Fati i Qeverisë “Rama Dy” varet nga zëvendësministrat!

October 9, 2017 12:29

Fati i Qeverisë “Rama Dy” varet nga zëvendësministrat!

 

Ministrat janë drejtues politikë,

dhe me zanatin e kanë shumë vështirë,

po për zëvendës ministrat është e domosdoshme,

të jenë profesionistët më të mirë!

 

Ministrat kanë detyrën të arrijnë,

vetëm objektivat politike,

ndaj do duken keq po të hyjnë,

në hollësira dhe çështje teknike!

 

Zëvendësministrat duhet të jenë profesionistë,

duhet të kenë shumë kulturë e dituri,

nga performanca e atyre që janë në atë listë,

varet suksesi-apo dështimi i “Qeverisë Rama Dy!”

 

Shumicën e tyre fare nuk e njohim,

dhe nuk kemi të drejtë t’i paragjykojmë,

po në punë shumë shpejt do t’i shohim,

dhe me korrektesë do t’i vlerësojmë!

 

Ende s’e dimë si do funksionojë “Rama Dy”,

gjer tani nëpër deklarime ka shumë ujë,

sa dhe unë që nuk jam aq keq në dituri,

ende më duket një e madhe rrëmujë!

 

Zëvendësministër nuk është më një punë kot,

mbasi marrin rol të madh tek Rama Numër Dy,

disa zëvendësa nëpër ministrira sot,

do të mbulojnë fiks një ish ministri!

 

Edhe ata janë emërime politike,

po teknikë duhet të jenë pikë së parit,

pa përgatitje të lartë teknike,

them se do këndojnë këngën e Baftjarit!

 

Dy-tri ministri bëjnë përjashtime,

fjala vjen e jashtmja dhe ushtria,

po në gjithë të tjera pa një përjashtim,

në plan të parë do jetë teknokracia!

 

Ministri s’ka pse del kudo në plan të parë,

se t’i dijë që të gjitha s’e ka për detyrë,

po ka kabinetin dhe një tufë me këshilltarë,

që duhet të shfrytëzohen shumë më mirë!

 

Gjithandej po bëhet zhurmë e madhe,

kundër qeverisë që ende s’ka filluar,

po ne që e besuam jemi të bindur-se “Rama Dy”,

nuk ka asnjë mundësi për të dështuar!

 

A. Duka

October 9, 2017 12:29
Komento

1 Koment

  1. niko October 9, 20:06

    Sa kohe do te duhen te kenaqesh me RAMON.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim