Familje dhe të rinj që punonin: Kush janë viktimat e tragjedisë në Itali

August 15, 2018 17:21

Familje dhe të rinj që punonin: Kush janë viktimat e tragjedisë në Itali

 

39 viktima janë shënuar nga shembja e urës në Xhenova të Italisë një ditë më parë.

Mes të vdekurve janë edhe dy shqiptarë, Marjus Djerri dhe Admir Bokrina.

Të rinj, turistë, persona që udhëtonin për punë e familje të tëra u shuan në aksidentin tragjik.

Dy punëtorët shqiptarë

Marjus Djerri dhe Admir Bokrina udhëtonin me furgonin e kompanisë së pastrimit për të shkuar në punë. Rai News shkruan se dy të rinjtë me origjinë nga Shqipëria po udhëtonin drejt qytetit Rapallo. Trupat e tyre të pajetë u nxorrën nga rrënojat para syve të mamasë, babait dhe bashkëshortes.

Punëtorët e kompanisë së mjedisit

Dy punëtorë të kompanisë komunale të mjedisit, “Amiu dhe Aster”, udhëtonin me furgonin e firmës. Ata kishin një kontratë sezonale pune. Trupi i pajetë i njërit prej tyre ishte ndër të parët që u gjet, kurse kolegu i tij ishte ndër personat e zhdukur.

Luixhi, 35-vjeçari nga Borghetto

Luixhi jetonte në Xhenova, ndërsa familja e tij Matti është me origjinë nga Kalabria dhe ka jetuar në Borghetto për vite me radhë. Ai po udhëtonte në bordin e një furgoni kur u shemb ura e autostradës A10. Bashkia e Borghetto ka shprehur ngushëllimet për 35-vjeçarin që humbi jetën.

Familja që shkonte me pushime

Një familje e tërë që po shkonte me pushime, janë viktimat e radhës të urës së shembur në Xhenova. Roberto Robbiano, bashkëshortja Ersilia dhe djali i tyre 9 vjeç Samuele, po udhëtonin drejt portit pasi duhet të hipnin në traget për të shkuar në Sardenjë. Makina e tyre u rrëzua gjatë shembjes së urës. Trupat e pajetë u nxorr nga rrënojat.

Elisa

34-vjeçarja Elisa Bozzo. Ajo po udhëtonte me një automjet Opel kur ura u shemb para syve të saj. Në Facebook ajo e quante veten Ely. Miqtë e saj në Facebook shprehën ngushëllimet për 34-vjeçaren.

Turistët francezë

Në mesin e viktimave ka edhe turistë francezë. Nathan Gusman 20 vjeç, Melissa Artus 22 vjeç dhe Nemati Alize Plaze 20 vjeç ishin nisur nga Montpellier për të shkuar në Sardenjë.

Kuzhinieri me familjen

Juan Carlos Pastenes 64 vjeç ishte një kuzhinier. Ai jetonte në Xhenoa për më shumë se 30 vite. Kur ndodhi aksidenti, ai udhëtonte me makinë me gruan e tij Nora Rivera dhe mikun Juan Figueroa 60 vjeç.

Punonjësi i portit

Andrea Cerulli 48 vjeç ishte punonjës i portit të Culmv. Kur u shemb ura, ai po shkonte për në punë.

Djemtë nga Torre del Greco

Ata janë identifikuar si Giovanni Battiloro 29 vjeç, Matteo Bertonati 26 vjeç, Gerardo Esposito 26 vjeç, Antonio Stanzione 29 vjeç, Carlo Erazzo Trujillio 27 vjeç, Vincenzo Licata 58 vjeç, Gianluca Arpini 29 vjeç, Alberto Fanfani 32 vjeç, Francesco Bello 41 vjeç.

a.s/dita

August 15, 2018 17:21
Komento

4 Komente

  1. x August 15, 19:25

    O gazeta, ka ndodhur nje tragjedi, eshte nje fatkeqesi shume madhe dhe njerezit jane te prekur, ju shkoni e nxirrni foto me vellajin e Ver Llapes.
    Nuk keni foto tjeter, me mire te mos e nxirrni fare, mos u beni qesharak me shume respekt edhe per te vdekurit.

    Reply to this comment
  2. Aleksander August 15, 19:58

    Zot o Zot sa te rinj, gjithe keto jete te keputura ne mes …shume e dhimbshme,shume trishtim .

    Reply to this comment
  3. Alban Dega August 16, 04:20

    PE DICKA ! THUAJ DICKA APO …
    NJE MESIM UNIVERSAL!

    – Nga shkendija lind flaka…. apokalipsi!

    – Eshte me mire te parandalosh se te perdorish ilace !

    – Detyrim qytetar por edhe ligjor.

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “Pe dicka ! Thuaj dicka! … Mos e mbaj per vete! Njofto !
    Nje sjellje te keqe, nje kercenim, nje njeri me arme te ftohte apo zjarri, nje makine te dyshimte nje cante apo valixhe te braktisur ne vende me popullsi te dendur, nje hajdut duke futur duart ne xhepin e tjetrit ne autobuz, tren apo rruge, nje njeri duke ngacmuar femije apo gra..nje shites droge duke vrare per se gjalli me dhjetra vete, nje tel te keputur elektrik, nje ure a autostrade qe krakellin.. cdo gje qe te ngjall dyshim !
    Mos nderhy, as mos hesht!
    Njofto policine !
    Nje thirrje telefonike e thjeshte shpeton nje jete e me shume!
    Thirr policine ose autoritetet perkatese! “
    “See something say something. Don’t keep for yourself. Call the police or … !”
    “ Pe dicka thuaj dicka. Mos e mbaj per vete ( mos hesht !) Thirr policine apo ….”
    Eshte nje patrulle, nje thirrje qe shkruhet e thuhet me ze ne te gjithe autobuzet, trenat, shkollat e vendet publike jo vetem ne Nju Jork por ne mbare Ameriken pas 11 shtatorit apokaliptik te 2001 !
    Nje mesazh universal nga nena Boterore e demokracise !
    Rezultati: ka gati 17 vjet qe ne SHBA nuk ka ndodhur nje akt i rende terrorist me permasat e atyre te Londres, Parisit, Brukselit ….
    Pe dicka ! Thuaj dicka ! Njofto !
    Syceltesi ! Vigjilence kudo e kurdo !
    Kudo shihet sinjali apo dyshimi me i vogel i nje difekti apo veprimi jo normal, i nje personi apo ngjarje te dyshimte, i nje teli elektrik apo bombole gazi te dyshimte… mos hesht as mos nderhy. Vetem njofto policine me qetesi, me ze te ulet pa ngjallur dyshime tek autori ose autoret!
    Nje fije e keputur teli tensioni te larte shkaktoi qindra viktima e shkretoi nge qytet!
    Nuk ka zjarr pa tym as krim pa veprime e sjellje te dyshimta paraprake… As kamioni cisterne ne Perugia as ura- autostrada e Genoves nuk u perplasen e shemben menjehere… As zjarret ne Kaliforni nuk shperthyen menjehere.
    Dikush ka pare levizjet e crregullta, zigzaket sado te vogla te kamionit me shofer te pergjumur ! Do ishin shpetuar dhjetra jete !
    Po ashtu autostrada e Genovas do te kete pasur me siguri plasaritje dhe renkime tingujsh sforcimi paraprake ! Besoj se edhe Saimir Vishaj do te kete degjuar e ndjere kolovitje sado te vogla…
    Edhe prinderit, te afermit, komshinjte e Ritvanit …. me siguri kane verejtur shenja crregullimesh nervore dhe sjellje te crregullta…
    Heshten se u mbetej djali oa martuar, se i dilte nami i zi, se cme duhet mua … 8 familjare, gjak i vet te ekzekutuar barbarisht, pese familje te rrenuara e ne zi.. nje shtet i tere i shokuar !
    Pse! Mungoi pe dicka thuaj dicka! Mos hesht! Mose nderhy vet ! Njofto policine… specialistet.. ligjzbatimin, ambulances, ndihmen mjekesore …!
    Detyra jote si qytetar eshte nje telefonate, njoftimi ! Ndihma e pare ne rastet e atakeve ne zemer apo goditjeve cerebrale … pasi te kesh thirrje ndihmen mjekesore nese nuk je i asaj fushe !
    Ndryshe rrezikon vetveten e qindra te tjere !
    Ndryshe prish me shume se ndreq gje !
    Nje mesim i mire edhe per mediat qe duhet te jene ne vije ne pare per edukimin e njerezve me shpirtin e ruajtjes se rendit dhe sigurise personale e te te tjereve.
    Jo te bejne vajatoren e viktimave kush po qan e vajton me mire! Asnje lume lotesh as vajtimesh kurre nuk kane as nuk mund te ngjallin te vdekurin !
    Duhet bere e qarte cdo qytetari se jo vetem veprimi kriminal, por edhe mosveprim I, mosdenoncimi i tij eshte akt kriminal qe denohet nga gjoba deri edhe burgim.
    Me pak fjale denoncimi i nje krimi eshte jo vetem detyre qytetare e njerezore por edhe detyrim ligjor per cdo shtetas jo vetem ne Shqiperi me pergjegjesi dhe moshen qe parashikon ligji!
    Eshte shume me kollaj te parandalosh se te detyrohesh te perdorish ilace. Ilacet jo vetem kushtojne shtrenjt por kane edhe efekte anesore…
    Me e keqja e te keqijave kur nuk jepen ne kohe nuk kane asnje efekt .
    Edhe shteti duhet te veproje menjehere!
    Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtesise, Ministria e Aresimit ajo e Transportit,Ministria e Shendetesise…. Kontrolli i Larte i Shtetit, cdo hallke qeverisjeje qendrore e lokale, Bashkite e mbare vendit te organizoje nje fushate te perhershme edukimi e parandalimi te krimeve te renda e tragjedive qofshin njerezore edhe natyrore si permbytjet, termetet, zjarret….
    Qysh nga cerdhet … e deri tek pensionistet, ne cdo vend publik e mjet transporti publik te vendosen parulla si “ Pe dicka thuaj dicka! Mos hesht! Njofto policine … e shtetit ose ate bashkiake “ “ Nje telefonate nje jete !”
    Te behet kontrolli sizmik dhe strukturor i cdo rruge, pallati, ure, tuneli, hekurudhe, sidomos atyre nga 1990 e ketej.
    Te shkaterrohen shtepite, objektet e ndertuara ne grykederdhje lumenjsh e perrenjsh e te zhvendosen ne zona te mbrojtura nga permbytjet!
    Eshte me mire te parandalosh se te detyrohesh te perdorish ilace…
    Asnje ilac as miliardat e gjithe Botes nuk mund te ringjallin asnjerin prej qindra viktimave te ketyre tragjedive qe na tronditen te gjitheve e po ndodhin kudo edhe ketu ne superfuqine e Botes, sic po ndodh kete vit e gati per vit ne Kaliforni apo ne Teksasin juglindor, ne Florida, Luizana …. e Puerto Riko !
    A e dini sa do te kishte qene numri i viktimave ne mbare Ameriken lindore nga Kejp Mej e deri ne Boston vetem nga uraganet Sandy dhe petmbytjet e vitit te kaluar!?
    Qindra mijera e pse jo edhe miliona te mbytur ne superfuqine e Botes, SHBA !
    Parashikimi i persosur i motit, evakuimi i miliona banoreve nga Juglindja ne Verilindje parandaloi nje katrastrofe njerezore
    Nje mesim universal nga Nena e demokracise Boterore- SHBA…
    Pe dicka! Thuaj dicka! Njofto ! Parandalo !

    Reply to this comment
  4. Rita August 16, 11:11

    Falenderoj z.A .Dega per komentin pozitiv e domethenes .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*