Fati i poetit!

May 31, 2018 11:25

Fati i poetit!

Si një yll i zbehtë mes reve,

edhe ti poet do vuash,

se një ndjenjë-po s’e ndjeve,

e pamundur ta përshkruash!

Në fillim të vjeshtës tretë,

bien që të gjitha fletët,

dhe e shkreta moshë e tretë,

fillon herët për poetët!

Ndizen dhe fiken vullkanet,

nëpër shekuj pandërprerë,

po poeti është vullkani,

që ndizet vetëm një herë!

Nëse është poet vërtetë,

një dashnor i melodisë,

do ndizet në këtë jetë,

në moshën e dashurisë!

Është një gjë që unë e di,

sot tamam e kam kuptuar,

kryeveprat në rini,

gjithë poetët i kanë shkruar!

Në ritmin e poezisë,

ndihet fort ritmi i gjakut,

se zjarri i dashurisë,

s’e ngroh më kockën e plakut!

Po të zuri dashuria,

të hyn zjarri gjer në eshtër,

po kur të ikën rinia,

zjarri të duket gënjeshtër!

Bëre ç’bëre në rini,

e vulose fatin tënd,

dhe po bëre histori,

nga ato do mbahesh mënd!

Jeto kot-o i bekuar,

në çarkun e pleqërisë,

se kur zjarri të është shuar,

s’i këndon dot dashurisë!

Kur s’ke zjarr nëpër damarë,

shpirtin mos e mundo kot,

se zjarri rinisë së parë,

gjithë jetën s’të ngroh dot!

 

Rri me mua këtë natë!

Ku ta shkrij gjithë këtë akull,

këtë terr që po më mbyt,

për të shkrirë gjithë Antraktidën,

më mjafton veç trupi yt!

Rri me mua këtë natë,

këtë kohë që na mbeti,

na mjafton veç një krevat,

nga çdo gjë që ka qyteti.

Në një dhomë-në errësirë,

nuk ra zjarr,s’plasi dyfek,

po për dreq aty u dogj,

një krevat dhe një dyshek!

 

Ti…

Ti je për mua,

si asnjë tjetër,

që ma ngroh shpirtin,

si verë e vjetër.

Si verë e vjetër,

nga rrush i zi,

që s’më zë kurrë,

sado të pi!

 

Puthja…

Ngrihej mal Çezari,

mbi gjithë gjeneralët,

po kur puthte miken,

s’ish më me të gjallët!

Arben Duka

May 31, 2018 11:25
Komento

17 Komente

  1. Shahisti May 31, 14:43

    E shumta nje bejtexhi eshte dhe ky rrota qe kujton se eshte poet.

    Reply to this comment
  2. NJË PRESH PER SHAHISTIN May 31, 15:34

    Ndersa ti Shahist që nuk di te luash shah,
    je një mutbirmuti,
    që shkruan vetëm per te ofenduar.

    Reply to this comment
  3. Lala May 31, 17:39

    Ve bast se shahisti nuk i njeh guret e shahut.Asnje baresolet nuk ka treguar ne jeten e vet dhe qeshte bashke me te tjeret pa ditur pse qeshin ata si teleshmen d.m.th. (nese ka pas ndonjeher shoqeri).

    Reply to this comment
    • Shahisti May 31, 18:36

      E hume bastin pa e vu mire, puna eshte se ti si morracak dhe hajdut qe je nuk e paguan bastin, prandaj te qine ne bythe vazhdimisht.

      Reply to this comment
  4. Fatmiri May 31, 18:03

    Dritero Agolli shkruan diku qe s’me kujtohet me saktesi, por perafersisht thote se poetet nuk e durojne dot njeritjetrin . Arben Duka mbetet nga poetet me prodhimtare te diteve tona dhe per kete nuk ka medyshje!

    Reply to this comment
  5. Fatmiri May 31, 18:05

    Dritero Agolli shkruan diku qe s’me kujtohet me saktesi, por perafersisht thote se poetet nuk e durojne dot njeritjetrin . Arben Duka mbetet nga poetet me prodhimtare te diteve tona dhe per kete nuk ka medyshje! Cdo kundervenie eshte dashakeqe !

    Reply to this comment
  6. Kris 1 May 31, 19:38

    Cka poeti i trishtuar qe si ngrihet me pensioni dhe kerkon nje krevat te shtrihet ne kete vape
    E ka thene kurva plake nje porosi me vlere
    Dhjete ferkime ne krevat
    Nuk kalojne nje ne ferre

    Reply to this comment
  7. "BOHOTINA" May 31, 22:12

    Shahisti me kritike te tjere nuk besoj se kane lexuar ndonje liber. Mire qe dine germat per te derdhur helmin.Arben Duka eshte nga liriket tane me te mire.

    Reply to this comment
    • Shahisti May 31, 23:29

      Se cfare beson ti nuk ka rendesi fare. Po te kishe lexuar nje te dhjeten e librave qe kam lexuar une dhe gjysmen e atyre qe kam shkruar do te ishe edhe tre here me pak budall se sa je ne te vertete.

      Reply to this comment
      • . June 1, 09:59

        shahist,
        Të dhjefsha Ty dhe librat e tua!
        Kur arrin e shkruan vetëm per te fyer njerzit, merret vesh kultura jote… Injorant dhe vulgar deri ne kockë. Të detyron ta nxjerresh fjalen e keqe me zor…!

        Reply to this comment
      • Ivan i madh June 1, 10:39

        Ti do jesh ndonje idiot e frikacak se po te ishin te verteta ato qe thua se ke lexuar e shkrojtur do i dilje hapur e ballas poetit Duka me emer te sakte e jo pseudonim. Po me sa duket ti do jesh ndonje mi halesh që del sa here largohet pronari nga ajo dhe bertet se di gjithcka. Hidhu dilni me emer real dhe te shekojme se sa i afte je para tij e bej replike te paster e te maresh pergjigjen e merituar.

        Reply to this comment
      • Ivan i madh June 1, 10:40

        Ti do jesh ndonje idiot e frikacak se po te ishin te verteta ato qe thua se ke lexuar e shkrojtur do i dilje hapur e ballas poetit Duka me emer te sakte e jo pseudonim. Po me sa duket ti do jesh ndonje mi halesh që del sa here largohet pronari nga ajo dhe bertet se di gjithcka. Hidhu dilni me emer real dhe te shekojme se sa i afte je para tij e bej replike te paster e te maresh pergjigjen e merituar. Ju

        Reply to this comment
  8. Shahisti June 1, 16:36

    Shkoni lexoni ate bejten tjeter, te sotmen, ku nuk lejohen komentet, ku bejtexhiu ben thirrje tia veme flaken Shqiperise cep me cep. Bejtexhiu na qenka edhe zjarrvenes. A ka prokurore ne Shqiperi ti hedhin hekurat ketij psikopatit karagjoz qe kerkon te zgjidhe problemet si ne 1997. Ky shakaxhiu i perparimit thote o burra vrisni e shkaterroni, digjni jorganin per nje plesht qe ne enveristet e dhjere me kohe te kemi zjarr ku te ngrohim duart e pastaj te ferkojme barkun.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*