Fatbardh Kadilli: Pagesa e të punësuarve si kontribut për partinë është një rekord i zi

July 19, 2015 18:16

Fatbardh Kadilli: Pagesa e të punësuarve si kontribut për partinë është një rekord i zi

Asambleja e Partisë Socialiste miratoi dje kuotën e pagesës prej 3 për qind të anëtarëve të cilët punojnë në administratën publike. Por ky vendim ka ngjallur debate edhe nga radhët e PD-së.
Sipas ish-deputetit Fatbardh Kadilli, vendimi i Asamblesë së PS, që çdo anëtar i punësuar në shtet të paguajë si kontribut për partinë është një rekord i zi.

“U dëshmua në disa raste në këtë fushatë që nëpunësve për të mbrojtur vendin e punës iu kerkua të kontribuonin për fushatën rrogën e muajit. Janë bërë shumë mbrapshti në këtë vend. Ka ndoshur që militantët janë punësuar prej favorizimit politik në administratë, por sot mazhoranca haptazi po kthen administratën në militantë dhe financuese me detyrim të partisë.

Ky vendim është haptazi antiligjor. Ligji ndalon financimin e partive nga fondet publike. Vendosja e një kuote mbi rrogën është financim i partive nga fondet publike. Nëse gjatë fushatës ishte e vështirë ta provonim, sot Prokuroria e ka veprën penale para syve”, thekson Kadilli.

July 19, 2015 18:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin