Triumfi i një qëndrestari

October 7, 2019 22:44

Triumfi i një qëndrestari

E kanë quajtur radikal, esktremist, marksist, të dhunshëm etj.

Kështu ndodh me ata që thonë dhe mbrojnë TË VËRTETËN pavarësisht kostove – në shoqëritë ku sistemi politik është i korruptuar deri në palcë.

Në këto shoqëri propaganda bajate e hajdutërisë së ulur në karrige pushteti e turbullon të vërtetën e thjeshtë, duke patur qëllimin dinak ta bëjë qëndrimin parimor pro së vërtetës të duket “radikal” apo “ekstremist”

Të ngjisin etiketat “radikal”  dhe “ekstremist” sepse vetëm duke quajtur qëndrestarët të tillë, duken “normalë” regjimet e korruptuara politike dhe sharlatanët mediatikë që i shërbejnë çdo rregjimi.

Albin Kurti provoi të kundërtën duke u dhënë të gjithë qëndrestarëve shpresë.

Edhe atyre në Shqipëri.

Shqipëria sot përpëlitet pa patur guximin dhe shpresën e përmbysjes së raporteve sunduese.

Shqiptari sot shfaqet në një etapë të re të një historie të përsëritur sipas ritmit të kahershëm të sundimit: I sendëzuar, i tëhuajsuar, i çrrënjosur, i privatizuar, i kërrusur e kërbaçuar, i papërfaqësuar politikisht në mjerimin e vet.

Populli shqiptar pëson pa kundërshtuar, rrënohet pa kryengritur, përçmohet pa u kundërvënë, ndjen padrejtësinë pa pasur fuqinë e kapërcimit.

Shqipëria duhet t’ia nisë nga zhbërja e paktit famëkeq Rama-Berisha të 2008, pakt i cili ka monopolizuar sipërmarrjen politike në pak duar dështakësh pazarxhinj, ka rrëmbyer nga duart e sovranit të drejtën e zgjedhjes dhe ia ka kaluar atë megallomanisë së kryetarokracisë, ka çuar nivelin e parlamentarizmit në situatën më mjerane të 100 viteve shtet,

Ekzekutimi publik i këtij pakti duhet të jetë kryefjala e çdo reforme zgjedhore në Shqipëri.

Shikoni me sa dinakëri, partitë e pan-hajnisë sic do ti quante Albini ua kanë vënë flamurin e ndryshimit të këtij pakti në duar ca injorantëve karagjozë të së ashtuquajturës “opozita e re”. Për ta denigruar përpjekjen e zhbërjes, e për të vazhduar hisyhedhjen dhe sundimin.

Opozita “e re”, ajo e vjetër, bashkë me rilindjet e lyera e të rilyera duhen zhdukur me rrënjë; të shohim sa u vlen vërtet lëkura në kushte gare të ndershme politike ku populli – përfshirë të ikurit dhe emigrantët – të mos jetë i detyruar të zgjedhë mes vrasësit dhe hajdutit, të mos jetë i detyruar të votojë të keqen më të vogël.

DITA e ka mbështetur në vijimësi Albinin dhe do vazhdojë të mbështesë të gjithë ata që si Albini sfidojnë pseudo-elitat e kënetës 30 vjecare, vijimësinë tribale të mosndëshkimit, rotacionin e detyruar të hajdutërisë vrasëse, fodullëkut dhe injorancës.

“I dashur Albin. Të kemi ndjekur gjatë gjithë kohës duke qenë me mendje dhe me zemër solidarë me qëndrimet e tua, me vullnetin, sakrificat; të bindur se ndërgjegjësimi, vetëvendosja, vetëdijësimi janë e vetmja rrugë e qëndrueshme progresi për shqiptarët në të dy anët e kufirit. Të urojmë suksese në vijimin e rrugës që ke tashmë përpara, e cila nuk do jetë e lehtë. Jemi krah teje” – thuhet në një mesazh dërguar dje për Albinin nga botuesi i gazetës Dita, Alban Dabulla dhe stafi.

Albini u mësoi të gjithëve se nuk duhet të dorëzohesh pavarësisht baltës dhe përpjekjeve për të të denigruar, blerë, manipuluar, apo edhe zhdukur.

U mësoi të gjithëve se duhet të vazhdosh të luftosh edhe kur duket sikur çdo vlerë është zhbërë dhe çdo ideal është varrosur!

Dhe kur kjo ndodh në Kosovë, mund të ndodhë edhe në Shqipëri.

Faleminderit Albin.

 

Dita

October 7, 2019 22:44
Komento

29 Komente

  1. Mihal Xhamo October 8, 01:01

    Hakduteria dhe fshatarizmi i po(rdhe)l itikaneve tone me ne krye shakaxhiun e perparimit Edi Rama na ka bere gazin e Evropes e me gje re.

    Kjo situste e sotme tregon qarte prapambetjen demokratike te popullit e shoqerise civile ne vendin tone.

    Persa i per ket politikaneve t one,tashme, ata j ane kthyer ne Ja go kunder vendit e popull te tyre. D eri kur?

    Reply to this comment
  2. Ujku Plak October 8, 03:54

    Qofsha i gabuar ne opinionin tim por ky Albin Kurti diçka fsheh .
    Do ja le kohes ta vertetoje dhe gjykoje .

    Reply to this comment
    • Artikulli i drejtë October 8, 13:45

      Fitorja sfiduese e Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka një rëndësi shumë më të madhe sesa ajo e çlirimit të Kosovës nga kapësit e shtetit. Në një rajon si ky yni, ku është shumë e vështirë të triumfosh në një garë elektorale, pa qenë pjesë e pushtetit, pa shpërndarë vende pune, pa bërë për vete policinë dhe aparatin e sigurisë, pa pasur nga mbrapa financimet e biznesmenëve që i ke ushqyer me para publike, pa u kuruar nga mediat që në pjesën më të madhe shkojnë pas pushtetit, një rezultat si ai i Vendvendosjes merr një rëndësi të veçantë.

      Pas kësaj gjithkush është i lirë të mendojë: “PO, është e mundur”.

      Reply to this comment
      • preng pjetri lezhë October 8, 13:46

        KOSOVA NJË LEKSION PER QYTETARET SHQIPTARË MBRENDA SHQIPERISË!
        Gjashtë tetori i ketij moti mund të konsiderohet si tajfun per kasen e vjeter politike të Kosoves!
        Fitorja e Albin Kurtit është pa dyshim fitore e klasese re dhe disi të perçmuar politkisht nga vjetersinat politike qe e molën Kosoven qe kur u bë shtet i pamvarur nga ish Jugosllavia.
        Populli i Kosoves mësefundi e zbriti nga kali trojken e vjeter pa shumë bujè e poterë.
        Dukë shprehur indinjaten dhe pakenaqêsin ndaj liderve qe s’ja leshuan asnjë çast vijen e ujit mullirit te paetive t’vogla në keto dy dekada.
        Thaçi Haradinaj e shumë lidert tjerë e konsideronin vet vetën si baballarët e Kosoves dhe si të tillë mendonin se pushteti u perket vetem ktyne thua se e tanë Kosova ja kishte perborgj nenshtrimin brutalitetin dhe vendos- vulodjen per fatet e Kosoves vetem ashtu sikurse mendoni dhe ju inreresonte ktynë burrave patriakal.
        Qytetarët e Kosovës ka mot që janë t’pezmum të paknaqur dhe totalisht të zhgenjyer nga lidert e shembur sot perdhe.
        Mirpo ishtë tejët e veshtirë të rrezohëj kjo kasë vjetersinash pa ndihmesen e një dorë të fuqishme,
        fati u trokiti në portë kosovarvë çka edhe ditën më trimfuar me dinakëri te madhe.
        SHBA ishtë pa diskutim moduli qe stimuloj tajfunin e rradhes politik ndaj edhe u dorezuan pa kundershti notaret e vjeter që de fakto kurrë s’notuan kundra rrymês ndaj edhe shkalla rrezistences s’ishtë aspak zhurmëmadhe.
        Më në fund trimfuoj lideri “rremujgji” rrebel por mjaft patriot e vizonial.
        Sepaku u freskua klima bajate politke në Kosove!
        Po në Shqiperi kur do të shkermoqet berthama e kesaj klase gangesterash hajnash dhe oligardesh te cilet kanë tridhjet vjet
        që qendrojnë mbi korrizin tonë të dregxosur disa hypur mbi samar te. vjeter rreckosur, ndersa pashallarët mbi shalën e qendisur më ojna e fine ari!!!
        A keni ndermend me u shkund naj ditë o qyqanë se ndryshe as kockat s’do jua kursejnë kalorsit tonë bajlozë!

        Reply to this comment
  3. Gaz October 8, 04:18

    Faleminderit Dita

    Reply to this comment
  4. Optimisti. October 8, 06:38

    Sot të diskutojmë a do të kemi ne populli i Shqipërisë një Albin që t’ na shkund nga apatia, nga llogjet e kafeneve për të keqen që po na përze nga shtëpitë për tu bër endacakë në dhe të huaj, një Albin që të na shkëput nga artikujt soditës kritik të gazetave që kusarët profesionist të PD, LSI dhe PS as që u druhen fare,të na shkëpus nga llogjet pa fund në studiot televizive, një Albin që si ai të ketë shpirtin e aksionit për të organizuar një popull që kusarët me mashtrimet dhe demagogjinë e tyre të kthyer në shkencë djallëzore, e kanë çarmatosur kundër të keqes dhe e kanë zhytur në një pesimizëm total që po kthehet në një braktisje të frikshme të vëndit.
    Sot duhet të diskutohet që si populli i Kosovës, a do të shkëputemi ne nga kthetrat e kusarëve apo do të vazhdojmë të rreshtohemi, me mëndësinë e keqes më të vogël, her në bandën PD të kusarit Sali her në bandën PS të kusarit Edi Rama apo në bandën LSI të kusarit Ilir Meta . Sot duhet të diskutohet urgjentisht që të lind simotra e Vetvendosjes tek ne që do të jetë fundi i partive prostituta PD, LSI dhe PS që u ka ardhur koha të hidhen në koshin e plehrave të historisë. Nuk ka kohë për të humbur! Albin Kurti dhe kosovarët po na thërrasin me shëmbullin e tyre apo, mos vallë jemi kthyer në baltë që kusarët të na shtypin me këmbë?

    Reply to this comment
    • Aladini me Eskorte October 8, 12:02

      Sakte, por fillimisht sic e ve ne dukje ky artikull, kusareve u duhet hequr nga duart perjetesia ne pushtet, garantuar me paktin gerdecar te 2008.
      Ndryshe vota shkon dem.
      Ndryshe fryma manupulohet.
      Si me studentet

      Reply to this comment
  5. intelektuali October 8, 07:22

    Gazeta DITA:

    Ju thoni se Albinin e kane quajtur:

    “…radikal, esktremist, marksist, të dhunshëm…”

    madje:

    Ne media ne Shqypni e Kosove e kane cilesuar si:

    “… te majte, komunist, enverist…”

    Disa analiste u nguten ta cilesojne Albin Kurtin si nje “Aleksis Cipras” i Kosoves qe gjithashtu erdhi ne pushtet per te luftuar pa kompromis “Hajnine pushtetare” ne Greqi, por qe gjate mandatit te tij beri nje “Vere ne uje” dhe u largua nga pushteti me dajak popullor,

    prandaj o gazeta DITA:

    LE TE MOS NGUTEMI ME VLERESIME EMOCIONALE PER ATE QE PRITET TE NDODHE NE KOSOVE

    sepse:

    Si do te bashkeqeverise “komunisti” nacionalist Albin Kurti me “antikomunistet” rugoviste te LDK-se, si do te ulet te bisedoje me Vucicin dhe serbet ne tavoline kur te mare urdher nga BE dhe SHBA sic u ul Rugova ne Millosheviqin perpara se NATO te bombardonte Beogradin? Kur ai vete menjehere pas fitorjes deklaroi se me serbet e Vucicit nuk do te ulet asnjehere ne tavoline?

    KU DO T’I GJEJE LEKAT ALIB KURTI PER TE LUFTUAR KORRUPSIONIN DHE PER TE ZHVILLUAR EKONOMINE KOSOVARE NE PIKE TE HALLIT?

    Pergjigjen e ketyre pyetjeve mbetet ta marim ne ditet dhe muajt e ardhshem kur nderkombetaret ta kene vene Albin Ekstremistin ne presen e detyrimeve qe ka Kosova si shtet i Pavarur ndaj tyre dhe kur populizmi i lire per luften kunder “Hajnise pushtetare” te jete shkrire si “Bora e Bjeshkeve ne prandvere” dhe deri atehere kur te shikojme Thacin, Limajn, Veselin etj. me Lukunine e Hajnave lakmitare dhe dashnoret e tyre nga pas te rasur ne burg nga Prokuroret dhe Gjykatat e Vetvendosjes, pra deri atehere do te kaloje shume kohe dhe deri atehere une per vete them se albin Kurti i ngjan me shume:

    EMILIANO ZAPATES SI MARLON BRANDO NE FILMIN ME TE NJEJTIN EMER

    qe:

    I futi ne rreth ne kuq shoket e tij ekstremiste revulocionare me urdher nga Imperializmi Amerikan.

    Reply to this comment
  6. troja October 8, 08:12

    Ngrije lart kete pishtar te lirise,Gazeta “DITA”.
    Je vetmja gazete,qe ke luftuar,ke demaskuar kete klase te poshter politike ne Shqiperi,keta hajna,kriminele,vrases qe shkateruan nje vend,nga me te bukurit,qe e vodhen,e perçudnuan deri ne ate mase sa sot,po ti jepet e drejta ne disa vende mund te ikin nga syte kembet edhe nje milion njerez.
    A do kete Albin Kurti ne Shqiperi? A do pranoje ky popull dhe emigrantet te votoje perseri me ligjin shkaterimtar te 2008? A do ti vere gishtin kokes cilido njeri ne shqiperi dhe diaspore me ndergjegje te votoje me me kete ligj zgjedhor?

    Reply to this comment
  7. klemi October 8, 08:18

    Me sa ka bere e ka thene ky nuk eshte njeriu i duhur per km i kosoves ne kete kohe, megjithe ate te presim.

    Reply to this comment
  8. Anonymous October 8, 08:26

    Tek i shikon dhe dègjon shumè “analistè” tè oborrit nè Shqipèri (shihni Ymer Bazen e Saliut, sot i Edit), nuk mund tè fshehèsh njè buzèqeshje kènaqèsie, si qytetar i kètij vendi tè rreckosur nga bajraktarèt e fryrè si gjela.
    Nèse do kishin mundur, do ti pèrdhunonin edhe zgjedhjet nè Kosovè por nuk munden.
    Tani shkruajnè e flasin me shkumèn e tèrbimit nè gojè sepse e dinè dhe e ndjejnè qè me Albin Kurtin, nuk vjen vetèm njè politikan “kosovar” por njè shqiptar qè ka sakrifikuar gjithçka pèr atè flamurin kuq e zi.
    Propaganda e lugès bosh, do marrè shpejt krisjet dhe goditjet e para. Pyetja nuk èshtè nèse do ndodhè por a kemi edhe ne nè Shqipèri njè atdhedashès tè tillè?
    Ku èshtè Albin Kurti me pasaportè shqiptare?
    Boll me tè shitur dhe tè degjeneruar.

    Reply to this comment
  9. aktualiteti October 8, 08:39

    Sa per sqarim, vetem “marksist” nuk e kane quajtur Albin Kurtin! Sa per “radikal” dhe “ekstremist”, po. Dhe ata qe e kane quajtur jane dishepujt e politikes se qelbur te Brukselit! Ata langaraqe nga pijaneci Junker e der te morracake Mogherini. Apo ai kastraveci “Kryekomisioneri i zgjerimit” Hahn qe nuk zgjeroni asgje sa ngrohi vezet 5 vjet ne detyre. Keta rrace bastarde sorosiane qe nuk duan politike te interesave kombetare, nuk duan politikane ne sherbim te vendit te tyre! Keta palaco duan politike te dirigjuar prej tyre me politikane servile karagjoze qe i lepijne bythen. Keta mbajne me serum neper pushtete dhe pastaj ankohen per “nderhyrje te Rusise” ne Ballkan. Kur ky Ballkan eshte prej 20 vjetesh nga lufta e Kosoves 1999 qe guvernohet prej tyre. Nga rraca e Junkereve, Mogherineve, Hahneve qe mbajne pushtete te rraces servil te korruptuar te Thaceve&Rameve. Kosova ja dha shkelmin kesaj politike te qelbur me politikane servile qelbesirash. Kete duhet te beje gjithe Ballkani, te shkelmoje nje politike servilizmi ndaj Brukselit dhe te ndjeke nje politike kombetare ne interes te vendeve. Ne fund te fundit ballkanasit jane po aq europiane sa dhe bashkqytetaret e pijanecit Juncker apo shurraqit Hahn.

    Reply to this comment
    • Kasollja e Galigatit October 8, 12:23

      Albin Kurtin nuk e kane quajtur marksist?
      Kerko ne google me Albin Kurti marksist dhe do te dalin dhjeta artikuj ku e quajne marksist.
      Mes tyre edhe artikuj te atij qe bredh maleve me Presidentin e që gënjen dynjanë me lajme tërmetore.

      Dhe Albini është shumë mirë që është marksist. Me sa lexova në programin e kësaj partie ata vetëpërcaktohen si socialistë dhe janë midis të tjerave për shtetëzimin e ndërmarrjeve shtetërore.
      Krahasoje kët socializëm të pastër me atë të Edi Ramës në Shqipëri, që edhe brekët e Anetës do tia jap për larje privatit me koncesion

      Reply to this comment
      • aktualiteti October 8, 12:32

        Albinin e kane quajtur me shume nacionalist. Dhe Albini eshte nacionalist. Meqe eshte i tille, nacionalist pra, nuk ka kurrsesi asnje mundesi te jete marksist. Dihet qe marksistet nuk kane komb, jane internacionaliste proletare te te gjithe vendeve bashkohuni.

        Reply to this comment
        • Peja Dita October 8, 13:41

          Albinin e quajne nacionalist ata qe nuk e duan bashkimin e shqiptareve.

          Albini eshte patriot.

          Tjeter nacionalizmi n kuptimin qe i japin akuzatorët

          Reply to this comment
          • Mollosi October 8, 21:43

            Albini eshte nje dyzim islamiko-komunist.
            Nuk e kuptoj se si “Dita” lavderon Albinin kur ai ne gjirin e vet e ka antishqiptarin Hysamedin Ferraj. Mendoj qe fjalet e medha (patriotike) te Albinit jane fjale boshe .
            Me pelqeu nje shkrim i Ylli Pates i cili shkroi: ” Nuk mund te bashkejetoje teoria e flamurit kuq e zi te Skenderbeut me politologun H. Feraj qe Skenderbeun e ben helaq”.

  10. ETHEM LALAJ October 8, 08:55

    URIME ALBIN KURTIT PER TE MIREN E POPULLIT KOSOVAR.POR ALBINI DUHET TE NDRYSHOI MENDIM E DREJTIM:
    1-TE MOS SHAJ,NXIJE E PERGOJOI ND/KOMBETARISHT SI LUL-SALIU JONE SIKUR ISHTE OPOZITAR – ÇDO GJE QE ESHTE BERE NE KOSOVE E SHQIPERI.
    2-RRUGA PER BASHKPUNIM SHQIPERI-KOSOVE KALON PERMES DY QEVERIVE.PRA DUHET NDERVEPRIM ME EDI RAMEN E JO NXJERRHE ” U N I DHE SE ÇTHOT SALU,KU NDAJ RAMES E QEVERISJES SE TIJE ESHTE SJELLE SHUME ASHPER.
    -DUHET TE MOS HARROI SE RAMA JA BERI 8/2 VUÇIÇIT PER KOSOVEN BRENDA NE VEOGRAD.DHE DISA DREJTUES KOSOVAR E KRITIKUAN…SI SALIU NE SHQIPERI.
    3-TE MOSH SHPEJTOHET PER BASHKIMIN SHQIPERI-KOSOVE NE KUNDERSHTIM ME ND/KOMBETARET.
    4-DEKLAROI BURG PER TE KORRUPTUARIT… SIÇ DEKLAROI RAMA NE 2013.NUK DENON K/MINISTRI POR DREJTESIA.NESE DREJTESIA NE KOSOVE ESHTE KAPUR NGA POLITIKA SI NE SHQIPERI NGA SALIU NE 1992 ME KURSIN E PLEPAVE E DIPLLOMAT PLAGJIATURE GJITHANDEJ…KJO DO NGELET NJE ENDER E KEQE.
    5-KRIJIMI CELULES “VETVENDOSJES” NE SHQIPERI ESHTE TEPRI.EKZISTON MENDIMI SE AJO MUND TE KRIJOI DESTABILITET EDHE TE NE SIÇ VEPROI NE KOSOVE KU DISA DREJTUES U BURGOSEN DISA HERE.BOLL KEMI PD+LSI PER PERDORIMIN E FLAKADANEVE NEN DREJTIMIN E SALIUT..!
    6-BESOJ DUHET TE DALI VERSIONI “META” SE CILET KOSOVAR KERKONIN TE DIGJNIN KUVENDIN E SHQIPERISE BE 8 QERSHOR 2019,SIKURSE DOLI QE BUJAR BUKOSHI ME 400 MERCENAR NE 1998 BERI GRUSHTIN E SHTETIT NE SHQIPERI.
    -D I T A..BEN MIRE QE INKURAJON A.KURTIN.EDHE NE I UROJME SUKSESE.FLM.

    Reply to this comment
  11. demo October 8, 09:02

    Nuk e kemi nje si Albin Kurti.Brenda dites nuk krijohet.
    I Thame Adrian Thanos te formoje nje parti,Ta votojme te majte e te djathte komuniste,,naconaliste fashiste,balliste,,
    ,por edhe atij s` dalin hesapet.
    Na duhet nje Idealist i pameshirshem qe ti prese faturat e korrupsionit hajduteve dhe ti vere rruspat gjirit te Lalezit

    Reply to this comment
  12. zbrisni ne Tokë October 8, 10:45

    NUk e kuptoj pse gazeta Dita e falnderon Albin Kurtin! Nuk dua te zgjatem, por ku ka zë s’ështê pa gjë; flitet se kohet e fundit Albini erdhi ne Tirane dhe takoi Ilir Meten dhe Sali Berishen, pastaj Iliri informoi komisionin hetimor te tij se çdekretoi dekretin se kishte informacion se do digjej parlamenti dhe nje gazetar ne nje emision thote se ata qe do digjnin parlamentin ishite nje grup kosovar, por perfundimisht thone se kete e kishte organizuar Iliri me Saliun dhe e kishte marre persiper Albin qe ta realizonte. Tani qe ka nje te vertete ketu, patjeter qe Albini e kemi degjuar te artikuloje gjera te papelqyeshme dhe antishqiptare dhe kete e dime , tepakten ata qe duan ta dine dhe ne fund, Albin eshte nje karte e djegur si ne Kosove dhe Shqiperi: ose do behet lolo e do dale jashte guaskes se tij, ose do ta perzen me dru nga pushteti. Vendi tjeter nuk dihet se ku do perfundoje. Une, te theme te drejten, kam pase shume simpati dhe shprese shpejt tek Albini, por faktet e mevoneshme treguan se ka diçka nen lekure.

    Reply to this comment
    • Luan Labëria October 8, 11:55

      Hahahaa
      Takoi Saliun dhe Ilirin thote ky zhurmaxhiu.
      Po sa here e ka taku Ramen mër idiot Albini
      Pse beheni kaq militante trutharë o të zinj
      Mbështesni të rinjtë si Albini që ua thotë copë në sy edhe ndërkombëtarëve kur gabojnë.
      Nuk u fut kurrë në qeveri me hajnat dhe e vuri kush edhe në kto zgjedhje.
      Gjem një parti në Shqipëri apo një lider që thotë ej, unë nuk qeveris me ty se je hajdut, do qeveris kur populli t jet gati të më votoj mua.
      Kët e bëri Albini dhe bravo i qoftë.
      Kush e ka ndjekur me vemendje, e do.
      Si ata 25 perqind e kosovarve që e votuan.
      Ende pak, por do ta tregoj veten ai, këtu do jemi

      Reply to this comment
  13. Aliu October 8, 12:27

    Artikulli godet ne zemër si gjithë editorialet e Ditës përgjithsisht.

    Por ka ardhur koha per aksion mendoj unë.

    Kush do ta ndalë dhe kushbdo ta zëvendësojë këtë shakaxhiun e përparimit që po përzë shqiptarët nga vendi si pulat për të vazhduar të mbajë e të ndajë pushtetin me ujkun dhe dhelprën

    Reply to this comment
  14. Albini eshte socialist. Po Rama? October 8, 13:43

    Cili jeni ju,zoti kry eminister? Shenj at eksentrike te k karakterit emotiv i ke shfaqur qysh Kryetar i bashkise te Tiranes, neper mjet shfaqjeve p ublike si dekorimi i zyres e ca bresh ka neper kembe,c a zhgaravina”pikt tura”mbi tavoline ,veshje provokati ve arkaike apo m oderne(larg proto kollit shteteror) d he fjalorit percm ues ndaj opozites .Po keshtu,zoti Ra ma,me te njejta s imtoma,na shfaq esh dhe pas 6 vit esh si kryeminist er,si askush hom ologu yt europia ne:mendjemadhe ,s’pranon kritika, ofendon kunders htaret politik deri ne tallje e dhune verbale,tjera thua e tjera bene,nuk zbaton protokolli n diplomatik ne s jellje e veshje,mb urrej per ickla e n uk bene asgje per er krizen qe ka m berthyer vendin,d uke na lene jasht e dyerve te Europ es. Na ngjane si p ersonazhi rus,OBL LOMOV,qe si ai,ti e shikone Shqipe perine nga beden at e ciflikut tend, Surelit. Pse e deri kur keshtu?

    Reply to this comment
  15. Vasili October 8, 16:04

    Shume mire e ke Dita,turma jone jo ka vdekur,por ka ngordhur.
    Per me tej,flisni per qendrestar,por per cfare ideali:
    Per te luftuar qe vendi tend dhe populli tend,te shkoje ne rrugen drejt vendeve te demokracise se zhvilluar?
    Apo ne te kundert,ta mbash dhe ta kthesh prapa perseri drejt erresires islamike te diktaturave okulte ?
    Te mos shkojme larg,kur Albini vetvendoste ne partine e tij, dhe gjysma e saj duke mos ja pelqyer diktatin dhe dhunen u nda prej tij.
    Ashtu sic eshte cfaqur deri tani,partizan i botes se anadollit dhe nje donkishot i Shqiperise se madhe,ai ka vetvendosur deshtimin,para botes demokratike,qe krijoi dhe qe don nje Kosove te zhvilluar dhe moderne.
    Dhe keto ai kerkon ti realizoje me nje arrogance dhe ´´trimeri´´,qe dhe superfuqit e medha,po te kishin mende te Albinit nuk do ja lejonin vehtes nje sjellje te tille,jo me Kosova e dhjetra halleve,qe te ece perpara i duhet te bej nje politike te matur dhe largepamese.
    E pra,nqse Albini drejton me ato mend qe ka pasur,ne menyre te natyrshme dhe te shpejte,do te ndodhe shkeputja nga bashkepuntori me i afert LDK-ja,dhe zgjedhjet e reja kane per te ardhur me shpejt se ato pese te parat te gjitha te deshtuara.
    Dhe si gjithmone do ta pesoje populli dhe vendi.

    Reply to this comment
  16. Konti Sbalta October 8, 16:55

    Gjithe ky ngazellim per kete ;Marksisti , Enveristin , Socialistin ,Radikalin , Ekstremisti Kurti!Nga ye gjitha keto emertime ,ai meriton vetem njerin; ;ekstremist (terrorist , Islamik ,Xhihadist ,Taleban apo shejtan )nuk di ta them me siguri , por fakti qe ai erdhi ti falet Ilir Floririt dhe Sali Murtajes , duke tentuar te ngreje ketu nji VV dhe te nxise per dhune ne kulmin e protestave qe dhunuan ndertesa qeveritare dhe paralizuan tere jeten e vendit, tregon natyren e rij prej terroristi !Mos te genjehemi nga fjalet e sheqerosura tashti mbas “fitores “qe nuk dihet edhe kjo si u arrit?!Ai qe para 2 vitesh pat deklaruar se do te jem KM i Kosoves dhe deklaroi para perfundimit te zgjedhjeve se ja arriti te jete KM;,ne te njejten kohe, si me komande dhane lajmin se kalojne ne opozite dhe pranojne humbjen dy partitr me te medha ne Kosove;PDK ,LDK!E vetmja gje qe duhet vleresuar nga zgjedhjet ne Kosove eshte qetesia ne diten e zgje edhjeve!Pjesmarrja e ulet tregoi se populli i Kosoves gati i bojkotoi keto zgjedhje!

    Reply to this comment
  17. N.Y. October 8, 17:04

    Kurdohere me te rreziksh em se djalli me brire ka ne qene e do vahdojne te jene djajte pa brire qe briet e tyre i kane fsheh ur ne thellesine e trurit e sado ti hymnizosh me gjenialitein e Dantes si edhe duke vjelle vrer e shkuar vrerit kunder shtetit te vegjelise asgje nuk mund te mbuloje rea litein e nje kohe te ndritur ku populli ishte zot i fateve te veta.N.Y.

    Reply to this comment
  18. Ylli October 8, 21:54

    Urime Albin Kurtit por politikani i vertete duket ne pushtet e jo ne opozite !!
    ” DITA” nderon veten qe qendron ne krah te Albin Kurtit .Personalisht me ka bere pershtypje cinizmi dhe ligesia e gazetes “TEMA” me ne krye kryepalaçon Mero Baze ne lidhje me fitimin e zgjedhjeve nga Albin Kurti !!
    Ka dy dite qe kjo leter higjenike gazetareske po helmatis ne menyre kirurgjikale opinion per figuren e Albin Kurtit.
    Mbasi lepiu Saliun e peshtyu Ramen dhe lepiu Ramen e peshtyu Saliun ,Mero Baze po pregatit terrenin mediatik per te vjell vrer kunder Albin Kurtit .
    Fitimi i zgjedhjeve nga “Vetvendosje” tregoi pjekurine e popullit shqiptar te Kosoves krahasuar me ate te Shqiperise qe feston poshte ballkoneve te ministrave qe u del emri per pjesmarrje ne narkotrafik nderkombetar !!
    Se harrova per pak dhe Rudina Hajdarin ….qe dhe te lexoj ate qe i vendosin para syve e quan torture !!

    Reply to this comment
  19. HOMORA October 9, 11:44

    te gjithe politikanet vine ne pushtet me emrin e popullit per te varrusur popullin.
    çdo politikan sa ska pushtetin ne dore trumbeton dhe fringellon vetem per lumturine,begatine dhe sigurine e popullit dhe,deri ne moment kur hypen ne pushtet ka vetem nje qellim ate te skllaverimit te popullit.
    Lexoni mbi Robespierre dhe revolucionin e termidor te 1789 or pellazge me kaske prej lekure pjepri.
    Nje perkthim te lehte per pellazget me kaske prej qelpiçi:

    Citations de Maximilien de Robespierre

    “Et vous, législateurs, souvenez-vous que vous n’êtes point les représentants d’une caste privilégiée, mais ceux du peuple français, n’oubliez pas que la source de l’ordre, c’est la justice, que le plus sûr garant de la tranquillité publique, c’est le bonheur des citoyens”.

    “Dhe ju,ligjevenes,kujtohuni-ju qe ju sjeni aspak perfaqesuesit e nje klase te privilegjuar,por ata te popullit francez,mos harroni qe burimi i rregullit,eshte drejtesia,me e sigurta garanci mbi qetesine publike,eshte lumturia e qytetareve”.

    Pushteti korrupton,pushteti kalb nga koka dhe nga kembet kedo qe pretendon se vjen ne pushtet nga principet e shenjta njerezore.
    Nje politikan eshte si miu qe shetit neper kanalet e fekaleve me idene se shetit neper bulevardet e parajses,aq sa s’arrin ta kuptoje dhe te ndjeje eren e ndyre qe e kalbezon pertej neuroneve te tij,neurone ku halucinacionet gjejne dehjien e tyre te megalomanise.
    Nje politikan e ka trutin aq te mpire sa i duket vehtia mbi universin,fenomen i cili e shkeput politikanin nga çdo rrethane aktualiteti human dhe shoqeror.
    Kur ska burra qe ta bejne zap me pushtetin e popullit sigurisht qe politikani mer pamjien e nje prepotenti nen vellon e hyjnise.Sepse populli eshte i destinuar prej shekujsh te jete skllav i skllavit,me doren perpjete drejte qiellit duke kerkuar meshiren e oligarshise qe korrupton dhe mban nen kontroll nje societe te tere me tere potencialin e saj financiar apo diktatorial.
    Komunizmi ishte nje diktature e hekurt ndersa demokracia eshte nje diktature lluqe por,me eger dhe me dermuese se sa ajo e hekurta,sepse di si te manipuloje dhe si ta hipnotizoje popullin me fasaden e saj verbuese ku mbas saj fshihen terret e dhimbjes,renkimet dhe dhe rrenimet njerezore.
    Siç dikton shprehjia:
    çdo popull ka mbi koke qeverine qe meriton.
    ramka s’erdhi ne pushtet me puç ushtarak por erdhi ne pushtet me puç zgjedhor demokratanik.
    ja pse pellazget me kaske prej druri jane injorante sepse manipulohen e magjepsen nga idiote qe ata ju besojne begatine dhe lumturine e familjeve te tyre, te ardhemen e shenjte te femijve te tyre.
    Shqipot kane shitur çdo gje me anen e votes,vehten e tyre per shekuj e shekuj meshires se politikes se krimbur nga diktati oligarshik.
    Poshte komunizmi diktatorial dhe rrofte demokracia diktatur stanike!!!
    Rrofte skllaveria moderne qe moskohet nen emrin DEMOKRAQIA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*