Fati i Adriatik Llallës vendoset më 16 maj

April 27, 2018 17:32

Fati i Adriatik Llallës vendoset më 16 maj

 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka caktuar datën 16 maj ora 10:00 për të shqyrtuar çështjen ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore publike në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Trupi Gjykues, përbëhet nga gjyqtarët, Sokol Çomo si kryesues i Trupit Gjykues, Luan Daci si Relator i Çështjes dhe anëtarët: Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama.

Seanca e apelimit vjen pasi Kolegji i Posaçëm ka marrë në shqyrtim çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.

Ky proces ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi.

Shtegu për dorëheqje në çdo kohë, që do të thotë shpëtim nga vettingu u hap pikërisht nga Gjykata Kushtetuese gjatë interpretimit të ligjit të rivlerësimit.

Dosjet e të dorëhequrve dhe të të papërshtatshmëve arkivohen, por nëse kërkohen nga prokuroria, atëherë ata i nënshtrohen edhe kontrollit penal.

Largimi i Llallës nga drejtësia solli menjëherë reagimin e ambasadorit amerikan Donald Lu.

Diplomati amerikan kujtonte se askush nuk mund t’i shpëtonte drejtësisë.

a.s/dita

April 27, 2018 17:32
Komento

6 Komente

  1. Aliu nga Selenic April 27, 17:50

    Besoi tek drejtesia.! Ajo duhet te tregoj te verteten para shqiptarve se eshte vertet drejtesi e jo drejtesi si litari ne these.!
    Mjafte me ne keto 27 vjte me drejtesi te Plepave te cilet mbuluan nje mal me krime ekonomike deri edhe cenime te integritetit te vendit tone.!
    Besoj qe drejtesia pas reformes edhe perse eshte ne hapat e para duhet te tregoje se vertet eshte ne shinat e saje si drejtesi e dalur nga edipti 27 vjecare.!(Edipte= E nxjerre mbi toke)
    Ket e presin te gjith shqiptaret.
    Te gjith shqiptaret kerkoje fytet e Reformes ne Drejtesi.!

    Reply to this comment
  2. fteri April 27, 18:41

    Fati Adriatik Llallës është te korrupsioni kriminal që ka ekzistuar dhe ekziston në Prokurorinë shqipçtare dhe gjykatat tona shumë të flliqura.Lalla ky kriminel duhet të ishte sot prapa hekurave dhe sekuestrim pasurie.

    K/Prokuror nuk u caktua Llaalla për të ushqyer derrat e politikës ,por për të luftuar krimin ,jo për të kërcyer në presidencë me Fullan Hajdutin ,por për të gjetur partë e vjedhura ,dhe kthimin në BSH-së dhe ndëshkimin e hejdutve ,jo rabilitim .Vetëm burgu nuk mjafton ,por ti sekuestrohet gjithë pasuria e vënë me korrupsion.

    Reply to this comment
  3. fteri April 27, 18:43

    Fati Adriatik Llallës është te korrupsioni kriminal që ka ekzistuar dhe ekziston në Prokurorinë shqipëtare dhe gjykatat tona shumë të flliqura.Lalla ky kriminel duhet të ishte sot prapa hekurave dhe sekuestrim pasurie.

    K/Prokuror nuk u caktua Llaalla për të ushqyer derrat e politikës ,por për të luftuar krimin ,jo për të kërcyer në presidencë me Fullan Hajdutin ,por për të gjetur partë e vjedhura ,dhe kthimin në BSH-së dhe ndëshkimin e hejdutve ,jo rabilitim .Vetëm burgu nuk mjafton ,por ti sekuestrohet gjithë pasuria e vënë me korrupsion.

    Reply to this comment
  4. Duan apo nuke duan mijte e kenetave,Drejtesia do te BEHET. April 27, 18:45

    Me gjykates relator i ceshtjes Llalla,Luan Daci,apo me ish kryeprokuroren Rama qe mbylli dosje krimesh e korrupsionesh me kalim afatesh dhe te tjere pjese e kesaje palo gjykate,vetem gjykates e perokurore te SHBA e BE do ti vendosnin pikat mbi i-ne.Mbase shpresojme se nga frika e eksperteve te SHBA e BE,Daci e Rama do bejne Drejtesi,duke u nisur se ishte po frika nga bastardet Berisha,Meta e Nano me sozi qe i detyruan te dhunonin pushtetin e Drejtesise,pa harruar qe morali profesjonal e njerezore i tyre vlen per du deshiruar.Mbetemi ne pritje te gjykimit e vendimit nga kjo trupe “gjygjsore”.

    Reply to this comment
  5. Fat man April 27, 20:17

    Fatin e ka vendosur vete Adriatik Llalla nga fshatar pa toke dhe pa shkolle te mesme nga humbetirat e Gramshit, pronar pronash dhe latifondist i kamur, me 16 Maj ky pallosh dhe idiot do te marre vesht sa do t’a haje.
    Prisni se nuk keni pare gje akoma.

    Reply to this comment
  6. FORSTER April 27, 22:57

    N.Q.S. ANGELA-MERKEL, ja ka futur kembet Edvinit ne nji kepuce ai ka per tu denuar,por Edvini ,me sa duket eshte ngaterruar keq me keta funderrina,keshtu qe eshte e veshtire ta denojne se s’kane force me ate komision qe kane caktuar fshatari i Gramshit ka per te dale i paster.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*