Fati i trishtë i liderit të “butë” të OMONIA-s që u bë shkaku i zemërimit të Clinton-it me Berishën

August 5, 2015 21:19

Fati i trishtë i liderit të “butë” të OMONIA-s që u bë shkaku i zemërimit të Clinton-it me Berishën

Fati i keq e ka ndjekur gjithë jetën, Theodhori Bezhanin, liderin e parë të organizatës së minoritetit grek në Shqipëri OMONIA, i cili ndërroi jetë sot, në një aksident fatal në rrugën Gjirokastër-Kakavije, në moshën 82 vjeçare.

Theodhori Bezhani, i vetmi nga krerët e minoritetit grek që kishte shtetësinë amerikane, do të mbahet mend si kreu i pakicave që u burgos si nga diktatura, por edhe nga demokracia, edhe pse nuk ishte nga politikanët e zhurmshëm e të ashpër të minoritetit.

Mësuesi i biologjisë në fshatin Hllomo të Pogonit dhe banues në fshatin Frashtan të Dropullit të Poshtëm, Theodhori Bezhani është dënuar në kohën e regjimit komunist me akuzën e “agjitacionit dhe propagandës” kundër pushtetit popullor, ndërkohë pas rënies së komunizmit u akuzua me të ashtuquajturin grupin e “të pestëve” për veprimtari anti-shqiptare.

Por akuza doli e montuar dhe procesi solli acarimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, në kohën kur President i Republikës ishte Sali Berisha.

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, pikërisht nga ky proces e cilësoi qeverinë Tiranës një “regjim” që duhet rrëzuar.

Por pas atij procesi, Theodhori Bezhani, u tërhoq nga politika aktive dhe punoi si gazetar në dy organe minore të minoritetit grek. Ka qenë kritike e lidershipit të OMONIA-s dhe PBDNJ-së, sidomos pas vdekjes së liderit tjetër të këtij grupimi politik Vasil Melo.

Incidenti

Aksidenti që i mori jetën kreut historic të OMINIA-s, ndodhi në rrugën Kakavia – Gjirokastër, pranë fshatit Jorgucat. Zoti Bezhani ishte duke drejtuar një fuoristradë të tipit “Jeep” dhe në rrethanat e një frenimi në një rrugë të rrëshqitshme për shkak të shiut, ka devijuar duke dalë nga rruga.

Në të njëjtin automjet me të udhëtonin e tre miq të tij grekë,  Apostolis Glankinos nga Janina dhe nga Peter dhe Talia Anesti përfaqësues të diasporës greke nga SHBA, të cilët do të mernin pjesë në një veprimtari kulturore që do të organizohen në fshatin Hllomo të krahinës së Pogonit, krahinë e përfshirë së fundi me ndarjen e re administrative në bashkinë e Dropullit.

Si pasojë e përplasjes së automjetit në kanalin ndanë rrugës, drejtuesi i mjetit 82 vjeari Theodhori Bezhani ka gjetur vdekjen, ndërsa tri bashkëudhëtarët e tjerë janë plagosur dhe jashtë rrezikut për jetën, kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.

Burime nga reparti i urgjencave të këtij spitali, bënë të ditur se pas ndihmës së pare, tre të plagosurit u përcollën për në spitalin e Janinës, dy në gjendje më të lehtë, ndërsa i plagosuri Peter Anesti, në një gjendje më të rëndë për shkak të një goditjeje që kishtë marrë në kokë, por sipas mjekëve, gjithsesi jashtë rrezikut për jetën.

Jetëshkrimi

Theodhori Bezhani, ish-kreu i parë i OMONIA-s, në profesion ish-mësues biologjike, lindur në fshatin Hllomo të Pogonit dhe banues në fshatin Frashtan të Dropullit të Poshtëm do të kujtohet si një nga anëtarët themelues të Bashkimit Demokratik të Kombëtar të Minoritetit Etnik Grek (Omonia), për disa kohë nënkryetar i Omonias për Gjirokastrën dhe vazhdimisht anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të OMONIA.

I ndjeri Bezhani do të mbahet mend edhe si një nga “të pestët që u burgosën në vitin 1994 me akuzën e veprimtarisë së spiunazhit kundër Shqipërisë, të cilët pas disa muajsh nga vendimi i gjykatës së shkallës së pare, u liruan nga Gjykata e Kasacionit (atëherë Gjykata e Lartë).

Në veprimtarinë publike të militantit themelues të OMONI-s, Thodhori Bazhani, bën pjesë edhe aktiviteti i gjerë si botues dhe gazetari i dy gazetave të përmuashme në gjuhën greke “2000” dhe  “Orama” (Vizioni).

Kryetari i Unionit të Gazetareve të Shqipërisë dega Gjirokastër, Ilur lluri, në emër të kësaj organizate anëtar dhe pjesë e së cilës ai, i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, kolegut Theodhori Bezhani. /Tesheshi

August 5, 2015 21:19
Komento

3 Komente

  1. Vëzhguesi F August 5, 23:28

    Ngushellime familjes per humbjen e njeriut te tyre te dashur. E kam njohur rastesisht Thodhori Bezhanin, gjate nje vizite ne shkollen 8 vjeçare te Frashtanit, aty rreth vitit 1983-1984, ku jepte mesimin e biologjise dhe kimise. Ishte nje mesues novator, ku dallohej veçanerisht laboratori i kimi-biologjise, te cilin e kishte paisur me mjetet e nevojshme me kontributin personal. Ishte fjale pak dhe pune shume.

    Reply to this comment
  2. radiokashari August 6, 07:07

    Ngushellime familjes .Po mos ja qani shume hallin ..E para nje njeri qejeton 82vjet …eka fatin sa nje mal …. e dyta …Sa ka perfituar i ndjeri ….nga pozita qe kish …….sa shqiptareve u ka mar lek qe i ka kthyer nga myslyman ,ne kristian ..per tu siguruar pashaporten greke ./…ai dhe perendia edi ..prandaj …mos na e beni dhe hero ..

    Reply to this comment
  3. hipo August 6, 12:06

    Ama spiun ishte deri sa vdiq,edhe Sala e futi ne burg sepse ishte spiun,por USA nuk desh te acaronte punet dhe tha nuk eshte spiun tamam por spiun patriot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*