“Fatkeqësi biblike”, rritet numri i viktimave në Greqi (Foto)

November 16, 2017 09:59

“Fatkeqësi biblike”, rritet numri i viktimave në Greqi (Foto)

Ka shkuar në 16 numri i viktimave të cilët kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të ndodhura në Greqi.

Pjesa më e madhe e viktimave janë persona të moshës së tretë, të cilët fatkeqësisht nuk mundën të largoheshin nga banesat e tyre, duke humbur jetën.

Niveli i lartë i ujërave të përmbytjeve detyroi banorët të braktisnin katet e para, dhe shumë prej tyre u ngjitën në tarracat e ndërtesave, për të kërkuar ndihmë.

Qytezat më të dëmtuara janë ato të Nea Peramos dhe Megara-s, në perëndim të kryeqytetit Athinë. Reshjet e dendura i shndërruan autostradat brenda pak minutash në lumenj të furishëm, që morën përpara vetura furgonë, e madje edhe kamionë të tonazhit të rëndë.

Deri më tani numërohen 500 shtëpi të dëmtuara, qindra makina, 16 të vdekur dhe 17 të plagosur.

“Kemi humbur çdo gjë, është një fatkeqësi biblike”, u shpreh kryebashkiaku i Mandrës, Ioanna Kriekouki.

Në disa lagje të rajonit historik të Atikës, ujërat e vrullshëm që sollën me vete llum e baltë arritën një nivel prej më shumë se 1.5 metrash.

Autoritetet greke angazhuan qindra forca e mjete të ekipeve të emergjencës për t’u ardhur në ndihmë banorëve në nevojë.

Kryeministri grek Aleksis Cipras shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe mori menjëherë drejtimin e shtabeve të emergjencës për kontrollin nga afër të situatës.

“Përmbytje patëm edhe në vitin 1999, por kjo i kalon përmasat e normales”, kujton kryebashkiaku i Megara, Grigoris Stamoulis.

November 16, 2017 09:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*