Familjet pa ndihmë ekonomike, Basha në Lezhë: Do të ngremë zërin në Parlament

March 11, 2018 14:56

Familjet pa ndihmë ekonomike, Basha në Lezhë: Do të ngremë zërin në Parlament

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi disa familje në Lezhë që janë përjashtuar nga ndihma ekonomike.

Rasti i Ardian Danit, është ai i babait që, pas vdekjes së bashkëshortes, rrit i vetëm 3 fëmijë të mitur.

Sipas njoftimit të selisë blu, pas heqjes së ndihmës ekonomike lypja në rrugë dhe shitja e gjakut është e vetmja mënyrë mbijetese për Ardianin.

“E kam bërë mbrëmë një copë byrek, rafti ja ku është bosh. Tek Kryqi i Kuq kam dhënë gjak. Për çfarë? Vetëm për të mbajtur fëmijët me një pako makarona. Frigoriferi nuk punon. Gjak trupi po jap, vetëm me rrit tre jetimë”, thotë babai i tre fëmijëve.

Agentina Bacaj është kryefamiljare, nënë e tre fëmijëve, e zhytur në dëshpërim pas heqjes së ndihmës ekonomike.

“Kam katër muaj pa paguar qira. Më japin bukë për sevap. Më mirë me shku me u mbyt me tre kalamaj”, thotë Agentina.

Basha: Jo, jo. Kemi ardhur për të thënë që jemi në krahun tënd e të fëmijëve të tu. E rëndë është situata, por vetëm nuk të lëmë.

Një tjetër familjar i përjashtuar nga skema tregon se mbledh kanaçe për të mbijetuar dhe për të siguruar disa të ardhura për ilaçet e vajzës me sëmundje të rëndë.

“Ne më mirë me u mbyt në det”, u shpreh i dëshpëruar kryefamiljari i pashpresë.

“Ne kemi ardhur për të qarë hallin me ju dhe për të ngritur zërin për ju. Se opozita vetëm fjalën ka. Do ta ngremë zërin për ju. Do të tregojmë të vërtetën tuaj, jo gënjeshtrat që ju thotë Edi Rama. Do t’i themi se u ke hequr bukën njerëzve më të pamundur, më në nevojë dhe të luftojmë t’ju kthejmë ndihmën ekonomike”, tha kreu i PD.

Sipas Partisë Demokratike, qeveria nuk e ka bërë akoma transparencën e pikëve që ka nxjerrë jashtë skemës së ndihmës mbi 20 mijë familje të varfra.

Në datën 15 mars, opozita ka thirrur në interpelancë Kryeministrin Edi Rama, për këtë çështje.

a.s/dita

March 11, 2018 14:56
Komento

3 Komente

  1. Monkey March 11, 15:33

    500.000 EURO që i dhe rusëve i përdorje për të ndihmuar këto familje se fundja nga po këto familje i vodhe, i merrje dhe votën dhe respektin. Mund të përdorësh edhe disa nga 14.000.000 EURO që more bashkë me vjehrrin nga pallati se lekë qyl janë edhe ato. Në vend që të futeshe në burg për shkelje ligji se pallati u ndërtua brenda në det, ti dole me 4-fishin e lekëve fitim. Ose përdor nga ato 240.000.000 EURO që tepruan nga Rruga e Kombit. Por nëse nuk do të japësh asgjë nga ato që n’a ke vjedhur atëherë kërkoi ndihmë Greqisë se mbase jep ajo ndonjë gjë. Në fund të fundit i fale pjesën e detit që të kishte lënë jot ëmë trashëgimi. Mos harro të marrësh foton me Presidentin e Amerikës dhe atë me Sorosin kur të shkosh në Prokurori, se njëra nga të dyja do të bëj punë.

    Reply to this comment
  2. KOZi March 11, 18:18

    Ore perseri Basha duke u marre me ndihmat ekonomike dhe me varferine!? Do rrijsh Djathtas apo si!? Keshtu po i ze vendin Partise Socialiste,ajo eshte parti e shtresave ne nevoje dhe e programeve sociale! Ju ka hequr ndihmen sociale, cfare ke? vete emri i ndihmes eshte -Sociale-Leri pra se eshte ceshtje socialiste……tung

    Reply to this comment
  3. Hasan March 11, 23:23

    O fetyr e ndyre po si more nuk lexova nje koment te hajrit per ty o kafshe se vetem njeri nuk te quaj,,edhe lepuri ka me shume zemer se ty o legen po te jep saliserbi zemer ty me kriminelet qe ka perqark e ka pas gjithmone,,fare e ndyre,o ju te gazetes mos shkruani me per keto kerma se Na shpifet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*