“Falimenton” OKB, Guterres: Nuk kemi para as për të paguar stafin

October 9, 2019 13:14

“Falimenton” OKB, Guterres: Nuk kemi para as për të paguar stafin

Kombet e Bashkuara mund të mos kenë para të mjaftueshme për të paguar stafin muajin e ardhshëm nëse vendet anëtare nuk paguajnë detyrimet, paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

“Këtë muaj, ne do të arrijmë në deficitin më të thellë të dekadës. Ne rrezikojmë të nisim nëntorin pa para të mjaftueshme për të mbuluar listat e pagave”, tha Guterres.

Shtetet e Bashkuara janë kontribuuesi më i madh përgjegjës për 22 % të buxhetit të rregullt i cili kap vlerën e 3.3 miliardë dollarëve për vitin 2019 nga ku Uashingtoni nuk ka paguar akoma rreth 1 miliard dollarë.

Fondet e siguruara shkojnë për pagesat e punëve, përfshirë politikën, çështjet ekonomike dhe sociale dhe komunikimet.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara Stephane Dujarric tha se 129 vende kishin paguar detyrimet e tyre për vitin 2019, që arrinin në gati 2 miliard dollarë.

Guterres tha se priten të merren masa të jashtëzakonshme për të përballuar mungesat, nga ku do të merren vetëm më çështjet thelbësore në muajt e ardhshëm.

o.j/dita

October 9, 2019 13:14
Komento

2 Komente

  1. Pensionisti October 9, 18:52

    Pergjysmoni pagat dhe problemi zgjidhet menjihere

    Reply to this comment
  2. Alban Hamzai October 10, 08:39

    Administrata qe nuk bejne asgje dhe marrin rroga te majme .Keto jane administratat e OKB,Bashkimit Evropian e shume organizmave te tjera. Njerez te lindur e te rritur brenda zyrave ,qe nuk kane idene e realitetit ku jetojne popujt .Jane shushunja qe vetem pijne gjak dhe nuk sherbejne per asgje tjeter. Vetem 1% e administrates duhet te mbetet dhe puna do te behet ashtu sic duhet .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*