Fasonistët: Reformat e qeverisë gjysmake

Edlira Shehu February 20, 2013 00:50

Fasonistët: Reformat e qeverisë gjysmake

Përfaqësues të biznesit me fason kërkojnë thjeshtim të procedurave me administratën tatimore

Tentativat e qeverisë për të lehtësuar biznesin në kushtet e krizës ekonomike përmes heqjes së TVSh-së për makineritë dhe pajisjet nuk mund të jenë të plota nëse nuk merren parasysh propozimet e biznesit brenda kësaj pakete. Përfaqësues të biznesit me fason kanë kërkuar thjeshtim të procedurave me administratën tatimore. Kreu i Dhomës së Fasonistëve, Gjergj Gjika, në një takim të zhvilluar me ministrin e Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, tha se, kjo mbështetje është e domosdoshme për të përballuar konkurrencën në tregjet ndërkombëtare. Gjithashtu, situata e vështirë financiare që po kalojnë vendet fqinjë e ka bërë më të vështirë tërheqjen e investimeve në këtë sektor. Ministri Haxhinasto, u shpreh se, të gjitha problematikat e këtij sektori do të identifikohen dhe do të merren masa për zgjidhjen e tyre. Sipas tij prodhimi i lëndëve të para në Shqipëri është me shumë rëndësi. Ai theksoi se me incentiva të reja të ketë përqasje të integruar, organike për të gjithë procesin e prodhimit, “duke filluar mundësisht që nga prodhimi i lëndëve të para”. Ministri tha se kjo ndërmarrje është impenjative dhe sfidë e madhe, por shprehu gjithashtu bindjen se “ekziston vizioni, kapaciteti dhe mundësia që kjo të realizohet në Shqipëri”. Ministri kujtoi se heqja e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet apo heqja e tatimit mbi të ardhurat deri në 300 mijë lek të vjetra, “kanë ndikuar që përfitimi që ka kjo industri”, me mbi 100 mijë të punësuar, “shkon mbi 150 milionë euro”.   Z. Haxhinasto cilësoi propozimet  për ndryshime ligjore, për të nxitur gjithashtu investimet brenda dhe nga jashtë vendit, në shërbim të “rritjes së prodhimit, rritjes së granteve, krijimit të brandeve, rritjes së punësimit” do të merren në konsideratë. Sipas tij trendi i pranisë së invenstitorëve të huaj në ekonominë shqiptare është i qëndrueshëm, “pavarësisht se situatat nuk kanë qenë më të mirat qoftë në rajon, qoftë në eurozonë”.

Biznesi me material porositësi numëron 100 mijë të punësuar, kryesisht gra, duke ndikuar direkt në mirëqënien e familjeve shqiptare, u shpreh ministri. Sipas tij, do të ndërmerren politika për zhvillimin e sektorit dhe realizimin e mbylljes së ciklit të biznesit brenda vendit. Biznesi me fason zë një peshë kryesore në eksportet shqiptare. Megjithatë, pjesa më e madhe e sipërmarrësve në këtë sektor punojnë me porosi nga vendet e BE-së dhe lëndët e para janë të detyruar t’i marrin në shtete të tjera. Sektori nuk prodhon për tregun vendas dhe situata financiare në vendet e rajonit ka sjellë vështirësi të mëdha për bizneset shqiptare.

Edlira Shehu February 20, 2013 00:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim