Fatmir Mediu shpallet “Republikani i Vitit” nga Partia Republikane
Nga Arkiva
Duke theksuar profesionalizmin, gjakftohtësinë, prirjen gjithnjë e më të theksuar republikane dhe shfaqjen e tij pothuajse të përditshme në punë, dmth në zyrat e partisë, Partia Republikane e Shqipërisë shpalli dje kryetarin e Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu, si “Republikanin e Vitit”.
“Edhe pse disa prej radhëve tona kanë prirje monarkiste, mes nesh ka shumë republikanë të vendosur dhe trima,” deklaroi nënkryetari Arjan Madhi, njëherësh kryetar i jurisë speciale të këtij çmimi, “ndaj dhe gara ishte e fortë. Por duhet pohuar se republikan si Fatmir Mediu nuk gjen në tërë kazanë. Pas tij po të vesh, nuk humbet kurrë”.
Anëtarët e tjerë të jurisë vunë në dukje rigorozitetin, seriozitetin, personalitetin, dinjitetin, manovrabilitetin, kapacitetin, elasticitetin, zigzagecitetin e Mediut, cilësi këto që e bëjnë atë një fitues të merituar të Çmimit të madh.
Siç është shpallur tashmë në të gjitha mediat, çmimi Republikani i Vitit shoqërohet me një kupon 100 eurosh për pazaret e Vitit të Ri, si dhe 3 muaj internet dhuratë.
Ai që i dorëzoi çmimin fitues dhe një nga të parët që e uroi zotin Mediu për titullin “Republikani i Vitit”, ishte princi Leka il Secondo.
“Beteja juaj gjigande republikane për të kthyer pronën tek i zoti, ka dhënë fryte, të paktën në rastin e familjes mbretërore,” tha Leka duke shtuar, “nuk thonë kot: Lekat te Leka do venë!”
Kujtojmë këtu se kjo është hera e 26-të këto 20 vitet e fundit, që Mediu shpallet “Republikani i Vitit”.
turpi i vitit,si ka sy e faqe te dale ne tv si eshte e mundur qe i turren mbrapa ca zgjebarake ,perendia na ruajt
Se ku i ka meritat ky politikan tej mase i perfolur, une nuk e di! Keta republikanet, ne se vertete ekzistojne, mund te na e shpjegojne!
Palaco i vitit.
Hahaha, per te kenduar e ka mesu Eli Fara.Fati i ketij budallit.
Kulishi vitit i Berisho-Lulovicit!Burri pa hallate e shtylle kurrizore,kryetari i nje partie ne letra dhe deputet i lulushkes se hashashit dhe fares se droges nga hollanda.Kandidati i pare i kesaj gjoja-partie per tu paraqitur ne prokurori,me urdher te zonjes Marku,per te dhene spjegime per Gerdecin,si pergjegjesi kryesor,i mbrojtur nga shefi i tij,kryerspiuni Salih Berishovici i UDB-se!
Urime dhe gezime z.Mediu!
Ju e meritoni keni punue per kete dite!
Demokracia me ne krye Vettingun po mendon shume bukur per t’iu garantue nji jete komode bashkohore ne bjeshket e alpeve me qender ne Rec te gjithe juve qe kontribuat me vetmohim teper shpirterisht per “vatanin” ne kete cerek shekullit qe po e lem pas ne prag te vitit te ri 2018.
Gezo dhe lumturohu ne keto pak dite te acarta po te bukura e te lira te Janarit.Shoqeroi dhe me fotografi e selfie dashurie.Keto te jene si stazh pergaditje qe te gezosh shume e shume dite te tjera ne bjeshket e malcise se madhe.Ne stanet e Reqit bash ne kete fshat ku monizmi vti per vit festonte heroizmin e heronjeve luftetar qe i dhane dermen armikut dhe sot juve do ju garantojne me shume pompozitet qendrimin brenda per te mos iu merdhij trupi ne dimer dhe nxehti ne vere.
Ha haa cfare butaforizmi