Faleminderit zoti Fyle për përpjekjet
SMS në DITA
në 0689073730
-Faleminderit, zoti Fyle, paçka se…! -e prisnim bujarinë “e derës hapur” të Europës, këtë rradhë. Shqiptarët e kanë parë historinë e vet të njëjtë, të lidhur e të përbashkët me kahjet europiane që nga koha e Skënderbeut në shek.15, pavarësisht ndasive të padrejta të mëvonshme që historia vetë i ka dënuar, Europa e re moderne ka qenë ëndrra dhe aspirata e popullit shqiptar ndër shekuj. E tillë mbetet ajo e pashuar te çdo shqiptar.
Realizimi i kësaj dëshire të madhe u shty në kohë edhe ca, kësaj here kur mendonim “se ishim fare pranë”. Megjithatë na duhet e na takon të themi faleminderit zoti Fyle për vlerësimin dhe përpjekjet tuaja të palodhura. Shqiptarët do t’u jenë mirënjohës! Po përcjellim në gazetën Dita këtë opinion nga Kruja për ju dhe BE-në. Përparim Shullazi.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento