jo vetëm si rezultat i faktorëve politikë dhe ekonomikë të krijuar në vend, por edhe nga mungesa e përgatitjes së efektivave kuadër e ushtarë për këto situata të paparashikuara, nga mungesa të theksuara në edukimin atdhetar e moralo-psikologjik, nga shthurja graduale e disiplinës, mos zhvillimi i stërvitjes, lulëzimi i korrupsionit edhe në ushtri, politizimi e partizimi i mjaft prej kuadrove dhe mungesa e një legjislacioni të plotë ushtarak. Kjo gjendje e rëndë në ushtri e ka burimin pikërisht tek ish-udhëheqja e lartë shtetërore dhe ajo e ministrisë së Mbrojtjes, të cilët në mënyrë metodike për 4-5 vjet shkatërruan nga brenda ushtrisë moralin dhe forcën e saj.

Pas këtyre ngjarjeve, me ndryshimet që ndodhën në qeverisjen e vendit, shtabi i FMA, komandantët e njësive të reparteve iu rikthyen punëve dhe filluan përpjekjet si për hartimin e programeve e të planeve të masave për eliminimin shkallë-shkallë të pasojave, ashtu edhe për marrjen e drejtimit e të komandimit të paralizuar.

Puna e filluar për kthimin e efektivit kuadër e punonjës civilë qe rezultative dhe siguroi që për një kohë të shkurtër i gjithë efektivi të paraqitej pranë detyrave funksionale. Më e organizuar kjo u bë nga Regjimenti i aviacionit, BA Kuçovë e QKKRT, kurse më dobët eci kjo punë në BrAKA, ku u deshën ditë të tëra që kuadrot të ktheheshin, pranë reparteve, kurse në disa n/reparte të kësaj njësie si në Bilaj, Sauk dhe Lalm u kërkua ndërhyrje për rikthimin në punë. Në kohën kur vendi kishte nisur stabilitetin politik dhe në ushtri punohej për rimëkëmbjen e saj, në mjaft njësi të FMA lejohej grabitja e mëtejshme e pasurisë ushtarake dhe e vlerave materiale, sidomos e municioneve, këto më të theksuara në BrAKA Kamëz e BA Kuçovë, për të cilat komandantët e këtyre njësive mbajnë përgjegjësinë kryesore.

Në gjithë punën e kryer, a mund të thuhet se komandantët dhe shtabet e njësive kanë realizuar detyrat më të ngutshme për vënien në efiçencë të elementeve kryesore të gatishmërisë luftarake? Nga kontrollet e ushtruara prej shtabit të FMA ka dalë se vetëm për urdhrat dhe fonogramet e dërguara nuk janë marrë masat e mjaftueshme e të domosdoshme për zbatimin a plotë të tyre. Mangësi më të dukshme janë vërejtur në drejtim të planifikimit të punëve ditorë e javore, në organizimin e vogël të punës, në shërbimin e rojes dhe ruajtjen e objekteve, në vendosjen e rregullit e të disiplinës për hyrje-dalje nga garnizonet ushtarake etj, të cilat flasin se komandantët dhe shtabet nuk kanë arritur akoma të marrin situatën në kontroll e të vënë në funksionim të gjitha hallkat për rimëkëmbjen dhe normalizimin e jetës në repart.

Kjo lidhet ndoshta edhe me konceptin që ekziston tek disa komandantë njësish si Kolonel PëlIumb Gjondeda, i cili me kokëfortësi shtron problemin se nuk kemi çfarë të nxjerrim nga këto analiza, kur nga të gjithë njihet parimi, që të shërosh sëmundjen duhet të dish si erdhi ajo.

Me gjithë përpjekjet e bëra, gjatë kësaj periudhe nuk është punuar me përkushtim për administrimin e kontigjentit të ushtarëve të kthyer dhe për mbajtjen e një rregulli dhe disipline të pranueshme për situatën që kalojmë. Këto më të theksuara në BrRDKA Selitë, ku nga 13 ushtarë në shtab të brigadës nuk gjendet asnjë. Po kështu edhe në BA Kuçovë e në ndonjë repart tjetër.

Masat e marra dhe puna e bërë për përmirësimin e kushteve të punës e te jetesës në njësi e reparte kanë qenë jo në përputhje me mundësitë reale që kanë vetë njësitë, e cila lidhet me mungesën e përkushtimit të kuadrove drejtues. Jo efiçente ka qenë puna e seksioneve logjistike në qendër e në bazë, pasi në metodën e punës më tepër kanë zënë vend evidentimet e gjendjes dhe perpilimi i listë kërkesave, se sa vendosja në efiçencë e sektorëve më jetikë. Kështu, ende nuk është arritur që për personelin e shërbimit 24 orësh të sigurohen kushte normale për jetesë e ushqim edhe kur ato ekzistojnë, sidomos nëpër truproje. Jo mirë po punohet edhe për vënien në efiçencë të elementeve të gatishmërisë luftarake. Komandantët e njësive dhe shefat e degëve në shtabin e FMA pak kanë vënë në lëvizje mendimet dhe propozimet e specialistëve për mundësitë e riparimit të teknikës luftarake, kryer jen e punimeve në to, për shfrytëzimin e pjesëve nga teknika e dalë jashtë përdorimit, për përshtatje të ndryshme në sistemin e komunikimit dhe gjetjen e mundësive te mëtejshme për funksionimin e nyjeve riparuese e të ofiçinave të mirëmbajtjes. Kujdes më i mirë në këtë drejtim është treguar nga repartet BA Rinas e Grupin e Helikopterëve.

Nisur nga puna e bërë deri tani, si dhe angazhimi i efektivave për rimëkëmbjen e FMA, ekzistojnë të gjitha mundesitë dhe përkushtimi i nevojshëm për të normalizuar më tej gjendjen e për të vënë në efiçencë shkallë-shkalë të gjithë elementet e gatishmërisë luftarake, duke realizuar kështu misionin e ngarkuar. Për këtë qëllim e bëjmë këtë analizë për të vënë edhe njëherë theksin tek shkaqet që çuan në shpërbërjen e njësive e të reparteve tona, për të nxjerrë përgjegjësitë për të përcaktuar drejtimet e punëve;

se vetëm kështu do të arrijë të ngremë moralin dhe personalitetin e ushtarakut, do të mund të hartojmë programe pune reale e të besueshme për të ardhmen.

Për gjendjen që ekziston në FMA, në radhë të parë, duhet të punojmë për përmirësimin e strukturave organike me argumentime shkencore për ngritjen e besimit e të ndjenjës së prakticizmit se ushtria e në këtë kuadër FMA-ja duhet të rimëkëmbet sa më shpejt, pasi ajo është pjesa kryesore e një shteti demokratik, pa të cilën ky shtet nuk mund të funksionojë. Vënia në funksionim e të gjithë potencialit intelektual ushtarak të kuadrove tona, mbështetur në përkrahjen e fuqishme morale e financiare të organizmave europiane e më gjerë, shprehim besimin se në një të ardhme jo të largët Forcat tona të Mbrojtjes Ajrore do të zenë me dinjitet vendin e dëshiruar në synimin i integrues të ushtrisë pranë strukturave euro-atlantike e më gjerë.

Shprehim besimin e patundur, se nga diskutimet tuaja, do të evidentohen më mirë dobësitë e punës dhe shkaqet që çuan në gjendjen tepë të rëndë që përjetuam dhe nëpërmjet Sekretarit të Shtetit për Politikën e Mbrojtjes, zotit Perikli Teta, i cili na nderon me pjesëmarrjen në këtë analizë, i shprehim udhëheqjes së Ministrisë së Mbrojtjes gatishmërinë për të plotësuar me profesionalizëm e disiplinë të lartë të gjitha detyrimet, në interes të rimëkëmbjes e të forcimit në çdeo drejtim në Forcat e Mbrojtjes Ajrore./  Përgatiti botimin Xh. Shehu

*Ish-Zv.Komandant i repartit ushtarak 3400

 

February 12, 2019 14:55
Komento

5 Komente

  1. Cfare prisni ? Ka burra Shqiperisa te arrestoj ose te ndeshkoj pergjegjsit e masakres se 97 ? February 12, 15:20

    Me artikuj nuk ndeshkohen pergjegjsit e masakres se 1997 ! Populli i dime mire se media ! Te gjitha jane ne memorjen e popullit pergjegjsit ! Populli pret ACTION !
    Sic shikohet nuk ka asnji burre shtet ne Shqiperi i sot per sot qe te marr pergjegjsine te ndeshkoj ata qe ben masakren e 1997 me 3 mije viktima !

    Reply to this comment
  2. Populli para 90 February 12, 15:29

    Fajtorët janë në Parlament ose nëpër firma të ndryshme. Cfare kërkon prej popullit. Në qoftë se je gazetar investigative, atëherë bëji një analizë cetjes dhe drejtohuni Prokurorisë me fakte dhe jo me broçkulla.
    Shum fat mbas 21 vjetëve.

    Reply to this comment
  3. Andrea February 12, 23:20

    Shkatërrimi i ushtrisë nuk filloj e mbaroj në 97-ën.Ushtria e filloj të tatëpjetën në vitet 85-87.Gradualisht po degradonte në të gjitha drejtimet.Ushtria më tepër shihej si armë për mbrojtjen e diktaturës së proletariatit,për pasojë më shumë i mëshohej përgatitjes ideo-politike;ndërsa ajo profesionale sa vinte e dobësohej.Të ashtuquajturat ShLU,nuk bënë gjë tjetër veçse e katandisën si mos më keq.Kuadrot,specialistët ,oficerët, u shndërruan thjeshtë në roje deposh.Figura e oficerit filloj të ironizohej keq në opinion ,si parazit,etj etj!Kujtoni e gjykoni;lirimet masive që u bënë.Nuk pati as edhe një kundërshtim.Të krijohej përshtypja se mezi e prisnin daljen nga radhët e ushtrisë,e them me bindje;askush nuk ndjente keqardhje se do të largohej….Pastaj erdhi 97-a.Një vit më parë u bë reforma masive.Nuk kishte më ushtri por depo plot me armë,municione ,pajisje e teknikë luftarake ….dhe disa rrogëtarë për ruajtjen tyre.Ish kuadrot ushtarakë,tashmë të shporrur,jo të liruar,të braktisur totalisht nga shteti ,jo vetëm që nuk u ngritën për të mbrojtur strukturat ushtarake, por qëndruan indiferentë.Shkatërrimi i ushtrisë shqiptare u përgatit dhe u finalizua me gjakftohtësi nga politika.Se për ç’qëllim,koha do t’a tregojë!

    Reply to this comment
    • Doni apo nuke doni ju,Drejtesia do te BEHET. February 14, 16:26

      Andrea,po mor po,nga politikat, ngase paloushtaraket u bene nje me krimin.Mjaft me te berit avokatine ndaj krimeve te denoncuara me ze,figure e deshmi te gjalla.Historia ka vertetuar katerciperish se nje krim i pa ndeshkuar eshtë nje krim we vazhdon, qe nuke duhet injoruar,por hetuar dhe ndeshkuar me tere forcen e ligjit,ne sherbim ndaj vetes,familjes dhe Shqiperise ne Progres Njerezor.Andrea, nje fjale e urte popullore thote;c’do bejsh ne dete, me kripen do ta gelltisesh.

      Reply to this comment
  4. Andrea February 15, 21:10

    I ke rënë pikës!Hitleri,kur e ndjeu se po i vinte fundi,me cinizëm shprehet:populli gjerman nuk di të luftojë!!Politika nuk paska fajë!!???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim