“Farmacitë po u shesin ‘vdekjen’ adoleshentëve”

August 29, 2018 14:45

“Farmacitë po u shesin ‘vdekjen’ adoleshentëve”

Adoleshentët mund të blejnë pa recetën e mjekut në farmaci ilaçe antidepresivë, të cilat nëse konsumohen me shumicë mund t’u rrezikohet dhe jeta.

Infermierja Silvana Sinani tregoi gjatë takimit me koordinatorët e bashkëqeverisjes në sallën e Hartave në Kryeministri se vetë ajo është gjetur katër herë para situatave të tilla, të cilat kanë rezultuar shpesh herë dramatike.

“Të rinj, adoleshentë që kanë marrë antidepresivë me shumicë, bëhet fjalë për 10- 20 kokrra dhe kanë qenë në rrezik jete. Jemi detyruar të aplikojmë serume dhe lavazhe. Situata ka qenë vërtetë dramatike” rrëfeu infermierja Silvana Sinani.

“Antidepresivët të marra në masa të mëdha shkaktojnë vdekje. Kemi gjetur raste adoleshentësh, të cilët në momente delikate kanë pirë disa antidepresivë, dhe jam gjetur para situatave të tmerrshme” vijoi ajo.

Sinani apeloi se ky problem dhe legjislacioni sa i takon dhënies së antidepresivëve duhet të shihet më thellësisht.

Koordinatorja e bashkëqeverisjes tha se institucionet i kishin marrë masat administrative, por ajo u ndal tek Urdhri i Farmacisë, duke thënë se “në vend që të reagonte dhe të merrte hapa konkretë në lidhje me licencën e këtyre farmacive apo ushtrimin e aktivitetit, vendosi ta kalojë këtë situatë në heshtje”.

Kryeministri Rama tha se në ditët në vijim do të organizohet një takim me Urdhrin e Farmacistit, dhe se në plan pune do të vihen ndryshimet përkatëse në ligj.

s.a/dita

August 29, 2018 14:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*