Rama “prek” varfërinë, premton ndihmë për një tjetër familje në Vlorë

September 8, 2018 09:26

Rama “prek” varfërinë, premton ndihmë për një tjetër familje në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Facebook nga vizita që ka zhvilluar në një familje në Vlorë. Familja e Niko Ahmetit në fshatin Vajzë në Vlorë jeton mes mjerimit, e rrënuar, dhe në skamje.

Në bisedën që Rama zhvillon me kryefamiljarin, ky i fundit zbulon se në mungesë të shtretërve familja fle përtokë.

Biseda e Ramës me kryefamiljarin Niko Ahmeti

Niko Ahmeti: Kjo është banesa ku jetoj me 5 fëmijët, pa ujë, pa drita, pa rrugë, marr vetëm një ndihmë ekonomike. Ja kjo është familja ime, fëmijët kanë mbaruar tetëvjeçcaren, vajzat e vogla vazhdojnë shkollën.

Rama: Ku flini?

Niko Ahmeti: Sheshit, ja si shikon, me mundësitë e mia, kaq mundësi kam.

Rama: Do të shikojmë t’ju gjejmë një mënyrë t’ju ndihmojë edhe për shtëpinë, edhe për fëmijët edhe për mundësi për ndonjë blegtori të vogël.

Pak ditë me parë Rama ishte në një tjetër familje në Shijak dhe më pas njoftoi strehimin e familjes në një banesë përkohësisht deri në ndërtimin e një shtëpie të re.

o.j/dita

September 8, 2018 09:26
Komento

4 Komente

  1. O sali mos tu gjend gure varri September 8, 11:09

    O rame ashtu eshte shumica e jugut

    Reply to this comment
  2. MH September 8, 13:24

    Ti mire qe shkon i ndigjon dhe u peremton.
    Po keshtu asht e gjithe shqiperia.Kjo menyre dashuri vullnetshme nuk e normalizon mireqenien.Garanto me rruge ligjore dhenie kredi nga buxheti i shtetit per 5 – 10 vjet te gjithe nevojtarve te keti rengut.Mbas 5 apo 10 vitesh ti vendoset nji soj takse e mundeshme nga takati i ketyre “mjeranve’ hallegjinje per te shlyer kredin.Kjo ndihme ligjore do ti mesoj dhe detyroje ti vihen punes.Ne te kunderten tu nderpritet automatikisht ndihma.
    Sic flitet edhe nga besimtaret ne Zot.Thon: Zoti te ndihmon por jo perhere,pa pushim.Ti kryeminister.Je shume larg Zotit me takat.Ndaj zgjidhe variantin per te kontribue sic duhet ku dy palet ndihmesi dhe i ndihmuari te jene krenar me jeten dhe dashurin ne konsiderat e rrespekt ndermjet njeri tjetrit.

    Reply to this comment
  3. Jimi September 8, 19:57

    Qe e prek me dore varferine e tejskashme atje ku egziston, ben mire! Tjeter eshte ta dish dhe tjeter eshte ta prekesh! Vetem se shmang televizionin ne keto “vizita”!
    Eshte e drejte nje thenie ne librat e shenjte! Beje te miren dhe hidhe ne det! ose Ate qe ben dora e majte, t’mos ta shikoje dora e djathte!

    Reply to this comment
  4. info analitike September 8, 20:23

    A ju kujtohet ajo 90 vjecarja qe iu lut ti lidhnin dritat se po ngrinte ne mes te acarit e vetme ne maje te malit e ne skamje totale. Qy kriepsikoja as qe desh t’ia dinte dhe ajo e shkreta vdiq. Tani qe fushata po afron e “duhet zbritur ne terren per te prekur varferine” keta duan te bejne reklame me 2-3 kavie. A ka me kriminele se keta qe shperndajne miliona euro si karamele per oligarkete e lene popullin ne gjendje te mjeruar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*