Franca e ka me Gjermaninë

October 23, 2019 00:30

Franca e ka me Gjermaninë

Nga Shaban Murati

 

Në pamjen e parë duket që presidenti francez Emanuel Makron befasoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me veton e tij kundër hapjes së bisedimeve të BE me dy shtete kandidate nga Ballkani. Por po të shohësh në kuadrin e gjërë të raporteve brendaeuropiane dhe në thellësinë e veprimit diplomatik të vetos së presidentit francez, ai befasoi më shumë nga të gjithë Gjermaninë. Sepse në thelbin e saj strategjik dhe gjeopolitik veto e presidentit francez nuk kishte të bënte as me Shqipërinë dhe as me Maqedoninë e Veriut. Ishte pjesë e një loje më të madhe paneuropiane të Francës dhe kishte të bënte direkt me Gjermaninë.

Optimizmi, që u ngrit para samitit të BE për mundësinë e hapjes së bisedimeve të BE me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, erdhi nga kthesa e madhe e Gjermanisë, ku Bundestagu dhe qeveria gjermane vendosën se ishte momenti t’i akordohej një datë hapjes së bisedimeve me dy shtetet e Ballkanit. Optimizmi erdhi sidomos nga angazhimi personal diplomatik i kancelares gjermane Angela Merkel, e cila vuri në peshoren diplomatike rolin dhe peshën e saj të rëndë europiane për ta mobilizuar samitin drejt një “po”-je. Kjo është kaq e vërtetë, sa që Franca në veton e saj për Shqipërinë pati përkrah vetëm dy shtete, por në veton e saj për Maqedoninë e Veriut nuk pati përkrah asnjë shtet tjetër anëtar të BE. Ndaj veto e presidentit francez Makron ishte veto për kancelaren gjermane Merkel dhe për diplomacinë gjermane. Ishte veto si një përpjekje për t’iu kundërvënë ndikimit të Gjermanisë në Ballkan. Ndodhi, ajo që theksonte në organin britanike “Express” në datën 18 tetor 2019 Claire Demesmay, kryetare e marrëdhënieve franko-gjermane në Këshillin Gjerman të politikës së jashtme:”Emanuel Makron nuk po e fsheh më padurimin e tij për Gjermaninë”.

Padurimi francez u manifestua në mënyrë tepër të lexueshme me qendrimin obstruksionist francez ndaj zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor. Një ndjekje e vëmendshme e politikave frannceze dhe gjermane në Ballkan e evidenton qartë përplasjen në rajonin tonë midis dy shteteve më të rëndësishme të BE, siç qartëson edhe taktikat e strategjitë jo të përputhëshme ballkanike midis tyre. Franca doli me një kundërvënie të ashpër dhe të vetmuar ndaj procesit të zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar ndryshimin e rregullave brenda lojës. Diplomacia franceze nuk është e bindur se zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor do t’i sigurojë Francës influencë më të madhe në rajon dhe as nesë kjo do t’i shërbejë ruajtjes së balancës gjeopolitike midis Francës dhe Gjermanisë në rajon. Ndaj Franca vuri veton për ta bllokuar zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor, në një kohë që Gjermania vuri tërë peshën që procesi i zgjerimit të merrte një impuls të ri me hapjen e bisedimeve. Veto ishte për Gjermaninë dhe kishte të drejtë deputeti grek Stelios Kouloglou, i cili në televizionin e Maqedonisë së Veriut “TV24”, deklaroi në 19 tetor :”Kur Makron vendosi të ushtrojë veton e tij, ai thjesht luajti lojën e tij me Gjermaninë”.

Diplomacia franceze nuk ka qenë shumë e lumtur me lëvizjen e madhe, që nisi Gjermania dhe personalisht kancelarja Merkel në Ballkanin Perëndimor me nismën ”Procesi i Berlinit” në  gusht të vitit 2014. Procesi i Berlinit ishte angazhimi i madh, i ri dhe i drejtpërdrejtë i Gjermanisë për të rritur kapacitetet integruese të Ballkanit Perëndimor dhe për të shpejtuar anëtarësimin e tyre në BE. Nisma e kancelares gjermane “Procesi i Berlinit” pati një efekt të jashtëzakonshëm pozitiv në gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilët vlerësuan udhëheqjen e procesit nga Gjermania. Por xhelozia e diplomacisë franceze bëri çmos që nisma e “Procesit të Berlinit” të devijonte dhe të humbiste identitetin e vet gjerman dhe të merrte kapelen shumëngjyrëshe të BE. Kështu nisi shkërmoqja e ”Procesit të Berlinit”, duke shtegtuar çdo vit nga një kryeqytet europian në tjetrin, madje edhe në Londër, në një kohë që Britania e Madhe kishte ikur nga BE.

Diferencat midis Francës dhe Gjermanisë u çfaqën edhe në rolin, që duhej të kishte njeri apo tjetri shtet i Ballkanit Perëndimor në procesin e Berlinit. Gjermania dhe kancelarja gjermane Merkel e vunë bastin tek Shqipëria, si i vetmi shtet i rajonit në atë kohë anëtar i NATO-s dhe duke pasur parasysh se nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor dy ishin shtete shqiptare. Diplomacia serbe protestoi zyrtarisht për këtë rol të veçantë, që Gjermania po i jepte Shqipërisë. Por Shqipëria nuk qe e aftë ta kuptonte dhe ta lozte këtë rol, qoftë edhe për shkak të presionit të lobit të fuqishëm filofrancez në Tiranë. Kjo e detyroi Berlinin që ta rikompozonte formatin lokal në Ballkanin Perëndimor si një hapësirë për dy shtetet, Shqipëria dhe Serbia. Por Franca nuk ka qenë as për këtë rikompozim, sepse zgjedhja e saj ka qenë dhe mbetet Serbia si shtet lider i rajonit. Këtë e ka shpallur edhe ministri i jashtëm francez, edhe presidenti francez Makron, në vizitat e tyre zyrtare në Beograd.

Duke konsideruar se ylli i kancelares gjermane Merkel është në të perënduar, presidenti francez Makron duket ka gjykuar se është krijuar një vakum, që afron orën e tij. Ballkani Perëndimor vlerësohet nga të gjitha fuqitë e mëdha si një gropë që duhet mbushur. Në këtë kuadër në 30 prill 2019 Franca shpalli “Strategjinë e Francës për Ballkanin Perëndimor”. Vizita e presidentit të Francës, Emanuel Makron, në Beograd në 15-16 korrik përuroi një hyrje ambicioze të Francës në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor. Presidenti francez shkoi për t’i dhënë Serbisë një rol të ri në ofensivën diplomatike franceze dhe në politikën franceze në Ballkanin Perëndimor. Ai sanksionoi rolin e ri, që Parisi i akordon vetëm Serbisë për realizimin e strategjisë franceze në Ballkanin Perëndimor. Madje në Beograd presidenti francez e cilësoi Serbinë “një shtet i madh europian”. Franca ka përcaktuar Serbinë si violina e parë e saj në rajon. Kjo po merr formë konkrete me hapjen e Zyrës Rajonale të Francës në Beograd. Një Zyrë Rajonale franceze për Ballkanin Perëndimor, që funksionon nga Beogradi, don të thotë që për diplomacinë franceze Serbia do të shërbejë si plasdarm i përhapjes dhe i rritjes së ndikimit francez në këtë rajon.

Ndërsa ka qenë për mbajtjen larg të integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Franca ka qenë për shpejtimin e integrimit të Serbisë, të cilës nga presioni francez iu dha statusi i shtetit kandidat dhe iu hapën bisedimet e pranimit me BE, në një kohë që Serbia forconte lidhjet me Rusinë, armatosej nga Rusia, i jepte asaj baza ruse dhe ishte kundër sanksioneve të BE ndaj Rusisë.

Është interesant se Franca, ndryshe nga Gjermania, ka përkrahur projektin serb të integrimit ekonomik ballkanikoperëndimor. Nuk qe rastësi që presidenti serb Vuçiç e lançoi projektin e tij të “zonës ekonomike balllkanikoperëndimore” pikërisht në Paris në 16 shtator 2016 dhe jo në Berlin. Diplomacia franceze e shikon këtë projekt serb si një trampolinë të përshtatshme për rritjen e influencës franceze në Ballkanin Perëndimor, sepse projektin apo mikroaleancën e re ballkanike do ta drejtojë Serbia. Nuk qe rastësi që presidenti serb Vuçiç e thirr me shpejtësi takimin trepalësh të Novi Sadit të shpalljes së minibllokut të ri ballkanikoperëndimor një javë para samitit të BE, që do të diskutonte hapjen e bisedimeve. Gabimi fatal i Tiranës dhe i Shkupit ishte që nuk e kuptuan intrigën presidenciale serbe, e cila ishte mesazh i keq për samitin e BE.

Diferencat midis Francës dhe Gjermanisë janë çfaqur haptazi në çeshtjen e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Franca ka përkrahur tezën serbe për shkëmbimin e territoreve si rrugë e marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës. Gjermania dhe kancelarja Merkel kanë qenë vendosmërisht kundër shkëmbimit të territoreve, sepse kjo nuk zgjidh konfliktin dhe krijon precedentë destabiliteti në rajon. Franca, ndryshe nga Gjermania, është përpjekur që në mënyrë indirekte t’i japë një rol dhe prani Rusisë në çeshtjen e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Në këtë kuadër diplomacia franceze organizoi takimin fatkeq të presidenti të Kosovës Thaçi me presidentin rus Putin në 11 nëntor 2018 në Paris.

Divergjencat franko-gjermane kanë qenë edhe për krizën në Bosnjë, ku Gjermania pas përurimit të “Procesit te Berlinit” ndërmori në nëntor 2014 një nismë diplomatike jo me Francën, por me Britaninë e Madhe, për zgjidhjen e krizës boshnjake.

Përplasjet midis Francës dhe Gjermanisë për drejtimet e zhvillimeve në Ballkan shprehin një përplasje interesash, e cila po vjen duke u bërë e hapur, siç dëshmoi veto e presidentit francez, shigjeta e së cilës i drejtohej politikës së Gjermanisë në Ballkan.  Është një rivalitet gjeopolitik në rritje.

Parisi po kërkon rol dhe ndikim të ri në Ballkanin Perëndimor, duke luajtur me vakumin, që krijon stanjacioni i procesit të integrimit europian të rajonit. Është një realitet, i cili pritet të manifestohet me pengesa të reja për politikën e BE në Ballkanin Perëndimor. Një perspektivë jopremtuese, e cila natyrisht nuk do të ndihmojë as integrimin europian të rajonit dhe as stabilitetin e tij.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

October 23, 2019 00:30
Komento

27 Komente

  1. silvana October 23, 02:30

    Shqipëria nuk do të lëkundet për idenë e futjes në EU- thotë Edi Rama.

    Po sikur të fokusohemi të futemi njëherë në Shqiperi, brënda vetes sonë, në marrëdhënie njerëzore me njëri tjetrin? Ne kemi Shqiperi, por gjithmonë shumica ndihen si pa të. Nëse marrëdheniet tona me njëri tjetrin do të ishin në rregull dhe morali i perditshmërisë do të ishte në standarte për tu krenuar sot, as Hollanda e as Franca, apo skeptik të tjerë nuk do të kishin asnjë armë kundra nesh. Ne kemi urrejtjen në standartet më të larta, ne kemi papergjegjshmërinë në standrtet më të larta, ne kemi kokfortësinë në standartet më të larta.

    Sic e shikoni, Europa nuk po na vendos mure per shkak se Shqiperisë po i mungojnë standartet europiane të teknologjisë, ana materiale jo vetëm që ka kohë që është plotësuar por Shqiperia është një ndër vendet ku konsumi zë vënd të lartë. Ne dimë të konsumojmë, por jo të rezervojmë, jo të ricikolojmë. Ne dimë të shpërdorojmë por jo të korrigjojmë, jo të rregulojmë, të përkujdesemi. Këto në dukje janë karakteristika për të cilat nuk i kushton njeri rëndësi, ndërsa unë mendoj se janë themelore në ndërtimin e një kulture të pergjegjshme. Pra ajo që Franca apo Hollanda nuk tolerojnë është pikërisht ky lloj fenomeni që shfaqet në format e papërgjegjshmërisë së të rinjve shqiptare nëpër shoqëritë e tyre. Të rinjtë shqiptar e kërkojn integrimin duke u futur në terrenin e krimit dhe jo të asaj që i kërkohet një të riu europian duke u edukuar neper shkolla apo duke synuar për ndonjë profesion. Ky është problemi. Të pyesësh veten, pse të rinjtë shqiptare kapen aq lehtë mbas krimit është një pikëpytetje e madhe që duhet tia drejtojmë vetes dhe jo europes. Përse nuk dallohen per krime edhe të rinj të vëndeve ish-komuniste sic janë rumunët, bullgarët, ish-jugosllavet? Përse rinia jonë synon tregun e zi? Prej nga lind mendimi i pasurimit me cdo kusht dhe në mënyrë të shpejtë e të lehtë? Cili është koncepti i fjalës “Pasuri” për rininë shqiptare sot? Cfarë ndien ai nëse nuk ka pasuri materiale në shoqerinë shqiptare, presion ky që e vendos të bëj qoftë edhe zgjedhje të gabuara.

    Këto janë pyetjet me të cila do të hyja brënda vetes, per ta kuptuar veten dhe parandaluar të keqen. Ne prodhojmë familje të papërgjegjshme e me moral të ulët, të cilët prodhojnë fëmijë/qytetarë nesër me po të njëjtat karakteristika sepse hallet e tyre nuk i dëgjojmë dhe i përjashtojmë nga pjesëmarrja shoqërore.

    As e vë në diskutim se Franca dhe Hollanda nuk e kanë hallin e emigrantëve shqiptar si problemin kryesor per emigracionin. Teoritë e tyre janë gjeo-politike. Por nga ana tjetër, me konstatimin që na bëjnë nuk janë gabim dhe ne nuk ju themi dot JO, sepse ne kemi probleme me njëri-tjetrin, ne nuk kemi pik dinjiteti, ne themi në mëngjes ndryshe dhe në mbrëmje ndryshe, ne flasim si Tarzani në xhungël me njeri tjerin, ne nuk respektojnë jo vetëm lirinë e tjetrit, por as privacinë e tjetrit.
    E vetmja dëshirë qe ne kemi dhe shpresojmë të na pranojë Europa është që hajt mbase na edukon si popull sepse ne jemi të pa-aftë ta bëjmë këtë. E duke folur për këte lloj pa-aftësie, pyetja që do të bëja unë është: përse në të kaluarën stërgjyshërit dhe gjyshërit tanë me aq pak civilizim që kishin dhe në atë varfëri ditën me aq mëncuri të edukonin fëmijët e tyre duke ju rrënjosur një moral shumë më te lartë sesa sot?!

    Reply to this comment
    • Alfred October 23, 02:54

      Zoti Murati e qarte, kjo dualiteti france gjermani ekziston.
      Por…
      Maqedonia e Veriut me 100% të kushteve të plotësuara, shkon në zgjedhje të parakohshme për shkak të mosçeljes se negociatave, sigurisht e gremisur nga ne, dmth nga E Rama, tregon përgjegjësi morale dhe politike ndaj popullit të saj, ndërsa ne, jo vetëm që jemi vite larg këtyre përgjegjësive, por nuk ju kërkojmë as ndjesë atyre për gjëmën që ju shkaktuam. Ne jemi si popull të turpëruar, pasi mbajmë mbi zverk këtë të papërgjegjshëm! Nëse nuk do të kemi përgjegjshmëri nga kryetari i qeverisë dhe i të gjithave për zgjidhjen e kësaj krize, ne nuk duhet të pranojmë që të shenderrohemi në qytetarë të dorës së dytë të maqedonasve dhe kjo për një afat kohor të shkurtër edhe për kryetarin e opozitës. Ky është numërimi mbrapsht për të dy! O sejcili të kryej detyrimin përkatës, ose të qerohen të dy. Nenmaqedonas nuk mund të bëhemi!

      Reply to this comment
      • Studenti October 23, 02:55

        E ndersa ne merremi me Makronin, negociatat, doreheqjen, Zaevin, Gent gomarin e dreq e te bir, vetem sot u publikuan dy koncensione te reja per oligarket e Rames.

        Porti i Limionit ne Sarande, dhe
        Kepi i Rodonit.

        Rama ne qeverisje nuk eshte vetem problem politik ne rrugen drejte Europes.
        Cdo dite e Rames ne qeveri eshte nje hata e madhe per Shqiperine.

        Reply to this comment
        • Gzim Kulufi October 23, 17:55

          Dhe ku qendron replika ketu tek Studenti dhe Alfredi? Apo hajd te hyjme pa radhe, per te vertetuar cfare thote me lart komentuesja e pare, se kemi probleme me veten!?!

          Reply to this comment
        • zogu October 23, 20:05

          Po pse thua ti student, Lulezimi e ben mire apo Monika?! Duhet gjetur se kudh do te jete kryeministri ardhshem, pastaj te behen zgjedhje se do ta fundosni fare ate vend , drejte zhdukjes totale. Le te ikij Rama, kush do vije, apo do provojme dhe tre here te tjera Lulezimin!

          Reply to this comment
  2. KOSOVA October 23, 02:36

    ZBULIM TRONDITES!!!

    I nderuar zoti Murati, dicka ndoshta jashte teme por me rendesi mendoj une.

    Opinionisti Gani Mehmetaj, përmes një shkrimi ka zbuluar detaje të pathëna nga Gjyqi i Hagës, ku gazetari Baton Haxhiu ishte dëshmitar në këtë proces për krimet e “Kasapit të Ballkanit”- Sllobodan Millosheviç.

    Mehmetaj shpjegon se, “Kasapi i Ballkanit e frikësoi keqas Batonin, e frikësoi edhe Bakallin, duke ua bërë me dije publikisht se ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit Serb, prandaj s’kishin ç’të dëshmonin pos qyqarisë së tyre”.

    Ja shkrimi i plotë i Opinionistit Gani Mehmetaj:

    Kush e caktoi Baton Haxhiun dëshmitar në Gjyqin e Hagës, kur gjykohej Milosheviqi, askush nga shqiptarët nuk di ta sqaroj as pas 17 vjetësh. Nuk e thonë as në Tiranë ku Haxhiun e bënë “kosovarin” kryesor kur duan të na fyejnë në inteligjencë e në arsim, nuk e thonë as në Beograd ku ai shkon shpesh.

    Gjyqi i Hagës me dëshmitë shkretane të Baton Haxhiut Kasapi i Ballkanit e frikësoi keqas Batonin, e frikësoi edhe Bakallin, duke ua bërë me dije publikisht se ishin bashkëpunëtorë të

    Sigurimit Serb, prandaj s’kishin ç’të dëshmonin pos qyqarisë së tyre. Ende nuk më shqitet thënia e Milosheviqit, drejtuar Baton Haxhiut:
    Ti ke qenë bashkëpunëtor yni, apo jo?
    Dëshiron të ta dëshmoj?”
    Ndërsa dëshmitari Haxhiu që duhej të dëshmonte krimet e serbit, ul kokën, sikur ta kastronin. Ish kreu i Beogradit e paralizon dëshmitarin shqiptar si gjarpri bretkosën.

    Është dëshmi e vlefshme kjo lloj dëshmie e gazetarit B. H.? Mund t’i besojë ndokush?

    Gjyqi i Hagës zhvillohej me seancat maratonike. Kur nisi të gjykohej krimineli Milosheviq, sepse ata para tij qenë vetëm peshq të vegjël, transmetimet televizive zgjuan kureshtje të përgjithshme. Gjykohej njeriu, mbi supet e të cilit rëndonin krimet në Kosovë, sepse ai para gjyqtarëve jepte përgjegjësi për masakrat e përdhunimet. Nga ky numër jo i paktë i dëshmitarëve të shtresave e të strukturave të ndryshme, asnjëherë nuk e kam kuptuar pse i ftuan M. Bakallin e B. Haxhiun. Ku qe arsyeja? Ata që e përgatitën akuzën donin ta minimizonin krimin monstruoz të kriminelit, apo synohej që t’i gjenin objektet për fyerje, sepse i akuzuari nuk pushonte, i fyente e i përçmonte, ua kujtonte kohë pas kohe kush ishin, duke ua tërhequr vërejtjen, mos më nxisni se unë di edhe më shumë për ju. Nga dëshminë e këtyre dy figurave margjinale, prokurori e gjyqtarët nuk nxorën asgjë për të qenë,
    pos ia dhanë mundësinë kriminelit nga Beogradi të tregohej superior ndaj tyre.

    Kur i dëgjoja dëshmitë e tyre të flashkëta, të pasigurta, shpesh qyqare, sikur të mos qenë prokurorët e gjyqtarët e dëshmuar, do të

    krijoja bindjen se dikush e përgatiti këtë ballafaqimin sa për të parë lojën e maces me miun. Dy dëshmitarë, gati kyç, sikurse u paralajmëruan nga mediat tona, po edhe nga mediat e huaja, dolën shterpë, pa asnjë fakt të kapshëm, ndërsa pati mijëra fakte e dokumente. Kur dolën në ekran ish-zyrtari i lartë i Komitetit Krahinor dhe ish gazetari i “Kohës Ditore” dukeshin të shqetësuar, të frikësuar, herë–herë sikur u bllokohej truri.

    Besoj se nuk i druheshin ballafaqimit me kriminelin më të madh në Ballkan dhe në Evropë, në pesëdhjetë vjetët e fundit, as pse atyre u mungonte oratoria a shkathtësia, por në situata i akuzuari për krime lufte, i paralizonte duke u bërë shantazhe. Pyetja e tij cinike: Doni t’ua dëshmoj se keni qenë njerëz të shërbimit tim të fshehtë, në vend se t’i këndellte arroganca e tij, e t’ia kthenin ashtu si e kërkonte, dy dëshmitarët tanë u shushatën si pulat. Më vinte inat. Në të njëjtën mënyrë e përjetuan edhe të tjerët, kur e komentuan të nesërmen.

    Doli se ish-kryeredaktori i “Kohës Ditore”, i shkarkuar nga bosi i vet, disa ditë para se të shkonte në Hagë, bënte konspiracion me një oficer zbulimi të Serbisë!

    Me të përfunduar gjykimin, një mik imi, i cili i ka për qejf teoritë e konspiracionit, më tha në mënyrë profetike: Do ta shikosh kur ta bëjnë yll gazetarin B. Haxhiu në Tiranë! E shikova me mosbesim. Ai ishte i bindur se lobi serb ka shumë ndikim në qarqet politike e të mediave shqiptare. Nuk shkoi shumë kohë kur vërtet doli profecia e mikut tim. B. Haxhiu, apo “Nuk kaka”, sikurse e quanim ndryshe, u bë yll në mediat elektronike të Tiranës, e caktuan nëpër organizata e juri, madje e emëruan në jurinë e Festivalit të Këngës në Radiotelevizion Shqiptar, që ishte kulmi i cinizmit. Sikur bënin garë kush do ta rrëmbente më parë: e djathta apo e majta shqiptare. E mbanin në prehër, e mëkonin dhe e përgjëronin. Një gjysmanalfabeti ia dhanë kompetencat që të përfaqësonte “kosovarët” kudo dhe kurdo, në Tiranë, në Prishtinë e në Beograd. Vula e shërbëtorit të zbulimit serb, u bë e fuqishme, ia hapi të gjitha dyert. Është “kosovari” më i privilegjuar në Tiranë e në Beograd.

    Milosheviqi në vend se ta turpëronte para shqiptarëve, e bëri yll në median shqiptare të Tiranës, e faktor në Partinë Demokratike të Kosovës. Në Kosovë iu ngjit “krahut të luftës”, ndërsa “krahu i luftës” gjithë kohën kinse çirrej kundër bashkëpunëtorëve të Serbisë.

    Mbase bashkëvendësin e tyre drenicak e kursyen dhe e shpërblyen. Me patriotizmin lokal s’bëhet shaka!

    Mikut tim, ithtar i teorive të konspiracionit, i doli profecia qind për qind. Mbeta gojëhapur, i mbeta borxh një drekë, ashtu ishte basti. Më erdhi inat, që doli parashikimi profetik i mikut tim, ithtar i teorive të konspiracionit për lobin e fuqishëm serb në Tiranë.

    Po në Prishtinë? Cili ishte statusi i tij?
    I afërt me kreun e PDK-së, i lidhur ngushtë me disa qarqe të LDK-së, ndërmjetës i bizneseve serbo-shqiptare.

    Yll fare, do të thoshin kalamajtë e Tiranës.

    Reply to this comment
    • Predator October 23, 02:39

      Po mor po po ly Batoni qe thua ti ka emeruar me firmen e Edvin gjeniut Ministrin e Jashtem te Shqiperise!

      Reply to this comment
      • Skerrian October 23, 02:39

        Ministri dhe gomari

        Daja im, nje profesor prej atyre qe ka lexuar mbi 1500 libra (kaq i kam numeruar une) dikur ne fshtat gomarit i vendosi emer njeriu. (Nuk e them per arsye etike)
        Ai perspni emri i te cilit ju vendos edhe gomarit, fliste shume fjale dhe gjysma nuk kishin lidhje me njera tjetren.

        Sa here qe ne tv shfaqet ‘Ministri ne Detyre’, ai i mencuri i Baton Haxhiut, dhe flet gjithfare fjalesh shumica e te cilave nuk lidhen kurrekund me njera-tjetren, pa kuptim por thjeshte te beje si i zgjuar, mua me kujtohet gomari.
        Dje ne konferencen per shtyp, gomari me kostum Ministri, me bindi plotesisht per meriten e emrit.

        Reply to this comment
  3. d.i. October 23, 02:51

    Ka dhe me keq
    Po te ishte KM ky Veremi i Bashkise Tirane, njerzit nuk do e merrnim vesh qe nuk i morem negociatat, sepse mediat te gjitha ne rresht, me kaseta gati e me spiker lajmesh te buzeqeshur, do ma thoshin se negociatat u hapen.

    Njelloj sic na thone cdo dite per Tiranen sikur jetojme ne New York, edhe pse ne fakt Tirana i ngjan Mogadishut ne Somali.

    Reply to this comment
  4. Besart October 23, 03:01

    Duhet të ndërrojmë emrin nga Albania në JLF!

    Maqedonia ndërroi emrin në Maqedoni e Veriut.
    A mund ta bëjmë ne Juglindje Largët e Francës (JLF) ? 🙂
    Na rriten pak shanset herës tjetër.

    Reply to this comment
  5. Dritan October 23, 03:04

    Rama trego të vërtetën, a i premtove Trepçen Macronit dhe Vuçiçit që s’ti dhanë negociatat
    Dielli doli sërish sot, por Rama nuk mundi ta mbulojë dot me shoshë dështimin e tij prej shoë man-i për të disatën herë në hapjen e negociatave. Shqiptarët do të vazhdojnë të ngrohen si gjithmonë edhe në vazhdim poshtë pjesës së diellit që u është përcaktuar nga perëndia, por Zoti i tyre i vetëshpallur perëndi duhet të na thotë ca të vërteta. Përshembull çfarë i premtoi Rama bashkë më sivëllain e tij serb, Vuçiç, Presidentit të Francës Macron në këto dy vite, që ky i fundit u mërzit aq shumë sa e hëngri fjalën për hapjen e negociatave.
    A duhet të besojmë ne shqiptarët e këtushëm se me të vërtetë Macroni është mërzitur për 45 mijë shqiptarë azilantë që i kanë trokitur në derë një kombi prej 70 milion banorësh. Duket shumë naive e menduar po të njohësh mendësinë kolonialiste të Francës, e cila në përbërjen e saj sot ka 20 për qind shtetas me prejardhje nga kolonitë e saj në Afrikë.
    Po për të gjetur se përse Zoti ynë Diell gënjen ditën për diell mjafton të shikojmë agjendën e tij sidomos në katër vitet e fundit. Darkat me sivllaun e tij Vuçiç. Idenë për shkëmbimin e territoreve në Kosovë. Grabitjen që donin ti bënin në bashkëpunim Trepçës duke ia kaluar Serbisë me idenë e shkëmbimit të territoreve. Afilacionin që Serbia ruan te Franca, një linjë e gjatë dashurie.
    Por pa harruar edhe boshtin e së keqes që kërkon të mbajë të ç’balancuar Ballkanin, afilacionin pansllav të vëllazërisë ortodokse Serbi-Rusi. Përse nuk duhet ta bësojmë sot që Rama me vizitat e tij të shpeshta në Serbi por edhe në Francë i sponsorizuar nga kapja e Sorosit i ka premtuar Francës dhe Serbisë, minierën e Trepçes në veri të Mitroviçës.
    Apo sikundër tha Haradinaj në një intervistë për ‘360 gradë’ të Artur Zhejit, Rama-Thaçi-Vuçiç, donin ti falnin Serbisë, 10 miliardë euro fitime të Trepçes, Pra nuk qeka thjesht një problem i brendshëm i Francës por qeka edhe ca më e thellë. Mjafton të kujtojmë që ata që ruajnë sot Mitrovicën veriore janë ushtarët francezë ndërkohë që Franca është aksionere kryesore në pjesën serbe të minierës së Trepçës.
    Ndaj perëndia jonë të na thotë të vërtetën çfarë i premtoi Francës kolonialiste në këmbim të hapjes së negociatave dhe të suksesit të tij politik. Pa sa për diellin të sigurojmë që ai do lindë sërish dhe shqiptarët do ta shijojnë edhe pa miratimin tënd.

    Reply to this comment
    • mirel October 23, 04:49

      Shume kendveshtrim interesant. Mundet qe Ramuti ti kete premtuar ne prani te Macron Trepcen dhe Veriun Vucic, por ka shkuar dhe me larg, ka premtuar Jugosllavine e Jugut, qe e realizoi me vrap, pa bere asnje konsulte diplomatike me pare.
      Rama eshte teresisht i impenjuar te promovoje Serbine ne te gjitha veprimet e tij te politikes se jashtme.
      Duke bere pazaret me Serbine ka dashur te marri Po-ne e Macronit, i influencuar nga Ruset patjeter.
      Jane te gjitha fakte qe fajesojne me shume Ramen se sa shfajesojne Macronin, qe per mendimin tim gjithcka qe Murati paraqet jane te sakta

      Reply to this comment
  6. dashamires October 23, 08:46

    As vete ky Shaba nuk e beson se JO e Frances per Shqiperine ishte karshillek per Gjermanine, por ben nje shkrim te porositur. Nga kush, eshte e lehte per tu kuptuar.

    Reply to this comment
  7. Filoeuropiani October 23, 09:09

    Nuk ka lufte mes ideatoreve te nje tregu te madh si Europa. Hiqeni nga mendja. Po bene lufte Franca me Gjermanine marrin fund te dyja bashke. Dhe Europa fundoset.

    Reply to this comment
  8. maximumi 5-6 rreshta October 23, 09:49

    O njerez, nuk behen komentet me shume se 5-6 rreshta se nuk i lexon njeri

    Reply to this comment
  9. Gezimi October 23, 11:25

    Per Shaban Muratin nese nuk e di, eshte deklarimi i Presidentit Macron : Nuk mund te hapen negociatat per anetaresim ne BE nje vendi qe mban vendin e dyte per nga kerkesat per azil!
    Me qarte se kaq nuk ka. Arsyen e mos hapjes negociatave pra e kemi ketu ne Shqiperi. Shkaktarin e shtytjes se shqiptareve per ti ikur Shqiperise, qeverisjen e mbrapshte Rama.

    Reply to this comment
  10. Ardjan October 23, 12:42

    Bravo atdhetarë! Trepça êshtë e kosovës! Po qe nevoja dhe me gjak do e mbrojmë o trima! Do i nxierrim dyfekêt e ndryshkur nga streha e hales, atê dyfek me të cilin vramê vëllain pêr një metêr gardhë, për njê vijê uji, për njê shikim a njê fjalē, dhe me to do ja djegim tankun dhe avionin rus serbit! Mos tutni burra se kemi dhe pisqollat e djelmoshave , skifterave tanë që fluturojnê cep mê cep tê globit e nuk lan ahur e bodrum pa grabit! Po skifterat tanë nuk e ka kush në botê o atdhetarê trima! Të marrin gjak n vetëll ! A i pat si e nisên, me sakrifica! Rrêmbyen trafikuan e shdukén vajzat e atdheut qê e doni kaq shumê tash o trima, e kur u mbaruan shitên edhe motrat e tyre!! Goxha,goxha sakrificê qê askush nê vendet postkomuniste nuk e bêri kaq mirë sa trimat tanë . Kêshu o trima atdhetar, trepçën do ta bêjmê si minierat e shqipërisē, do ia japim horrave dhe mafies, do ua japim këtyre motërshiturve, do e ndajmë me hunjë ,do e shqyejmë cop cop, si bregdetin, nga saranda nê velipojê, si kudo, kudo ku flitet kjo gjuha , shqip. Atdhetar!

    Reply to this comment
  11. intelektuali October 23, 14:06

    Gazetari i Enverit, Shaban Murati:

    SHQYPNIA ESHTE SHUME E VOGEL PER T’U FUTUR SI “BREKE NEPER KEMBE” MIDIS GJERMANISE DHE FRANCES

    Teoria qe parashtron ti ne dacibaon e radhes ne kete forum te nerum te gazetes DITA per Francen e “Lige” dhe Gjermanine “Dashamirese” lidhur me Shqypnine qe po kerkon te hyje ne BE me Enverin ne balle dhe me Gerdallat gjakatare te tij ne krye te shtetit dhe pushtetit, me “Venusat” e Enverit ne krye te KLP-se, me Saje Qorrat e Habilajve te droges, me Gjushat dhe Avdulajt e krimit te organizuar dhe pa kerkuar akoma falje per krimet e komunizmit dhe si “qershia mbi torte” duke festuar me ngazellim 75 vjetorin e LANC-it kriminal jugosllav te Enverit qe jo vetem vrau Aleatet Angleze ne Kanalin e Korfuzit, por mbushi lumenj me gjak njeriu ne Shqypni dhe Kosove.

    prandaj:

    KUJT I SHERBEN KY SHKRIM KARIKATURE ENVERISTE PER “ARMIKUN E JASHTEM FRANCEZ”?

    O gazetari i Enverit, Shaban Murati

    Reply to this comment
  12. Buda October 23, 14:55

    Ne fakt, vetoja franceze i dha 50% vlere diplomacise gjermane ne Ballkan dhe i uli 50% aksionet diplomatike franceze ne gjithe Europen Juglindore. Macron eshte nje popitikan anemik, mistrec dhe impotent, ne nje kohe kur Zonja Merkel eshte shpallur ne zemren e cdo shqiptari dhe maqedonasi, kroati dhe malazezi, slloveni dhe bullgari etj Mbreteresha e Ballkanit.

    Reply to this comment
  13. Gzim Kulufi October 23, 17:58

    Ajo cfare Shaban Murati nuk arrin te shohe ne shkrimin e tij te dobet, (si shumica e shkrimeve te tjera te tij), eshte qe keto kontradikta te perhershme te Frances dhe Gjermanise gjejne megjithate nje konsesus te perbashket, nje lloj akordi, pikerisht ne problemet me te vogla te tyre, sic eshte shqiperia! padashur Sh. Murati pohon se Shqiperia eshte per ‘to nje perc i parendesishem, per te cilin ato nuk prishen me njera-tjetren! Te lumte Shabano se e kenaqe me kete te vertete qe nuk doje ta thoshe!

    Reply to this comment
  14. Ju lutem lexojeni komentin tim October 23, 19:08

    Zoti Shaban Murati eshte nje figure e shquar e diplomacise shqiptare , konkluzionet e te cilit duhet , me pa tjeter te merren ne konsiderate nga institucionet shqiptare , ne Shqiperi , Kosove , Maqedoni e Mal te Zi . Dyshimet e tij , persa i perket Frances , jane plotesisht te argumentuara dhe bindese , gje qe duhet t`i beje te mendohen mire politikanet e diplomatet tane . Une mendoj se , jo vetem Franca , por edhe Britania e ka pare me xhelozi e shqetesim te madh , rritjen e influences gjermane ne Ballkan , ne Europe dhe ne bote , duke e nxjerre ne plan te dyte rolin e Britanise ne BE . Me kujtohen disa deklarata te politikaneve me peshe ne britani , qe shprehnin hapur shqetesimin e tyre , per rritjen e fuqise dhe influences gjermane . Ne disa raste , ata thoshin qe “Gjermania , qe nuk mundi ta mposhtete dhe kolonizonte ushtarakisht Europen ne dy lftera boterore , po perparon me shpejtesi tani , qe ta neneshtroje ekonomikisht dhe te arrije qellimet e saj ekspansioniste , pa lufte ” . Duke pare se vit pas viti , pesha e “Perandorise Britanike” vinte ne renie dhe ajo Gjermane ne rritje , duke e ndjere veten te dobet , britaniket vendosen ta braktisin BE-ne e te dalin me cdo kusht nga BE-ja , pra simbas tyre , te shpetojne nga kurthi gjerman .
    Kjo qe po them , shkon ne harmoni te plote me konkluzionet e zotit Shaban Murati .

    Reply to this comment
    • intelektuali October 24, 07:42

      Aman! Se na e shpife me komentin tend prej budalli fanatik:

      Keshtu si Shaban Murati ishin ne harmoni te plote te gjithe gazetaret e Zerit te Popullit te Enverit qe kakarisnin nate e dite si gjela maje plehut komunist:

      ARMIKU I JASHTEM E KA HALE NE SY SHQYPNINE ENVERISTE!

      Duke “harruar” se Enveri e kishte bere Shqypnine si nje Kamp perqendrimi Auschwitz te Hitlerit, rrethuar anembane me tela me gjemba dhe i kishte trasformuar shqyptaret si skllever me pune te detyruar ne vendin e vet, si nje fis prej Afrike Zulu qe Shaban Murati i bombardonte papushim dhe nate e dite me propaganden e tij te shemtuar te:

      “ARMIKUT TE JASHTEM”

      Nga faqet e Zerit te Popullit te Enverit.

      Reply to this comment
      • Ju lutem lexojeni komentin tim October 26, 18:00

        Me ty , “intelektuali” nuk mund te debatohet per asgje , sepse te ka mbetur ora qe ne kohen e E.Hoxhes dhe nuk njeh asnje njesi matese tjeter te kohes qe jetojme . Je tmerruar qysh atehere dhe kujton se njerezit jane te permalluar per kohen e tallonave te ushqimit dhe , kur u merrnim hua kemishen apo pantallonat shokeve per te shkuar ne ndonje mbremje vallzimi . Qendrimi e trajtimi yt i problemeve qe diskutohen , eshte kurdohere arkaik , monoton , imponues dhe pa vlera reale !

        Reply to this comment
  15. gjermani i fundit October 23, 21:09

    z.Shaban Murati ka te drejte ta shohe si rrokade franko- gjermane, se eshte e qarte qe eshte rrokade interesash. Franca perhere ka bere pazar me pozicionin prej fuqie te madhe, jo se gjermanet jane me pak. z.Murati qe e njeh diplomacine e di shume mire qe Merkel dhe Makron nuk vijne ne samite me nisma personale, porse kane nga pas nje mori burokratesh me vete dhe interesat e kompanive te medha.Nuk eshte se Makron u zgjua shtrember dhe per kapriço ia tha mendja te refuzoje Shqiperine. Besoj se Rama e dinte kete, por shpresonte se konsultimet e ores se fundit mund ta kenaqnin Makronin me ndonje leshim te madh. Ne fakt ai dhe grupi i tij nuk do jene kenaqur me leshimet dhe kaq. Nje lesh te madh do reformoje Evropen Makroni; ti rrojne kolonite. Por qe eshte loje e piste, perfshire edhe pazaret me Serbine as qe diskutohet.

    Reply to this comment
  16. intelektuali October 24, 07:42

    Aman! Se na e shpife me komentin tend prej budalli fanatik:

    Keshtu si Shaban Murati ishin ne harmoni te plote te gjithe gazetaret e Zerit te Popullit te Enverit qe kakarisnin nate e dite si gjela maje plehut komunist:

    ARMIKU I JASHTEM E KA HALE NE SY SHQYPNINE ENVERISTE!

    Duke “harruar” se Enveri e kishte bere Shqypnine si nje Kamp perqendrimi Auschwitz te Hitlerit, rrethuar anembane me tela me gjemba dhe i kishte trasformuar shqyptaret si skllever me pune te detyruar ne vendin e vet, si nje fis prej Afrike Zulu qe Shaban Murati i bombardonte papushim dhe nate e dite me propaganden e tij te shemtuar te:

    “ARMIKUT TE JASHTEM”

    Nga faqet e Zerit te Popullit te Enverit.

    Reply to this comment
  17. Ρrushi October 24, 07:49

    Besoj se ky kendveshtrim i zotit Murati , eshte dhe me i vertetti. Kur ndeshen dy elefante, mese shumti demtohet barri ku shkelin ata. Pra rivaliteti i dy gjigantdeve (Gjermani-France) pas largimit te Britanise te Madhe domosdo qe nuk do te llogarise koston e Ballkanit perendimor. Pra jemi viktima te kesaj perplasjeje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*