Falimenton Bashkia e Pukës, sekuestrohet nga Përmbarimi

April 29, 2015 12:08

Falimenton Bashkia e Pukës, sekuestrohet nga Përmbarimi

Zyra përmbarimore e Pukës i ka vendosur sekuestro bashkisë së këtij qyteti, si pasojë e një borxhi prej 26 milionë lekësh.

Borxhi i Bashkisë së Pukës i akumuluar prej disa vitesh, ka sjellë reagimin e Zyrës Përmbarimore duke bllokuar  në këtë mënyrë veprimet e bashkisë.

Në një intervistë telefonike për Ora News, kryetari i bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj thotë se borxhet janë të trashëguara deri në 2011, duke ia faturuar paraardhësit të tij.

Pjesën  më të madhe e përbën detyrimi që kjo bashki ka ndaj një firme të pastrimit të qytetit.

“Janë boxhe të trashëguara kryesisht në vitet 2008- 2011. Detyrime financiare, për të cilat bashkia nuk ka pasur kapacitet financiar ti likuidojë gjatë këtyre viteve që unë kam qenë kryetar bashkie.

Të ardhurat dhe financat e bashkisë e bëjnë të pamundur likudimin e borxheve që janë të 2011. Ka vendime gjyqësore që duheshin likuiduar por financat e kanë bërë të pamundur.

Borxhi ishte 26 milionë lekë deri në 2011, ndërsa të ardhurat në një vit nuk përbënin as gjysmën e këtij borxhi .  Vetëm firmës së  pastrimit i kemi 10 milionë lekë të reja. Kjo përbën gati gjysmën e borxheve që ka trashëguar bashkia” , shprehet Arifaj.

Arifaj shtoi se “po kërkohet edhe politikisht të bllokohet bashkia, si dhe të krijiojnë pengesa të qëllimshme”

Arifaj shton se po procedohet për të kërkuar shtyrjen e afateve të shlyerjes së borxheve me shpresën që “bashkia e re të ketë kapacitete më të mëdha financiare për të shlyer ato”.

April 29, 2015 12:08
Komento

2 Komente

  1. minai April 29, 12:16

    Kjo eshte arsyeja qe Rustem Strugaj u terhoq nga gara. Jane borxhe te akumuluara ne kohen e tij.????

    Reply to this comment
  2. Arben April 29, 13:57

    DUHET LENE NE FATIN E SAJ.

    TE MESOJNE NJEREZIT TE JENE TE PERGJEGJSHEM.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim