Fati i kolaboracionistëve

August 7, 2016 12:33 Updated

Fati i kolaboracionistëve

 

Fakte tronditëse dhe dëshmi autentike mbi kolaboracionizmin në Europë dhe Shqipëri dhe qëndrimin ndaj bashkëpunëtorëve të fashizmit gjatë dhe pas Luftës së Dytë  Botërore

 

Nga Shaqir Vukaj

 

Mbas përfundimit të Luftës Dytë Botërore, në fjalorin politik hyri në përdorim një term i ri – kolaboracionizëm (nga frëngjishtja collaboration-bashkëpunim). Fillimisht me fjalën “kolaboracionizëm” nënkuptohej bashkëpunimi i qeverisë franceze të Vishisë (kryesuar nga mareshali Peten) me pushtuesit gjermanë, por më vonë filloi të përdorej edhe për qeveri të tjera europiane, organizata ushtarake apo persona të  veçantë që kishin bashkëpunuar me pushtuesit gjermanë, italianë apo japonezë ose kishin vepruar nën kontrollin e drejtimin e tyre, për interes të pushtuesit. Krahas tij, filloi të përdorej edhe fjala “kuisling”, që vinte nga emri i ish kryeministrit të Norvegjisë, V. Kuislingut, gjatë periudhës së pushtimit gjerman dhe që mbetet model i bashkëpunëtorit dhe shërbyesit të pushtuesit.

Në të gjithë Europën e më gjerë, “kolaboracionistët” apo “kuislingët” u quajtën tradhtarë të atdheut, për çka, sipas fajeve të kryera, u dënuan nga gjykatat e vendeve të tyre. Sipas interpretimit juridik të së drejtës ndërkombëtare, kolaboracionizmi është bashkëpunim i ndërgjegjshëm, i qëllimshëm dhe vullnetar me armikun, për interes të tij, në dëm të shtetit dhe popullit të vet. Në kohën e sotme, në kodin penal të shumicës së vendeve të botës, kolaboracionizmi klasifikohet si tradhti kombëtare.

Tërheq vëmendjen fakti se shumica e kolaboracionistëve (jo vetëm në Shqipëri) janë përpjekur të paraqiten si patriotë dhe, bashkëpunimin me pushtuesin ta përligjin si vepër në “shërbim të atdheut”. Sigurisht që motivet e bashkëpunimit të kolaboracionistëve europianë kanë qenë të ndryshme. Sipas disave, nëpërmjet bashkëpunimit me pushtuesit ata kanë synuar “realizimin e aspiratave etnike, në luftën kombëtare kundër popullit dominues në atë shtet” (shembulli i kroatëve, sllovenëve, sllovakëve, shqiptarëve të Jugosllavisë etj.), “realizimin e ideve nacional-socialiste të krijimit të rendit të ri dhe kthimin e Europës nëpërmjet bashkimit të shteteve evropiane”, “realizimin e ideve reformuese dhe vendosjen e rregullave te reja shtetërore” (gjenerali Vllasov në B. Sovjetik dhe ushtria që ai komandonte, e krijuar dhe armatosur nga gjermanët), “kthimin e pavarësisë për vendet e tyre” (lituanezët, letonezët, estonezët, ukrainasit, gjeorgjianët etj. në B. Sovjetik), “të luftojnë kundër komunizmit” etj.

Jo më kot, për ta, ka hyrë në përdorim termi “Tradhti patriotike”, prandaj dhe studiuesi D. Litlejohn librin e tij “Historia e kolaboracionizmit në Europën e pushtuar nga Gjermania”, botuar në v.1972, e ka titulluar “Tradhtarët patriotë”.

Problemet që lidhen me veprimtarinë e kolaboracionistëve apo bashkëpunëtorëve të pushtuesve nazi-fashistë, gjatë  Luftës Dytë  Botërore, në shumicën e vendeve europiane, (veçanërisht në ato perëndimore) quhen të tejkaluara dhe, kolaboracionizmi e kolaboracionistët janë përcaktuar me kohë dhe kanë marrë dënimin e merituar. Në kohën e tanishme, pothuajse askush në këto vende nuk merret me rehabilitimin e tyre. Për shumë politikanë e popuj në vendet me demokraci të vërtetë, kolaboracionistët janë turp kombëtar, të cilët nuk dëshirojnë as t’i përmendin e t’i kujtojnë dhe “harresa” është mënyra më e mirë për dënimin e tyre edhe pas vdekjes.

Megjithatë edhe sot e kësaj dite, studiues të veçantë, vazhdojnë hulumtimet, kërkimet e studimet, me tepër në planin teorik dhe psikologjik, duke u përpjekur të analizojnë më së shumti motivet që i shtynin këta njerëz të viheshin në shërbim të pushtuesve, origjinën e kolaboracionistëve, shkaqet e bashkëpunimit me pushtuesin etj., por, me ndonjë përjashtim të rrallë, pa u përpjekur të justifikojnë veprimet e tyre. Vazhdojnë të mbahen konferenca kombëtare e ndërkombëtare me këtë temë, por vetëm në raste tepër të rralla, kur studiuesit kanë gjetur dokumente bindëse e fakte, që vërtetojnë se ndonjë prej atyre që është cilësuar gabimisht si kolaboracionist, kërkohet rehabilitimi i tij.

Kolaboracionizmi si fakt historik dhe fenomen ka ekzistuar prej shekujsh, por gjatë Luftës së Dytë Botërore u shfaq në përmasa dhe forma të papara. Historikisht ai është shfaqur në forma të ndryshme, por gjatë luftës së fundit, pavarësisht nga emërtimet, në vartësi të kushteve specifike të vendeve të pushtuara, ai u shtri në fusha të ndryshme të jetës politike, ushtarake, ekonomike, kulturore etj. Specialistë të kësaj fushe përcaktojnë disa lloje kolaboracionizmi: ushtarak, administrativ, ekonomik, intelektual, ideologjik, shpirtëror, seksual etj.

 

Kolaboracionizmi politik: bashkëpunim me armikun, të shprehura qartë mbi bazën e parimeve ideore (krahas tjerave, krijimi i partive dhe lëvizjeve politike të ngjashme me partinë e pushtuesit, fashiste apo naziste). Kolaboracionizëm ushtarak: inkuadrimi në reparte ushtarake e policore dhe pjesëmarrja në luftë kundër bashkatdhetarëve të tyre ose kundër aleatëve. Kolaboracionizmi administrativ: një formë e bashkëpunimit me armikun nëpërmjet pjesëmarrjes në organet e niveleve të ndryshme të kontrolluara dhe drejtuara nga pushtuesit, duke filluar nga qeveria e deri tek administrata lokale. Kolaboracionizmi ushtarako-politik, shërbimi vullnetar apo i detyruar në njësitë ushtarake të pushtuesve gjermanë ose italianë. Kolaboracionizmi ekonomik: bashkëpunimi në fusha të ndryshme ekonomike në interes të pushtuesit. Kolaboracionizmi kulturor: bashkëpunimi me pushtuesit në sferën shpirtërore, që i shërben përhapjes së propagandës dhe realizimit të postulateve ideo-politike të pushtuesit. Kolaboracionizëm seksual: marrëdhënie intime të vajzave apo grave me oficerë, ushtarë apo nëpunës të pushtu5esit.

Si më i rrezikshmi, për të cilin nuk ka asnjë afat kohor, pothuajse në të gjitha kodet penale të vendeve te ndryshme, është kolaboracionizmi ushtarak, që është realizuar ushtarakisht, duke vrarë bashkatdhetarët e vet ose përfaqësues të forcave të Koalicionit Antifashist.

Për kohë lufte është vështirë të vihet kufi i prerë midis “kolaboracionizmit” dhe “aleancës”. Kështu gjatë luftës, disa shtete, Hungaria, Bullgaria, Rumania e Finlanda vepruan si aleatë (vitet e para të luftës) edhe si kundërshtarë të Gjermanisë (në përfundim të luftës). Pavarësisht nga zhvillimi i ngjarjeve, kjo nuk e zvogëlon aspak fajin e atyre njerëzve që udhëhoqën këta vende dhe luftuan në përbërje të njësive të veta kombëtare, ose nën komandën hitleriane, kundër vendeve të koalicionit apo në vendet e pushtuara kundër forcave që kundërshtuan pushtimin nazi-fashist.

Pushtuesit gjermanë apo ata italianë, në asnjë vend të pushtuar nuk janë deklaruar si pushtues, por duke shfrytëzuar kushtet specifike të secilit vend, kanë përdorur parulla si bashkim, çlirim, kalim transit i ushtrive të tyre neper këto vende (për nevoja gjeostrategjike apo ushtarake – siç shpreheshin ata) dhe, në shumicën e vendeve të pushtuara, kanë krijuar të ashtuquajturat qeveri vendase, me njerëz besnikë të tyre. Në të gjitha vendet e pushtuara ata kanë krijuar “Republika të pavarura” ose “protektorate” me “të drejtë shtet formuese” duke krijuar qeveri, administrata, njësi ushtarake apo policore me vendas. Terren tepër i përshtatshëm për ta kanë qenë vendet me përbërje heterogjene popujsh, kombesh e kombësish si Bashkimi Sovjetik apo Jugosllavia dhe, ku ata e konsideronin veten të shtypur e të sunduar nga kombi më i madh (rusët në B.Sovjetik, serbët në Jugosllavi etj).

Në 12-13 mars 1938, Austria u pushtua nëpërmjet “bashkimit” (Anshlus), të saj me Gjermaninë. Statusi i saj, karakterizohej nga një origjinalitet i dyfishtë. Nga njëra anë, ajo ishte viktima e parë e pushtimit paqësor nga Gjermania. Nga ana tjetër, austriakët u përfshin në ushtrinë hitleriane dhe përbënin një pjesë të konsiderueshme të trupave ushtarake gjermane, madje oficerët austriakë dalloheshin për politikën represive ndaj popujve të origjinës “jo ariane”. Për politikën e ndjekur, Austria u përfshi në sistemin e politikës pushtuese naziste dhe, në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të ShBA, Britanisë së Madhe dhe B.Sovjetik, në tetor 1943, u cilësua si vend që “mban përgjegjësi dhe që nuk mund t’i shmanget pjesëmarrjes në luftë, në anë të Gjermanisë Hitleriane”. Nga pikëpamja formale, drejtuesit e Rajhut të Tretë, e konsideronin këtë protektorat si “shtetformues” dhe gjoja si objekt i të Drejtës Ndërkombëtare.

Tipik ka qenë sistemi i pushtimit dhe drejtimit të territoreve të ish Çekosllovakisë. Në mars të v.1939, menjëherë mbas pushtimit të Çekosllovakisë, udhëheqja naziste vendosi krijimin e “Protektoratit të Bohemisë dhe Moravisë” me status shtetformues që i përkiste Gjermanisë. Për Berlinin ishte tepër e rëndësishme që protektorati, në sytë e opinionit ndërkombëtar të konsiderohej si objekt i së Drejtës Ndërkombëtare. Për realizmin e këtij projekti shërbente qëndrimi i qartë kolaboracionist i një pjese të ish elitës politike të Çekosllovakisë. Në fund të luftës, në prill të v.1945, gjermanët tentuan ti japin pushtet qeverisë kolaboracioniste dhe madje të shpallin të ashtuquajturën Republika Ceko-Morave.

Pushtimi gjerman në Sllovaki (pushtuesit e shkëputën nga territoret e tjera të Çekosllovakisë) u realizua në një formë tjetër, formalizuar si “Sovranitet shtetëror” i Republikës Sllovake. Kryetari i qeverisë sllovake, prifti J.Tiso, ju drejtua Hitlerit për ta marrë në “mbrojtje” Republikën e re Sllovake dhe kuptohet që Berlini u përgjigj menjëherë pozitivisht.

Polonia u bë një poligon i vërtetë prove, ku Hitleri verifikoi strukturën e vet të drejtimit në një vend të pushtuar, me qëllim universalizimin e tij, nëpërmjet shpalljes së të ashtuquajturës “gjeneral gubeerne”, me në krye kolaboracionistin G.Frank, ku gjoja drejtonin polakët, por në nivele të ultë, lokale (kryetarë fshatrash apo qendrash të vogla banimi, vojtë, kryetarë të këshillave drejtuese të qyteteve të vogla e fshatrave etj.). Megjithatë edhe në Poloni kolaboracionizmi ka qenë i dukshëm, aq sa historiani polak Cezar Gmiza, shkruante në tetor te v.2005 në javoren Vprost se, rreth 500 mijë polakë kanë shërbyer në Vermaht. Franku, në vitin 1940, deklaronte se tashmë Polonia nuk duhet quajtur një vend i pushtuar, por pjesë përbërëse e “Perandorisë së madhe Gjermane”.

Realisht Austria, Çekosllovakia dhe Polonia u kthyen në vende satelite.

Vendi që e ka vuajtur më shumë nga kolaboracionizmi ka qenë Franca. Nga njëra anë, nën udhëheqjen e De Golit u formua lëvizja e rezistencës e cila dërgoi trupat e veta të luftonin përkrah aleatëve, nga ana tjetër, në qytetin Vishi ishte formuar një qeveri, e kryesuar nga heroi i Luftës Parë Botërore Mareshali Peten që mbështeste Gjermaninë Hitleriane.

Në Belgjikë pushtuesit gjermanë u mbështetën tek kolaboracionistët vendas, konkretisht tek reksistët, ithtarë të Rajhut të Tretë, udhëhequr nga L.Degrel si dhe tek “Aleanca Kombëtare Flamande” dhe “Aleanca Punëtore Gjermano-Flamande”. Gjatë periudhës së pushtimit vazhdonin të vepronin administrata vendase dhe organet e policisë belge. Megjithëse xhandarmeria ishte krijuar me belgë, ajo ishte pjesë e xhandarmerisë gjermane në Belgjikë. Në v.1941 u formuan dy legjione belge që u dërguan të luftonin në frontin Lindor, ndërsa në v.1943 u krijuan dy brigada SS, të cilat ne v.1944, mbi bazën e tyre u formuan dy divizione SS.

Gjatë gjithë periudhës së pushtimit e gjithë industria dhe ekonomia belge u vu në shërbim të administratës pushtuese gjermane.

ballistet                Në veprimtarinë e tyre në Danimarkë, pushtuesit gjermanë u mbështetën te qeveria kolaboracioniste. E gjithë ekonomia daneze u vu në shërbim të pushtuesit. Në planin politik u krijua Partia Nacional Socialiste Daneze. Në planin ushtarak vepronte Korpusi Vullnetar SS (Danmark). Në v.1943 nga danezë dhe suedezë u krijua divizioni tankist SS (Nordland).

Në Hollandë vepronte haptazi lëvizja Nacional-Socialiste, kryesuar nga A.Mjusert. Aty u formua një qeveri kolaboracioniste, kryesuar nga A.Mjusert, nën drejtimin e kontrollin e plotë te pushtuesve gjermanë. Në planin ushtarak njësitë ushtarake të krijuara me vendas, si legjioni “Nederland”, brigada SS “Nederland” apo brigada “Landshtorm Nederland” luftuan kundër ushtrive aleate anglo-amerikane. Sipas të dhënave të historianëve holandezë, në trupat SS kanë shërbyer rreth 40 mijë holandezë

Norvegjia u sulmua nga Gjermania Naziste më 8-9 prill 1940, me pretekstin e mbrojtjes nga Britania e Madhe dhe Franca.

Norvegjia e pushtuar u administrua nëpërmjet qeverisë së kryesuar nga V.Kuislingu, që është konsideruar si modeli i pushtimit të një vendi dhe realizimi i të gjitha objektivave të pushtuesit, nëpërmjet një qeverie vendase. Jo me kot ka hy në përdorim emërtimi “kuisling” që përdoret edhe sot e kësaj dite për të konkretizuar një bashkëpunëtor tipik të pushtuesit apo tradhtari të atdheut.

Gjatë periudhës se pushtimit, në Norvegji u zbatuan të gjitha normat e modelet e Gjermanisë Naziste. Edhe vet Kuislingu, që kryesonte të vetmen parti të lejuar, “Partinë e Unitetit Kombëtar” u quajt Fyhreri i Norvegjisë. Njëlloj si në Gjermani, u ngritën kampe përqendrimi për kundërshtarët e regjimit, u ndoqën deri në fund hebrenjtë etj. Gjithë ekonomia norvegjeze u vu në shërbim të Gjermanisë.

Në Ballkan u përdorën emërtime dhe forma të tjera, ku pothuajse kudo u krijuan “Qeveri Kombëtare”. Në Jugosllavi, një shtet artificial, i krijuar vonë, mbas Luftës Parë Botërore, nga bashkimi i vendeve e popujve të ndryshëm, pushtuesit italianë fillimisht dhe, më vonë ata gjermanë, shfrytëzuan kontradiktat e brendshme, mosmarrëveshjet e armiqësitë midis popujve që i kishin bashkuar pa i pyetur në një shtet. Kështu u shfrytëzuan armiqësitë e vjetra midis serbeve e kroatëve, midis serbëve e hungarezëve, apo midis serbëve e sllovenëve. Si të veçanta ata trajtuan problemet e shqiptarëve, një pjesë të cilëve i bashkuan me Shqipërinë, apo të maqedonasve që i bashkuan me Bullgarinë.

Në Serbi u vendos regjim i menjëhershëm pushtimi ushtarak, me perspektivë transformonin në “Shtet i pavarur serb”. Në maj të v.1941, hitlerianët filluan ta drejtojnë Serbinë edhe direkt, edhe nëpërmjet njerëzve të tyre, kolaboracionistëve M.Stojadinovic, M.Acimovic dhe, në gusht të atij viti formuan “Qeverinë e re serbe” me në krye M.Nedicin.

Specifik është rasti i krijimit të të ashtuquajturit “Shtet i pavarur i Kroacisë”, që ishte produkt i përbashkët i politikës pushtuese të Gjermanisë dhe Italisë. Pushtuesit duke shfrytëzuar kontradiktat dhe armiqësitë e vjetra dhe të reja midis kroatëve dhe serbëve dhe, kryesorja dëshirën e kroatëve për tu shkëputur nga Jugosllavia dhe dëshirën e hershme të kroatëve për të krijuar shtetin e tyre të pavarur (ëndërr e vjetër e patriotëve kroatë). Pavarësisht nga emërtimi, qeveria kroate u kthye në një qeveri marionetë që varej krejtësisht nga Gjermania, ku gjithçka u vu në shërbim të politikës së Berlinit.

Një krijesë të veçantë shtetërore, vendosën pushtuesit italianë në Malin e Zi. Mbasi pushtuan Malin e Zi, italianët shfrytëzuan pakënaqësinë e malazezëve ndaj nacionalizmit serb. Duke u mbështetur në separatistët vendas, që donin shkëputjen e Malit të Zi nga Serbia, dhe vënien nën “mbrojtjen” e Italisë, ata premtuan rivendosjen e “Mbretërisë” së Malit të Zi. Për këtë qëllim ata krijuan Komitetin e Përkohshëm Administrativ të Malit të Zi, ngritën administratën e re me në krye kolaboracionistë vendas dhe kryeministër S.Drlevicin. Në maj 1941 Mali i Zi u shpall Mbretëri e Pavarur. Mbas pushtimit gjerman, në v.1943, administrata u organizua mbi bazën e modelit që gjermanët kishin organizuar në Serbi.

Në Greqi pushtuesit krijuan qeverinë kolaboracioniste me në krye gjeneralin G.Collakogllu. Faktikisht aty u vendos një kondominium origjinal gjermano-italian me dy komandantë ushtarakë, me dy administrata, me dy të plotfuqishëm politikë dhe ekonomikë, nga Gjermania dhe Italia. Mbas kapitullimit të Italisë, gjermanët zgjeruan formalisht të drejtat e qeverisë së I. Ralisit në zonën italiane të pushtimit.

Kështu mund te vazhdohet me të gjitha vendet e tjera të pushtuara, ku u krijuan “Qeveri Kombëtare”.

Një nga problemet më të mprehta që doli para fitimtarëve, menjëherë mbas lufte, ishte si duhej të veprohej, krahas drejtuesve kryesorë të Gjermanisë dhe Italisë, dhe me kolaboracionistët. Madje, pa mbaruar lufta, disa qeveri të vendeve të pushtuara që vazhdonin aktivitetin në emigracion, kishin përgatitur bazat ligjore për dënimin e kolaboracionistëve të vendeve të tyre, pa fol për grupet e rezistencës që kishin përgatitur listat e bashkëpunëtorëve të pushtuesit dhe veprimtarinë e tyre gjatë periudhës së pushtimit.

Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër tyre.

Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Urrejtja ndaj kolaboracionistëve ishte aq e madhe sa kërkohej me çdo kusht që spastrimet e dënimet të ishin të ashpra dhe të shpejta. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.

Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan 170 mijë procese gjyqësore ndaj kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë. Sigurisht që këto shifra nuk japin gjithë pasqyrën e ngjarjeve, sepse, sipas vlerësimeve të qeverisë franceze, ditët e para të çlirimit të Francës, partizanët, mbas një procesi të shkurtër gjyqësor kanë dënuar dhe ekzekutuar rreth 4500 kolaboracionistë të tjerë. Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë.

Tërheq vëmendjen fakti se që ditët e para të çlirimit të Parisit ata përzunë si kolaboracionist të dërguarin e Vatikanit, nuncin apostolik.

Më shumë se kushdo në Europë, francezët përndoqën dhe dënuan bashkëqytetaret e tyre që kishin pas marrëdhënie intime me pushtuesit gjermanë. Sipas të dhënave te historianëve, për “kolaboracionizëm horizontal” (shprehje e përdorur me ironi për femrat franceze që kishin pas marrëdhënie me oficerë e ushtarë gjermanë) krahas dënimeve tjera, janë qethur zero mbi 20 mijë prej tyre…

Me shumë interes u ndoq gjyqi ndaj mareshalit Peten dhe Pjer Laval. Të dy u dënuan me vdekje, por për arsye moshe, Petenit ju fal jeta dhe ju kthye me burgim të përjetshëm.

Gjyqet kundër tyre kanë vazhduar deri në v.1949, por me urdhër të presidentit De Gol, ato u ndërprenë, siç shprehej ai, për hir të “unitetit të kombit”, sepse ndarja e kombit në “tradhtarë dhe patriotë” i kishte sjellë dëme të mëdha “Unitetit të Kombit, që duhej venë mbi gjithçka”. Në v.1953 u shpall amnisti për kolaboracionistët dhe me ligj u ndalua të përmendej bashkëpunimi me pushtuesit, duke zgjidhur një herë e mirë problemin e kolaboracionisteve, por jo duke e harruar….e ç’është më e rëndësishme, duke mos i rehabilituar. Francezët nëpërmjet harresës u munduan ta shlyejnë këtë turp të bashkatdhetarëve të tyre. Për të harruar këtë turp që kolaboracionistët i kishin lënë Francës, De Goli u përpoq që krahas harresës, të krijonte mitin se i gjithë populli francez ka luftuar kundër pushtuesve gjermanë. Siç shkruante një studiues francez, para disa kohësh “Ishin grisur faqet e turpshme të historisë së Francës gjatë Luftës Dytë Botërore”.

 

Vijon nesër

August 7, 2016 12:33 Updated
Komento

21 Komente

  1. Ballist i PENDUAR. August 7, 13:05

    Intelektuali , Info – e Mark Ukat
    Bashkepunuan me Gjermanin e Italianeet
    Vetem ne Tregti .
    Me Jep – te Jap .
    Ku eshte Tradhetia ketu ??
    Une te Jap djath – e ti me jep Leka .
    Ata , BALLISTAT
    Kishin ideal LEKAT , pronat , Tokat .
    Ja shikoni keto 26 vite si kane qeverisur BALLISTAT .
    ç’DO gje eshte kthyer ne mall .
    Seksi – e dashuria shiten ,Nena e Babai po skane Leka – nuk jane te denje te quhen te tille ,
    Vellain vrite kur shtyn Gardhin qe ndan Tokat , Vrite kur te merr Ujin qe vadit tokat e tua ,
    Pra – e vetmja Vlere eshte Leku .o Prona
    Lekat jane ZOTI i ballistave e Zogistave .
    Fakt – keto 26 vite .
    Ja shikoni KUMANDAR NASTRADININ ,
    QE kerkon te jete intelektual se Pi kafe te tajvani — Ky eshte kontributi i tij per Shqiperine .
    Kurse INFO -ANALET shtrengohen shume ,
    ne argumenta sa u shpetojne Pordhet , ja ashtu si i shpetojne Stefanaqerve…………………………
    iNTELEKTUAL – kUMANDAR iNFO anali
    Kesaj i thone :
    Mbulu koken
    e zbulo bythen ——

    Reply to this comment
    • intelektuali August 7, 16:04

      Po pse more Ballist i Paudhe?

      Pse kujton qe keto 26 vjet pas renies se Murit te Berlinit dhe pasi shqyptaret e shurruan Enver Hoxhen nga koka deri ne kembe, pse kujton ti more i paudhe qe gjate gjithe kesaj kohe Shqypnine e kane drejtuar BALLISTET?

      Po pse Ramiz Alia krushku i Enverit ballist ishte?

      Po pse Ylli Bufi, cuni i gjeneralit te Sigurimit ballist ishte?

      Po pse Fatos Nano, cuni i Thanaqit te Zeri te Popullit ballist ishte?

      Po pse Sali Berisha, sekretari i Partise dhe varketari i familjes se Enverit ballist ka qene dhe eshte?

      Po pse Like Floriri, pinjolli i Sigurimit nga Skrapari qe nxjerr pionieret ne Permet per homazhe me fotografine e Enverit ne dore ballist ka qene dhe eshte?

      Po pse Edi Rama i Rilindjes Enveriste qe dekoron Aranit Celen, Nexhmije Hoxhen dhe Vito Kapon me medalje trimerie dhe u leshon pensione shtese si veterane te LANC-it kriminal te Enverit, po pse Edi Rama ballist eshte kur dihet se eshte si nipi i Spiro Kolekes?

      por:

      MBASE KE EDHE TE DREJTE SE ENVERI KA QENE SPIUNI I KRYEBALLISTIT BAHRI OMARI QE KALLEZOI TEK FASHISTET QEMAL STAFEN, PRANDAJ EDHE KETA MAFIOZE SOT JANE TE GJITHA PJELLA TE ENVERIT NJE PERZIERJE KOMUNISTO-BALLISTE.

      Reply to this comment
    • Thethi August 9, 06:58

      Po “çlirimtaret” pushtues xhihadiste komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”? Po Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali, e te tjere qe ishin funksionare te pushtuesit osman, a ishin kolaboracioniste? Po Esad pashe Toptani? Po Fadil Hoxha? Po Ahmet Zogu te cilin e sollen me ushtri sllavet?

      Reply to this comment
  2. intelektuali August 7, 13:49

    KE HARRUAR KUISLINGUN BAHRI OAMRI O AMBASADORI I ENVERIT SHAQIR VUKAJ.

    spese:

    Sipas te gjitha dokumentave del qe qarte se Bahri Omari ishte jo vetem nje Bamires i kunatit te tij Enver Hoxha qe e financoi ne France studentin plengprishes dhe e ndihmoi kete levend pa shkolle me pas te gjente pune ne ambasaden e Zogut ne Belgjike, por gjate gjithe Luftes e strehoi ne vilen e vet ne mes te Tiranes megjithe Nexhmijen e tij dhe nga kjo vile Enver Hoxha spiunoi tek fashistet Qemal Stafen dhe kjo tregohej goje me goje nga te gjithe tironsit ate kohe o Ambasadori i Enverit Shaqir Vukaj.

    prandaj:

    Mos trego brockulla dhe perralla me mbret me “kolaboracioniste dhe fashiste” 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit dhe 70 vjet pasi Enver ANTIKRISHTI apo Enver MONSTRA sipas ambasades se SHBA ne Tirane mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet shqyptare me ndihmen e Titos dhe Jugosllavise Komuniste, pasi vrau dhe masakroi oficeret dhe ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit duke i goditur me mina jugosllave pas kurrizit me pabesi pederasti, me keq se i vriste Hitleri ne fushen e Luftes.

    sepse:

    Sot nuk te beson me njeri o enveristi fanatik Shaqir Vukaj qe i beje mbledhjet e Partise ne ambasade ne cader ushtrie qe te mos degjonte “ARMIKU”

    sepse:

    Shqypnia po kerkon te behet pjese e BE-se dhe mike me SHBA qe pas Lufte e urdheroi Francen fillimisht, por edhe te gjitha shtetet e tjera evropiane qe donin ndihmen ekonomike te Planit Marshall per te ndaluar me Kushtetute Partite Komuniste ne vendet e tyre qe u pranua unanimisht nga te gjitha vendet evropiano-perendimore, por jo nga Enver Hoxha qe ja kishte shitur BYTHEN dhe Vatanin Moskes dhe Beogradit.

    Pse nuk te vjen zeri per Bahri Omarin o enveristi fanatik Shaqir Vukaj? Sepse disa thone se ishte Ballist dhe Patriot, te tjere thone se ishte Kuisling dhe tradhetar, por ne gje dihet fare mire se Bahri Omari ishte Bamires dhe kunati i Enverit dhe se Enveri e likudoi kunatin e tij me nje pabesi te papare duke ja thyer kockat e trupit ashtu sic vepronte me kundershtaret e tij me te rrezikshem. Pse keshtu o Shaqo Ambasadori i Enverit?

    dhe:

    KUSH KA QENE TRADHETARI DHE KOLABORACIONISTI I SHQYPNISE QE LIKUIDOI ME PABESI TE GJITHE SHOKET E TIJ DERI NE FUND TE JETES?

    pre freskimin e kujteses te ambasadorit enverist:

    Kur Stalini ra dakord me Hitlerin per te ndare si “byreku ne tepsi” Polonine me mareveshjen famkeqe Molotov-Ribentrop, intelektualet polake dolen kunder dhe u hodhen ne protesta masive, por Stalini urdheroi xhelatet e tij per vrasje dhe groposi brenda disa ditesh ne Katin afro 20 mije intelektuale te vrare dhe ja hodhi fajin gjermaneve per kete krim monstruoz kunder njerezimit. E verteta u zbulua nga Gorbacovi ne vitin 1989 dhe ai i kerkoi falje polakeve per krimet e komunizmit bolshevik ne Poloni dhe urdheroi ndeshkimin e xhelateve qe ishin fajtore ne kete krim dhe i shpalli keta xhelate te Stalinit dhe familjet e tyre si KOLABORACIONISTE te fashizmit per krimet jo vetem ne Poloni, por edhe ne Ukraine.

    Ne keto kushte lind pyetja aktuale:

    KUR POLITIKA JONE KOMBETARE DO TA SHPALLE ENVER HOXHEN SI TRADHETAR DHE KOLABORACIONIST QE PUNOI KUNDER INTERESAVE TE SHQYPNISE?

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit August 7, 16:45

      kumandar i nderuar i kafehanes Tajvan. Enveri me siguri ka bere te pabera, por shume vone e arriti pushtetin absolut. Kur fitoi Luften ishte 36 vjeç, 36 vjeç ne Shqiperine e sotme i gjen te papune akoma, qe s’e kane ngjyer njehere me libreze pune, duke filluar nga Ilir Meta dhe Majko, shto tere taborrin e politiksave qe mire na e bejne kur akoma nuk biem dakord per daten e çlirimit e me keq akoma, se u çliruam apo jo. 36 vjeç nastro kumandari dhe kishte energji te shkulte dhemballet e te bente shtet nga tymi dhe hiçasgjeja. Beri ate qe s’e beri dot as Skenderbeu, superfuqite dergonin diversante qe te merrnin vesh se ç’behej. Ne kohen e enverit te hyje 2 here ne dite ne kafene e te shtyje 5 ore me thashetheme te merrte per bythe e te plaste ne aksion, se nuk ia kishte ngene llafehanes. Me intelektuale si puna jote Shqiperia nuk behej kurre objekt gjeometrik ore mik i nderuar imperialist qe e njeh boten nga mender bytha e filxhanit te kafenese. Bota ecen perpara me shpejtesi marramendese, “dje” eshte shume larg nga e sotmja, ju merreni me konceptin e demokracise ne humneren e Lufte se Dyte boterore, qe i shkaktoi botes mbi 100 milione viktima. Po ku ke ti kapacitet te merresh me Stalinin, qe drejtonte ushtrine me 20 milion ushtare e nja 50 popuj sovjetike; hajde nastradin hajde! Ti nje cope kafe ne Tajvan mezi e rrufit ore trim, e çfare do ndodhte sikur fatet e Shqiperise te ishin ne doren tende ne ate udhekryq dramatik per mbijetesen e Shqiperise? Ato kohe donin trima o nastro imperialisti, donin vendosmeri. Sa keq me vjen qe keto 25 e kusur vjet po shitet dhe blihet sakrifica e deshmoreve dhe veteraneve partizane nga nje tufe majmunesh dhe neoballistesh dhe analistesh a çfare dreqin jane, duke bere pazar te mire ne emer te fjales se lire, por qe ne fakt eshte abuzim me lirine e fjales. E di ti nastro se çfare dallimi ka midis kopjimit dhe imitimit? Kopjojne humanet, kurse majmunet vetem imitojne. Humani shikon nje rrote dhe pervesh menget qe te beje nje rrote te ngjashme, majmuni rrotullohet si rrota. Kete bejne edhe trimat e paslufte si zotrote, rrotulloheni se keni pare rroten qe rrotullohet. Dhe me budallenj jemi ne qe perpiqemi t’ju ndalojme budallallekun.. Jo ore mik imperialist, ju jeni mire ne artin tuaj te majmunllekut, te imitimit, fajin e kemi ne qe na ze kureshtja me specien tuaj.Demosteni quante dorodokuntes ata qe flisnin per aq sa paguheshin, ka me keq, ju te shutdhoni pa pagese fare. Prape iu ktheve viles se Bahri Omarit o i shkrete? Nuk te merr antena kanal tjeter?

      Reply to this comment
      • Thanasi qe ta plasi August 7, 19:11

        Respekte gjermano

        Reply to this comment
      • intelektuali August 7, 19:47

        Po he pra cfare ishte kunati dhe bamiresi i Enverit dhe Nexhmijes Bahri Omari:

        PATRIOT DHE NACIONALIST

        sic tregon nusja e Enverit Donika Omari, apo

        KOLABORACIONIST DHE TRADHETAR

        sic e shpalli Partia e Punes?

        Kjo eshte ceshtja hametliane e Shekspirit qe nuk dinte se ke te vriste nenen e tij tradhetare apo burrin e saj Mbret te Danimarkes,

        THIS IS A QUESTION!

        Reply to this comment
      • ELIOT May 11, 21:25

        HEJ GJERMAN …. NAPOLEON BONOPARTI ..22 VJEC DREJTOI BOTEN …PRANDAJ MOS N CAJ BYTHEN ME ENVER ZGJEBSIN.. PO FIDEL KASTRO SA VJEC E BERI REVOUVIONIN ?????HE ZGJEBS 25 VJEC … PO SADAM HYSENI S VJEC E MORRI QEVERINE ..PO KADAFI SA VJEC KSHTE ..KUR VRISTE DHE TOTURONTE POPULLN E VET …Q E DIN .. 30 VJEC … ENVERI ISHTE NJE COPE IDIOTI QE ¨PER 5 VJET NE FRANCE ..3 FJALE SI MESOI DOT … LIBERTE EGALITE FRATERNITE …..PO TY TE LEJOHET ..SE KE JETUAR GJITHE JETEN NE NJE GROTE ..POR JO TE MADHIT ENVER …..?????

        Reply to this comment
  3. NEWS August 7, 14:43

    Degjon o Andrea???
    Degjoni o Shqiptar???

    30 mije bashkepunues(dmth ballist) u vrane me gjyq apo pa gjyq ne France.

    Degjon o Andrea Stefaniii???
    Degjon???o ooo Kryeredaktor,se ne te tere Evropen u quajten TRADHETAR!
    Degjon ore??? Shikon ore??? Lexon ore???

    Degjon oreeeeeee?! Ne te ter Evropen i quajten tradhetar dhe nuk u morren me me ta,as populli,por as dhe njerzit e tyre te afert.

    Degjon oreeeeeee???? Qe mos degjofsh thuaj!

    Reply to this comment
    • intelektuali August 7, 16:43

      MIRE ME KOLABORACIONISTET FRANCEZE U GEZOVE, POR PER KOLABORACIONISTIN ENVER HOXHA QE SPIUNOI QEMAL STAFEN TEK FASHISTET E KUNATIT TE TIJ KUISLING BAHRI OMARI C’DO TE THUASH?

      sepse:

      Kjo histori vazhdon me tej:

      Në Palestine, bashkëpunimi me Izraelin konsiderohet si një vepër të rëndë dhe njollë sociale dhe shpesh herë dënohet (gjyqësore ose jashtëgjyqësore) me vdekje. Gjatë periudhës 2007-2009, rreth 300 palestinezë janë dënuar me vdekje në gjyka te stisura me akuza të bashkëpunimit me Izraelin, edhe pse faji i kolaboracionit ne kuptimin francez te kesaj fjale nuk eshte vertetuar kurre.

      Në qershor të vitit 2009, Raed Sualha, një djalë 15 vjeçar palestinez, u torturua brutalisht dhe u var nga familja e tij, sepse ata dyshonin për bashkëpunimin e tij me Izraelin. Autoritetet ne territoret palestineze nisen një hetim për rastin tragjik ne fjale dhe arrestuan autorët e krimit qe ishin prinderit e tij fanatike.

      Shembujt më të fundit të bashkëpunimit me ARMIKUN, kanë përfshirë institucionet dhe individët në Afganistan të cilët kane bashkëpunuar me sovjetiket deri në vitin 1989 dhe anapolla me vone në Irak dhe Afganistan sot të cilët vazhdojnë të punojnë me forcat amerikane.

      Po ne ISIS, Libi, Siri, Egjypt etj ne Lindjen e Mesme kush jane patriote dhe kolaboracioniste?

      prandaj:

      MOS U GEZO KAQE SHUME NGA SHKRIMI I AMBASADORIT TE ENVERIT SHAQIR VUKAJ PER KOLABORACIONISTET

      sepse:

      KJO ESHTE MJAFT E NDERLIKUAR PER FSHATARET DRU ME PRE.

      Reply to this comment
      • NEWS August 7, 17:41

        O Intelektual!
        1)Si intelektual duhet te dije qe kur pergjigjesh..duhet te perdoresh emiri e atij te cilit i drejtohesh.Qe ketu tregon sa “intelektalizem” ke.
        2)Pergjigjien time e ke tek shkrimi(shkrim i thencin) i andrea stefanit…qe ti ke ber komentin tend.Atje do gjesh “pergjigjien time”

        Emri:NEWS
        Pergjigjia:O INTELEKTUAL.., TRADHETAR!

        KAQ…CIAOOOO

        Reply to this comment
  4. Nazim August 7, 14:47

    Nje pergjigje e bukur, indirecte ndaj Stefanit!

    Reply to this comment
  5. Agroni August 7, 16:05

    Halektuali i nderuar pathosi tend per te sulmuar clirimtaret dhe mbrojtja qe mundohesh tju besh turpit te kombit ku dhe ti ben pjese denjesisht eshte si puna e atij femijes qe perplas kembet per dicka qe se arrin dot.Ngushellime halektuali i ketij kombi por vepra e Zogut tend qe veshi opingat dhe ja mbathi nuk eshte heroizem por tradheti e larte ndaj kombit te tij.Nuk qene aq te zgjuar ata bashibozuket e tu qe u bashkuan me pushtuesin por u trguan miope ndaj kombit para pasurise dhe pronave te tyre.Kjo ishte arsyeja qe mbare populli i la ne balte dhe u bashkuan me clirimtaren qe e futi vendin tone me nder dhe sakrifica krah per krah aleateve te medhenj qe shpartalluan nazifashizmin.Ishte lufte halektual,ku pa tjeter beheshin edhe gabime e ben mire qe kujton viktimat e Stalinit ne Poloni por nuk duhen haruar edhe viktimat ne Hiroshima,ku me vone u kerkua falje nga SHBA.ja prandaj kthejohu o shuramani Tajvanit.Jam dakort me ty qe Enveri ju shkerdhevi para e mbrapa ,por ama bari detyren ndaj bastardeve te nje kombi.Mjaft me me idiotizma se nuk zihet dielli me shoshe por jane veprat ato qe ngazellejne mbi kufomat si puna tende.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 7, 17:00

      Mos i bej lemsh gjerat o Agron enveristi:

      Polonine Stalini e ndau si “Byreku ne tepsi” me Hitlerin para Luftes se Dyte dhe vrau e masakroi intelektualet polake qe kundershtuan kete grabitje sovraniteti duke i groposur ne Katin dhe duke ja hedhur fajin gjermaneve me nje poshtersi te papare ne arenen nderkombetare dhe duhej te vinte viti 1989 kur Gorgacovi zbardhi te VERTETEN dhe i kerkoi falje popullit polak duke ndeshkuar rende xhelatet e Stalinit dhe familjet e tyre,

      nderkohe qe:

      Hiroshima dhe Nagasaki erdhen si pasoje e sulmit te pabese te Japonise pa i shpallur Lufte SHBA ne Perl Harbor te Paqesorit, me shume viktima ne njerez dhe deme materiale (njesoj si sulmi i pabese i Enverit per Anglezet ne Kanalin e Korfuzit) dhe ne fund te Luftes Japonia nuk donte te kapitullonte dhe nuk dorrezohej megjithe paralajmerimet e SHBA dhe Aleateve.

      prandaj:

      MOS FOL DENGLA NE DITA SE NA HAPE BARKUN

      Reply to this comment
  6. "Guri Bletws karshi Kokojkws" August 7, 17:07

    T”u shtofshin radhwt o “Ballist i penduar”..

    Me tw lumte pena komanduar nga ajo mendie o “Balist i penduar” .(Tw penduarin dihet nuk e denojnw po e rrespektojnw..) T’u Shofshin radhwt..
    Me bahet qefi qw; mu shtua njw mik,”ballist i penduar”
    nw fashain tim ; -“cerdhe parizane”
    Fatkeqwsi qw ata u vetwquajten”Balli Kombit”bwrw llumi tij, kur dihet Kombi s’mban Lum,wshtw qelibar…

    “Guri Bletws, karshi Kokojkws”

    Reply to this comment
  7. info analitike August 7, 17:48

    “Kolaboracionizmi politik: bashkëpunim me armikun, të shprehura qartë mbi bazën e parimeve ideore (krahas tjerave, krijimi i partive dhe lëvizjeve politike të ngjashme me partinë e pushtuesit, fashiste apo naziste). Kolaboracionizëm ushtarak: inkuadrimi në reparte ushtarake e policore dhe pjesëmarrja në luftë kundër bashkatdhetarëve të tyre ose kundër aleatëve”

    Sipas percaktimit te vete Shaqir Vukajt dhe partizanet futen tek kolaboracionistet. Te bashkepunosh me nje pushtues per te luftuar nje tjeter nuk te ben aspak atdhetar por oportunist dhe kolaboracionist ashtu sic e pershkruan Shaqir Vukaj. Duke pasur edhe parasysh kush e themeloi e udhehoqi orientoi dhe jepte direktivat e partise. Rasti me i paster i fytyres kriminale te pabese te partizaneve eshte ai i patriotit dhe atdhetarit, luftetatrit te paepur e trim Prek Cali, masakruar nga bishat filo serbe. Pa harruar edhe masakren e kosovareve per hater te Titos.

    Reply to this comment
  8. REZI August 7, 20:00

    Sapo mbarova së lexuari një libër mbi historinë e një familje angleze, aristokratë ku 6 vajzat dhe djali u ndanë në pikpamje. Kur Gjermania i shpalli luftë Anglisë, një nga vajzat që kish qënë bashkpunëtore e nazizmit, u denoncua nga e motra si kolaboracioniste dhe u arrestua dhe u dënua me 3 vjet e gjysëm, pa gjyq, edhe ajo edhe i shoqi që ishte fashist. Edhe në vënde të tilla janë bërë veprime të tilla si dhe në Shqipëri sepse lufta ka të tilla pasoja. Prandaj mjaft nxitë luftën shqiptare, ishte luftë dhe pikë. C’ndodhi pas 90-ës që nuk ishte luftë por që vrau më shumë njerëz se sa lufta vrau?

    Reply to this comment
  9. intelektuali August 7, 23:09

    DISA PYETJE PER SHAQO VUKAJN:

    Po mire o Shaqo Ambasadori po e leme temen e kolaboracionistit Bahri Omari qe sa here del per debat, enveristeve i u trashet gjuha dhe nuk u vjen zeri fare dhe i thone intelektualeve properendimore qe Enveri i vrau dhe i masakroi vetem sepse e deshen Shqypnine ashtu sic po kerkon te behet sot, pas afro 70 vjetesh:

    U AMAN O INTELEKTUAL ME BAHRI OMARIN!

    Pra po e leme temen qe irriton enveristet ne DITA dhe po hapim nje teme tjeter per tradhetaret dhe kolaboracionistet me disa pyetje krejt te sinqerta:

    Kush ishte tradhetari dhe kolaboracionisti qe sabotoi Mukjen e anglezeve ne vitin 1943 me urdher nga Beogradi?

    Kush ishte tradhetari dhe kolaboracionisti qe futi ne prite tek serbet kosovaret dhe organizoi masakren e Tivarit?

    Kush ishte tradhetari dhe kolaboracionisti qe e beri Shqypnine si Republike te Jugosllavise dhe likuidoi me pabesi Nako Spirun njesoj sic kishte likuiduar me pare Qemal Stafen

    Kush ishte tradhetari dhe kolaboracionisti qe e mbushi Shqypnine me 3000 agjente te KGB-se sovjetike, te cilet drejtonin shtetin shqyptar sikur ta kishin nje guberne te Rusise Bolshevike?

    Kush ishte tradhetari dhe kolaboracionisti qe ja shiti Vatanin Mao Ce Dunit dhe Kines Komuniste per “dy aspra” duke implementuar revolucionin kulturor kinez ne Shqypni?

    He pra Shaqir Vukaj trego ne DITA kush ishte ky tradhetar dhe kolaboracionist i pabese qe e ka shitur Vatanin kaq shume here tek te huajt duke mbushur lumenj me gjak njeriu te pafajshem nga lakmia per pushtet?

    sepse:

    Dimtrovi eshte denuar zyrtarisht ne Bullgari qe i shiti pas Lufte Titos dhe Jugosllavise Maqedonine Lindore, nderkohe qe Enver Hoxha mbahet nga politika jone kombetare akoma si HERO megjithe po njesoj i shiti trojet shqyptare te Kosoves dhe Metohise tek tito dhe Jugosllavia Komuniste.

    Duhet ta dish si ambasador qe ke qene se ne vendet ish komuniste te Evropes Lindore familjet e Ditkatoreve dhe te afermit e tyre jane te ndaluar te bejne biznes me fonde publike dhe gjithashtu nuk mund te punojne ne administraten shteterore,

    nderkohe qe:

    Ne Shqypnine Enveriste familja e Diktatorit jeton si “veshka mes dhjamit” duke perdorur fonde publike. Mjafton te shikosh firmen e arketarit te Enverit “Biznes Albania” dhe komentet jane te teperta, por jo vetem kaq. Pushteti u jep dekorata dhe pensione shtese krimineleve te Partise se Punes dhe pushtetare dhe deputete shumica ish sigurimsa vajtojne si kukumjacka pylli dhe bejne homazhe me fotografine e Enverit ne dore.

    HE PRA O SHAQO AMBASADORI A E GJETE SE KUSH ESHTE TRADHETARI DHE KOLABORACIONISTI I VERTETE?

    sepse:

    Ballistet fakira te pakten u genjyen nga premtimet e gjermonit per bashkimin e Kosoves me Shqypnine dhe dashnia e tyre ishte vetem me nje ARMIK,

    nderkohe qe:

    Enver Hoxha i nderoi ARMIQTE me te cilet bashkepunoi ne dem te interesave te Vatanit njesoj si:

    MBRETI GRATE

    Reply to this comment
  10. Arber I August 8, 15:04

    Kolaboracionist = latinisht: collaboratio.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*