Familja Hoxha shet 51% të aksioneve për 1.2 mln euro

December 15, 2017 12:45

Familja Hoxha shet 51% të aksioneve për 1.2 mln euro

 

Familja Hoxha mësohet se ka shitur 51% të aksioneve të kompanisë “Lori Caffe”, duke e ulur zotërimin e saj në 49% dhe duke lëshuar në këtë mënyrë kontrollin e kompanisë.

Sipas të dhënave zyrtare të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, transaksioni është regjistruar më 12 dhjetor dhe blerësi i 51% të aksioneve është kompania ALB-ERK. Sipas kontratës së shitblerjes, çmimi i shitjes së 51% të aksioneve është 153 milionë lekë, ose rreth 1.2 milionë euro.

5 aksionerët e familjes Hoxha, që më parë kishin secili nga 20% të aksioneve (Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Redia Hoxha, Sara Hoxha, Itan Hoxha) kanë shitur secili nga 12.75% të kuotave dhe kanë mbajtur secili nga 7.25%.

Blerësi ALB-ERK, i krijuar në vitin 2009, ka si aktivitet import-eksport, tregti me shumicë e pakicë të artikujve të ndryshëm, kryesisht kafe dhe aksionerë janë me nga 50% secili, Eduart Hoxha dhe Artan Hoxha.

Kompania e kafesë është krijuar që në vitin 1995.

Burimi: Monitor

December 15, 2017 12:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*