Famulltari i Laçit: Ndal vrasjeve! Jetën e dhuron dhe e merr vetëm Zoti

September 9, 2018 20:45

Famulltari i Laçit: Ndal vrasjeve! Jetën e dhuron dhe e merr vetëm Zoti

Famulltari i Laçit, Ndue Toplana, foli gjatë meshës të kësaj të diele për situatën e kriminalitetit në qarkun e Shkodrës.

Ai iu drejtoi një apel qytetarëve nga kisha e Shën Mehillit, duke thënë se vrasjet duhet të marrin fund njëherë e mirë.

Më tutje, Toplana kërkoi nga prindërit që të punojnë më shumë në edukimin e fëmijëve të tyre.

“Kemi dëgjuar në televizione: Kanë ndodhur vrasje në Shkodër, kanë ndodhur vrasje këtej. Ju kisha porositur të gjithëve me i lënë vrasjet, me i lënë të këqijat dhe të kthehemi prej Zotit. Çdo vrasje është mëkat shumë i rëndë, vetëm Zoti ka të drejtën jetësore. Ai është i vetmi që ka të drejtë.

Në Shkodër kanë bërë shumë. Nuk është vrasja kryesorja, ajo është kulmi i marrisë, por janë probleme të bartura. Është mirë që të gjithë në familjet e tyre me i mësue, me i formue që vrasja nuk mund të bëhet. Tërë mallin e botës me ja dhënë një nëne dhe një babe, nuk i duhet asgjë me i marr fëmijën”, u shpreh famulltari.

s.a/dita

September 9, 2018 20:45
Komento

2 Komente

  1. Tosi September 10, 08:49

    O famullitar i shkrete!
    Po Europa prandaj e hoqi denimin me vdekje se ajo qenka ekskluzivitet i zotit,por ne Shqiperi nuk besojne tek zoti prandaj vrasin njeri tjetrin si pula!
    Si i derguar i zotit ne toke,megjithese deri me sot nuk i ke paraqitur dikujt kredencialet e tij,dergoji nje email qe ai te pakten t’u marre jeten atyre qe duan te vrasin dike tjeter dhe keshtu mbyllet kjo pune!
    Kjo eshte rruga me e lehte!
    Do thuash ti,po Enver Hoxha si e zgjidhi kete pune?
    E he he,more famullitar!
    Po ai i mbylli kishat e xhamite dhe e shpalli veten ZOT,prandaj kush vendoste te vriste,perfundonte pa nje pa dy i varur ne litar ne mes te qytetit!
    Por dot Ramen e kemi vetem per ngerdheshje,ironi,arrogance,rromuze,tsllje,barsaleta dhe atlete te bardha!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*