Fataliteti të lehtëson stresin, por të heq shpirtin luftarak

Arben Duka July 6, 2015 15:52

Fataliteti të lehtëson stresin, por të heq shpirtin luftarak

Ndonjëherë mendoj,
që përfundimisht,
çdo gjë duhet marrë,
fare qetësisht!

Kur je një i tillë,
quhesh fatalist,
por s’ju them të jini,
domosdoshmërisht!

Fatalisti kurrë,
s’është i revoltuar,
se ai mendon:
“Kështu ishte shkruar!”

Ai s’para bie,
në një pesimizëm,
se çdo gjë e sheh,
me indiferentizëm!

S’po e zgjas më tutje,
se do flisja kot,
se një fatalist,
unë s’bëhem dot!

Sepse unë kam lindur,
veç për të luftuar,
dhe jo për të thënë:
“Kështu qe e shkruar!”

Unë mund të shkruaj,
këngë dhe lirika,
po në tjetër valle,
më vërvit muzika!

Më vërvit muzika,
në një tjetër valle,
ç’i do psherëtimat,
një njeri me halle?!

Psherëtima koti,
ti s’mund t’i afrosh,
njërit që ka xhepin,
edhe barkun bosh!

Janë më të dobishme,
vargje si këto,
kur i thua tjetrit:
“Ngrihu dhe lufto!”

“Ngrihu dhe lufto,
kudo-në çdo vënd,
që në dorën tënde,
ta kesh fatin tënd!”

Kur cubat qëllojnë,
e vrasin nga ferrat,
s’mund të këndoj unë,
për balukeprerat!

Kur i gjithë Atdheu,
është tretur nga halli,
njerzit s’frymëzohen,
me ca këngë malli!

Edhe ato duhen,
kjo s’ka diskutim,
po të tjera halle,
ka sot vëndi im!

ç’vlerë do të kishin,
lirikat e mia,
kur po na mbyt krimi,
edhe varfëria?!

Unë s’vidhem dot,
prej vajit dhe gjëmës,
dhe këto kërkojnë,
gjithë dufet e zëmrës!

Shoh realitetin,
kaq shumë kriminal,
dhe fatalitetin,
dëboj nga çdo fjalë!

Një shpresë e besim,
përhap në çdo prag,
se s’mund ta humbasim,
shpirtin luftarak!

Nga krimet e zeza,
ku njerëz janë vrarë,
nga një njollë turpi,
të gjithë kemi marrë!

Janë vënë në dyshim,
shtyllat kryesore,
ndaj errem e gdhihem,
me këngë mortore!

Arben Duka July 6, 2015 15:52
Komento

3 Komente

  1. "BALASHI" July 6, 21:37

    E thu, po kujt ia thua…

    Reply to this comment
  2. E Kuqe, gjer ne 'dekje! July 7, 04:44

    Eh, mor mik, ce ngaterrohesh?
    Pse “ben sikur…”, dmth?!
    Askush skerkoi te lesh shigjeten
    Te dalesh neteve neper Hene!

    Ne thame krejt tjeter gje, o Ben
    Qe ska poet me nje ngjyre,
    Qe ska poet me nje sy
    Dhe me dy veshe degjon me mire…

    Ne thame, poeti eshtd Njeri,
    edhe genjehet, e genjejne
    Por ska poet qe genjeshtarin di
    dhe u thote njerzve ta pelqejne..

    Duka e di: Erjon Veila
    eshte kryekrye Genjeshtar
    Por urdher jep edvinPartia
    dhe frrap poeti, behet ushtar!

    Ky eshte halli i hallit tone
    me mire Lirike se servilizem
    dhe shpirt i dashurise rron
    permbi partite dhe lejfenizem…

    Reply to this comment
  3. Altin July 7, 08:08

    Po pres me padurim ti “kendosh” vrasesit te dy turisteve o shoku poet. Edhe ata kishn shpirt si polici i vrare, por si duket kishin shpirt te huaj, s’ben te vajtosh per ta, ske me urrejtje per kriminelet, tu tha gurra valle? Duhet te jesh nga “andej poshte” qe te filloje motorri te gjemoje?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*