Falsifikatorë të rrezikshëm

June 10, 2019 00:11

Falsifikatorë të rrezikshëm

Nga Spartak Braho

Thuhet shpesh që fitimtarët e shkruajnë vetë edhe historinë. A është ky postulat, një e vërtetë absolute?

Personalisht nuk e kam besuar që të jetë kështu, kaq absolute. Relativisht mundet, por jo kurdoherë. Bëhet fjalë që vrullshëm në këtë vit të 75 vjetorit të përfundimit të luftës antifashiste dhe çlirimit të Shqipërisë është rihapur një debat prej disa pseudohistorianëve ballistë që rivënë në diskutim disa çështje kardinale të kësaj lufte gjatë viteve Prill 1939-Nëntor 1944.

Pak a shumë 3 janë tezat që krijonë zallamahinë e madhe këta falsifikatorë:

Së pari, diskutohet nëse është okupuar, pra pushtuar nga Italia fashiste dhe Gjermania naziste apo jo Shqipëria, pra e humbi apo jo ajo sovranitetin pas 7 Prillit 1939?

Së dyti, cili ishte angazhimi, rreshtimi, vendosja dhe kontributi i 3 forcave politike kryesore të asaj periudhe, Partisë Komuniste, Ballit Kombëtar dhe Legalitetit në luftën antifashiste për çlirim?

Së treti, a ishte lufta që u zhvillua në Shqipëri, luftë për çlirim kombëtar që i dha asaj statusin e fituesit së bashku me aleancën e madhe sovjeto-anglo-amerikane apo ishte luftë civile e vëllavrasëse ?

Është e vërtetë se Partia Komuniste iu imponua historiografisë që trajtonte çështjet e luftës. Gjatë 50 vjetëve, ka folur, ka vendosur e vulosur vetë, shpesh edhe subjektivisht. Pas viteve ‘90 të tjerë historiografë që kryesisht përfaqesonin palën e mundur në luftën antifashiste, proballiste dhe prolegaliste u angazhuan në rishikimin e historisë së Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, revizionimin me themel të saj.

Tezat si revizionues i parë me një dell të papërmbajtshëm histerizmi politik prej revanshisti i hodhi kryetari i PD-së, Sali Berisha e ca historianë e studiues të tipit ballist e neofashist si U. Butka, B. Meta, E.Kapri, Ç.Hoxha, A. Tufa etj., me një synim: fallsifikimin e historisë dhe shtrembërimin e saj.

Më kujtohet mjaft mirë që “historiani” Sali Berisha në një fjalim parlamentar pas fitores elektorale të vitit 2005 deklaroi: “I munda etërit tuaj dhe juve, ju përmbysa ata dhe ju”. Natyrisht kjo përbënte tërë filozofinë e misionit të tij politik që paralajmëroi dhe një herë që në Shqipëri nuk do të kishte paqe sociale, por përsëri luftë, llogore me partizanë e ballistë, ndërmjet të majtëve e të djathtëve, hakmarrje, zhvarrosje, dekorime e çdekorime politike, ndryshime datash e emrash etj.

Synimi për të realizuar një përmbysje të tërë të tipit fashist.
Personalisht jam i bindur se historia duhet riparë me kujdes, duhen rishikuar disa përfundime mbështetur në dokumenta të reja.

Por këtë duhet ta bëjnë vetëm historianët dhe studiuesit seriozë e objektivë. As unë nuk jam historian, por historinë e lexoj dhe e ndjek me pasionin e një lexuesi serioz, antifashist, e atdhedashës, në vazhdimësi, duke e ballafaquar atë edhe me përfundime që kanë arritur historiografia botërore. Me këtë rast, duke studiuar mjaft prej përfundimeve që kanë arritur studiusit dhe historianët amerikanë dhe anglezë të Luftës së Dytë Botërore, do të afishoj disa përfundime të tyre që lidhen me zhvillimet politike të asaj periudhe, kampet dhe forcat ndërluftuese, vetë luftën si dhe disa prej figurave dhe personazheve kryesore që drejtuan atë etj.

1.Historiani amerikan Bernd Fisher
Bernd Fisher, i cili ka punuar me mjaft vëmendje për këtë periudhë historike për rolin e partive apo formacioneve politike shqiptare, në luftën e Dytë Botërore, bën me dije se “… liberalët nacionalistë, disa prej të cilëve kishin vendosur gjithsesi disa lidhje të dobëta me LNÇ, në Nëntor të vitit 1942 formuan një grup të quajtur “Balli Kombëtar”.

Udhëheqësit e BK pretendonin se grupi ishte krijuar qysh prej ditës së parë të pushtimit italian dhe në të vërtetë me disa ish politikanë ka egzistuar një farë organizimi jo zyrtar, por organizimi dhe platforma e BK ishin qartazi një reagim i drejtëpërdrejtë ndaj themelimit të LNÇL-.(shih Bernd Fisher, 184-185)

Qysh ne fillim Fisher qartëson se shënjestra e kësaj strukture ishte “reagim i drejtpërdrejtë ndaj themelimit të Frontit Nacional Çlirimtar…” dhe jo lufta pa kompromis kundër pushtuesve të vendit. Fisheri duke iu referuar tërë dokumentacionit arkivor të kohes nënvizon: “BK u formua jo për të luftuar pushtuesin por më tepër për të shkatërruar punën politike të PK. …Komiteti Qëndror i BK, i krijuar për të drejtuar vijën politike përfshinte edhe disa anëtarë të moderuar të rinj, por meqenëse këta u arrestuan shpejt nga italianët, drejtimi i Ballit i mbeti anëtarëve më të vjetër në moshë, të prirur ndaj koloboracionizmit me pushtuesin”. (shih Bernd Fisher,faqe. 184-185)

2.Historiani amerikan Peter Lucas
Të njëjtin mendim dhe përfundim ka për këtë organizatë edhe autori amerikan Peter Lukas, i cili shkroi për veprimtarinë e misionit ushtarak amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore në territoret shqiptare.

Në librin e tij të kujtimeve ai pohon: “Balli Kombëtar ishte një organizatë antikomuniste nacionaliste, që kërkonte të merrte drejtimin e vendit. Kjo organizatë bashkëpunoi me pushtuesit gjermanë…” (Peter Lucas f. 17).

Dhe vërtet, ngjarjet e mëvona rrëfyen qartë se nga radhët e kësaj organizate dolën elementë si Ali Këlcyra dhe Rexhep Mitrovica, të cilët më vonë do të kryesonin një qeveri koloboracioniste nën pushtimin gjerman, konkludon Bernd Fisher.(Shih, Fisher f. 185)
Fakte të tjera me interes rreth kësaj organizate sjell Xhelal Staravecka, një koloboracionist i pushtuesve gjermanë, Komandanti i Xhandarmërisë. Ai na sjell në vëmendje se “Kur u formuan çetat e Ballit, ato na dolën të armatosur me pushkë të gjata italiane…. Dhe kur duhej të transferoheshin nga një qytet në tjetrin, transferimin e bënin me mjetet e okupatorit, me kamiona ushtarakë italianë. Kjo ka qenë arsyeja se përse organizata e “Ballit Kombëtar” nuk çliroi asnjë katund, sepse ajo ishte rojtare e okupatorit. “ (Xhelal Staravecka “Përpara gjyqit të historisë”, Naimi, Tiranë 2009, f. 220,)

3. Studiusi anglez Rexhinald Hibbert
Duke iu referuar edhe më tej dokumenteve arkivore të njerit prej misionarëve më seriozë britanikë në Shqipërinë e okupuar gjatë viteve të Luftës së Dytë, pra një dëshmitari okular të atyre ngjarjeve, Reginald Hibbert, duke folur për Ballin Kombëtar, vë në dukje se: – “Balli Kombëtar” refuzoi të bënte luftë guerile (kundër pushtuesve italianë dhe më pas gjermanë).

Ky ishte një vendim strategjik i tyre që nuk u ndryshua asnjëherë… Besohej se udhëheqësit e Ballit Kombëtar i kishin siguruar italianët se nuk do të krijonin turbullira, ose nuk do t’i pengonin përpjekjet e italianëve për të shtypur ushtarakisht forcat partizane dhe luftën e tyre Nacional Çlrimtare. E tillë mendohej se ishte edhe përmbajtja e një Protokolli të fshehtë, të thirrur “Protokolli Dalmacio-Këlcyra”, i nënshkruar në Mars 1943, ndërmjet Komandantit të forcave pushtuese italiane në Shqipëri –Dalmacios dhe përfaqësuesit të Ballit Kombëtar, Ali Këlcyrës.”(Hibbert, f. 94,)
“Sistemi disiplinor i forcave partizane, -njoftonin ushtarakët britanikë, – krijoi pothuaj nga hiçi një ushtri fillimisht të reckosur, mandej formacione të bashkuara, saqë në pranverën e vitit 1944, kur ajo u hodh në sulmet e Qershorit, ndryshoi balancën e pushtetit në Shqipëri, brenda pak javësh.” (Hebbert f.221,)

Sikundër bëjnë të njohura dokumentet arkivore britanike, “Balli justifikonte qëndrimin e tij me motivin se “ata nuk donin të shkatërronin vendin e tyre dhe të shoqërisë, duke organizuar sulme gueriljesh, që do të sillnin për pasojë raprezalje, nga ana e forcave pushtuese.”

E njëjta gjë ndodhi edhe me përfaqësuesit e këtij formacioni politik, edhe në veri të vendit. Duke informuar qendrën në Londër, për një takim me një nacionalist shqiptar që ushtronte veprimtarinë e tij në zonën e Lumës, Muharrem Bajraktarin, Hibbert bën me dije se, “Ai, Muharremi, Bajraktari kishte shkruar një “Raport”, i cili meriton të vihet në Arkiv si një monument i mungesës së realizmit në qëndrimet dhe mendimet e “nacionalistëve”, gjatë kohës së luftës.”

Dhe duke përfunduar ushtaraku britanik thekson se: “ishte tipik dështimi i ynë në biseda me të sikundër dështimi i të gjithë oficerëve të tjerë të ndërlidhjes britanike për të bindur atë që “nacionalistët” të merrnin pjesë në një rrezistencë aktive kundër gjermanëve”. (Hibbert, f. 159)

Duke ndjekur me kujdes tërë dinamikën dhe lëvizjet politike të “Ballit Kombëtar”, studiuesi amerikan, Peter Lucas, përmes librit të tij të kujtimeve na bën me dije për një Radiogram të dërguar aso kohe qendrës së forcave aleate, përmes të cilës raportonte rreth një ngjarjeje, të cilën e vlen ta përmendim këtu. Ndër të tjera ai shkruan: “Aty nga fundi i verës së vitit 1944 dukej se partizanët i kishin vënë përpara gjermanët, të cilët në një mënyrë apo në një tjetër dukej se ishin duke u tërhequr…

Prej datës 14 gjer më 21 gusht, partizanët zhvilluan disa sulme mbi gjermanët, rrotull qytetit të Fierit. … Forcat armike janë shpartalluar duke humbur 20 ushtarë gjermanë si dhe një numër ballistësh të vrarë krah tyre. 70 ballistë u kapën robër dhe u liruan të nesërmen nga forcat partizane … ndërsa 135 ushtarë të Ballit dezertuan dhe iu bashkuan partizanëve.”( Shih, Peter Lucas, f. 123,)

Në datë 8 Nëntor 1943, mbas një sërë përpjekjesh të mëparshme, shefi i misionit ushtarak britanik, Gjenerali Deivis u takua përsëri me Këshillin e Ballit Kombëtar, më misionin për të tërhequr këta të fundit në frontet e betejave kundër forcave gjermane. Por, në përfundim të këtij takimi, Balli i kishte bërë të qartë britanikut se nuk kishte ndërmënd të luftonte gjermanët, por vetëm partizanët e LNÇL!

Por, menjëherë, brenda natës Balli kishte kthyer qëndrim dhe i kishte thënë Deivisit, se e kishte kuptuar se kishte bërë gabim dhe se nuk do të luftonte kundër partizanëve, por kundër gjermanëve.

Deivisi ja solli këtë dokument Enver Hoxhës, i cili i tha britanikut se nuk e besonte këtë angazhim të “Ballit”, se ajo ishte sa për t’u hedhur hi syve britanikëve.
“Natyrisht, koha provoi se Hoxha kishte të drejtë, – nënvizion historiani amerikan, Bernd Fisher.(Shih, Bernd Fisher, f. 267)
Për gati dy vite rresht përfaqësuesit e misioneve ushtarake, të forcave aleate, dukej qartë se kishin bërë maksimumin me “Ballin”. Të interesuar për të tërhequr te gjitha formacionet politike shqiptare në luftën pa kompromis kundër pushtuesve nazi-fashistë, ishin edhe përfaqësuesit e misionit ushtarak amerikan. Një ndër drejtuesit kryesorë të këtij misioni, Hudson, që kishte shkelur nëpër pothuaj tërë territoret e ashpra shqiptare, kishte vëzhguar me shqetësim nga distanca bastisjet që kryenin ballistët përgjatë zonës së bregdetit që kontrollohej nga vetë ata (ballistët). “Për këto shkaqe dhe të tjera, – shkruan Shefi i Misionit Ushtarak Amerikan, – ne angazhuam tërësisht OSS të mbetej në përkrahje të Frontit Nacional Çlirimtar dhe partizanëve komunistë.

Komunistët u shfaqën si i vetmi grup i rrezistencës i vendosur për të luftuar kundër pushtuesit gjerman, megjithese, Enver Hoxha nuk ishte një njeri me të cilin mund të merreshe vesh lehtë. Urrejtja e tij e madhe për anglezët ishte e mirënjohur, por edhe mospëlqimi ndaj amerikanëve vetëm ishte zbutur disi nga Stefani (shefi i misioniti ushtarak amerikan me origjinë shqiptare…”(shih Peter Lucas, f. 165)

4. Harry Fulc-misionar amerikan
Shefi i Misionit ushtarak amerikan në Bari gjatë luftës, ndoshta njohësi më i thellë, më i mirë dhe racional i shqiptarëve dhe Shqipërisë, i historisë, kulturës, moralit, madje edhe terrenit të ketij vendi ballkanik, Harry T. Fulz, në një raport analitik që i dërgonte Uashingtonit, më datë 22 Shkurt 1944, referuar një Raporti të dërguar nga britaniku Philip Adams, me titull: “Rendi kronologjik i ngjarjeve në Shqipëri, 15 qershor- 31 dhjetor 1943”, ku ndër të tjera sugjeronte reduktimin e ndihmave në armatim për frontin Nacional Çlirimtar, sqaronte: “Por, çdo të bënin formacionet partizane pa një ndihmë të tillë ushtarake nga ana e anglezëve? …Partizanët janë krejtësisht të ndërgjegjshëm për pamjaftushmërinë e ndihmës, (që u vjen nga aleatët) sikurse janë të ndergjegjshëm edhe vetë britanikët.

Në një rast të tillë ata (partizanët) do të thoshin: “Bëni ç’të doni! Ne kemi luftuar pa ndihmën tuaj dhe mund të vazhdojmë të luftojmë më tej, me ose pa të.”(Kaba, Hamit: “Shqipëria dhe të Mëdhenjtë “ Tiranë 2015, f. 202-207)

Duke vazhduar edhe më tej analizën dhe raportimin e tij për qendrën, Fulci njoftonte se: “E vetmja rrezistencë ndaj gjermanëve vjen nga partizanët, përveç asaj që mund të ketë ndodhur fshehtas nga grupet e tjera. Gjermanët trajnuan dhe armatosën trupat balliste, dhe kështu së bashku me njësitë sulmuese gjermane shpërndanë partizanët, të cilët po merrnin shumë pak ndihma nga aleatët.“

Prandaj, shton në mënyrë shumë realiste Fulci, – Ne nuk duhet të surprizohemi nëse e kuptojmë realisht se përse këta njerës nuk kanë dashuri për Aleatët, për britanikët ose edhe për vetë ne, amerikanët…!”(Kaba, Hamit: “Shqipëria dhe të Mëdhenjtë” Tiranë 2015, f. 202-207)
Duke ofruar për Shtabin e tij Amerikan ne Bari-Itali, një kronologji të hollësishme të ngjarjeve luftarake që përfshin gjysmën e dytë të vitit 1943, Harry Fulc rendit mes të tjerave edhe faktet e mëposhtëme:

“1. Ata (gjermanët) kanë trajnuar bandat e ballistëve dhe i kanë furnizuar lirisht me armë dhe municione.
2. Gjermanët i kanë përfshirë këto banda të armatosura në ekspedita ndëshkimore kundër shqiptarëve të tjerë, ndërsa ne kemi qëndruar duarkryq.
3. Ata, ballistët kanë qenë të sukseshëm në marrjen e shumë përgjegjësive për ruajtjen e rrugëve dhe urave, që u transferuan nga personeli gjerman tek ai shqiptar-ballist. Trupat balliste armatosen dhe trajnohen nga gjermanët.“(Kaba, Hamit: “Shqipëria dhe të Mëdhenjtë”, Tiranë 2015, f. 202-207)

Duke përfunduar raportimin e tij për qendrën Fulci, konkludon: “Nëse Ballistët dhe Zogistët do të ofronin po atë rezistencë që ofrojnë partizanët shqiptarë, ka pak gjasa që gjermanët të kishin tërhequr gjysmën e forcave të tyre nga Shqipëria. Ndoshta dy divizione e gjysëm gjermane që tani nuk janë më në Shqipëri, gjenden diku gjetkë duke vrarë amerikanë dhe britanikë, ndërsa ne (Aleatët) po përpiqemi të gjejmë mënyrat që t’u japim partizanëve “një mësim të mirë!”(Kaba, Hamit: “Shqipëria dhe të Mëdhenjtë”, Tiranë 2015, f. 207)

5. Gjeneral britanik Dejvis
Duke iu referuar një tjetër Raporti të Gjeneralit Britanik, Brigadierit Davies, përmes të cilit më datë 12 Nëntor 1943 ai njoftonte shtabin e tij në Kazerta-Itali rreth zhvillimeve politiko-luftarake në Shqipëri, na bën me dije se:

“Muharrem Bajraktari është inaktiv (kundër gjermanëve) dhe armiqësor me LNÇL (Lëvizjen Nacionalçlirimtare).
Gjon Markagjoni pohohet të ketë ofruar për gjermanët 800 burra.”(Kaba, Hamit: “Shqipëria dhe të Mëdhenjtë“, Tiranë 2015, f. 200)

Ndërsa në Telegramin e datës 17 Dhjetor 1943, që po ky ushtarak i lartë britanik, i dërgonte qëndrës nga terrenet shqiptare, ku ai shërbente si shef i misionit ushtarak britanik, këto njoftime:
“1. Tani rekomandoj se– Situata e zhvilluar së fundmi e bën të domosdoshme denoncimin kolektiv dhe me emra të veçantë të Këshillit të Regjencës, si dhe Ballin Kombëtar dhe Zogistët.
2. Të gjithë këta po bashkëpunojnë me gjermanët, të cilët i pajisin me armë, duke i vendosur si roje në rrugët kryesore, si policë qytetesh dhe si drejtues patrullash, duke lënë kështu të lira trupat gjermane.
3. Të gjitha aksionet e fundit luftarake të Lëvizjes Nacionalçlirimtare janë zhvilluar kundër trupave të përziera gjermane dhe të Ballit Kombëtar, të përgatitura dhe të armatosura mirë nga gjermanët.
4. Të dy, Balli Kombëtar dhe Abaz Kupi më premtuan mua, se do të luftonin aktivisht kundër gjermanëve, por muajt e fundit ata nuk kanë bërë asnjë aksion të vetëm, ndonëse kanë pasur shumë shanse që t’u rezistonin gjermanëve. …
5. Të dy, Balli Kombëtar dhe Zogistët tani po publikojnë gazeta ambicioze e të shtrenjta, qartazi progjermane. Në 8 botime të kësaj reviste nuk gjen asnjë referencë antigjermane…. “(, f. 201-202)
6.Herman Nojbaher governator i Hitlerit për Ballkanin
Një hierark i rëndësishëm i pushtimit nazist të vendit, komandant i forcave gjermane në Shqipëri, Herman Neubacher, pohon edhe më tej se Balli Kombëtar nuk u bëri qëndresë gjermanëve dhe këtë gjë e mbështet edhe Shliper, i cili mori garancitë e Mit’hat Frashërit, i cili e kishte sqaruar se megjithëse Balli Kombëtar është deklaruar kundër forcave të Boshtit, gjatë pushtimit Italian, ai dhe Balli Kombëtar nuk do të ndërmernin asnjë veprim armiqësor kundër gjermanëve.(shih Bernd Fisher, f. 251)

Provat dhe dëshmitë e mësipërme të evidentuara nga misionarët ushtarakë perëndimorë, amerikanë dhe britanikë gjejnë një konfirmim të plotë edhe nga vetë përfaqësuesit e rangjeve më të larta të ushtarakëve pushtues nazistë në Shqipëri. Në kujtimet e ish të dërguarit special të Hitlerit, Herman Nojbaher, Guvernator i Hitlerit për Ballkanin, në librin që mban titullin “Guvernatori i Hitlerit për Ballkanin”, na sjell këto dëshmi për qëndrimin e dy formacioneve politike shqiptare, “Ballit Kombëtar” dhe “Legalitetit” gjatë Luftës së Dytë Botërore:
“Njerëzit e Ballit Kombëtar nuk luftuan kurrë kundër forcave tona. Ata u shpërndanë ose u kthyen kundër partizanëve në Jug. Vetëm Abaz Kupi, që mbahej si ruajtës i fronit të Mbretit Ahmet Zog, me gjoja 1 000 a më shumë përkrahës, qëndronte në male në hapësirën midis Tiranës dhe Shkodrës. Tek ai kishte edhe oficerë koordinatorë anglezë. Ne e lamë atë të qetë dhe ai ne… “(Herman Nojbaher: “Guvernatori i Hitlerit për Ballkanin”, “Botart”, Tiranë 2017.)

7.Zonja Margaret Hezllak-misionare britanike
Hezllak një misionare e njohur britanike, megjithëse jo fort miqësore me forcat partizane, vetëm disa ditë pas hyrjes së Marsit 1944, e befasuar dhe entuziazmuar nga zhvillimet politike, do të njoftonte qendrën me një vlerësim krejt të kundërt me ate çka i kishte dërguar dy muaj më parë.

“Rigjallërimi i partizanëve,- deklaronte ajo, – i detyrohet elasticitetit dhe manovrueshmërisë të Brigadave të LNÇl, për shumicën e të cilave një muaj më parë njoftonim se ishin shpërndarë nga ofensiva gjermane ose gjendeshin përpara vdekjes së shpejtë…”(Telegram: Arkivat Britanike PRO, EO, 204/ 10235.)

8. Anthony Quayle-ushtarak misionar britanik
Sir John Anthony Quayle ishte një nga misionarët britanikë të rëndësishëm në territoret shqiptare gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.
Sikunder raportonte ai në rangjet eprore britanike, pasi ngriti Shtabin e tij në disa shpella në malet e Laberise, në fillim mori kontakt me përfaqësuesit e Ballit, të cilët nuk kishin ndërmarrë gjer atëhere ndonjë veprim ndaj gjermanëve… Dy ditë më vonë Quayle mori takim me partizanët e brigadës së Pestë të porsaformuar, tek të cilit gjeti një ndjenje mosbesimi ndaj aleatëve britanikë. “Mbas shumë bisedash, sikundër tregon Quayle, unë arita t’i bind ata dhe brenda pak ditësh në bazën që ata i kishin treguar britanikëve zbarkuan ndihma ushtarake për ta”. Në pak javë britaniku ishte entuziazmuar pa masë pasi kishte përjetuar vetë rastin e luftimeve që kishin zhvilluar forcat partizane kundër gjermanëve. Nga ana tjetër ai ishte zhgënjyer thellësisht kur kishte parë vetë se gjermanët punon bashkarisht me përfaqësuesit e Ballit, me të cilët ai ishte takuar pak ditë më parë.

“Një natë ndërsa ishte duke ndenjur në Dhërmi, ai pa të mbërrinin aty gjashtë makina gjermane që transportonin rreth 250 ballistë dhe rreth 20 ushtarë gjermanë. Të gjithë burrat e Dhërmiut morën kodrat përpjetë. Unë u detyrova të shkoj pas tyre… por burri më i moshuar që drejtonte të tjeret ishte në ankth se gjermanët mund të mësonin se ata kishin strehuar një oficer britanik.”
Anthony shërbeu si një oficer i Shërbimit Sekret Britanik të luftës pranë partizanëve në Shqipëri (1943-1944), vite të cilët ndikuan pa masë tek ai, ngjarje të së kaluarës për të cilat ai asnjëherë nuk kishte qejf që të fliste publikisht. Anthony fiksoi dy prej eventeve më emocionale të periudhës së luftës në një roman, të cilin ai e botoi pas mbarimit të luftës. Libri që ai shkroi mban titullin “Tetë orë larg nga Londra”, dhe bazohet në veprimtarinë e tij si pjesëtar i SOE në Shqipëri.

9.Peter Hudson-Drejtuesi kryesore i misionit ushtarak të aleatëve
Një ndër drejtuesit kryesorë të misionit ushtarak të aleatëve, Peter Hudson, i cili kishte shkelur pothuajse të tëra territoret shqiptare kishte vëzhguar me shqetësim bastistjet që kryenin çetat e Ballit, veçanërisht në zonën e bregdetit.
Për këto shkaqe dhe të tjera, shkruan Hudson, na angazhuan tërësisht OSS, të përkrahnin frontin Nacional Çlirimtar dhe partizanët. Komunistët u shfaqën si i vetmi grup i rezistencës së armatosur, i vendosur për të luftuar kundër pushtuesit gjerman megjithëse, sipas Hudson, Enver Hoxha ishte njeri me te cilin nuk mund te mereshe vesh lehte.

10. Në vend të epilogut
Është e rëndësishme të theksohet në këtë rast se nuk kemi përdorur ilustrim nga dokumentacioni i arkivave gjermane të kohës së luftës të cilat janë goxha të pasura. Në një rasta tjetër do të merremi posaçërisht me to për t’i bërë të njohura për opinionin e gjerë. Por në mënyrë të veçantë edhe për t’i mbyllur gojën z.Adriatik Alimadhi, kryetarit aktual të BK-së që të çudit për “moçalin e injorancës” së tij.
Gjithashtu, besoj se pas këtyre referimeve të përfundimeve të studiuesve anglo-amerikanë, falsifikimet e historianëve proballistë megjithëse të rrezikshme nuk u mbetet gjë për t’u besuar.

Por qëllimi kryesor i këtij shkrimi është për t’i thënë Sali Berishës, kryerevanshistit neofashist që mban gjallë dhe ushqen zjarrin e luftës civile: Berisha, nuk i ke mundur as etërit tanë partizanë, as ne bijtë e tyre antifashistë!

*****

Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

June 10, 2019 00:11
Komento

22 Komente

  1. Sokrati June 10, 00:59

    Zoti Braho,historia e Shqierise eshte e falsifikuar e vene ne sherbim te kastes politike qe sundoi per 45 vjet me dore te hekurt.Prinderit tane edhe pse partizane shume here,sa ishim gjalle na i kane thene kete.E keqja eshte se nuk po rishkruhet mbi baza shkencore dhe perdoret perseri nga politika.Sot nder ne thuhet se lufta ka qene si me filmat e Kinostudios.Kjo eshte per te qeshur e per te qare.

    Reply to this comment
  2. Komunisti June 10, 02:12

    Profesori amerikan Bernd Fischer ,qe na liston ky Legen ;

    “Është më shumë një çështje semantike se sa një çështje historie. Qartësisht ishte një luftë mes partizanëve dhe nacionalistëve. Mund ta quajmë luftë civile apo konflikt, ajo çka mbetet është që ajo ishte një luftë mes partizanëve dhe nacionalistëve”
    Bernd Fischer.

    Braho o sigurimasi i partise,pandeh se njerzit nuk dine te lexojne,apo kujton se je akoma ne kohen kur monstra jote enver hoxha e bente si te donte historine me gjithe zagaret e tije,njeri prej te cileve je dhe ti o felliqesire qe perpiqesh te pergenjeshtrosh ate qe thote Bernd Fischer

    Per ata qe s’e dine, profesori Bernd Fischer njihet zyrtarisht nga gjykatat e US. department of justice and immigration per ceshtjen Shqipetare !

    Bernd Jürgen Fischer (born 27 January 1952) is historian and professor of history at Indiana University-Purdue University Fort Wayne. He received his Ph.D. in 1982 from the University of California, Santa Barbara.

    Selected works;

    1) King Zog and the struggle for stability in Albania. 1984 by East European Monographs
    2)Albania at war, 1939–1945, West Lafayette, Ind.: Purdue University Press, 1999,
    3)”Kollaborationsregime in Albanien, 1939-1944″ in Europe unterm Hakenkreuz- Okkupation und Kollaboration, 1938-1945
    4)Balkan Strongmen: Dictators and Authoritarian Rulers of Southeast Europe, Published November 2006
    5)Albanian Identities: Myth and History, coauthor with Stephanie Schwandner-Sievers, Published September 30, 2002 by Indiana University Press.

    C’fare di Braho cilat jane veprat,studimet e tije qe ja njeh bota vec hetuesise c’njerzore enveriste
    O plere komuniste e sistemit, s’ke faj ti, e ka fajin shpellari i pari dhe Ram kurva i dyti qe ti je sot ne ate parlament

    Reply to this comment
  3. Buda June 10, 02:58

    Juristi dhe politkani i vjeter tashme ka marre misionin e pamundur per t’u bere ne pleqeri historian!?

    Reply to this comment
  4. demo June 10, 04:15

    Duke provuar ne kurriz cfare quhet pushtim,populli shqiptar u pushtua ne 29 nentor 1944 nga bandat terroriste partizane.
    Territore te cliruar nga trupat gjermane si Kosova,Shkupi dhe Vardari,Cameria dhe Malesia shqiptare e Malit te zi,ju bashkuan trungut kombetar.
    Ushtria partizane u krijua nga shovinistet serbe per pushtimin e viseve shqiptare,qe ne 1913 u pushtuan nga serbomedhejte gjate luftes ballkanike.
    Pjesa me antikombetare e popullsise se Jugut,ju pergjigj thirrjes se shovinisteve serbe per lufte te perbashket kunder popullsise patriotike te Shqiperiose se Veriut,qe gjithmone e kishin mbrojtur me gjak truallin arberor kunder intervenimit sllav.
    Justifikimi i quajtur lufte macional clirimtare nuk qendron,sepse trupat e shqiptareve jugore te mobilizuar nga serbet luftuan kunder popullsise se Malsise dhe Kosoves ne kushtet kur ne ato krahina nuk kishte kembe ushtari gjerman.
    Trupat terroriste te brigadave te shqiptareve jugor kaluan ne veri ,konkretisht ne Malsine e Shkodres dhe Mirdites,ne Lume dhe flagrante fare ne Kosove pas terheqjes perfundimtare te Ushtrise gjermane nmga Shqiperia nepermjet Malit te zi.
    Alibia e clirimit te popujve te Jugosllavise nga brigadat partizane shqiptare nuk qendron,sepse brigadat partizane kane vepruar ne truallin e Shqipnise etnike(ku nuk kishte kembe gjermani)dhe kane luftuar kunder shqiptareve ethnike,per ti detyruar keta te pranonin pushtimin serb.
    Ne bashkepunim me pushtuesit serbo-malazes te Malsise dhe Kosoves brigadat partizane kane kryer:
    1-Masakren e Kelmendit
    2-Masakren e Lumes
    3Masakren e Drenices
    4-Masakren e Tivarit.
    Per keto masakra kunder popullsise civile shqiptare te pambrojtur,ligjerisht sipas konventave nderkombetare,kriminelet partizane dhe drejtuesit e tyre duhet te paditen nga shteti shqiprise dhe shteti Kosoves ne Gjykaten e Hages.
    Edhe pse kane kaluar 75 vjet,ashtu si veproi Armenia me Turqine per masakren Armene te vitit 1915.
    Nuk mund te bejme sikur nuk dijme dhe sikur asgje ka ndodhur.
    Pasardhesit e krimineleve partizane antishqiptare e shfrytezojne kete mosreagim institucional ne gjykatat nderkombetare,per te ushtruar terror psikologjik si po vepron ish hetuesi i sigurimit Braho.

    Reply to this comment
    • bajga June 10, 13:04

      Foli edhe Demo bajga qe e ka trurin te mbushur me bajgen e haurit nga ka dale

      Reply to this comment
      • Flet Malesori e knon malesija June 11, 13:38

        Ti Basglat i hangesh bile te gjasve flliqulka o flliqan
        Partine komupise e kan formue nacionalista Jugosllav
        Mugosha me kodosha dhe komunistat e shqiprise ne
        krye me Enver Kallugjerin Shqiprise e shqiptarve iau kankurdise mjerimin e sherrin vrasjet e terrin Argumentet E ketij far braho Bythukut nuk kan vlere as
        per nevojtore ! Ajken kombetare shqiptare e kan luftue
        e likujdue Komupisat e kryepisit Enver Shtrigani !
        Gjate luftes ka ndodhe Tivari Epe ne Youtube
        Masakra e Tivarit E kqyr Braho Bytha e thiut ! Kurr dhe
        asnjehere partija komupise nuk e ka permend vrasjen e
        tradhtine qe iu eshte bere shqiptarve Braho Bytha ,
        Lexo per Xheladin Hanen bashkeautor i dokumenteve te konferences se Bujanit dhe se fundmi drejtor i gazetes se atehershme ,,Rilindja ” i vrar me 15 dhjetor
        te vitit 1948 Pastaj Rifat Berisha e sa te tjere
        Lexoj emnat e te vrtarve shqiptare te kosoves dhe
        te burgosur politik me montime si informbyroist
        A ka fshat ne kosove qe nuk i ka perjetue ato masakra
        te fashistve komunist ? Pastaj ne emen te dhenjes se
        tepricave te prodhimeve Pa pase teprica hiq po as per
        nevoja te veta jo dhe jan likujdue njerz gjeja po bojkotojne Lypbi ne INTERNET braho Bytha e meso !
        Histori e lej rrenat tua qe te besh mjegull per inters partijak e vehtanak o katerkamsh ! Partija Komupise
        e shqiprise dhe karrabytht E Ramo Kerstiqit Jan anti
        kombetar te cilve kosova iaiu ka pa sherrin edhe ne ketelufte Bedri Islami eshte bere kryetar iLPK_es
        per ti lidhe Rognercat me Kloso Nane e magjupo mejdana per ti rrue paret dhe krijue pamvarsi ma te keqe se ner serbi Braho Bythi Sa kosovat jan vra ne
        truall te juaj Ju duke e perkrahe e MBrfojte Serbine
        e Del Ram kulovi e kerkon ndarhje te kosoves !!!!!
        Argadi i Vuqiqit zgarrafeli Qe prej tash duhet ta harroj emninkosove se i qkulim ne goje !
        Kosovaret pa cofe gergjanat me ide komupise
        krejt bota me u munue me i ba bashk me Shqipni
        nuk pranojne Juve u ka delenrise komunizmi Enver
        pist !

        Reply to this comment
  5. Zani June 10, 06:14

    HAHAHAh o plako pionier nedertal.
    Tani eshte viti 2019 dhe ti muzhik flet me vete per vitin 1944. Ky eshte problemi yt jo i te tjereve.
    O mjeran, o rrogtar i ambasades ruse. Tan kto qe ke shkru i ke lexu gabim tek letrat e Dushan Mugoshes e Miladin Popoviçit dhe pa habi i ke kuptuar gabim.

    Reply to this comment
    • Luli i Pede June 10, 13:14

      Po ti Zan qe ske mesuar as te shkruash e as te lexosh mire, ku i mesove keta Miladinet, qe jane te kohes se neandertalit? Lexo te perfitosh pak kulture nga ato qe thote Spartaku, se ja fut kot pastaj.

      Reply to this comment
      • Xha Xhai June 10, 18:30

        E mo Lulkë biberoni.
        Mqenese me dashje nuk i njeh Miladinet, Duhanet e Aleksander Rankoviçët, lexo e kupto me shume shqip.
        Dhe thuaji xha Brahos te mos vendose vetek fotografi partizanet sllavo-komuniste qe parakalojne ose pozojne.

        Reply to this comment
  6. Eno June 10, 06:21

    Ah more barba Taku
    Ti shkruan, por ata per të cilët ti shkruan bëjnë sikur nuk kuptojnë, fara që i ligu me dashje mbjell zë vend tek injorantët. Ju mësoj fëmijëve të vërtetat, se në shkolla aplikohet shplarja e trurit. Gjithçka e qëllimshme!!

    Reply to this comment
  7. Lili June 10, 06:40

    Ajo ckanuk thuhet ketu eshte se te gjithe keta historiane shkruaje historine per te pasteue fytyren e shteteve te tyre qe kishin ne plan coptimin e Shqiperise ndermjet Grekise e Serbise. Prandaj per ta me cdo kusht duhet te zbehet elementi nationalist e perkrah ´internacionalistet. Si dje si sot politika e tyre eshte nje Shqiperi sa ma e dobet… edhe vertete kane gjetur shume argat per kete pune si dje kur anglezet planifikuan grekizimin e jugut si sot kur kete e bejne me ndihmen e Rames!

    Reply to this comment
  8. Arben June 10, 10:31

    Falsifikatoret e historise shqipetareve, sllavo-komunistet shqipetare me koken ne beograd

    Reply to this comment
  9. Gjonleka June 10, 13:00

    Gjate mbledhjes per formimin e Partise Komuniste Shqiptare me 8 nentor 1941 dhe as me vone, nuk u tha se PKSH duhej ta shtrinte aktivitetin e vet organizativ dhe ushtarak ne gjithe territorin e shtetit ekzistues shqiptar te krijuar ne gusht 1941 dhe nuk u permend e drejta e popullit shqiptar per vetvendosje, si premtoi Karta e Atlantikut po ne gusht te vitit 1941.
    Kuptohet pra se kjo parti u krijuar prej te derguarve te Titos per te krijuar nje force politike e ushtarake qe duhej te shkaterronte Shqiperine e bashkuar. Pra qe t’i falte Serbise territoret qe i ishin marre ne gusht 1941.
    Thjesht, kjo parti filloi jeten si nje force politike antikombetare.
    Spartak Braho eshte nje anetare dhe luftetar i asaj partie. Lum ne per parlamentin e sotem shqiptar…

    Reply to this comment
  10. Orakulli i Dypakut June 10, 18:54

    Wej Take, se di pse ju djeg kur ju thone “bijte e eterve” apo kelysh i shokut xhaxh. Dhe nga ana tjeter qe mbureni qe keni mbajtur pushtetin e keni ofenduar nje pakice ne kete rast “BK” sepse keta paskan qene dhe jane armik i brendshem. Po ju kur te mbaroje faqja dhe te vije nje faqe e re e historise si doni tiu shkruajne : te vetmit zagare me lidhje me ruset, me jugosllavet, dhe me kunezet ne histori qe nuk e leshonin nostalgjine e kujtimin per pasoje mbanin nje komb te vdekur, duke mos e lejuar te bashkohet me perendimin?
    Take komunisti, guerilsi shteti yne komunist ka qene nga me te dobtit ne histori pasi nuk kishte ushtri. Po qese thua qe per ushtri ka qene nr.1, si e shpjegon vetizolimin.

    Reply to this comment
  11. nostalgji June 10, 19:07

    Vetem pulat e kane fajin se ashtu si hengerm dje ne lufte, ashtu hame dhe sot se na thote doktori qe mishi viçit ben dem per zemren. Pse budallenj ishin ballistat?! Ata e dinin qysh atehere kete. Tani keta te rinjte nuk hane vetem mish pule por dhe zorre.

    Reply to this comment
  12. Dopio Gjashta Mehmet Shehu June 11, 17:33

    Meqe po flet ky Braho enveristi per fallsifikatore historie
    Kam nja dy pyetje qe pa ju pergjigjur ketyre nuk ka askush goje te flase per fallsifikime te rrezikshme…
    E para – A ishte Komandanti i Brigades Pare “Hero i Popullit” dhe Kryeministri 27 vjet i komunizmit nje Poliagjent qe ne shkollen e Fulcit, qe ne Luften e Spanjes, gjate luftes Nac-Cl, pas luftes ne ndertimin e socializmit?
    E dyta – A ishte Polibythqire Enver Hoxha qe vrau ne gjume shokun e armeve dhe e damkosi Poliagjent pas vdekjes?
    Nuk ke nga luan bythen o “baba” Taku as ti as enveriste si ti pa ju pergjigjur ketyre pyetjeve.
    Pastaj hajde shofim kush eshte FALLSIFIKATORI .

    Reply to this comment
  13. Paul Tedeschini June 12, 17:39

    Komunstat nuk luftuen perçlirimin e Shqipnise, por luftuen per zvenedesimin e diktatures nazi-fashiste me diktaturen komuniste.
    KETE E VERTETOI HISTORIA

    Reply to this comment
  14. Paul Tedeschini June 12, 17:41

    Komunistat nuk luftuen per çlirimin e Shqipnisë, por luftuen per zevendësimin e diktatures nazi-fashiste me diktaturen komuniste.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*