Faktorët që mund të shkaktojnë një “migrenë” në ekonominë globale

August 17, 2015 08:23

Faktorët që mund të shkaktojnë një “migrenë” në ekonominë globale

Muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të lehtë për ekonominë botërore, e cila u detyruar të përballet me një sërë sfidash. Gushti dhe shtatori nuk do të jenë më pak të komplikuar, paralajmërojnë ekspertët.

Shumë ekonomistë theksojnë se po marrin vrull faktorë që tregojnë për afrimin e një krize të re financiare globale.

Rënia e çmimit të naftës

Korriku ishte muaji më i keq për naftën, që nga tetori 2008 dhe kjo rënie e çmimeve mund të jetë një shenjë tjetër e krizës globale që po afrohet. Në përgjithësi, gjatë muajit korrik indeksi i naftës ËTI ra me 21%. Çmimet e aksioneve të naftës së papërpunuar Brent ranë me 18% në muajin korrik. Prandaj, tregu i naftës në korrik shfaqi shifrën e saj më të keqe që nga fillimi i vitit 2015.

SHBA, në prag të recesionit

Ekonomia amerikane po i afrohet gradualisht recesionit. Jo vetëm të dhënat makroekonomike tregojnë këtë prirje, por edhe raportet e shumta ekonomike të kompanive vendase. Në periudhën midis 2011 dhe 2014, Prodhimi i Brendshëm Bruto i SHBA-së arriti mesataren 2%, jo 2.3% siç ishte njoftuar më parë.

Rasti i Greqisë

Situata financiare në Greqi mbetet e vështirë, pavarësisht serisë së marrëveshjeve me kreditorët ndërkombëtarë, të cilët në këmbim të programit të shpëtimit kërkojnë më shumë shkurtime në ekonominë greke. Pjesëmarrja e FMN-së në shpëtimin e Athinës nuk është e plotë. Zyrtarët e FMN-së do të marrin pjesë në negociatat midis Athinës dhe kreditorëve, por fondi vendosi të mos të bjerë dakord mbi një program të ri për muajt e ardhshëm. Ndoshta paratë do të shkojnë, por vetëm vitin e ardhshëm. Kjo vonesë mund të ketë një ndikim të rëndësishëm.

Italia, në rrugën greke

Italia po përballet me pothuajse të njëjtat probleme ekonomike dhe financiare si Greqia dhe Europa do të përjetojë një “migrenë” të vërtetë në qoftë se kriza greke papritmas bëhet italiane. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, niveli i papunësisë së të rinjve në Itali arriti kulmin në 38 vjet dhe është në 44%, ndërsa borxhi italian ka arritur në 135% të PBB-së.

Rënia e bursës në Kinë

Në korrik, Indeksi i përbërë i Shanghait ra me 13.4%. Si rezultat, korriku ishte muaji më i keq për rezervat kineze që nga tetori 2009. Autoritetet kineze janë duke marrë masa për të stabilizuar tregun. Në veçanti, oferta ndali në më shumë se 1400 kompani dhe ofertat publike u pezulluan.

Porto Riko drejt falimentimit

Në qershor, guvernatori i Porto Riko, Alejandro García Padilla, pranoi se borxhi i ishullit është “papërballueshëm” dhe vendi duhet nxjerrë nga “spiralja vdekjeprurëse” në të cilën ndodhen financat publike. Borxhi i përgjithshëm i Porto Rikos dhe agjencive të saj, arriti në 72 miliardë dollarë ose 102% të PBB-së. Porto Riko nuk arriti të paguante plotësisht borxhin që skadonte më 1 gusht.

Rënia e tregut të mallrave

Në vitet e fundit, mallrat janë në një pozitë shumë të pafavorshme në tregjet financiare. Rënia më e mprehtë është regjistruar në metalet e çmuar. 2015 ishte më i vështiri për lëndët e para. Shumica e ekspertëve ia atribuojnë këtë rënie rritjes së normave të Rezervës Federale të SHBA.

Edhe Kanadaja në recesion

Ekonomia e Kanadasë është zyrtarisht në recesion. Të dhënat e PBB-së së vendit për majin 2015 ishin më keq se sa pritej, norma ra me 0.2%. Ekonomia kanadeze ka treguar një trend negativ gjatë pesë muajve të fundit.

August 17, 2015 08:23
Komento

1 Koment

  1. andromeda August 17, 10:38

    Kjo botë po shkon për lesh, sidomos për shkak të kapitalizmit spontan dhe irracional. Një rend i ri botëror duket nga larg…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*