Fan Noli nё marrёdhёniet shqiptaro-amerikane

January 6, 2018 12:06

Fan Noli nё marrёdhёniet shqiptaro-amerikane

Prof. Dr. Nasho Jorgaqi

Marrëdhëniet diplomatike shqiptaro-amerikane kanë prehistorinë dhe historinë e tyre, në të cilat një rol parësor padyshim ka luajtur Fan Noli. Në këtë rol e kanë zanafillën përpjekjet e shqiptarëve të Amerikës për të hedhur që herët urën e njohjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë mes vendit të tyre të vogël dhe njërës prej fuqive më të mëdha të botës. Në qoftë se pranojmë se Federata “Vatra” në vitet 1915-1920 u bë si të thuash një qeveri e shqiptarëve në mërgim, atëherë nuk mund të lëmë në harresë tërë atë veprimtari të dendur e të frytshme që ajo zhvilloi për t’u hapur rrugën marrëdhënieve diplomatike të mëvonshme. Puna e përkushtuar e Nolit në udhëheqje të saj i shërbeu jo vetëm afrimitetit dhe konsolidimit të pozitës së komunitetit shqiptar në SHBA, por dhe rolit aktiv që ajo duhet të luante në një akt historik të pritur, siç ishte vendosja  e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Në këtë drejtim Noli bëri një punë të madhe, gati të pazëvendësueshme, nga një anë, për njohjen dhe propagandimin e Shqipërisë dhe të vlerave të saj etno-historike para opinionit amerikan dhe, nga ana tjetër, për legjitimitetin e të drejtave të popullit të tij në qarqet zyrtare amerikane. Prapa kësaj prehistorie qëndron një veprimtari e gjithanshme me synime të qarta politike e me një strategji patriotike, me vështirësi të jashtëzakonshme, po të marrim parasysh terrenin e një vendi të madh multinacional dhe në një kohë kur, siç thotë F. Konica, “fati i Shqipërisë ishte në balancë”.

Përpjekjet e “Vatrës” me në krye F. Nolin për të mbjellë farën e bashkëpunimit e kanë fillesën menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në 1913 ishte puna e Nolit me shokë që siguroi mbështetjen e një personaliteti si Ç. Krane, i cili do të ndikonte në Konferencën e ambasadorëve të Londrës me anë të E. Greit për një zgjidhje të drejtë të çështjes shqiptare. Më pas, më 21 gusht 1915, ishte Noli ai që hodhi hapin e parë zyrtar, duke i drejtuar Sekretarit të Departamentit të Shtetit R. Lansing një telegram, me anën e të cilit denonconte traktatin e fshehtë të Londrës dhe kërkonte nga Presidenti Uillson “të parandalonte ndarjen e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha”. Brenda një kohe të shkurtër u arrit që të krijohet Komiteti i miqve të Shqipërisë me figura të njohura filoshqiptare, si Ç. Krane, S. Uilliams, R. Uds, T. Erikson etj. Puna e këtij komiteti bëri që t’i çelet rruga vargut të kontributeve që ata do të jepnin për mbrojtjen e interesave të Shqipërisë, nga të cilat mund të përmendim hapjen e konsullatës së parë shqiptare në SHBA.

Prof. Dr. Nasho Jorgaqi

Në vitet 1917-1918, që mbahen mend dhe si kohë e artë e “Vatrës”, Noli, si kryetar i saj, zhvilloi një veprimtari të dendur politike, me peshë disa herë vendimtare. Krahas një takimi zyrtar në Departamentin e Shtetit, ai arrin të bisedojë personalisht me ish presidentin e SHBA, T. Ruzvelt dhe të marrë prej tij mesazhin se “Shqiptarët i dua dhe i admiroj se janë një racë e vjetër dhe trima dhe se independenca e Shqipërisë duhet restauruar dhe garantuar nga fuqitë aleate.” Pas një viti, më 4 korrik 1918, Noli, duke përfituar nga pjesëmarrja si delegat në Kongresin e Kombeve të Shtypura në Uashington, takohet dhe bisedon me presidentin e atëhershëm të SHBA Uillsonin. Kanë mbetur të skalitura në kujtesën shqiptaro-amerikane fjalët gjeneroze të burrështetit idealist që i shqiptoi ai Nolit: “Unë do të kem vetëm një zë në Konferencën e Paqes në Versajë dhe këtë zë do ta përdor në interes të Shqipërisë.” Në këto fjalë historike zë fill ai qëndrim dashamirës i politikës amerikane ndaj Shqipërisë dhe jo më kot mendimi i ri historiografik shqiptar e cilëson atë si gur themeli të politikës së SHBA ndaj vendit tonë. Akti i parë i këtij miku të madh të shqiptarëve është denoncimi i traktatit famëkeq të Londrës, për t’u pasuar me përkrahjen që i dha Shqipërisë në Konferencën e Paqes të Versajës.

Aksionet politike e kulturore që Noli ndërmori në vitet 1917-1918 janë të gjithanshme dhe nga më të ndryshmet, të papraktikuara deri atëherë në atë shkallë nga qarqet shqiptare për të njohur e propaganduar kauzën e atdheut të tyre në Amerikë. Kanë hyrë në analet e historisë së bashkësisë shqiptare konferencat e tij përpara auditorëve amerikane, duke filluar nga Universiteti i Harvardit, nëpër klube e shoqata, e deri nëpër kisha të sekteve të ndryshme. Janë këto mbledhje që bëhen shkas që të shtohen radhët e shoqatës “Miqt’ e Pavarësisë së Shqipërisë” me dhjetëra anëtarë të rinj. Noli shkon e flet dhe në Kemp Deivis para ushtarëve amerikanë me origjinë shqiptare që stërviteshin për luftë. “Shqipëria, – u drejtohet ai bashkëkombësve të tij, – i është borxhli Amerikës. Borxhin do ta shlyejmë vetëm duke luftuar në front për fitoren. Është një shans për t’ia shpërblyer”.

Shtypi amerikan u bë tribunë dhe mjet i efektshëm i Nolit për të ndriçuar të vërtetën mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Janë me dhjetëra artikujt që ai boton në gazetat e njohura, si “Nju Jork Herald”, “Nju Jork Taims” apo “Boston Herald”, “Boston Glob” etj. Por për Nolin dhe shokët e tij nuk mjafton vetëm kjo. Nga shtatori i 1918, ai fillon botimin dygjuhësh të revistës “The Adriatic Review” me qëllim që, siç del nga kryeartikulli i parë, “të bëjë të njohur çështjen tonë para amerikanëve, për miliona njerëz” dhe të tërheqë në këtë kauzë bashkëpunimin e intelektualëve amerikanë. Në faqet e kësaj reviste, Noli realizon një nga dëshirat e tij krijuese, duke përkthyer në shqip faqe nga më të bukurat të poezisë amerikane. Përkthen jo vetëm vjersha të E. Poes, po edhe poemën “Skënderbeu” të Longfellout, që zgjon krenarinë e shqiptarëve.

Me rimëkëmbjen e shtetit shqiptar në vitet 20 është përsëri F. Noli, i dërguar i “Vatrës”, ai që kryeson delegacionin shqiptar dhe falë aftësisë dhe meritave të tij Shqipëria pranohet në Lidhjen e Kombeve. Hyrja e saj në këtë forum të lartë ndërkombëtar krijoi premisat dhe bazën ligjore për njohjen zyrtare të Shqipërisë, në fillim nga Fuqitë e Mëdha evropiane dhe pastaj nga SHBA. Dhe është një koincidencë fatlume që përsëri do t’i takojë nderi Nolit që, duke qenë Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, të nënshkruajë në janar të vitit 1922 notën zyrtare të qeverisë shqiptare që kërkon vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Në ngjarjet që erdhën më vonë, ku Noli u bë i njohur si një nga protagonistët e tyre, mund të përmendim dy momente që lidhen me marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Në shkurt të vitit 1924 vdiq, siç dihet, presidenti i Amerikës Uillsoni dhe me këtë rast Noli mbajti para parlamentit shqiptar një fjalim panegjirik, nga më të fuqishmit e oratorisë së tij. Ai e quan Uillsonin “amerikani i madh, idealist bujar, diell i vegjëlisë, mbrojtës i Shqipërisë” dhe kjo i jep shkas të shpallë të vërtetën e pakundërshtueshme se Amerika u bë për shqiptarët fushë pune, se një e katërta e Shqipërisë së jugut ushqeheshin me kurbetin e Amerikës, po dhe shkollë, ku mësuan të respektojnë ligjet, disiplinën, vlerën e organizimit, detyrat ndaj atdheut. Ishte mirënjohje ndaj këtij vendi bujar, por dhe nderimi i thellë për gjithçka sa kish bërë presidenti Uillson për Shqipërinë që, me propozimin e Vatrës, qeveria e kryesuar prej Nolit, më 21 gusht 1924, i dha portit të Shëngjinit emrin e tij.

Koha e qeverisjes së Nolit pas Revolucionit të Qershorit, nga sa dëshmojnë dokumentet, nuk u pa me sy të keq nga shteti amerikan, sidomos në fillimet  veta, por më vonë, kur erdhi puna për ta njohur zyrtarisht, nuk e hodhi këtë hap. Kjo ndodhi si për shkak të ndikimit negativ të Anglisë dhe të politikës izolacioniste që ndiqte SHBA asaj kohe, ashtu dhe për radikalizmin e pikëpamjeve dhe qëndrimeve të vetë Nolit. Pra, ishin, siç pohon historiani A. Puto, më shumë shkaqe politike se sa juridike. Megjithatë, Noli do t’i qëndrojë besnik atdheut të tij të dytë dhe gjithë sa ndodhën në jetën e tij të trazuar deri në fillim të viteve 30 nuk do ta lëkundin pozitën e shqiptaro-amerikanit të madh.

Pas largimit disa vjeçar nga jeta politike, Noli u shfaq rishtazi në vitet e Luftës së Dytë Botërore dhe përsëri në krye të “Vatrës” për të mbrojtur interesat e Shqipërisë në arenën e politikës amerikane. Në këto vite ai mban lidhje ose bashkëpunon me Departamentin e Shtetit, me Zyrën Informative të Luftës (OWI – Office of War Information), me Zyrën e Shërbimeve Strategjike (OSS – Office of Strategic Services), me radion “Zëri i Amerikës” etj. Gjithë përkushtimi i Nolit në rrethanat e luftës botërore e të rreziqeve të mëdha ishte të siguronte njohjen e ekzistencës politike të Shqipërisë, pavarësinë dhe integritetin e saj të pasluftës.

Duke jetuar në një nga metropolet e mëdha të politikës botërore, ai do të qëndronte gjithnjë syçelët dhe do të ndërmerrte me guxim e vendosmëri aksione të ndryshme politike. Që në mesin e vitit 1942 i dërgon qeverisë amerikane një memorandum për të njohur rezistencën antifashiste të popullit shqiptar, siç përshëndet e falënderon  nga fundi i këtij viti deklaratën e Sekretarit të Departamentit të Shtetit C. Hull për një Shqipëri të pavarur pas fitores mbi fashizmin. Nga ana tjetër, Noli, gjatë viteve të luftës, ndjek taktikën e bashkimit të shqiptarëve të Amerikës nën flamurin e interesave kombëtare dhe ndërmerr hapa konkrete duke mbështetur idenë e krijimit të një qeverie shqiptare në mërgim, qoftë dhe nën drejtimin e Zogut. Liberalin vizionar demokrat nuk e pengoi republikanizmi i tij që të përkrahte monarkun Zog, për deri sa në këtë kohë luhej fati i Shqipërisë. Kjo ishte çështja kryesore në raportet e tij me Departamentin e Shtetit dhe organizmat e tjera qeveritare dhe joqeveritare në vitet 1941-1945. Noli u përpoq që të njihet nga SHBA një qeveri shqiptare në mërgim, por qeveria amerikane deri në fund nuk e miratoi, sepse ajo i njihte e i çmonte forcat e vërteta që luftonin brenda në Shqipëri. Gjithsesi një gjë e tillë nuk e zmbrapsi udhëheqësin e shqiptarëve të Amerikës që ta mbante ngritur problemin shqiptar në qarqet zyrtare të vendit. Kjo do të zgjasë deri në qershor të viti 1944, kur Noli do të vihet në dijeni realisht nga Departamenti i Shtetit për gjendjen në Shqipëri. Pas kësaj ai do të ndahet përfundimisht nga Zogu dhe do të unifikojë qëndrimin e tij me politikën zyrtare të SHBA. Në nëntor 1944 Noli i drejton një telegram Presidentit Ruzvelt, me anë të të cilit i kërkon angazhimin e shtetit amerikan për pranimin e Shqipërisë në OKB. “Presidenti Ruzvelt, – do t’i përgjigjej Nolit sekretari i tij Uilliam Hasset, – është prekur shumë nga mesazhi juaj dhe është posaçërisht mirënjohës për dëshirat tuaja fisnike.”

Në vitet e para të pasluftës, Noli u vu në ballë të përpjekjeve për rivendosjen dhe normalizimin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona. Në këtë kohë u shfaqën probleme të ndërlikuara dhe mjaft delikate, zgjidhja e drejtë e të cilave lypte dhe urtësinë, përvojën dhe diplomacinë e Nolit. Aq e vërtetë është kjo sa Noli u gjend mes dy zjarreve: të kushteve të Departamentit të Shtetit dhe qëndrimit të ngurtë të qeverisë së Tiranës. Ishte fjala që njohja dhe normalizimi i marrëdhënieve  diplomatike nga SHBA të mos kondicionohej nga vendimi i Kongresit të Përmetit, sipas të cilit nuk njiheshin traktatet dhe marrëveshjet e qeverive të mëparshme. Noli që në fillim, duke e vështruar më larg e më thellë problemin, u kërkon qeveritarëve të Tiranës që “të pranohen menjëherë traktatet në fjalë” dhe për këtë sjell si shembull rastin e Jugosllavisë, që ka bërë të njëjtën gjë. Siç del nga korrespondenca me Enver Hoxhën dhe nga ditari i bashkëpunëtorit të tij Q. Panariti, Noli në këtë kohë ka zhvilluar takime të shumta dhe të vështira zyrtare të të gjitha rangjeve në Uashington dhe në Nju Jork. Ndërkaq, problemi ndërlikohet e rëndohet jo vetëm për shkak të kushteve që vënë palët e ndërsjella, por dhe  nga përndjekja që pëson misioni amerikan në Shqipëri. Mendja realiste dhe përvoja politike e Nolit këshillonin tolerancë e modesti ndaj këmbënguljes së paarsyeshme dhe ideologjizimit të çështjes nga Tirana zyrtare.

Në verë të vitit 1946, kur në SHBA shkoi një delegacion i kryesuar nga Tuk Jakova, Noli e shoqëroi atë deri në Departamentin e Shtetit, e mbështeti dhe e ndihmoi pa rezerva. Por për fat të keq delegacioni nuk diti të përfitojë nga ndihma e tij e kualifikuar. Noli mbeti shumë i pakënaqur nga misioni i dështuar i delegacionit, aq sa përjetoi një dramë të vërtetë shpirtërore. “U lodha, – shkruante në një letër dërguar Enver Hoxhës, – duke ju përsëritur që duhet t’i pranoni traktatet në parim pa kondita, se fundi i fundit kjo është çështje formale pa rëndësi praktike.” Ishte e qartë se nga abrogimi i këtyre traktateve do t’i hapej rruga jo vetëm rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, po dhe pranimit të Shqipërisë në OKB, ndihmave të UNRRAS, të Kryqit të Kuq amerikan etj. Por fjala e tij nuk u dëgjua. Historia tregoi si ai kishte të drejtë dhe këshillat e tij qenë plotësisht me vend.

Ndërkaq, në këtë kohë doli në rend të ditës rreziku i pretendimeve greke për aneksimin e Korçës dhe Gjirokastrës. Kësaj here problemi i këtyre rivendikimeve absurde nuk kish vetëm përkrahjen e Anglisë qysh gjatë luftës, por dhe të disa qarqeve të caktuara në SHBA. Në shkurt 1946 senatorët Claud Peper, Sallonstall e Uells paraqitën në Komisionin e punëve të jashtme të Senatit Amerikan një rezolutë në mbështetje të pretendimeve greke. Noli, që e kishte merakun më të madh ruajtjen e integritetit tokësor të Shqipërisë, do të ngrinte “Vatrën” në këmbë dhe do të ndërmerrte veprime energjike. Jo vetëm shkoi në Uashington dhe bisedoi me senatorin Peper, i cili bëhej interpret i interesave të lobit grek të Floridës e të shoqërisë epirotase AHEPA, por ndërhyri deri në Departamentin e Shtetit dhe sensibilizoi e qartësoi opinionin amerikan për legjitimitetin e të drejtave të shqiptarëve mbi tokat e tyre. Në këtë kuadër, Noli boton në gazetën “Nju Jork Herald Tribun” artikullin e gjatë “Shqipëria nga viti 1939”, ku do ta shpaloste dhe kësaj here besimin e thellë që kish te Amerika si vend i demokracisë, te autoriteti i saj i palëkundur si një fuqi e madhe, por dhe për faktin se ajo nuk kish interesa politike si Anglia (të cilën Noli e quante imperialiste) dhe çmonte komunitetin shqiptar si një urë miqësie mes dy vendeve. Falë këtyre përpjekjeve u bë e mundur të shmanget rreziku. Qeveria amerikane nuk e miratoi dhe s’kish si ta miratonte një dokument që binte në kundërshtim me interesat e popullit shqiptar.

Për herë të fundit, në marrëdhëniet zyrtare shqiptaro-amerikane, Noli shfaqet në shkurt të vitit 1955, kur Presidenti i atëhershëm i SHBA, D. Ajzenhauer, desh të ndihmojë popullin shqiptar me anë të Lidhjes së Shoqatave të Kryqit të Kuq, duke dërguar nja sasi gruri. Kjo ishte, siç shkruante presidenti Ajzenhauer në telegramin e tij, “një shprehje e miqësisë së vjetër që ekziston mes popullit të SHBA dhe popullit shqiptar.” Qeveria shqiptare jo vetëm e refuzoi në mënyrë kategorike, por bëri dhe një zhurmë të madhe propagandistike. Noli pati kurajën të ngrihet në mbrojtje të gjestit fisnik të qeverisë amerikane. Në telegramin dërguar kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu ai, duke shprehur keqardhjen e thellë për refuzimin e qeverisë shqiptare që u bën ndihmave të qeverisë amerikane, pohon se “kjo dhuratë ka kuptimin e plotë të një gjesti të vullnetit të mirë, si një dëshirë serioze për të përmirësuar marrëdhëniet midis SHBA dhe Shqipërisë dhe si një hap jo pak i rëndësishëm drejt vendosjes së paqes në Ballkan.” Ai i kërkon që të pranohet oferta amerikane, sepse “hedhja poshtë do të përdoret nga armiqtë e Shqipërisë.” Noli dhe kësaj here do të tregohet kurajoz e vizionar, por, ç’është më e rëndësishme, mbrojtës i palëkundur e konsekuent i miqësisë mes dy vendeve tona.

S’ka dyshim se Noli është figura qendrore e bashkësisë shqiptare të Amerikës, shtylla e saj. Duke qenë i tillë, ai është njohur dhe çmuar jo vetëm nga qarqet intelektuale e klerikale, por dhe nga ato zyrtare, si përfaqësuesi më i shquar i shqiptaro-amerikanëve. Prandaj nuk duhet të na habisë fakti që në qershor 1964, me rastin e 400 vjetorit të lindjes së Shekspirit, ai u ftua në Shtëpinë e Bardhë, mes shekspirologëve më të shquar, nga Presidenti L. Xhonson. Në ceremoninë presidenciale, Noli shqiptoi si klerik një lutje fetare “për këtë vend të madh … që po e udhëheq njerëzimin drejt një të ardhme më të mirë dhe paqes universale, drejtësisë, lirisë dhe demokracisë”, por Noli përkthyes i Shekspirit evokoi me këtë rast dhe kujtimet e veta për dramaturgun gjenial.

Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që Fan Noli ngjiste shkallët e Shtëpisë së Bardhë, por nuk ishte hera e parë që ai takonte presidentë të SHBA. Ai ishte takuar ose kish pasur lidhje me T. Ruzveltin, U. Uillsonin, F. Ruzveltin, H. Trumanin, D. Ajzenhauerin e Xh. Kenedin. Një fakt i tillë, me domethënie sa historike aq edhe emocionale, është tregues i rrugës nëpër të cilën kanë ecur marrëdhëniet shqiptare amerikane, ku Fan Noli ka luajtur një rol parësor.

Dita

January 6, 2018 12:06
Komento

10 Komente

  1. Fan.S.Noli eshte Shpirti Shqiptarit te vertete idhulli i Shqiptarise January 6, 15:03

    Fakte Historike
    mjaft mbreslenese ,
    te ktij Gjigandi Shqiptare ,
    shembulli me i paster i Atdhertarit ,i Partiotit te vertete ,
    nji Shpirt Shqiptari qe ndricoj e ndricon akoma sot nepermjet , Historise ,nepermjet edhe figurave te medha te Literatures Shqiptare qe e mban ate pishtare drite ne dore ,me qellim ndricimin e krenarise Shqiptare , flm Profesorit ,Shkrimtarit te mirenjohur Nasho Jorgaqi.

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati January 11, 05:33

      Ne lidhje me Konferencen e paqes ne Versaje ne 1920, Noli nuk pati ndonje ndikimt ek presidenti amerikan –Sepse Presidenti amerikan kur erdhi ne France per Komferencen erdhi me mendimin qe Serbise ti krijojme nje dalje ne det ,
      Dhe ne te njejten kohe Presidenti Willson thoshte se jemi per Vetevendosjen e Kombeve te vegjel

      Mirpo nderkaq ishte ne veprim nje traktat i fshehte midis Greqise e Italise per te copetuar Shqiperine , dhe Presidneti nuk kishte thene azgje kunder ketij traktati, ose ndoshta nuk e dinte , qe nuk besoje , por cdo gje mund te ndodhe

      Dhe ishte qeveria e Leninit nepermjet Trockit qe e demaskoi kete traktat duke dale para gazetareve ne Paris dhe tha :
      …. Kjo konference genjen kur thote se eshte per vetevendosje te popujve te vegjel, sepse ja ku eshte traktati italo grek, qe kerkon te copetoje Shqiperine e vogel..
      Dhe Trocki tregoi kopje te atij traktati para gazetareve

      Natyrisht Noli e ka takuar Presidnetin atehere, por nuk ka pasur ndonje efekt tek presidenti,
      Nderkaq Presidentit amerikan i vinin si bresher letrat nga shoqatat e shqiptareve per te mos copetuar Shqiperine

      Dhe nje studjuese kanadeze qe ka bere nje liber Paris 1919 , Margaret McMillan , kjo esht edhe stermbesa e ish Kryeminsitrit anglez te asaj kohe i cili donte ta copetonte Shqiperine

      Kjo thote se nga te gjitha letrat qe i vinin presidentit amerikan letra me e bukur dhe per te cilen kjo mendon se ajo leter mund te kete ndikuar te Presidenti, ishte letra e Doktor Adhamudhit , qe e tall Cajupi,

      Por doktor Adhamudhi ishte nje burre shume patriot e inteligjent dhe i pasur , qe jetonte ne Kajro

      Ky doktori i shkroi nje leter presidentit ku i thoshte midis te tjerash per te mosu prishur Shqiperia se :..Skocezet jane me origjine te lashte shqiptare, sepse i kemi zakonet te njejta dhe nga lashtesia del qe jemi i njejti popull

      Historiania kanadeze thote, se kjo leter mund te kete pasur efekt ,
      por megjithate Presidenti nuk mund te dilte dot hapur pro Shqiperise, sepse Britania ishte e marrosur pas Venizellosit te Greqise

      Vetem njehere tha Presidenti Willson ne nje bisede , i tha Kryeminsitrit anglez :..Po mbase edhe ata ( shqiptaret ) kane te drejte te kene shtetin e tyre …..

      Por Kryeminsitri anglez ja priti :..Ce duan shtetin ata, apo ti fusin thiken ne fyt njeri tjetrit, si malesoret tane te Skocise ne shekullin e 16
      Aty Presidenti amerikan u prek dhe i tha :..Mos fol keq per malet e Skocise, se rrenjet e gjysherve te mij, vijne nga andej…

      Dhe me kaq u mbyll biseda per Shqiperine

      Por kjo bisede u be nga Dhjetori i vtiti 1919,
      Presidenti pastaj iku ne Amerike , nuk qendroi ne Konference
      Aty ne Amerike po,, ndoshta ka ndikuar fjala e Nolit tek Presidenti, sepse nga aty Presidenti beri deklraten ne favorin tone qe e shpetoi Shqiperine, dhe nuk i lejoi greket te futeshin ne Shqiperi dhe i ndali edhe Anglezet

      Ne fakt ai fjalim , po ta lexosh, esht nje fjalim i vaket ,por qe ne na ndihmoi, se e tregonte faktin qe Amerika nuk pajtohet me prishjen e Shqiperise
      Por kjo ndihme na mjaftonte ne atehere

      Nga ana tjeter Noli kishte edhe meriten e madhe qe e kuptoi se duhej nxjerre Italia jashte Vlores, dhe nxiti gjithe shqiptaret qe te shkonin ne Vlore dhe te hidhnin Italine ne det

      Historine tone te ketyre viteve e njef shume mire dhe ka bere nje liber me nje analize te shkelqyer ish Ministri i jashtem i Bosnje Hercegovines , Z. Harri Silajxhic , i cile flet shqip shkelqyer

      Dhe duhet thene se Populli i krahines se Vlores e ka dashur Nolin shume, sepse i esht bashkuar gjithmone thirjes se tij

      Edhe Noli deklaroi ,atehere se :…Kur te vdes, te me shoqeroni me nje kenge labe ….

      Populli nuk i thote kot :..Noli yne, sepse ai ishte me te vertet i yni, i te gjithe shqiptareve

      Dhe nuk diskutohet fare , se Noli Ishte i pa-harriteshem ne cdo aspekt Gjenial

      Reply to this comment
  2. Guri Naimit D(Dh.Xh.) January 6, 19:15

    Shpata e Gjergj Kastroitit Skenderbe dhe
    Fjala SHPATE atdhetre NOLIANE..
    Krenari e Kombit SHQIPTAR.

    Faleminderi Pr i nderuar Nasho Jorgaqi qe ne kete virgjilie te atij 6 Janarit,ndaries nga jete te Atij te nderuari atdhetar mbi atdhetare Fan S.Noli,na sillni kete shkrim per Babain e DIPLLOMACISE shqiptare,sa PIONIER i DEMOKRACISE;antishqiptaret kundervene.
    Ai mbeti dhe do te mbesi FENER NDRICUES i atdhetarizmen shqiptare.
    Faleminderit Komentuesit me siper per ate nderi m bere figures Tij;
    -Shpirti i shqiptarit te vertete IDHULLI shqiptarise” .
    I perjetshem kujtimi Tij per brznite shqiptare.

    Toronto 06-01-2018 Guri Naimit D.( Dh Xhoga)

    Reply to this comment
  3. Besniku January 6, 21:42

    Roli I Nolit per njohjen e Shqiperise jo vetem ne Amerike por dhe ne arenen nderkombetare, njehere . Por prof Jorgaqi dhe gazeta e nderuar Dita , bejne shume mire qe trajtojne shpesh tema me rolin e Nolit, sepse per rinine tone eshte e nevojshme te perseriten shpesh keto tema, duke pare qe trajtohen shume varferisht nga literatura shkollore.
    Por , per sa I perket periudhes pas 1945, une I besoj me shume trajtimit qe I ka bere Behar Shtylla , ne librin e tij “ Me Nolin” , te maredhenieve dhe pepjekjeve te Qeverise se Hoxhes me USA .
    Politika e atehershme Amerikane ndaj Shqiperise, pavaresisht perpjekjeve te Hoxhes , Nolit e te tjere, ishte e vendosur nga institucione te larta , si shprehje dhe mbeshtetje e interesave angleze ndaj Greqise, te cilat mbeshtesnin aneksimin e “ Vorio Epirit” nga Greket.
    Prandaj , ato sa mendonte Noli, sipas Nashos, se disa mareveshje penguan maredheniet e Amerikes me Shqiperine, nuk jane shkaqe, por sebepe.
    Te gjitha shtetet e medha, kur nuk kishin interes, gjenin nje sebep per te kthyer kurrizin,
    Lum ai shtet I vogel qe ruan dinjitetin e tij, dhe ne kushte te veshtira

    Reply to this comment
  4. Guri Naimit D.(Dh .Xh.) January 7, 03:27

    Vertet; Kaluan Vite pa NOLIN!?

    Poeme kushuar jetes- FAN S.NOLIT
    ( 55 vjet pa Te )

    Ne vend te hyries:

    Te qofshim fale Ibrk Tepe
    Me 1882 lindi atje,
    Trim-tribuni i vegjellise,
    Kur i duhej Shqiperise.

    S’jam poet,po dhe thur vjersha
    Si nje gjysh, per niper, mbesa
    Qe dicka,do thjesht tu thote;
    Per ata qe neper bote;
    Faqen neve na e zbardhe
    Si Fan S.Noli yne i Madh;
    -I-
    Eh,gjigand i diturise,
    Si punetor i bujqesise
    E nis jeten atje larg
    Drite e dijes, syte t’i hap
    Ne ate qyteze,ne Keshan,
    Ku shkendijon,si muzikant.

    II
    Viti njemijeenenteqind:
    S’eshte me djale gjimnazist.
    Here sufler, here aktor,
    Vete Hamletin ka ne dore,
    Sa ne Kajro ne Athine
    Ku,mire ben edhe mesuesine.
    Ende e rende zgjedha Osmane
    Deli djali, kalon oqeane.
    Thanas Tashko,Spiro Dine
    Jani Vruho,te drejte paten
    S’gabuan me Theo Mavromatin(1)
    Thane, se e pane ne “Drita”,
    Per ty, eshte Amerika !
    “Malli i atdheut” mbledh atdhetare,
    E pershendet me fjale te zjarrte..
    Dhe ja, ne “Kombi”, ne Boston,
    Nis e, Stiliani Ligjeron,
    Me Sotirin ,me Petron nis punon.
    Moto e tij; nje gjithmone:
    “Jepnin per nenen tone”!
    E ngre zerin nder te paret,,
    Lexo; “Greket dhe shqiptaret”
    Lexo prape, “Besa besen ”
    Dhe “Ali Baba Qytezem”!
    Me njehere e kupton ;
    Gjyhebriskun, Nolin tone.
    III
    1908 viti pa harruar,
    22 Mas muaj i lavderuar,
    Meshe e pare ne gjyhe amtare,
    Titje tej,ne, dasi fetare!
    Histori e Skenderbeut,
    Simbol i kombit, memedheut,
    Nga ty AT, me lart u ngrit
    Si perendi ne Olimp.
    Ne Manstir delegat,
    Pastaj Europes poshte e lart,
    S’ndieve lodhie, kurre,o At.!
    Si ploteson mali malin,
    Mbeshtete Ismail Qemalin .
    Misionar ti nga “VATRA”,
    Vrap Europes me te katra,
    Nga Bostoni ne Tireste
    Sic zemra o At, ta deshte
    Per te miren e shqiperise,
    Katakomb i vegjelise !

    17 Dhjetor e nenteqindnjezet e tete,
    Sic e deshi Zoti vete,
    Antare ti, midis shoqeve
    Shqiperi, ishe me fat,
    Me Fan Nolin dipllomat!
    Sjellw “Kasollen”prej Spanje(2)
    Nw kasollet ane e mbane…
    Se ishim, vendi kasolleve.
    -IV-
    1921-prilli katerstinesh,
    TI, i madh, midis partish,
    Dinjitar, kryesove me nder,
    Vete, Partine Popullore,
    Vure trim, ne rdhe te pare
    Aspiraten kombetare.
    Gurakuqet zgjodhe shoke,
    Oponent me Ahmet Zogun.
    Largpames , erudit Ti,
    Femren- gruan, nxjerr ne drite!

    1-Emri vegjelise F.S NOLIT.
    2-Nje nder librat e tij.

    Nga libri:”Ne rruget e jetes”2011 (Dh Xhoga)

    Vijon: _ -V-

    Reply to this comment
  5. Guri Naimit D(Dh.Xh.) January 7, 20:56

    Vijon nga Dje:
    Verte Kaluan 55 vite pa Fan St. Noli?!
    – V –
    Dhe vjen viti 1922
    Te verteten Gjithnje ne Sy,
    Me guxim gjithnje e the,
    Tere vizion, tere ide.
    Pe zhvillime per reforma,
    Edhe pse, s’kish ardhur koha!

    Sa brilant si orator
    Ndonse ekstremist klasor..
    Oh! c’e qave Avni trimin ,
    Gjer ne qiell ngrite kushtrimin.

    Ne “Bashkimi” krah Bacws
    Pastaj prin qeverine e Mases,
    Ishte qershor i “Njezete katres”
    Synime Vorio-Epirote demaskove;
    Deri ne Lidhien e Kombeva.

    Dhjetorin –24 mire s’e mbyll,
    E perenduan.. Yllin- o YLL !
    S’ka me vend ne vend te vet,
    Rruget e botes mer per jete…
    Ne krye te Konares
    Obelinsk,ti do te mbesie.

    Fjala yte elitare
    Te “Liria Kombetare”,
    Te “Kombi”dhe kudo shkrove,
    Si kushtrim gjithnje kumbove!

    Elegjite per Gurakuqin ,
    Per Vniun, Bac Bajramin,
    Bene dhe guret te qanin ,
    Ketej dhe matane oqeanit.

    Kosave, Rafsh e Cameri,
    Jashte se shtrenjtes shqiperi,
    Ti kurre s;i ndave nga zemra,
    Kudo qe shon ligjeron.
    Per ty,e Akilit Thembra.

    Jo vec plaga e Ballkanit
    Krah Barbysit , Ain shtajnit,
    Servilizmin fsaikullon,
    Mbi te gjithe ti qenron.

    VI
    Dhe ja viti tridhjete ,
    Ti, poet permbi poetet,
    Shqiperuar si s’ka te tjere,
    Permbes fjalen tende te ndiere.

    Servantes ,Ibsen,Omer Kajami
    Shekspiri ,kryetragjenieani,
    Edhe sa e sa te tjerre
    Si me pare asnjehere
    Folen shqip si shqipetare,
    Me kete gjuhe-margaritar.

    VII
    Kush lexoi “Andej Kendej”
    Edhe gjaku s’i zjeu nder dej
    Nga fjala yte o kollas,
    Qe gjak i gjoksit ste shteron.

    Edhe pse semundia te rendon,
    Nise ti nje tjeter sfide,
    Serish student dhe per muzike,
    Dhe serish gjeni, shkelqen.

    Ne c’fare zhanri Tu s’te gjen!/
    Opera, studime, himne.
    Do te ta ndrisnin Civine,
    Nga larg luften e perciell,

    Ty gezim te madh te siell,
    Rjeshtimi me Aleatet,
    Atje mendien dite e nate,
    Bisedon dhe me Cwrcillin.

    Idealet si braktise
    Nderon qeverine socialiste,
    Antimbret deri ne vdekie,
    Nderove jo vetem vetveten.

    Dhe vendi , vendin tend ta dha,
    Ne cdo fushe “Pasha mbi Pasha”
    Edhe pse gjysem shekulli kaluar,
    Ti je i gjalle e ,lartesuar.

    Pene s’meti per Ty pa shkruar,
    Dhe keto vargje,nga zemra buruar
    Zemer mesuesi,bir Dangellie,
    Me bejne te lumtur prane teje..

    Nga libri “Ne gjurmet e jetes”

    I perjetshe Kujtimi te pashoqit
    “GJIGANDI mbareshqiperise”
    Fan Stilian NOLI.

    Toronto 07-01-2018 Dhimiter M Xhoga(Guri Naimit D)

    Reply to this comment
  6. Ylli January 8, 17:28

    Nolin orator pervers ,poet bejtexhi ,shkrimtar mesatar ,perkthyes i madh ,peshkop pa shkop ,imzot pa Zot duan ta bejne dhe politikan ????
    Noli ne politike ishte aventurier i papergjegjshem ,manipulues i klasit te pare dhe demagog i pashoq.Me habit fakti qe Nashua i Jorgaqeve kulmin e karrieres se Nolit si Kryeminister i zgjedhur me leter me vrime e kalon me 4 rreshta.Nese ishte proamerikan sic thote Nashua ,Noli nuk do kishte adhurim.per BS dhe nuk do kerkonte marredhenie diplomatike me sovjetiket.Ne Lidhjen e Kombeve kur shkoi u tregua nje provincial megaloman njesoj si fjalimet e Fideli Kastros ne OKB.Konica do ta tallte shume fjalimin qesharak antiperendimor te priftit profet pa shkolle.
    Fan Noli dhe mbas largimit nga Shqiperia ne Vjene.u.vu.ne sherbim.te Kominternit dhe shkruante artikuj bolshevik.
    Kur u katandis pa asnje perkrahje e mbeshtetje nga frymezuesit e tij bolshevik si kameleon dhe sharlatan pa cipe ju drejtua Amerikes.Ishte kaq i pafytyre sa ju drejtua per pension Ahmet Zogut te cilin e kishte denuar me vdekje.
    Fan Noli ishte egocentrik dhe megaloman njesoj si Konica.Por Konica pati madheshtine te ikte nga politika ndersa Noli e perdori politiken per ambicjet e tij derisa organizoi Revolucionin Bolshevik te 1924 me te cilin la kokrren e namit.

    Reply to this comment
    • halleluja... January 8, 18:15

      hik mer degjenrate shpellash ,

      nuk mundet me fol per ate Madheshti Kombetare ,
      nji si ty .
      Njerez ordiner ,qe per kulture keni injorancen dhe
      komunikim me boten shpifjet .
      Nuk do shume te kuptosh se kujt rrace MUTI i perket
      je nji rropsi muzllumute qe pellet nga maja e minarese Djallit .
      hajt shko futu ne shpelle tani ,
      se gerthiti ariu e do ju ndaj ushqimin .

      Reply to this comment
  7. Guri Naimit D January 9, 15:20

    Te marrit hapi rruge- thote nje i mendur,
    po c’ti besh qe;
    ka te “mencur”si thote komentuesi “haleluja..”
    qe i bejne “autopsine” vetes,
    Fali o Zot!
    Cudi; -Ngrihen Halet te rrezojne malet”
    -do i pershtatej atij komentuesi-BAJAT.

    Golik Kokojka D.

    Reply to this comment
  8. Guri Naimit D January 9, 15:20

    Te marrit hapi rruge- thote nje i mencur,
    po c’ti besh qe;
    ka te “mencur”si thote komentuesi “haleluja..”
    qe i bejne “autopsine” vetes,
    Fali o Zot!
    Cudi; -Ngrihen Halet te rrezojne malet”
    -do i pershtatej atij komentuesi-BAJAT.

    Golik Kokojka D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*