Fataliteti të lehtëson stresin, por të heq shpirtin luftarak

August 31, 2018 16:25

Fataliteti të lehtëson stresin, por të heq shpirtin luftarak

Ndonjëherë mendoj,
që përfundimisht,
çdo gjë duhet marrë,
fare qetësisht!

Kur je një i tillë,
quhesh fatalist,
por s’ju them të jini,
domosdoshmërisht!

Fatalisti kurrë,
s’është i revoltuar,
se ai mendon:
“Kështu ishte shkruar!”

Ai s’para bie,
në një pesimizëm,
se çdo gjë e sheh,
me indiferentizëm!

S’po e zgjas më tutje,
se do flisja kot,
se një fatalist,
unë s’bëhem dot!

Sepse unë kam lindur,
veç për të luftuar,
dhe jo për të thënë:
“Kështu qe e shkruar!”

Unë mund të shkruaj,
këngë dhe lirika,
po në tjetër valle,
më vërvit muzika!

Më vërvit muzika,
në një tjetër valle,
ç’i do psherëtimat,
një njeri me halle?!

Psherëtima koti,
ti s’mund t’i afrosh,
njërit që ka xhepin,
edhe barkun bosh!

Janë më të dobishme,
vargje si këto,
kur i thua tjetrit:
“Ngrihu dhe lufto!”

“Ngrihu dhe lufto,
kudo-në çdo vënd,
që në dorën tënde,
ta kesh fatin tënd!”

Kur cubat qëllojnë,
dhe vrasin nga ferrat,
s’mund të këndoj unë,
për balukeprerat!

Kur i gjithë Atdheu,
është tretur nga halli,
njerëzit s’frymëzohen,
nga ca këngë malli!

Edhe ato duhen,
kjo s’ka diskutim,
po të tjera halle,
ka sot vendi im!

Ç’vlerë do të kishin,
lirikat e mia,
kur po na mbyt krimi,
edhe varfëria?!

Unë s’vidhem dot,
prej vajit dhe gjëmës,
dhe këto kërkojnë,
gjithë dufet e zëmrës!

Shoh realitetin,
kaq shumë kriminal,
dhe fatalitetin,
dëboj nga çdo fjalë!

Një shpresë e besim,
përhap në çdo prag,
se s’mund ta humbasim,
shpirtin luftarak!

Nga krimet e zeza,
ku njerëz janë vrarë,
nga një njollë turpi,
të gjithë kemi marrë!

Janë vënë në dyshim,
shtyllat kryesore,
ndaj errem e gdhihem,
me këngë mortore!

A.DUKA

August 31, 2018 16:25
Komento

10 Komente

  1. artdashesi August 31, 17:08

    Majakovski : Une do kendoj, do kendoj gjithe jeten / Por tani nuk eshte koha per dashuricka te therras / Gjithe forcen dhe zerin tim prej poeti / Ty ta kushtoj atakonjese klase. … Eh mor Arben Duka, nuk behesh dot i madh duke kopjuar te medhenjte.

    Reply to this comment
  2. GRANIT DRENICA August 31, 20:41

    Terenci romak, qysh para nja 2300 viteve, nëse s’gabohem, ka thënë, kështu , me këtë kuptim, por që unë thënjen e Terencit nuk do ta them saktësisht si e ka thënë ai, por unë do ta them pak apo shumë më poetikisht, thënien e Terencit, këtu:

    “Gjithçka është thënë tashmë dhe s’ka të thuhet edhe më”
    …Por, unë them se “GJITHÇKA” do t’jetë e thënë, vetëm kur “GJITHÇKAJA” do të thuhet nga të gjithë, sepse çdokush, pak a shumë i thotë gjërat ndryshe nga të tjerët dhe në mënyrën pak a shumë të vetë! …Njeriu nuk do t’mund të ishte NJERI (nuk do t’mund të quheshte NJERI)nëse nuk do t’ecte ME DY KËMBË, ani se, prej se njeriu është NJERI, ecë me dy këmbë, sikur kanë ecur njerëzit tjerë dhe sikur ecin; dhe do t’ecë me dy këmbë “duke i emituar njerëzit tjerë” deri sa të jetë njeri !?

    Reply to this comment
  3. Onkezmi August 31, 20:41

    Sot per sot ne vendin tim,Beni eshte liriku me i mire,pa leje Majakovskin menjane,se me Arben Duken,kurre nuk ngjane edhe pse ti vargjet e tij na afron.Duka me shum i ngjane krye-lirikut Esenin,pra…

    Reply to this comment
    • artdashesi August 31, 22:31

      Mos ofendoni Majakovskin dhe Esseninin duke i krahasuar me bejtexhinjte.

      Reply to this comment
      • shqipe-pelivani September 1, 03:16

        Hej ti artmosdashes!Nese,vazhdon t’a quash Ben Duken Bejtexhi,ti or lum miku vetem artdashes qe s’je e s’je,por,je thjesht nje masovik i tipit shqupist,thene me thjeshte,nje hiç!, turp te te vi….

        Reply to this comment
        • artdashesi September 1, 10:22

          Mos fol per gjera qe nuk i kupton. Shijo injorancen tende dhe mos kujto se cdo njeri qe nuk ulet dot aq poshte sa ty qenka “shqupist”. Jo per gje, por me dukesh si nje minikopje e BEJTEXHIUT Arben Duka, qe me rimat e tij foljore (mos u mundo t’ia marresh vesh kuptimin se eshte term letrar) rreket te na mbushe mendjen se Enver Hoxha kishte te drejte kur quante “armik” cdokend qe nuk ishte admirator i Realizmit Socialist. Te keshiĺloj te mos shkruash me se je ende i papergatitur per keto lloj debatesh.

          Reply to this comment
  4. N.VJOSA August 31, 21:09

    Keta Salizinjt duane te njollosin gjithcka!
    Edhe Arbenin duane ta njollosin!
    Pa cka se poezia e Arben Dukes eshte Flake e Zjarr e Barut…!
    Ajo therret per ta ndryshuar Boten!
    Eshte poezi e Optimizmit edhe kur ligjeron me tone vajtuese, therret per Jeten e jo per Vdekjen!
    Nje nga filozofet me te medhenj te Botes i Shekullit te kaluar, por dhe nje Luftetar dhe Ushtarak i madh thoshe:
    Njerzit jane dy llojesh…
    Ata i ngjajne dy llojeve te peshkatareve qe i ze Stuhia ne Det te hapur….

    Grupi i pare i peshkatareve:
    Kur i ze Stuhia ne Det, ata thone:
    – Oboboo, na zuri stuhia!…
    Po vijne dallge te medha!…
    Do mbytemi!
    Mbyllni syte… Mbaruam…
    Dhe ky tip peshkataresh jane te destinuar te mbyten, te vdesin…!

    Tipi i dyte i peshkatareve:
    Edhe ata i ze Stuhia ne Det te hapur…
    Vijne dallge te medha…
    Por ata mobilizohen dhe luftojne me dallget…
    – Kthejeni Anijen Majtas… Kthejeni djathtas…
    Manovroni anijen paralel me dallget… mbajeni fort Timonin…!
    DHE KJO KATEGORI PESHKATARESH
    KANE MUNDESI TA MUNDIN FURTUNEN
    DHE TE FITOJNE MBI VDEKJEN….!
    Arben Duka eshte nga ai sua Luftetaresh qe nuk mposhtet…
    Filozofia e tij eshte Optimizmi dhe jo Fatalizmi!
    Pena Top, Zgalemi yne i Furtunes…!

    Reply to this comment
  5. GRANIT DRENICA August 31, 21:35

    Terenci romak, qysh para nja 2300 viteve, nëse s’gabohem, ka thënë kështu, me këtë kuptim, por, që , unë, thënien e Terencit nuk do ta them tamam si e ka thënë ai (pa ia ndërru kuptimin aspak), por, unë këtu do ta them, pak a shumë më poetikisht sesa që e ka thënë ai:

    “Gjithçka është thënë tashmë, dhe s’ka çka të thuhet edhe më”

    …Por, unë them se “GJITHÇKA” do jetë thënë, vetëm kur “GJITHÇKAJA” do të thuhet nga të gjithë, sepse çdokush, pak apo shumë i thotë dhe do i thotë gjërat, ndryshe nga të tjerët dhe do t’i thotë, pak a shumë, në mënyrë të vetë! Njeriu nuk do mund të ishte NJERI (nuk do mund të quheshte NJERI), nëse nuk do t’ecte me dy këmbë, ani se, prej se njeriu është NJERI, ecë me dy këmbë, sikurse kanë ecur edhe njerëzit tjerë dhe sikur ecin njerëzit; dhe, do të ecin NJERËZIT më dy këmbë “DUKE I EMITUAR NJERËZIT TJERË” derisa të jen njerëz.

    Reply to this comment
  6. Toni September 1, 00:57

    Ahhhh cna kenaqe shpirtin o Arben

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*