Fatmir, ke folur me kongresmenin Wolf pas vdekjes së Trebickës?

Nga GERI KOKALARI February 13, 2013 00:34

Fatmir, ke folur me kongresmenin Wolf pas vdekjes së Trebickës?

Kur lexova për herë të parë për intervistën e fundit të Fatmir Mediut me Zërin e Amerikës dhe thirrjen e tij për të dalë e vërteta dhe drejtësia për çështjen e Gërdecit, fërkova sytë, pasi nuk po u besoja atyre. Që ai madje dhe të komentojë këtë tragjedi, është një zemërim dhe një fyerje për të gjithë familjet e 26 viktimave, që humbën jetët e tyre në shpërthimin e Gërdecit. Por pastaj e kuptova se ajo që i mungon Mediut në integritet, ai e kompenson me guximin e tij të tepruar.

 

Kur mëson për këtë maskaradë, njerëzit racionalë që e njohin Mediun dhe çështjen e Gërdecit, pyesin veten: nëse Fatmir Mediu ishte kaq i interesuar për të zbuluar të vërtetën e Gërdecit, pse ai i ka shmangur thirrjet e Prokurorisë së Përgjithshme për të dëshmuar?

 

Dhe për shkak se unë gjithashtu jam i interesuar në të vërtetën, do të doja që Mediu të më tregonte se çfarë di ai në lidhje me marrëveshjen e armëve me AEY, pasi ai ishte Ministër i Mbrojtjes në atë kohë. Si një nga njerëzit që kam ndihmuar në koordinimin e intervistës së “New York Times” me Mediun në atë kohë- që e goditi atë si një bombë- do të doja të dija se përse katër amerikanë janë dënuar për mashtrim të qeverisë amerikane, ndërkohë që asnjë shqiptar nuk është pyetur për këtë krim? Gjithashtu, pse municionet e shitura nga MEICO për AEY devijoheshin nëpërmjet kompanisë Evdin me qendër në Qipro, në pronësi të tregtarit hije të armëve, Henri Thomet? Dhe meqë Fatmiri është kaq i interesuar për të vërtetën dhe drejtësinë, a do ishte ai i gatshëm për të dëshmuar në Kongresin Amerikan për AEY?

 

Meqë po flasim për Kongresin, Fatmirit i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington. Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”? A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë? Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias? Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen? Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës? Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën. Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet? Në emër të drejtësisë, a është Fatmiri i gatshëm për të ofruar dëshmi për atë që di ai në lidhje me këtë përpjekje flagrante të dhunimit të shtypit të lirë?

 

Dhe meqë Fatmiri ka gjetur respektin për të vërtetën, sërish do të doja të dëgjoja ndonjë shpjegim nga ai për këto ora të shtrenjta dhe mbresëlënëse që i kam parë në dorën e tij. Do të doja të dija se si ka mundësi që një person që supozohet se fiton pak, mund të përballojë disa orë të tilla që kushtojnë dhjetëra mijëra dollarë?

 

Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt. Por ndërsa në Uashington po bëhet debati fiskal, VOA duhet të jetë në krye të listës së zërave që duhen shkurtuar. Dhe kjo jo sepse nuk kemi dobi, por sepse është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri. Për t’i bërë gjërat më keq, kjo bëhet në kurriz të taksapaguesve amerikanë.

Nga GERI KOKALARI February 13, 2013 00:34
Komento

5 Komente

  1. Re`i February 13, 04:29

    Zoti Geri Kokalari.
    Kam shume respekt per Ju. Mendoj se Retorika juaj me Fatmire Medin eshte e gabuar.Cfar prisni Ju dhe Ne qe Fatmiri tu pergjigjet pyetjeve tuaja? Mos ta nij kush kur thone shkodranet.Do ishte mire qe Ju ne raste se dokishit prova dhe fakte, t`ja perplasnit ne fytyre ketij palo burri dhe shoqata qe drejton ti te bente nje proteste para senatit me foton e Fatmirit, senatorit dhe Kostes terrorizuar ne mes te dites e ne mes te fushes.

    Reply to this comment
  2. Illo February 13, 14:18

    Komentusi para ardhës Re’i ka shumë të drejtë , kur thotë se duhej bërë protestë , përpara senatit , me fotografinë e Mediut , i cili paturpësisht arrin ç’do vit të vijë në mëngjesin e lutjeve dhe nga studjoja e “Ditarit ” ,jep direktivat vjetore , për Diasporën . Kjo gjëndje është alarmante . Po na qëverris hipokrizija dhe krimi . Diaspora nuk ka detyrë të ankohet në shtypin shqiptar ,por ti demaskoi larot , përpara institucjoneve amerikane , ku larot e Berishës dhe ai vetë gjejnë mundësi dhe penetrojnë me servilizma , që kultura dhe edukata amerikane , nuk i njef . Organizmat në diasporë , kanë dëshirë , të bëjnë më të mirën , por nuk janë të tërë në një mëndje dhe të tëra këto dobësi i çfrytëzon Mediu me shokët e tij të krimit . Më shumë njef Mediu në amerikë se sa vetë Geri , që është amerikan . Kyj është problem i madh . Këtu e ke prapë , vitin tjetër Mediun , gjoja në mëngjesin e lutjeve dhe kryen punët e veta , sa në të djathtë , në të mëngjër . Illo

    Reply to this comment
  3. ridvan February 13, 17:09

    Pershendetje Z Geri . Te them te drejten mendova se do kishe shkruar ndonje gje te re kete rradhe .se keto qe shkruaje jo Ora te shtrenjta , jo i ndjeri Trebicka , etj etj , jane avaz i vjeter , , Ky z Mediu , merr vota per deputet , vjen cdo vit ne Kongres ,,, intervistohet ne Voa . ,,mire ne shqiptaret ,por dhe Amerikanet nuk i dikan ato qe JU dini
    nese i doni te miren Shqiperise ,sic edhe betoheni , se me thene te drejten mendoj se me Z
    M.ediu ju e keni personale me shume .. ejani ne SHqiperi , beni dhe nje Parti , se nje me shume/ sprish pune , dhe mbroni idete tuaja , se keshtu buken e hani ne Amerike e pazarin e beni ne SHqiperi ,,

    Reply to this comment
  4. Ndue Prendi February 13, 19:22

    Dihet qe Fatmir Mediu eshte nje trafikant droge dhe manipulator dhe jago i berishes dhe kjo do te zgjidhet kur te ike Berisha nga pushteti se prandaj e mban Berisha ate ose Shkelzeni se ju di ‘te palarat”,,,por nuk do te sh[petoj nga mekatet qe ka se ka vrare 24 njerez te mjere!!!!!!!!

    Reply to this comment
  5. irakli rako February 13, 20:45

    Per sjqiptaro -amerikanin Geri Kokalarin kam shume respekt sepse flet si nje shqiptar i vertete. Ai ka shume te drejte kur i terheq veshin qeverise amerikane per Zerin e Amerikes (VOA) aq shume te dashur me pare per shqiptaret qe jan ftohur me te edhe per arsyet qe permend Geri. Per ta plotesuar ate po ju permend se ca jave me pare nje punonjes i saj, Ilir Ikonomin, erdhi ne Shqiperi per te promovuar nje liber per Faik Konicen (gje shume e mire dhe nuk kam ndonje kundershti),por eshte e pamoralshme dhe kompromentuese per statusin e folesit te radios VOA, qe ky fare punonjesi ta bente promovimin nen perkujdesjen e kryeministrit shqiptar Sali Berisha,prania e te cilit e kishte lumturuar.Qeveria shqiptare i hapi gjithe dyert e saj ketij punonjesi qe me status,mendoj se duhet ta ket te ndaluar perzierjen me pushtetare. A i sherben kjo ngritjes se prestigjit te radios amerikane VOA apo ja ul.Une them ja ul dhe ne njefare menyre,duke patur parasysh mentalitetin e popujve te prapambetur si pjesa dermuese e shqiptareve sot,i ndihmon Sali Berishes, i cili per kete qellim e ka joshur Ilir Ikonomin edhe me te tjera “ndere”. E them kete sepse asgje nuk ben pa interes Berisha dhe kur amerikanet i kane kthyer krahet pasja ne krah e Ilirit nuk eshte pak per te. Te falenderoj Geri dhe na ke ne krahun tend edhe duke protestuar para shtepise bardhe per banditin dhjaks Fatmir Mediu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin